Vendimet e jashtëligjshme të Gani Thaçit, vëllait të presidentit

Periskopi.com Lajme

Dy vendimet e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Gani Thaçi, për avancimin në detyrë të Ismet Jashanicës, si dhe vazhdimin e kontratës për furnizim me derivate me kompaninë “HIB Petrol” po konsiderohen si të jashtëligjshme nga Auditori i Brendshëm i këtij institucioni

Vendimet e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Gani Thaçi, për avancimin në pozitë të Ismet Jashanicës, si dhe për vazhdimin edhe për një muaj të kontratës për furnizim me derivate me kompaninë “HIB Petrol” po konsiderohen si të jashtëligjshme nga Auditorit i Brendshëm i këtij institucioni.

Po ashtu gazeta “Zëri” ka raportuar se Auditori i Brendshëm ka gjetur shkelje edhe gjatë procesit të përzgjedhjes së drejtorit të ri të BKS-së. Mirëpo pavarësisht këtyre, Asambleja e Përgjithshme e BKS-së, por edhe më pas Banka Qendrore e Kosovës ka aprovuar Blerim Pushkollin për drejtor të ri të BKS-së.

Në raportin e Auditorit të Brendshëm, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se “duke u bazuar në vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të BKS-së me Nr. 946∕16, datë 24.06.2016, pika II, ushtruesi i detyrës Gani Thaçi do të bëjë mbarëvajtjen e punëve për proceset dhe kontratat që janë aktuale dhe në vazhdimësi t’i përcjellë ato, ndërsa për kontrata dhe vendime të reja vendos Këshilli Administrativ”

 

Shpërndaje në: