Vdiq nga koronavirusi, Totti i jep lamtumirën e fundit babait

Periskopi.com Sporti

Nën një shi të madh, Francesco Totti dhe familja e tij i dhanë lamtumirën e fundit Enzo, i njohur për të gjithë me nofkën “Sheri”, babai i kapitenit historik të Romës.

Përveç Tottit dhe emblemës së Romës, në kishë ishin edhe miqtë e një jete të tërë, nga Bruno Conti te Vito Scala, duke kaluar përmes Candela.

Totti dhe familja e tij dolën nga një derë e pasme, por disa kamera arritën t’i fokusonin gjithsesi. Nga dje në qytet janë shfaqur banderola në mbështetje të tij dhe përshëndetje për babanë. “Udhëtim të mbarë babi Enzo”, “baba i mirë i historisë sonë”, “lamtumirë Sherif”, janë disa nga mesazhet që Totti kishte rastin të lexonte në vende të ndryshme të qytetit, para lamtumirës së fundit me babanë e tij të dashur, që ndërroi jetë prej COVID-19.

Shpërndaje në: