Connect with us

Lajme

Vdes veprimtari Enver Tali

Published

on

Në Çikago, ShBA, ka ndërruar jetë Enver Tali, një veprimtar i devotshëm për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ai kishte një kohë që vuante nga sëmundja dhe në SHBA, ku e ka një pjesë të familjes, me gjithë përpjekjet për të gjetur shërim, u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare.

Kufoma e tij pritet të arrijë në Prishtinë të enjten, më 23 qershor, dhe po të njëjtën ditë do të bëhet varrimi në Varrezat e Prishtinës, në Dragodan.

Ai u lind në Gjilan më 1932 në një familje të dalluar patriotike dhe intelektuale. Njihet si një veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare shqiptare, në rrjedhat e së cilës u fut që si nxënës i Gjimnazit “Sami Frashëri”, pas Luftës së Dytë Botërore, dhe nuk pushoi së vepruari deri në fund të jetës.

Studioi në Beograd e në Shkup matematikën.

Enver Tali ishte një mësimdhënës dhe edukator shembullor i brezit të ri, ndërsa për veprimtari të organizuar atdhetare, në Komitetin Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi – me Shqipërinë, së bashku me Kadri Halimin e Ali Aliun dhe shumë të tjerë, në vitin 1961 u burgos dhe u dënua me burg të rëndë prej 5 vjetësh dhe më vonë disa herë u izolua si person ideopolitikisht i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm për pushtetin jugosllav.

Në vitet e ’90-ta u detyrua të largohet në Turqi, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin e çështjes së Kosovës. Ai atje hapi Përfaqësinë e Republikës së Kosovës në vitin 1996, zyrë kjo që dha një kontribut të veçantë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në Turqi dhe para trupit të huaj diplomatik atje.

Përmes kësaj zyre, Enver Tali dha një kontribut shumë të çmuar edhe në mbështetje të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës, në strehimin e refugjatëve, në shërimin e të sëmurëve, por edhe në shkollimin e të rinjve shqiptarë.

Veprimtaria e tij e shumanshme e bën Enver Talin njeri me peshë të veçantë shoqërore, politike dhe kombëtare, që gëzon respektin e të gjithëve.

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës, që do të jetë organizatore e ceremonisë së varrimit të tij, njofton se më të enjten, më 23 qershor, kur pritet të arrijë nga ShBA në Prishtinë kufoma e tij, nga ora 16.30 – 17.00 do të bëhen homazhe në hollin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, nga ora 17.00 – 17.30 do të mbahet mbledhje komemorative në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, kurse ceremonia e varrimit në Varrezat e Prishtinës, në Dragodan, do të zhvillohet në orën 17 e 30 minuta.
moshën 84 vjeçare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending