Vazhdojnë t’i ‘servohen në pjatë’ golat Cristiano Ronaldos – i shënon dy të tillë kundër Lazios

Periskopi.com Sporti

Juventusi po avancon 2-0 kundër Lazios, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t në Serie A, shkruan Periskopi.

Cristiano Ronaldo i ka shënuar të dy golat brenda tre minutave.

Fillimisht ai ka qëlluar cakun nga pozita e tij e preferuar, penalltia, në minutën e 51-të.

Shikoni më poshtë.

 

Vetëm tre minuta më vonë, një gol tjetër atij iu servua në pjatë, kësaj radhe nga Paulo Dybala, i cili asistoi për pesë herë “Topin e Artë”, që shënoi një prej golave më të lehtë në karrierë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: