Connect with us

Lajme

Vazhdojnë polemikat Gecaj – Kusari: Mimoza ka lulëzuar në kopshtin e njërit Bajram

Zëvendësministri Bajram Gecaj, i është përgjigjur kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilës, e cila reagoi ndaj deklaratave të zyrtarit të LDK-së

Published

on

Kusari-Lila tha se “Gecaj, emri i të cilit përmendet vetëm dy herë gjatë vitit (Bajram), kalon kohën më shumë si gardë e partisë së vet duke sharë e fyer këdo që e merr të drejtën të përdor mekanizmin kryesor të demokracisë për ofertë të mirë politike”.

Gecaj në anën tjetër i është kundërpërgjigjur se reagimi i ashpër i kryetares së Gjakovës erdhi pasi i “dhembi e vërteta”.

Ja reagimi i plotë:

Shpesh në politikë qëllimi arrihet atëherë kur provokon reagimin e furishëm të kundërshtarit politik, e në rastin konkret unë paskam arritur ta nxjerrë nga “binarët” ideatoren e subjektit të ri “alternativ”. E vërteta thonë dhemb, dhe duket se kjo edhe ishte arsyeja kryesore e këtij reagimi kaq të ashpër të zonjës Kusari-Lila. Unë prapë po e ritheksoj se shkrimi im nuk ka asgjë personale, është reagim normal politik ndaj një rivali të ardhshëm të mundshëm, dhe se nuk ka të bëj asgjë me “burrëri” dhe as me qeverisjen lokale në Gjakovë, por me subjektin tuaj të “ri” politik.

Ndërsa si vazhdimësi e lojës së sinonimeve, emrin tim unë deri më tani ja kam “dhuruar” dy kryeministrave (Rexhepi dhe Kosumi) dhe dy festave, ndërsa “mimoza” ka “lulëzuar” (politikisht) mu në kopshtin e njërit “Bajram”.

Ndërsa, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, kishte shkruar se ironizimet se “mimozat nuk qelin në nëntor” janë provinciale, ndërkaq është shprehur se “mimozat kanë qelë edhe më parë në nëntor e dhjetor me fitore spektalorare”.

Reagimi i saj i plotë:

“Së pari të injorojnë, pastaj të qeshin, mandej të luftojnë, në fund ti fiton”.

Për ata të cilët filluan ironizimet me Alternativen, ju them që mos të nguten të tregojnë provincializimin e vet dhe primitivizmin tipik Ballkanik, duke u ndjerë të lirë të komentojnë ulët dhe të lirojnë të gjithë demonët e vet në sinonimin e emrit tim personal apo të subjektit të ri. Nëse duan sinonime ju japim sa të duan.

Ndërsa sa i përket Mimozës, Mimozat kanë qelë edhe më pare, në Nëntor dhe në Dhjetor me fitore spektakolare. Ishte kjo kohë kur po të njejtit njerëz parashikonin debakel, Mimozat fitonin.

Një njeri, emri i të cilit përmendet vetëm dy here në vit (Bajram), dhe i cili mban poziten e Zv/Ministrit të pushtetit lokal, ndërsa punë primare e ka të merret me performancë të Komunave, ai kalon kohë më shumë si gardë e parties së vet, duke share e fyer këdo qe e merr të drejtën të përdor mekanizmin kryesor të demokracisë për ofertë më të mire politike. Unë Mimoza i them zv/Ministrit, se duhet të besoj me shumë ne shtet dhe institucion dhe mos të marr turr të komentoj për një Kryetare të Komunës për të cilen edhe ai e din mire se cila është perfomanca e saj si Kryetare. Të pakten kur vetë ishte prezent kur 16 Kryetareve tjerë në ceremoninë e vlerësimit të përformancës së Komunave me zhargonin që përdor ai ju thashë: “Po ju shoh përmas”, duke u shpallur si fituese absolute e katër shpërblimeve. Si duket të jetë ndjerë atë ditë zv/ministri dhe shefi i tij kur me thanë, “Krejt çmimet e para i more ti, “kryetare”. Apo edhe atëherë ishte muaji që nuk qelin Mimozat, muaji Shtator.

Provincializimin tuaj mos ia veshni dikujt tjetër, Gjakova ka mbetur të kërkoj shtet tjetër për mbështetje se në Qeverinë e Kosovës duhet të presim me vite për projektet tona. Por pa merak se Alternativa nuk është parti e Gjakovës, do të jemi çdokund, deri sa të mos mund të kuptosh, ku gabuat, por do të jetë tepër vonë. Se për dallim nga ti/Ju, ne Kosovën e shohim si një, Unike dhe të gjithë të barabartë, pa diskriminime primitive provinciale, gjinore apo politike.

E kur të takohemi herën e radhës, mos me thuaj, Politikë është kjo, nuk është personale, se është mu ky lloj i politikës që duhet ndërruar rrënjesisht, të “burrnive” tuaja pa burrëri.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending