Connect with us

Lajme

Valdete Daka nënshkroi Deklaratën e pranimit në ACEEEO

Published

on

Pas anëtarësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO) – kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka nënshkroi Deklaratën e pranimit në ACEEEO.

Në këtë Deklaratë, sipas një komunikate të KQZ-së, ndër tjerash thuhet: “Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës përmes kësaj deklarate konfirmoj qëllimin tonë për t’u bërë anëtar institucional i Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO)”.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Tiranë, në përmbyllje të Konferencës së 25 vjetore të ACEEEO-s, ku morën pjesë përfaqësues nga rreth 40 shtete të botës.

Pas nënshkrimit, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka shprehu falënderim për mbështetjen që i është dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke u bërë anëtari i 25-të i ACEEEO-s, si dhe u zotua për të dhënë kontribut të çmuar në fushën e zgjedhjeve.

Kurse, Presidentja e ACEEEO-s dhe njëherësh kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, znj. Lefterije Luzi i uroi sukses Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në angazhimin e ri dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference.

Anëtarësimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në ACEEEO u bë i mundur pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të këtij Asociacioni.

Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO) promovon institucionalizimin dhe profesionalizimin e procedurave demokratike në regjion, si një organizatë regjionale jo-fitimprurëse, që është e pavarur nga partitë politike dhe qeveritë me status ligjor të bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending