Connect with us

Lajme

Vajza nga Kosova vdiq në Spitalin Ushtarak, mesazhi i familjes për mjekët është tejet mallëngjyes

Published

on

Një vajzë 37-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në spitalin Ushtarak.

Mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar jetën e saj, por pa sukses. Familjarët thonë në një letër prekëse atyre ju sugjerua që ta çojnë vajzën në Beograd apo Shkup për kurim, por ata zgjodhën “Nënëloken”. Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka publikuar letrën e plotë të familjes nga Kosova, drejtuar mjekëve që u kujdesën për fëmijën e tyre.

LETRA E PLOTE

“I dashuri profesor Dilaver,

Vajza e jonë Fatmirja 37 vjeçe vdiq në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në mëngjesin e ditës e premte,

të datës 7korrik 2017. Fatmirja e jonë e dashur nuk mundi ti përballojë lëndimet që i mori në aksident komunikacioni. Megjithate, familja ime Maloku, por edhe familja Bajgora, ku ishte e martuar Fatmirja, ndjejmë obligim moral të ju falënderojmë juve përsonalisht, mjekët : Dr.Luan Nikollari, Dr. Ergen Hodaj si dhe kol.Dr.Rushan Muhameti, për angazhimin profesional të nivelit të lartë, por mbi të gjitha, për mikpritjen vëllazërore që iu afrua në rend të parë Fatmirës si dhe njerëzve tanë që qëndronin pranë Fatmirës.

Ata , doktorët bën gjithçka nga ana e tyre, por jo vetëm ata, por i gjithë stafi i spitalit. Vajza e jonë Fatmirja, e ndjeuj ngrohtësinë e vëllezërve dhe motrave të gjakut të saj, dhe nuk pati as frikë e as nuk i mbeti merak ta kishim drejtuar dikund tjetër, siq na preferonin këtu në Prishtinë, bashkëpuntorët e shkieve, Beogradin ose Shkupin! Ne ishim të sigurt se askush tjetër nuk ti sheron plagët sikur doktorët e Nënlokës Shqipëri.

Doktorët patën konsideratë, duke e kuptuar drejt se te dy familjet Maloku dhe Bajgora jemi familje skamnore, dhe gjithë këto sherbime për bijen tonë Fatmirën i mbuluan vetë. Po dihet se roli i juaj në këtë rast ishte i veçantë. Prandaj, me gjithë dhëmbjën që kemi për Fatmirën tonë, ne ju falënderojmë nga zemra për gjithë atë që ju e bët!

Qofshi me shëndet dhe gëzime në familjet e juaja. Po të kishim adresa interrneti do ti falënderonim të gjithë një nga një, por falënderimin po ua përcjellim përmes jush.

Në emër të dy familjeve: Maloku dhe Bajgora, me shumë respekt për Ju, Fazli Maloku- Prishtinë”. GSH.al

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending