Connect with us

Lajme

Ushtari i forcave speciale e quan tradhtar Kryemnistrin…

Published

on

Një ushtar i forcave speciale i verbuar në sulm nga një i burgosur i Guantanamos të cilin iu janë dhënë miliona nga qeveria kanadeze thotë se Justin Trudeau është fajtor për tradhëti.

Layne Morris u plagos dhe një tjetër ushtar u vra, kur një 15 vjeçar Omar Khadr luftoi me Marinat Amerikane në Afganistan në vitin 2002.

Adoleshenti u kap dhe kaloi dhjetët vitet e ardhshme në Gjirin e Guantanamos ku u torturua dhe u mor në pyetje.

Tani Khadr, 30 vjeç, i cili që atëherë është kthyer në Kanadë, ka fituar 8 milionë dollarë nga qeveria kanadeze pasi ka fituar padinë e tij për abuzimin sa kishte qenë në burg, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Por, Morris i cili ishte verbuar në njërin sy gjatë sulmit thotë se ky lajm ishte si një grusht në fytyrë, raporton Toronto Sun.

Gruaja e tij Leisl tha se transporti i Khadirit nga Guantanamo në Kanada në shtator 2012 ishte shumë sekret.

‘Presidenti Obama e çoi atë në mes të natës në Kanada dhe këtë askush nuk e dinte. Ai sigurisht merr trajtim të veçantë’ thotë ajo.

Ushtari i Forcave Speciale tha se nuk e kupton se do ta paguante ‘armikun’ edhe nëse ata ishin torturuar si të mitur ne Gjirin e Guantanamos.

Gjykimi ushtarak i Khadirit nxiti kritika për shkak se ai u kap në moshën 15 vjeçare dhe u plagos rëndë gjatë një beteje katër orëshe në vitin 2002 në Al  Avokatët e Khadrit dhe grupet e të drejtave të njerit pretenduan se ai ishte ujdisur për të qenë ‘ushtar fëmijë’ dhe duhej të dërgohej në shtëpi për rehabilitim. Ata thanë se Speer vdiç në betejë e që nuk përbënte krim lufte.

Një ushtar i forcave speciale i verbuar në sulm nga një i burgosur i Guantanamos të cilin iu janë dhënë miliona nga qeveria kanadeze thotë se Justin Trudeau është fajtor për tradhëti. 

Khadr u ndalua nën marrëveshjen e thirrjes së dëshmitarëve në seancën e tij të dënimit, i cili do të mbështeste pretendimet e mbrojtjes se ai ishte një ‘ushtar fëmijë’ i detyruar për të luftuar SHBA-në nga një baba radikal, i cili ishte bashkëpuntor i Osama bin Ladenit.

‘Ne nuk po e kuptojmë këtë marrëveshje por ne nuk mendojmë se qeveria dëshiron që këtë rast ta mbyll pas dyerve të mbyllura’. Nuk mund të shoh asgjë përveç tradhëtisë’, shton Morris. ‘Është diçka që quhet tradhëti. Jam i shqetësuar, dhe kryeministri Trudeau duhet të shkarkohet’, shprehet ai.

Kanadezi Omar Khadr (në këtë foto shihet te shtëpia e tij në Edmont, Alberta në vitin 2015) i shpërblyer me 8 milionë dollar nga qeveria kanadeze.

 

Pas arrestimit, Khadr kishte kaluar në burgun e Guantanamos 10 vite, kur ai ishte torturuar gjatë; ai ishte kthyer për të jetuar në Kanadë.

Pasi u arrestua, Khadri kaloi një dekadë në Gjirin e Guantanamos ku u torturua gjatë marrjes në pyetje; Ai u kthye në Kanada për të jetuar pjesën e mbetur të dënimit të tij në vitin 2012 dhe u lirua në vitin 2015.

Khadr (në anën e djathtë shihet si i burgosur në moshën 15 veçare) në burgun e Guantanamos si i ri. Qeveria kanadeze tha se ai është torturuar në moshën e re dhe në këtë rast janë shkelur konventat e Kombeve të Bashkuar, për të cilën edhe i kishin kërkuar falje.

 

Në vitin 2010, Gjykata Supreme e Kanadasë mori vendimin që qeveria kanadeze kishte shkelur të drejtat e tij duke dërguar agjentë të inteligjencës për ta marrë në pyetje dhe për të ndarë rezultatet me SHBA.

Qeveria gjithashtu kishte shkelur konventat e OKB-së kundër torturës dhe të drejtave të fëmijëve duke lejuar që ai të gjykohej në moshën 15-vjeçare.

Khadr e kishte vra ushtarin e marinës amerikane Christopher Speer (në të djathtë)  me një granadë kur marinsat e kishin sulmuar bazën e Al Kaeda-s ku kishte gjetur vdekjen. Gruaja e Speer është duke tentuar të kërkojë nga qeveria kanadeze që Khadr ti kthejë paratë.

 

Khadr fillimisht kishte kërkuar 16 milionë dollarë (20 milionë dollarë kanadezë) nga autoritetet para se të ishte arritur marrëveshja. Ai gjithashtu mori një falje në formë të fjalëve dhe gjithashtu u shpërblye me para.

Ai thotë se për momentin është një njeri që ka reflektuar dhe ka ndryshuar dhe beson se paratë do ta ndihmojnë të lëvizë nga burgu, transmeton Periskopi.

Në këtë foto shihet Tabitha Speer (gruaja e ushtarit të vrarë), përpara saj rreshteri Layne Morris në vitin 2010.

 

Omar Khadr (shihet duke u larguar nga gjykata në vitin 2015) ai ishte marrë në Kanada nga babai i tij kur ishte 10 vjeç. Ai ishte kthyer në vendin e tij në vitin 2012, dhe ka fituar lirin me kusht në vitin 2015.

 

“Unë kurrë nuk kam qenë i zemëruar apo i mërzitur për atë që ka ndodhur,” tha ai. ‘Është e vështirë që ju e dini, duke gjetur punë ose duke shkuar në shkollë dhe gjëra të hidhura për reputacionin tim të kaluar”, u shpreh Khadr./Periskopi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending