Connect with us

Lajme

Urdhër-arrest ndërkombëtar për të dënuarit e rastit ‘Medicus’, Lutfi dhe Arban Dervishin

Published

on

Dy të dënuarit kryesor të rastit “Medicus”, urologu Lutfi Dervishi dhe djali i tij, Arban Dervishi të dënuar me nga 8 vjet burgim, për veprat penale “trafikim me njerëz” dhe “krim të organizuar”, tashmë gjenden në listën e personave të kërkuar.

Burime të “Betim për Drejtësi” kanë bërë të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar. Këto veprime të organeve gjyqësore, vijnë pas arratisjes së të dënuarve nga ekzekutimi i dënimit , pas vërtetimit të formës së prerë të aktgjykimit nga Gjykata e Apelit.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Policia e Kosovës.“Këta persona janë në kërkim ndërkombëtar”, ka pohuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Derisa policia ka konfirmuar lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj Lutfi e Arban Dervishit, Gjykata Themelore në Prishtinë vetëm ka konstatuar se ka ndërmarr të gjitha masat për zbatimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së

“Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar ju njoftojmë se Gjykata është duke vepruar në zbatim të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale”, është shprehur zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i Arban Dervishit njërit nga dy të arratisurit e rastit “Medicus”, avokati Petrit Dushi, nuk ka dashur të prononcohet për këtë rast.

“Nuk kam koment për atë rast”, ka qenë përgjigjja e vetme që ka dhënë avokati Dushi.

Përveç Lutfi e Arban Dervishit, edhe anesteziologu, Sokol Hajdini është dënuar  me 5 vjet burgim nga Gjykata e Apelit. I njëjti është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme, pasi ai kishte të drejtë ankese në  këtë vendim.

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending