United mposht bindshëm Leicesterin

Manchester United ka shënuar fitore të thellë përballë kampionit në fuqi, Leicester City.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e zhvilluar në Old Trafford u takoi vendësve, të cilët triumfuan me rezultat 4:0.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Chris Smalling, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të.

Goli i dytë u shënua nga mesfushori spanjoll Juan Mata në minutën e 37, ndërsa të tretin e shënoi talenti Marcus Rashford në minutën e 40.

Vetëm dy minuta më vonë në skenë doli transferi rekord, Paul Pogba, i cili shënoi golin e parë te United në Premier Ligë.

Krejt çka arritën mysafirët të bënin në këtë sfidë ishte goli i bukur i Demara Grey, i cili ngushtoi epërsinë në minutën e 60.

Pas kësaj fitoreje, United ngritet në kuotën e 12 pikëve pas gjashtë javësh, duke zënë kështu vendin e tretë, ndërsa Leicester renditet në pozitën e 12 me vetëm shtatë pikë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: