Connect with us

Lajme

Ullmar Qvick: Kush e ka mik shqiptarin, nuk është i humbur

Miku i shqiptarëve, Ullmar Qvick ka marr pjesë në festën e organizuar në Norrkoping të Suedisë. Pjesëmarrjen e tij e ka përshkruar në një postim në Facebook, në të cilin ka përshkruar edhe një moment në fundin e viteve ’40 të sheullit të kaluar, kur për herë të parë si 15 vjeçar kishte lexuar një artikull për Shqipërinë në një revistë.

Published

on

Ky është postimi i ploë i Ullmar Quick:

“FESTA SHQIPTARE në Norrköping

Kam qenë 15 vjec, në fund të viteve 1940, duke pritur te dentisti. Në dhomën e pritjes gjeta një revistë, “Jorden runt” – Rreth Botës – me artikuj nga shumë vende. U habita dhe u gëzova kur gjeta një artikull për Shqipërinë, një udhërrëfim nga koha e mbretit Zog. Dhe lexova: “Shqiptari ka një ligj gojor, Kanunin, dhe në të thuhet: “Shpija asht i mikut e Zotit”

´Dhe dje kam qenë mik në festën e shqiptarëve, me bashkëshortën time Samka¨. Restauranti u shnderrua në Shtëpinë e Shqiptarit për atë mbrëmje….

Festë e bukur, si gjithmonë! ´Takime me shumë miq të vjetër, edhe biseda të këndshme me miq të rinj, fëmijtë e zbukurojnë festën, gëzime dhe valle—- Edhe unë u bashkova në vallet, për herë të parë!  Sa mirë, sikur këndon zemra! Muzika, me këngëtaren e njohur Majlinda Kryeziu, e shkëlqyeshme!

Falenderimet e mia drejtohen në plan të parë miqve të vjetër Fahredin Berisha dhe Shkëlzen ‘Xeni’ Behrami, të cilët na rrethojnë me vëmendje dhe bujari shqiptare! Ishte mbrëmje e paharrueshme….. “Kush e ka mik shqiptarin, nuk është i humbur”.”

  1. S:

Miku i madh i shqiptarëve, Ullmar Qvick, pasi ka lexuar publikimin që fokusi.org i ka bërë postimit të tij në facebook, është treguar shumë i kujdesshëm dhe ka dërguar një sqarim shtesë, sipas të cili nuk ka qenë njohja e tij me Shqipërinë, në moshën 15 vjeçare, por në moshën 9 vejçare. Për shkak se ishin sqarime të vyera, dhe që hedhin dritë më shumë mbi zanafillën e respaktit dhe të dashurisë që z. Qvick ka për shqiptarët dhe për gjuhën shqipe, po e publikojmë këtu:

“Lexova për herë të parë për shqiptarët që në vitin 1943, në moshën 9-vjecare. Revista e përjavshme “Folket i bild” kishtë një forum për filatelinë, dhe atje u botua një shkrim për Skendërbeun, me një rrëfim për jetën e tij dhe për pullën postare nga viti 1913 me portretin e tij. Dhe menjëherë mu lind një kurreshjte për këtë vend… por përshtypjet e para kanë luajtur rol më vonë, sepse mora kontakt me

Radio-Tiranën ne fund të vitit 1948 dhe pak më vonë me Radio Shkodrën. Dëgjim të vështirë, por dëshira është faktor vendimtar!

U cuditën në Shqipëri se si një djalosh si unë në Suedi u interesua për ¨Shqipërinë

Ndikimi i forcave hyjnore??”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending