Connect with us

Sporti

UEFA të hetojë ndeshjet e trukuara të Superligës së Kosovës

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka thënë se nuk do të tolerojë trukimin e ndeshjeve në futbollin e Kosovës.

Për këtë arsye FFK-ja thotë se ka caktuar personin përgjegjës për integritetin e garave dhe ai është në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n, që po ashtu mund të procedojë hetime.

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.04.2017 diskutoi për çështjet aktuale në futbollin e Kosovës, me theks të veçantë për zhvillimet e ditëve të fundit, siç janë: Dyshimi për kurdisje të rezultatit në disa ndeshje të xhirove të fundit të Superligës, publikimi i një video materiali si dhe deklarimet e disa individëve për çështjen e trukimit të ndeshjeve në periudhat e mëparshme”, thotë FFK.

FFK më tutje thotë se Komiteti Ekzekutiv e konsideron shumë pozitive kontributin e disa mediave për të demaskuar individët apo grupet e individëve që për interesat e tyre hyjnë në veprime kriminale, siç shihet në video-publikimin e portalit Indeksonline.

Federata e Futbollit e Kosovës nuk do të tolerojë akte të tilla të cilat e dëmtojnë rëndë jo vetëm imazhin e futbollit, por edhe atë shtetëror dhe për këtë do të denoncojë çdo ndeshje për të cilën ka dyshime të bazuara për kurdisje të rezultatit.

“Federata e Futbollit e Kosovës tashmë e ka caktuar personin përgjegjës për integritetin e garave dhe ai është në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n (që po ashtu mund të procedojë hetime)”, njofton FFK-ja. /Periskopi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending