Trump po fiton në shtetin pa të cilin nuk mund të hysh në Shtëpinë e Bardhë

Sipas një sondazhi të fundit të publikuar nga mirror.co.uk, republikani Donald Trump është duke prirë në një prej shteteve vendimtare që mund edhe ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA.

Periskopi.com Lajme

Ohio është shteti ku Trump është duke kryesuar me 3.5 për qind më shumë vota se demokratja, Hillary Clinton, transmeton Periskopi.

Siç shkruan tabolidi britanik, papunësia e lartë ka ndikuar që Trump të fitojë epërsi karshi rivales së tij, Clinton.

Asnjë republikan, përveç Abraham Lincoln para 150 viteve, deri më sot, nuk ka arritur në Shtëpinë e Bardhë pa e mbështetur shteti i Ohios. /Periskopi/

12

Shpërndaje në: