Connect with us

Intervista

Trump në Shtëpinë e Bardhë: Intervistë me Noam Chomsky

Shumë nga të zemëruarit dhe të pakënaqurit janë viktima të politikave neoliberale të gjeneratës së kaluar, politika këto të përshkuara në dëshminë kongresiale nga Fed chair Greenspan- “St.Alan”, që u nderua nga profesorët e ekonomisë si dhe adhuruesit e tjerë deri sa ekonomia që ai e drejtonte për mrekulli u shemb në vitet 2007-2008, duke kërcënuar që ta shemb gjithë ekonominë botërore së bashku me të. Ashtu siç Greenspan shpjegoi gjatë ditëve të tij të arta, suksesi i tij në menaxhimin e ekonomisë në thelb ka qenë i bazuar në “rritjen e pasigurisë së punëtorëve”. Punëtorët e frikësuar dhe të pasigurtë nuk do të kërkonin rritje të të ardhurave, përfitimeve apo sigurimeve, por do të kënaqeshin me një gjendje të mjegullt të të ardhurave dhe me shkurtime të tyre, që simbolizon një ekonomi të shëndoshë sipas parimeve neoliberale.

Published

on

Më 8 nëntor 2016, Donald Trump i’a doli ta shkaktojë përmbysjen më të madhe në politikën amerikane, duke kuptuar me sukses zemërimin e votuesve me ngjyrë të bardhë si dhe duke tejkaluar edhe pritjet më minimalite njerëzore në atë formë që me gjasë do ta kishte mahnitur edhe vetë propaganduesin nazist Joseph Goebbels.

Por, çka saktësisht do të thotë fitorja e tij, si dhe çfarë mund të presim nga ky njeri i pangopur që nga dita kur ai do të marrë pushtetin më 20 Janar të vitit të ardhshëm? Cila është ideologjia politike e tij, dhe çfarë është “Trumpizmi” si një lëvizje? A do të jetë administrata amerikane ndryshe nën udhëheqjen e Donald Trumpit?

Para disa viteve, intelektuali i njohur Noam Chomsky paralajmëroi se gjendja politike në Amerikë ishte gati për një figurë të pjekur autoritare. Tani pas zgjedhjeve ai ndan mendimet e tij me ne, për gjendjen agonike të sistemit politik në Amerikë, si dhe rreth asaj se pse Trump është një kërcënim i vërtetë për botën dhe për planetin në tërësi.

Noam, e papritura ka ndodhur tashmë: përkundër të gjitha parashikimeve të bëra, Donald Trump ka shënuar një fitore bindëse ndaj rivales Hillary Klinton, dhe njeriu që Michael Moore e përshkruajti si “gënjeshtar i keq, injorant, palaqo në gjysmën e kohës dhe sociopat gjithë kohën”, do të jetë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas jush, cilët ishin faktorët vendimtarë që i bindën votuesit amerikan për t’i falur fryte përmbysjes më të madhe që historia amerikane ka përjetuar?

Noam Chomsky: Para se të përgjigjem në këtë pyetje, unë e shoh si të rëndësishme ta analizoj atë se çka ndodhi më 8 nëntor, datë kjo që mund të jetë një nga më të rëndësishmet në historinë njerëzore, varësisht se si ne përgjegjemi ndaj saj.

Pa dashur ta teproj, më duhet të them se lajmet më të rëndësishme të kësaj date mezi u vërejtën, një fakt ky i rëndësishëm në vete.

Më 8 nëntor, Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) paraqiti një raport në konferencën botërore për ngrohjen globale në Marok. E thirrur për ta çuar përpara Marrëveshjen e Parisit, kjo organizatë bëri të ditur se pesë vitet e fundit ishin vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë. Poashtu u raportua edhe për rritje të nivelit të ujërave detare e që pritet të rriten edhe më shumë si rezultat i shkrirjes së papritur të akullit polar, me theks të veçantë akullnajat e mëdha në Antarktik. Akulli i detit Arktik përgjatë pesë viteve të fundit shkon 28 për qind përtej mesatares së 29 veteve të fundit, që jo vetëm që ka rritur nivelin e detit, por edhe ka zvogëluar ndikimin ftohës të akullit polar në rrezet e diellit, duke përshpetjuar kështu ndikimin e pamëshirshëm të ngrohjes globale. Organizata Boterore Meteorologjike për më tepër deklaroi se temperaturat po afrohen me shpejtësi riskante afër cakut që është vënë nga ta. Kjo e shoqëruar me parashikime të tjera të tmerrshme.

Tek tani vijmë tek ngjarja tjetër me rëndësi të veçantë historike, që ndodhi në po këtë datë, por që kaloi pothuajse pa u vërejtur fare. Më 8 nëntor, pra mbajti zgjedhje shteti më i fuqishëm në historinë botërore, që do vendosë se çka do të ndodhë në të ardhmen. Rezultati i tyre i fali republikanëve kontrollin e tërësishëm të qeverisë-ekzekutivit, të Kongresit si dhe Gjykatës supreme,  që është bërë organizata më e rrezikshme në historinë botërore.

Përveç frazës së fundit, e gjithë pjesa tjetër është e pakundërtueshme. Fraza e fundit mund të duket e çuditshme apo edhe shokuese. Por a është ajo e tillë në të vërtetë? Faktet na thonë të kundërtën. Partia është e vendosur që të shkatërrojë sa më shpejtë që të jetë e mundur jetën shoqërore. Nuk ka asnjë shembull në histori të një qëndrimi të ngjashëm.

A është ky një ekzagjerim? Kujtoni se çfarë sapo kemi përjetuar.

Përgjatë garës në mes republikanëve secili kandidat ka mohuar se është duke ndodhur ajo që në të vërtetë është duke ndodhur – me përjashtim të përparimitarit Jeb Bush, i cili tha që e gjitha është e paqartë, por që ne nuk kemi asgjë në dorë sepse jemi duke prodhuar më shumë gaz natyral falë shpërthimeve të qëllimshme të tokës. Apo edhe të John Kaisch, i cili u pajtua se ngrohja globale është realitet, por shtoi se “ne do të djegim (thëngjillin) në Ohio dhe ne nuk do të kërkojmë falje që do e bëjmë atë”.

Kandidati fitues, tani President i sapo zgjedhur, thërret për një ngritje të menjëhershme të përdorimit të fosilit si lëndë djegëse, duke përfshirë këtu edhe thëngjillin; zhbërjen e rregulloreve, refuzim të ndihmës për vendet që janë duke u zhvilluar dhe që po kërkojnë të praktikojnë shpenzimin sa më efiçient të energjisë; si dhe në përgjithësi, për garim në humnerë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Trump tashmë veçse ka ndërrmarë hapa që të shkatërrojë Agjencionin për Mbrojten e Ambientit (EPA) duke e vënë në krye të saj mohuesin e njohur (dhe krenarë) të ngrohjes globale, Myron Ebell. Këshilluesi kryesor i Trumpit në çështjet e energjisë, bilioneri dhe drejtori Harold Hamm, ka treguar pritjet e tij, të cilat ishin të parashikueshme; zhbërja e rregulloreve, shkurtimi i taksave për industrinë (dhe sektorin shumë të pasur të korporatave në përgjithësi), më shumë prodhim të lëndëve djegëse nga fosili, duke e ngritur bllokimin e përkohshëm që Obama bëri në gazësjellësin e Dakotas. Tregu u kundërpërgjigj shpejt ndaj kësaj. Shpërndarjet në korporatat energjetike u rritën shumë, duke përfshirë këtu edhe minierën më të madhe të metalit në botë, Peabody Energy, e cila ka qenë afër bankrotit, por pas fitores së Trump, arriti të regjistrojë 50 për qind fitim.

Ndikimi i mohimeve të republikanëve tashmë eshtë vërejtur. Ka pasur shpresa se Marrëveshja e Parisit do të përçojë drejt një traktati të vlefshëm, por këto mendime u braktisën sepse Kongresi Republikan nuk do të pranonte asnjë gjë detyruese, andaj ajo që ndodhi ishte një marrëveshje me baza vullnetare, natyrisht shumë më e dobët.

Së shpejti këto ndikime do të bëhen edhe më gjerë të njohura sesa që janë sot. Vetëm në Bangladesh, disa milionë pritet që të largohen nga fushat e ulëta të tokës, për shkak të shtimit të nivelit të detit si dhe motit shkatërrimtar, duke shkaktuar kështu një krizë të emigrantëve që do ta lërë atë të sotit në harresë. Shkencëtarët më të njohur të kushteve klimatike në Bangladesh thonë se “Këta emigrantë duhet të gëzojnë të drejtën  të shkojnë në vendet prej nga po vijnë të gjitha këto serra të gazit.

Miliona duhet të lejohen të shkojnë në Amerikë.” Gjithashtu edhe në vende tjera të pasura dhe që garantojnë shëndetësi, që në fakt  kanë sjellur një epokë të re gjeologjike, Anthropencën, e shënuar nga transofrmimi i skajshëm i njeriut dhe ambientit. Këto pasoja katastrofale mund vetëm të shtohen, jo vetëm në Bangladesh, por në të gjithë Azinë jugore ku temperaturat janë gati se të papërballueshme për të varfërit, pa shmangur këtu edhe shkrierjen e akullnajave të Himalajeve, duke çuar kësdore në kërcënim për furnizimin me ujë gjithandej.

Në Indi tashmë afërsisht 300 milion njerëz raportohet se vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm. Pesha e kësaj do arrijë shumë më larg se kaq.

Është vështirë që të gjejë fjalët për të përshkruar faktin se qeniet njerëzore janë duke u përballur me pyetjen më të rëndësishme në krejt historinë e tyre – a do të vazhdojë jeta njerëzore në formë të përafërt më atë që ne e njohim ? Njerëzit po i përgjigjen kësaj duke e përshpejtuar vrapin e tyre drejt shkatërrimit dhe fatkeqësisë.

Vëzhgime të ngjajshme për çështje të tjera rreth mbijetesës njerëzore, flasin se kërcënimi nga shkatërrimi nuklear, që kanoset përmbi kokat tona për 70 vite dhe tani është në rritje e sipër.

Gjithashtu, nuk është aspak më e lëhtë ta përshkruaj faktin kryekëput mahnitës që në gjithë këtë mbulim të madh të shfaqjes elektorale, asnjëra nga to nuk gëzon më shumë vëmendje, por thjesht përmenden kalimthi. S ë paku unë ndjehem i pafuqishëm të gjejë fjalët e duhura.

Duke arritur kështu më në fund te pyetja juaj, që të jem sa më i saktë, më duket se Clinton fitoi një numër të vogël të votave. Fitorja vendimtare ka të bëjë me disa tipare të politikës amerikane; ndër faktorët e tjërë, edhe Kolegji Elektroal që e sheh vendin si një aleancë të përbërë nga shtete të ndara mes vete; ne çdo shtet sistemi “fituesi i merrë të gjitha”; marrëveshja e distrikteve të kongresit (nganjëherë përmes gerrymanderingut) që të mundësojë më shumë vota për vendet rurale (në zgjedhjet e kaluara, dhe me gjasë edhe më këto zgjedhje, demokratët kanë pasur një margjinë të favorshme për fitore të votës popullore, por mbetën minoritet përsa i’u përket ulësëve) vlera shumë e lartë e abstenimit (zakonisht afër gjysmës në zgjedhje presidenciale, edhe kjo e përfshirë). Diçka tjetër me  rëndësi për të ardhmen është fakti se nga radhët e grupmoshave 18-25 vjeç, Clintoni fitoi shkathët, dhe Sanders pati një nivel edhe më të lartë të përkrahjes. Se sa shumë ka rëndësi kjo gjë varet nga ajo se çfarë të ardhme do të presim.

Duke marrë për bazë informatat e deritanishme, Trump theu të gjitha rekordet në mbështjetjen që fitoi nga votuesit me ngjyrë të bardhë, klasa punëtore si dhe klasa e ulët e mesme, pjesërisht me 50,000 deri në 90,000 dollarë të ardhura, nga pjesët rurale si dhe periferike, kryesisht nga ata pa shkollë të mesme. Këto grupe ndajnë së bashku zemërimin ndaj qeverive qëndore të perëndimit, gjë e cila del në shesh edhe përmes Brexitit të paparashikueshëm si dhe me përmbysjen e partive të qendrës në kontinentin e Evropës.

Shumë nga të zemëruarit dhe të pakënaqurit janë viktima të politikave neoliberale të gjeneratës së kaluar, politika këto të përshkuara në dëshminë kongresiale nga Fed chair Greenspan- “St.Alan”,  që u nderua nga profesorët e ekonomisë si dhe adhuruesit e tjerë deri sa ekonomia që ai e drejtonte për mrekulli u shemb në vitet 2007-2008, duke kërcënuar që ta shemb gjithë ekonominë botërore së bashku me të. Ashtu siç Greenspan shpjegoi gjatë ditëve të tij të arta, suksesi i tij në menaxhimin e ekonomisë në thelb ka qenë i bazuar në “rritjen e pasigurisë së punëtorëve”. Punëtorët e frikësuar dhe të pasigurtë nuk do të kërkonin rritje të të ardhurave, përfitimeve apo sigurimeve, por do të kënaqeshin me një gjendje të mjegullt të të ardhurave dhe me shkurtime të tyre, që simbolizon një ekonomi të shëndoshë sipas parimeve neoliberale.

Punëtorët, që ishin në qendër të këtyre eksperimenteve të teorisë ekonomike pjesërisht nuk janë të lumtur për rezultatin. Për shembull ata nuk janë  të gëzuar për faktin se në vitin 2007, në kulmin e mrekullisë neoliberale, pagat reale për punëtorët ishin më të ulëta sesa që ishin në vitet e mëhershme, apo se pagat reale për punëtorët meshkuj janë afër nivelit të viteve të 60’ta përderisa të ardhura marramendëse kanë shkuar në xhepat e atyre që gjenden në krye, në disproporcion prej 1 për qind. Jo si rezultat i forcave të tregut, arritjeve apo meritave, por në vend të kësaj të përcaktuara nga vendimet politike, çështje këto të rishikuara me kujdes nga ekonomisti Dean Baker në punën e tij të përfunduar së fundmi.

Fati i pagave minimale shërben si ilustrim se çka ishte duke ndodhur. Në kohët e rritjes së lartë dhe egalitare në vitet e 50’ta dhe të 60’ta, paga minimale – që përcakton pragun edhe për pagat e tjera – gjurmoi më shumë produktivitet. Kjo përfundoi me arritjen e rrymës neoliberale. Që nga ajo kohë, paga minimale ka mbetur në një vend (në vlerën reale). Nëse ajo do vazhdonte si më parë, me gjasë do të përfundonte në 20 dollarë për orë. Sot, rritja e saj në 15 dollarë për dorë shihet si një revolucion politik.

Me gjithë dialogun për kushtet e sotme të punës , pjesëmarrja e forcave punëtore mbetet nën normën e mëhershme. Poashtu për punëtorët, ka një dallim të madh në mes të një pune të qëndrueshme në prodhimtari me paga dhe përfitime të sindikatave, sikurse në vitet e hershme, dhe një pune të përkohshme me pak siguri në profesion. Përveç pagave, përfitimeve dhe sigurimeve, ka edhe një humbje të dinjitetit, dhe të shpresës për të ardhmen, të ndjenjës që ka një botë të cilës ata i përkasin dhe ku luajnë një rol të vlefshëm.

Ndikimi është i pasqyruar mirë në portretizimin e shquar që i ka bërë Arlie Hoschild kështjellës së Trumpit në Lusiana, ku ajo jetoi dhe punoi për shumë vite. Ajo përdorë imazhin e një rreshti në të cilën banorët qëndrojnë, duke pritur që të përparojnë pasiçë punojnë shumë dhe ruajnë vlerat tradicionale. Por, vendet e tyre në rresht kanë ngecur. Përpara tyre, ata shohin njerëz që kërcejnë përpara, por kjo gjë nuk shkakton edhe aq ankth, sepse është kjo ‘’Mënyra Amerikane”për vlerësimin e meritës (të pretenduar).

Ajo që shkakton ankth të vërtetë është ajo që  në fakt ndodhë prapa tyre. Ata besojnë se “Njerëzit jomeritorë” të cilët  nuk i ndjekin rregullat” po dalin para tyre nga programet e qeverisë,  programe që i shohin si të projektuara për të përfituar afro-amerikanët, emigrantët dhe të tjerët, që edhe shpesh priren t’i shohin me përbuzje dhe neveri. E gjithë kjo zmadhohet nga trillimet raciste të Ronald Reganit për ‘’Mbretëreshat e Mirëqenies” (për pasojë njerëzit me ngjyrë të zezë) duke vjedhur paratë e fituara me mund nga njerëzit me ngjyrë të bardhë si dhe fantazi të ngjashme.

Nganjëherë dështimi për ta shpjeguar është një formë në vete e përbuzjes, dhe luan një rol në ushqimin e urrejtjes qeveritare. Unë njëherë kam takuar një bojaxhi në Boston i cili ishte kthyer egërsisht kundër ‘’djallit’’ të qeverisë pasiçë një burokrat nga Washingtoni i cili nuk dinte asgjë për ngjyrosjen organizoi një takim me bojaxhi për ti informuar ata se nuk mund ta përdornin më ngjyrën – ‘’të vetmin lloj që kryente punë’’ – që ishte gjithçka që ata dinin , por që zotëriu më katllëk nuk po e kuptonte. Kjo gjë e shkatërroi biznesin e tij modest, duke e detyruar atë që të ushtronte profesionin e tij në mënyrën vetanake, të imponuar nga elitat qeveritare.

Shpeshherë ka edhe arsye të vërteta për këto qëndrime ndaj qeverisë burokratike. Hochschild përshkruan një njeri familja dhe miqtë e të cilit po vuanin në mënyrë të hidhur nga ndikimi vdekjeprurës i ndotjes kimike, por i cili përçmonte qeverinë dhe ‘’elitat liberale’’, sepse sa i përket atij, agjencia për mbrojtjen e ambientit është një grumbull injorantësh që i tregojnë atij se nuk mund të peshkojë,  e  nuk bëjnë asgjë për bimët kemikale.

Këto janë thjesht mostra nga jeta e përditshme e përkrahësëve të Trumpit, të cilët udhëhiqen nga besimi se Trump do bëjë diçka në përmirësimin e gjendjes së tyre të vështirë, megjithëse mezi shikojnë politikat e tij fiskale dhe propozimet e tjera që dëshmojnë të kundërtën – duke paraqitur kështu një detyrë për aktivistët të cilët shpresojnë që shmangin të keqen dhe ti japin jetë ndryshimeve që ata dëshpërimisht i duan.

Sondazhet nxjerrin në pah se mbështetësi i pasionuar i Donald Trumpit u frymëzua nga besimi se ai përfaqësonte ndryshimin, përderisa Hillary u pa si një kandidate që do të përjetësonte gjendjen e tyre të dëshpruar. ‘’Ndryshimi’’ që Trump mendohet se do ta sjellte do të jetë i dëmshëm apo i keq, por është e kuptueshme se pasojat nuk janë të qarta për njerëzit e izoluar të cilëve u mungon lidhja me të tjerët (siç janë sindikatat) përmes të cilave ata mund të organizohen dhe edukohen. Ky është një dallim kyç në mes të dëshprimit të sotëm dhe shpresave të shumë punëtorëve në kohën e Depriesionit të Madh të vitit 1930.

Ka edhe faktorë të tjerë në suksesin e Trumpit. Analizat krahasuese flasin që doktrinat e superioritetit të njerëzve të bardhë kanë ushtruar një ndikim më të madh në kulturën amerikane sesa në atë të Afrikës së jugore, dhe nuk është gjë e pdaditur se njerëzit me ngjyrë të bardhë janë duke u pakësuar si pasojë e plakjes. Brenda një dekade apo dy, ata pritet të jenë pakicë në klasën punëtore, dhe jo shumë më vonë, edhe pakicë e popullësisë. Kultura tradicionale konservatore gjithashtu ndihet si e rrezikuar nga suksesi i politikave identitare, duke marrë parasysh mospërfilljen e eliave provinciale për zotësinë e madhe të patriotit dhe duke i deklamuar familjet amerikane (me ngjyrë të bardhë) vetëm si” familje që shkojnë në kishë dhe që mbahen pas vlerave familjare të vërteta’’, dhe që e shohin vendin e tyre duke u tretur para syre të tyre.

Në Amerikë një nga vështirësitë në arritjen e shtimi të interesit publik ndaj kërcënimeve të ashpëra që sjellë ngrohja globale është fakti se 40 për qind e tyre nuk shohin se kjo paraqet ndonjë problem, kjo pasiçë Krishti do të rikthehet për pak dekada. Gati se e njejta përqindje besojnë se bota është krijuar disa mijë vite më parë. Nëse shkenca bie në kundërshtim më Biblën, aq më keq për shkencën. Do të ishte mjaft vështirë që të gjendej një ngjashmëri në shoqëritë e tjera.

Partia Demokratike braktisi çdo shqetësim të vërtetë për punëtorët që prej viteve të 70’ta, dhe kështu ata u joshën nga armiqtë e hidhur të nivelit të tyre, të cilët së paku bëhen se flasin gjuhën e tyre. Shembujt janë të shumtë: mënyra miqësore për të bërë shaka e Reganit, figura e George W. Bushit si një djal të zakonshëm i cili mund të shihej në një kafene dhe të cilit i pëlqente të punonte në fermë kur temperaturat e nxehta shkonin në 100 gradë, gabimet e tij të qëllimta në shqiptim, figurë kjo e ndërtuar me shumë kujdes, dhe tani Trump, i cili u jep zë njerëzve me ankesa legjitime, njerëzve që nuk kanë humbur thjesht punën, por gjithashtu edhe të kuptuarit e vlerës së tyre personale – e që ngrihen në këmbë kundër qeverisë përballë së cilës jetët e tyre po nënvlerëosohen (jo pa asnjë arsye).

Një nga arritjet më të mëdha të sistemit doktrinal ishte arrit t’ia kaloj zemërimin nga sektori i korporatave në një qeveri e cila zbaton programin e hartuar nga sektori i korporatave, sikurse korporata të mëdha proteksioniste, por që marrëveshjet për të drejtat e investitorëve në media përgjithësisht përshkruhen gabimisht si ‘’marrëveshje të tregut të lirë’’. Për dallim nga sektori i korporatave, me të gjitha të metat e saj, qeveria ndodhet  deri në një masë nën ndikimin dhe udhëheqjen popullore. Është shumë e leverdishme për botën e biznesit që të kultivojë urrejten për krerët burokratik të qeverisë dhe të dëbojë nga mendjet e njerëzve idenë subversive se qeveria është në dorën e njerëzve, nga njerëzit, dhe për njerëzit.

A po përfaqëson Trump një lëvizje të re në politikën amerikane, apo rezultati i këtyre zgjedhjeve paraqet një refuzim të Hillary Clintonit nga votuesit të cilit i urrejnë Clintonët dhe janë lodhur nga ‘’politikat e zakonshme’’?

Këtu nuk ka asgjë të re. Që të dy partitë politike janë afruar kah e djaththa gjatë periudhës neoliberale. Demokratët e sotëm të ri tashmë janë mësuar që të quhen ‘’republikanë të moderuar’’. ‘’Revolucioni politik’’ i Bernie Sanders me të drejtë nuk do ta befasonte as Dwight Eisenhowerin. Deri tani Republikanet i’u dedikuan aq shumë pasurisë dhe sektorit te korporatës, saqë nuk shpresonin të merrnin vota për programet e tyre aktuale, prandaj u janë kthyer sektorëve mobilizues të njerëzve që gjithmonë kanë qenë aty, por jo si një forcë e organizuar koalicioni: evangjelistëve, nativistëve, racistëve dhe viktimave të formave të globalizimit, të dizejnuara për të vënë fuqinë punëtore, kudo në botë në garë mes vete ndërkohë që mbrojnë te privilegjuarit, duke minuar anën ligjore dhe masat e tjera qe u siguronin punëtorëve njëfare mbrojtjeje; poashtu duke ndikuar vendimmarrjen në sektorët e nderlidhura publike e private, në veçanti me unionet efektive të punës.

Pasojat kanë qenë të dukshme në garën e fundit për kandidatin republikan. Secili kandidat që doli në shesh nga rrënjët  – të tillë si Michele Bachmann, Herman Cain apo Rick Santorum – kanë qenë aq radikal saqë struktura republikane i përdori të gjitha burimet që ata kishin për ti mposhtur ata. Dallimi në vitin 2016 është se strukturat dështuan, siç kemi parë së më shumti për shkak të zhgënjimit të tyre.

Me meritë apo jo, Clinton përfaqësoi politikat të cilat njerëzit i urrenin dhe frikësoheshin nga to, gjersa Trump u pa si simbol i ‘’ndryshimit’’ – ndryshim ky i cili kërkon një shikim të kujdesshëm të propozimeve të tij, diçka shumë e munguar në publik. Kampanja në vete ka qenë e jashtëzakonshme në shmangien e çështjeve, dhe mediat përgjithësisht ju përshtatën kësaj, duke e ndjekur logjikën se ‘’paanshmëria e vërtetë’’ do të thotë që të shkruash apo raportosh saktësisht atë që dëgjon, por asnjëherë të shohësh përtej saj.

Pas shpalljes së rezultateve Trump tha që ai ‘’do ti përfaqësojë të gjithë amerikanët’’. Si do ta arrijë ai këtë kur vendi është kaq i çarë dhe ai veçse ka shprehur urrejtje të thellë për disa grupe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke numëruar këtu gratë dhe minoritetet? A shihni ndonje ngjashmëri ndërmjet triumfit të Donald Trumpit dhe Brexitit?

Ka ngjashmëri të qarta me Brexitin, dhe poashtu me ngritjen e partive të djaththa ultranacionaliste në Evropë – liderët e të cilave u ngutën që ta urojnë Trumpin për fitoren, duke e parë atë si njërin nga ta: Nigel Farage, Marine Le Pen, Viktor Orban dhe të tjerë si këta. Dhe këto zhvillime janë mjaft të frikshme. Po ti shikojmë sondazhet në Austri dhe në Gjermani- ato nuk mund të dështojnë që të ndjellin kujtime jo aq të kënaqshme për ata që i njohin vitet e 30’ta, edhe më shumë për ata që i panë vetë ato, sikurse unë që i përjetova kur isha fëmijë. Unë ende mund të sjell ndër mend fjalimet e Hitlerit, fjalët nuk ja kuptoja, ndonëse reagimet e publikut ishin mjaft rrënqethëse. Artikulli i parë që unë mbajë mend ta kem shkruar daton në shkurtin e viti 1939, pas rënies së Barcelonës, në atë që dukej si përhapja e pandalshme e murtajës fashiste. Dhe për ironi të fatit, ishte mu Barcelona vendi prej nga unë dhe bashkëshortja ime i përcollëm rezultatet dhe rrjedhën e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës.

Sa i përket asaj se si Trump do ta mbajë atë që ai e shkaktoi-por nuk e krijoi – ne nuk mund ta dimë. Ndoshta tipari i tij më i mahnitshëm është të qenit i paparashikueshëm. Shumë çka do të varet nga reagimet e atyre që u tmerruan me paraqitjen e tij dhe me pikëpamjet që ai i bëri publike.

Trump nuk ka ndonjë ideologji politike të caktuar mbi të cilën do të bazonte qëndrimin e tij në çështjet ekonomike, politike apo shoqërore, sidoqoftë ai ka prirje të qarta autoritare në sjellje. Prandaj, a e shihni ju si të vlefshëm pohimin se Trump përfaqëson shfaqjen e ‘’fashizmit me fytyrë miqësorë’’ në Amerikë?

Për shumë vite, unë kam shkruar dhe folur për rrezikun e rilindjes së një ideologu karizmatik dhe të sinqertë në Amerikë, dikush që do mund të shfrytëzonte frikën dhe zemërimin e shoqërisë që për shumë kohë ishte në vlim e sipër, dhe i cili mund ta drejtonte pafuqinë e tyre larg, deri te qëllimet e tij të rrezikshme. Kjo në fakt do mund të na dërgonte në atë që sociologu Bertram Gross e quan si ‘’fashizëm miqësor’’ në një studim të 35 viteve më parë. Por kjo kërkon një ideolog të sinqertë, tipin e Hilterit, dhe jo dikënd që ideologjinë e vetme e ka fjalën: Unë. Megjithatë rreziku ka qenë i vërtetë tash e sa vite, e më së shumti tani nën këmbanën Trump.

Me republikanët në Shtëpinë e Bardhë, që gjithashtu kontrollojnë të dy shtëpitë si dhe formën e ardhshme të Gjykatës Supreme, si do të duket Amerika në së paku katër vitet e ardhshme?

Një pjesë e madhe varet nga rrethi i tij i të përzgjedhurëve dhe këshilltarëve. Thënë më së buti, shenjat e para janë të shëmtuara.

Gjykata Supreme do të jetë në duar regresive për disa vite, me pasoja lehtë të parashikueshme. Nëse Trump i ndjek programet fiskale të Paul Ryan, atëherë do të ketë përfitime shumë të mëdha për pasanikët – si taksa që pritet të shkurtohen për rreth 14 për qind  për 0.1 përqindëshin e atyre që gjenden në maje, si dhe një shkurtim të dukshëm të të ardhurave për pjesën e poshtme, por praktikisht me asnjë shkurtim të taksave për të tjerët, të cilët madje edhe do të ballafaqohen me brenga të reja, matja këto të bëra nga Qendra për Politikat Fiskale. Ekonomisti i respektuar dhe korespodenti i Financial Times, Martin Wolf, shkruan se ‘’Propozimi për taksa do të rriste përfitimet e mëdha për klasën tashmë të pasur të Amerikës, si për Donald Trumpin,’’,  duke lënë të tjerët të tunduar, përfshirë këtu edhe zonën e tij zgjedhore. Reagimi i menjëhershëm i botës së biznesit tregon se Big Pharma, Wall Street, industria ushtarake, industria e energjisë dhe institucione të tjera me peshë të madhe po presin të ardhme mjaft të ndritur.

Një lëvizje e mbarë mund të jetë programi infrastruktural që Trump e ka premtuar (së bashku me shumë komente e debate) duke fshehur faktin se ai ishte në fakt i nxitur nga program i Obamës, i cili mund të ishte shumë fitimprurës për ekonominë dhe shoqërinë në tërësi, por që u flak nga kongresi republikan me arsyetimin se do të shkaktonte humbje të madhe në ekonomi. Përderisa kjo akuzë ishte e rreme në atë kohë, duke i dhënë norma mjaft të ulëta interesi, program i Trumpit tani është i shoqëruar me shkurtime të skajshme të taksave për të pasurit dhe sektorin e korporatave dhe shtimin e shpenzimeve për Pentagonin.

Megjithatë, ka një shpresë për shpëtim: oferta nga Dick Cheney kur ai i shpjegoi sekretarit të financave të Bushit, Paul O’Nellit se ‘’Regani dëshmoi se humbjet nuk kanë aq rëndësi’’- duke lënë të nënkuptohen humbjet të cilat ne republikanët i shkaktojmë në këmbim që të marrim mbështetjen popullore, duke i lënë humbjet te dikush tjetër, mundësisht te demokratët që disi ta rregullojnë situatën. Kjo mënyrë mund të funksionojë, së paku për një kohë të shkurtë.

Ka poashtu shumë pyetje për pasojat në politikën e jashtme, përgjithësisht pyetje të papërgjigjura.

Ka një adhurim të dyanshëm në mes të Trumpit dhe Putinit. Si rrjedhojë, sa janë gjasat që të shohim një epokë të re të marrëdhënieve Rusi-Amerikë?

Një aspekt shpresëdhënës është se ka mundësi të bëhet një zvogëlim i tensioneve në rritje dhe mjaft të rrezikshme në kufirin e Rusisë, pra ‘’Kufirin e Rusisë’’ dhe jo ‘’Kufirin e Meksikës’’.  Ekzsiton një përallë sipas së cilës ne nuk mund të shkojmë atje. Ka poashtu mundësi që Evropa të distancojë veten nga Amerika e Trumpit, siç tashmë u propozua nga kancelarja gjermane Angela Merker dhe liderët e tjerë evropiane – poashtu edhe nga zëri britanik i fuqisë amerikane, pas Brexitit.  Kjo gjë ka mundësi që ti shtojë përpjeket evropiane për ti shpërndarë tensionet, e me shumë gjasë edhe përpjeket kah një orientim  drejt një vizioni si ai i Mikhail Gorbachevit për një sistem të sigurisë të përbashkët euroaziatike, pa aleanca ushtarake.  Gjë kjo e refuzuar nga Amerika me qëllim që fuqia e NATO-së të shtrihet edhe më gjerë, një vizion ky i rishikuar kohët e fundit nga Putini, qoftë ky rishqyrtim serioz apo jo, ne nuk e dimë.

Sa janë shancet që politika e jashtme amerikane nën administrimin e Trumpit të bëhet më pak apo më shumë e përqëndruar ushtarakisht, në krahasim me administratën e Obamës, apo atë të George W.Bushit?

Nuk mendoj se në këtë pikë dikush mund të japë përgjigje me siguri t1% plotë. Trump është shumë i paparashikueshëm. Ka shumë pyetje të hapura. Ajo çka mund të themi është se aktivizmi dhe mobilizimi, mirëorganizimi dhe udhëheqja e shoqërisë mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Ne duhet të mbajmë në mend se rreziku është shumë i madh.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending