Connect with us

Lajme

Trump: Lajmet e rreme janë duke shkatërruar demokracinë tonë

Published

on

Presidenti Donald Trump kritikoi sot përsëri median, duke e akuzuar se “po shkatërron demokracinë” me njoftimet që ka dhënë lidhur me takimin e djalit të tij vitin e kaluar me një juriste ruse, pasi i ishte premtuar se do t’i jepej informacion implikues lidhur me rivalen e të atit në zgjedhjet e 2016, Hillary Clinton.

Presidenti i bëri këto komente në Twitter, nga rezorti i tij i golfit në Bedminster, të Nju Xhërsit. Ai i doli përsëri në mbrojtje takimit të të birit, Donald Trump Jr., me Natalia Veselnitskaya në qershor të vitit të kaluar.

Presidenti Trump shkruante në Twitter se “Hillary Clinton mund të siguronte në mënyrë të paligjshme pyetjet për debatet, apo mund të fshinte 3,000 emaile, ndërkohë që është djali im Don ai që qortohet nga media e lajmeve të rreme?” Zoti Trump i referohej emalileve që zonja Clinton fshiu nga kompjuteri i saj privat në periudhën kur ishte sekretare shteti, si dhe thënieve se media ja kishte treguar pyetjen para se ajo të zhvillonte debat me një rival brenda partisë së saj demokrate disa muaj para zgjedhjeve të nëntorit, të cilat ajo i humbi.

“Përmes burimeve të rreme dhe paidnetifikuara, lajmet e rreme janë duke shkatërruar demokracinë në vendin tonë!” shkruante sot Presidenti Trump në Twitin e tij. Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë e hodhi poshtë sulmin e zotit Trump ndaj medias, duke thënë se “një shtyp i liri dhe i pavarur është kritik edhe ndaj demokracisë.”

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending