Connect with us

Lajme

Trump dhe Biden, bëjnë thirrjen e fundit ndaj votuesve disa orë para ditës së zgjedhjeve

Published

on

Në ditën e tij të fundit të fushatës në përpjekje për të bindur votuesit që ta zgjedhin edhe për katër vjet të tjera në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se në mandatin e tij të dytë, “do të thajmë kënetën e Uashingtonit dhe do të shpëtojmë ëndrrën amerikane”.

Në Karolinën e Veriut Presidenti e vuri theksin tek një rimëkëmbje ekonomike mes pandemisë së koronavirusit, duke premtuar “se do të shpërndajmë në masë vaksinën brenda disa javësh”.

Zyrtarët shëndetësorë, përfshirë ata të administratës së Presidentit, parashikojnë që shumica e amerikanëve nuk ka gjasa të marrë vaksinën para fillimit ose mesit të vitit 2021.

Zoti Trump, në të parin mes pesë tubimeve të së hënës në katër shtete, tha se rivali i tij, ish-nënpresidenti Joe Biden, nëse zgjidhet, “do ta kthejë Amerikën në një shtet-burgu” përmes mbylljeve për të luftuar virusin.

Zoti Biden tha të hënën në Klivlend të Ohajos, se “hapi i parë për të mposhtur virusin është fitorja ndaj Donald Trump-it”.

Pandemia ka lënë në hije çështje të tjera në fushatën presidenciale, ndërsa rastet e COVID-19 janë rritur javët e fundit në shumë nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e të paktën 231 mijë vetëve dhe ka infektuar më shumë se 9.2 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara, numri më i lartë se kudo në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Zoti Biden po bën fushatë të hënën në dy shtete fqinje që janë vendimtare, Ohajo dhe Pensilvani.

“Nuk duam më kaos, postime në Twitter, zemërim,” tha zoti Biden për zotin Trump në tubimin e mesditës në Klivlend. “Karakteri i Amerikës po hidhet në votë.”

Sondazhet në shkallë kombëtare tregojnë se ish-nënpresidenti ka një epërsi prej tetë për qind, por diferenca është shumë më e vogël në shtetet e pavendosura që do të përcaktojnë fituesin.

Ndalesa e përbashkët në itineraret e të dy kandidatëve është Pensilvania, një shtet lindor i Shteteve të Bashkuara ku zoti Biden ka pasur epërsi në sondazhet e fundit, por ku zoti që Trump fitoi në vitin 2016. Fituesi i Pensilvanisë siguron 20 nga 270 votat elektorale që i duhen një kandidati për të fituar një mandat katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Trump të hënën po mban një tubim në Aeroportin Ndërkombëtar Wilkes-Barre Scranton, ndërsa zoti Biden po u drejtohet mbështetësve në një tjetër aktivitet ku pjesëmarrësit janë të pranishëm me makina në Pittsburgh.

Presidenti do ta përfundojë fushatën e tij me një tubim në mbrëmje vonë në Grand Rapids, Michigan, një përsëritje e finales së tij në vitin 2016 në një shtet që Hillary Clinton ishte parashikuar ta fitonte.

Zoti Trump përsëriti të hënën dëshirën për të mësuar rezultatin e zgjedhjeve deri të martën vonë. Ai përsëri kritikoi Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara që lejoi Pensilvaninë të numëronte fletët e votimit në mungesë deri të premten, për sa kohë që ato janë postuar deri të martën, më 3 nëntor.

Ky vendim “e vë vendin tonë në rrezik”, tha presidenti në Karolinën e Veriut. “Jam i lodhur nga këto vendime të tmerrshme politike që po merren” nga gjykatësit, tha ai.

Gjatë ndalesave të shumta të fushatës të dielën, zoti Trump, pa prova, tha se mendonte “se mund të ndodhin shumë mashtrime dhe manipulime” me fletëvotimet me postë.

Ai sinjalizoi se fushata e tij po përgatit sfida ligjore për numërimin e fletëve të tilla të votimit në Pensilvani.

“Atë natë sapo zgjedhjet të kenë përfunduar, ne do të veprojmë përmes juristëve tanë,” u tha zoti Trump gazetarëve të dielën.

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit Christopher Way u tha ligjvënësve në shtator se SHBA nuk ka parë “asnjë lloj përpjekjeje të koordinuar kombëtare për manipulim votash ndonjëherë në një zgjedhje të mëdha, qoftë me postë apo jo”.

Zoti Trump mohoi njoftimet e medias se ai u ka thënë njerëzve të tij të afërt se do të deklarojë fitoren natën e zgjedhjeve edhe nëse rezultati i Kolegjit Elektoral është ende i paqartë.

Zoti Biden komentoi mbi këtë njoftim mes ndalesave të fushatës së tij të dielën në Filadelfia.

“Presidenti nuk do t’i vjedhë këto zgjedhje,” tha ish-nënpresidenti.

Rezultatet nuk pritet të shpallen zyrtarisht për disa javë nga dita e zgjedhjeve. Afatet ndryshojnë nga shteti në shtet. Disa pritet t’i bëjnë ato të ditura brenda një jave, por shumë prej tyre duhet të presin për shpallejn e rezultateve përfundimtare deri në fund të nëntorit apo në fillim të muajit dhjetor.

Prej shumë vitesh, fituesi ka qenë i qartë para shpalljes së rezultateve zyrtare për shkak të parashikimeve të bëra nga organizatat mediatike bazuar në të dhënat nga zonat e votimit. Këtë vit një numër rekord amerikanësh kanë votuar paraprakisht, afro 100 milionë deri të hënën në mbrëmje dhe në kushtet kur shumë prej votave janë hedhur me postë për shkak të shqetësimeve të lidhura me koronavirusin, numërimi në disa shtete mund të jetë më i ngadaltë se zakonisht./VoA

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending