Connect with us

Lajme

Tronditet Gjermania, brenda ushtrisë zbulohen radikalë islamikë

Sipas mediave, islamistët synojnë të punësohen në Bundeswehr për t’u stërvitur ushtarakisht.

Published

on

Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak gjerman (MAD) ka zbuluar 20 islamistë në radhët e ushtrisë gjermane dhe po heton në 60 raste të tjera të dyshuara, njoftojnë disa gazeta gjermane, si Berliner Morgenpost, që u referon burimeve të këtij shërbimi.

Në zyrat e rekrutimit të ushtrisë gjermane, Bundweswehr, “kanë bërë kërkesë disa kandidatë, të cilit kishin rënë në sy, sepse ishin të interesuar në mënyrë të pazakontë për shërbimin në Bundeswehr, duke shprehur dëshirën për një angazhim vetëm për disa muaj dhe duke u interesuar shprehimisht për stërvitje me armë dhe pajisje të tjera ushtarake” njoftoi MAD-ja.

Kabineti qeveritar gjerman kishte vendosur në fund të gushtit se si masë parandaluese kundër islamistëve dhe ekstremistëve të tjerë, MAD-ja duhet të verifikojë në të ardhmen të gjithë kandidatët që bëjnë kërkesë për t’u punësuar në ushtri.

Me ndryshimin e planifikuar të ligjit për personelin ushtarak qeveria do të “përgjigjet në mënyrë të përshtatshme ndaj gjendjes së ndryshuar të sigurisë dhe shpërdorimit të Bundeswehr-it, si një mundësi trajnimi për terroristë potencialë, ekstremistë dhe kriminelë të rrezikshëm,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Deri tani, ligji për personelin ushtarak lejon verifikimin për arsye sigurie vetëm pas marrjes në punë. Ndryshimi i ligjit hyn në fuqi në vtin 2017. Gjithësesi fenomeni i infiltrimit të Bundeswehr-it nga islamistët nuk është i ri. Që nga viti 2007 deri më 2016 në Bundeswehr janë identifikuar 24 punonjës me sfond islamik. /DW

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending