Connect with us

Lajme

Tri fytyrat e terrorit në Bruksel

Published

on

Burime nga policia belge thonë se autorë të sulmeve terroriste në Bruksel janë dy vëllezërit Khalid dhe Brahim El Bakraoui.

Dy vëllezërit janë të njohur për policinë pasi kanë rekorde kriminale, por që nuk kanë qenë të lidhura me aktivitetin terrorist. Mësohet se Khalid el-Bakraoui ka përdorur një emër të rremë për të marrë me qira një apartament në Bruksel, në zonën ku policia vrau një person të armatosur javën e kaluar gjatë një shkëmbimi zjarri.

Gjatë atij operacioni policia gjeti një shenjë gishtash të Salah Abdeslam, të dyshuarin kryesor për sulmet terroriste në Paris, më 19 nëntor.

11 të vdekur në Aeroportin e Zaventem dhe 20 të tjerë në stacionin e metrosë së Maelbeekut, e kanë çuar në 31 numrin e personave që humbën jetën tragjikisht nga sulmet tronditëse të Brukselit. Ndërsa më shumë se 230 të plagosur janë nën kujdesin e mjekëve. Prokuroria belge ka konfirmuar se bastisjet që janë zhvilluar në lagjen Schaerbeek, periferinë veriore të Brukselit, kanë çuar në zbulimin e një mjeti shpërthyes që ndër të tjera përmbante gozhda.

Pranë tij hetuesit kanë zbuluar edhe produkte kimike dhe një flamur të Shtetit Islamik çka dëshmojnë se edhe këto sende mbajnë vulën e ISIS. Praninë e gozhdëve në bombat e terroristëve e ka konfirmuar edhe një grafi që i përket një pacienti të shtruar në spitalin ushtarak të Brukselit, të cilit në gjoks mjekët e kanë dalluar objektin.

Por, terrorin e shkaktuar jo vetëm në Bruksel por edhe më gjerë, militantët e ISIS e kanë cilësuar si triumfin e tyre dhe e kanë manifestuar nëpër rrjete sociale. Madje edhe përgjegjësinë për sulmin ata e morën përsipër në një postim online në faqen e tyre të lajmeve.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik mbajtën një seri bombardimesh me breza dhe me pajisje kamikaze, duke shënjestruar aeroportin dhe stacionin qendror në qendër të kryeqytetit belg, Brukselit”, shkruhet në faqen zyrtare online të “Amaq”

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending