Tregu i Kosovës ‘pushtohet’ përsëri nga mallrat serbe pas heqjes së taksës

Periskopi.com Lajme

Tregu i Kosovës është ‘pushtuar’ nga produktet serbe pas heqjes së taksës 100 për qind nga Qeveria Kurti.

Mbi 1.6 milionë euro është vlera e importeve që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe mbi 100 mijë euro nga Bosnja-Hercegovina nga 1 prilli.

Kështu ka bërë të ditur për Periskopin zëdhënësi në Doganën e Kosovës, Adritatik Stavileci, duke shtuar se produktet më të kërkuara janë produkte ushqimore, të industrisë kimike apo të industrisë së ndërtimit.

“Deri tani kemi 1.6 milion import nga Serbia si dhe rreth 100.000 mije euro nga Bosnja dhe Hercegovina (263 dërgesa nga Serbia dhe 15 nga BH), derisa produkte ushqimore, industria kimike dhe industria e ndërtimit janë produktet me te importuara. Te gjitha dërgesat deri tani ju kane referuar Kosovës ne bazë te vendimit te qeverise si dhe emërimit ndërkombëtar te Kosovës ne aspektin tregtar”, ka thënë Stavileci për Periskopin.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe Kosova ka eksportuar mallra në këto dy vende në vlerë të 240 mijë eurove.

Ndryshe për mallrat serbe qeveria në lagim e Kosovës më 1 prill ka vendosur masën e reciprocitetit kurse ndaj atyre boshnjake nuk ka vendosur masë shtesë./Periskopi/

Shpërndaje në: