Ata mundohen që përgjatë muajve të nxehtë, të sjellin sa më shumë këngë të reja, të shoqëruara me klipe mjaft verore dhe interesante.

Kështu të paktën kanë bërë me dije tre klipe nga këngëtarët e estradës këtë verë, të cilat janë xhiruar në të njëjtat lokacione.

Klipi “E mira e Ulqinit” nga Gold Ag dhe Shemi (Ilirët), klipi “Pom pëlqen” nga Nast D dhe Robb Daddy dhe klipi “Pe du” nga Kida, janë xhiruar në të njëjtin lokacion, në një nga hotelet private në Ulqin.

Përkundër skenave që kanë qenë të ndryshme, të gjithë protagonistëve të këtyre klipeve nuk u ka shpëtuar i njëjti detaj, ai i pishinës. /Telegrafi/