Trajneri i Zvicrës kritikon ashpër Kloppin për lëndimet e Xherdan Shaqirit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka kritikuar ashpër Jurgen Kloppit në deklarimet rreth lëndimeve të Xherdan Shaqirit në ndeshjet ndërkombëtare.

Lojtari me prejardhje nga Gjilani nuk po ka shumë minuta te Liverpooli në këtë sezon, duke u paraqitur vetëm në pesë ndeshje në të gjitha garat,

Ish-anëtari i Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt, nuk është përfshirë në takimet e The Reds për më shumë se një muaj nga Klopp, me këtë të fundit që ka thënë para mediave se 29-vjeçari ka lëndime në muskuj.

“Si e di unë, Shaq ka lëndime në muskuj që i pësoi në ndeshjet ndërkombëtare që nuk i kishte ndjerë dhe më pas stërviti me ne”, ka thënë trajneri gjerman.

“Ne i dhamë atij pushim, ditën tjetër ai erdhi dhe u përshi në stërvitje, por nuk u përfshi shumë, ai luajti pak”.

“Pas kësaj ai ndjeu pak dhimbje dhe pastaj ne bëmë një skanim dhe ata zbuluan se ishte një dëmtim nga pesë ose gjashtë ditë më parë”.

“Askush nuk dinte për këtë, madje as Shaq nuk dinte për këtë. Kështu janë gjërat ndonjëherë. Kështu që ai nuk ishte në gjendje të përfshihej”.

Megjithëse Petkovic ka goditur këto pretendime dhe ka kritikuar Kloppin për trajtimin e Shaqirit në Liverpool.

“Ai nuk u lëndua me ne, ai u stërvit normalisht me ne kur u anulua loja në Ukrainë”, ka thënë Petkovic për Blick.

“Ai nuk kishte ndjerë asgjë me ne, por vetëm gjatë stërvitjes në Liverpool”.

“Nëse keni pasur shumë lëndime, keni edhe shumë shenja dhe muskujt nuk janë më aq elastik sa më parë”.

“Ai punon jashtëzakonisht shumë për të. Unë besoj fort se ai mund të sjellë shumë gjëra te Liverpooli”.

“Do ta kisha parë më të përshtatshme nëse klubi do të kishte raportuar te mjeku i kombëtares. Në vend që të shpreheni publikisht”, ka shtuar më tej selektori i Zvicrës.

Shpërndaje në: