Connect with us

Sporti

Trajneri i Furyt i bindur se boksierit nuk do t’i merren titujt

Britanikut Tyson Furyt nuk do t’i merren titujt e kampionit të botës në boks, përkundër që dy herë ka shtyrë rimeçin me ukrainasin Wladimir Klitschko, sipas trajnerit të tij Peter Fury.

Published

on

Fury do të duhej t’i mbronte titujt WBA dhe WBO në rimeçin kundër ukrainasit më 29 tetor, por meçi është anuluar për herë të dytë në këtë vit me arsyen se nuk është i gatshëm për luftë për shkak të gjendjes shëndetësore, raporton Sky Sports.

28 vjeçari i pamposhtur, i cili e kishte anuluar edhe meçin e 9 korrikut, mund t’i humb brezat e fituar kundër Klitschkos, të cilin e kishte larguar nga froni pas 11 vjetëve në nëntorin e vitit të kaluar, transmeton Koha.net.

Megjithëkëtë, Peter Fury thotë se Tyson do të mbajë titujt e tij pasi nuk duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen aktuale shëndetësore.

“Me gjendjen e Tyson, ai nuk mund të fajësohet. Të dhëna të detajuara së shpejti do të japim për shëndetin e tij. Atij nuk do t’i hiqen dhe nuk duhet t’i hiqen brezat”, ka shkruar ai në Twitter.
Anulimi i meçit për herë të dytë e ka zhgënjyer shumë Klitschkon, i cili ka thënë se është në top formë për të rikthyer titullin e botës.

“I zhgënjyer që Fury ka anuluar luftën për herë të dytë. Jam në top formë dhe do të doja t’i riktheja brezat e kampionit të botës”, ka shkruar Klitschko në Twitter./Koha/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending