Connect with us

Sporti

Trajnerët e Kosovës në Turqi

Katër trajnerë potencialë nga Kosova prej 1 deri më 6 nëntor kanë qëndruar në Stamboll të Turqisë e ata janë: Izet Tahiri, Qëndrim Demi, Besnik Podvorica dhe Genti Zeka, shkruan në faqen zyrtare të FBK-së.

Published

on

Vizita e trajnerëve potencial kosovarë është bërë në kuadër të projektit të Fondit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) në FIBA Europe të quajtur “New Generation Development Project”.

“New Generation Development Project”, i cili do të zgjas dy vjet (2016/17) udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa partneret implementuese të saj janë shtetet si Bullgaria, Rumania, Kosova dhe Maqedonia, përcjell Sportali.net

Menaxheri i projektit për Kosovë, Faton Kurshumlija, i cili ka qenë pjesë e kësaj vizite ka thënë se për 5 ditë sa kanë qëndruar në Stamboll, Federata e Turqisë është përkujdesur që trajnerët tanë të shohin se si punohet me gjenerata të reja në klubet më të mëdha turke, si Galatasaray, Fenerbahce, Anadolu Efes etj.

“Trajnerët kosovarë, së bashku me ata bullgarë, rumunë dhe maqedonas kanë pasur mundësi që gjatë këtyre ditëve të vizitojnë klubet më të mëdha turke, por edhe të marrin pjesë në seancat e tyre stërvitore, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë njohuri bazike rreth basketbollit. Në të njëjtën kohë ata kanë pasur rastin të dëgjojnë ligjerata me tema të ndryshme nga strategë të basketbollit në Turqi. Po ashtu gjatë vizitave nëpër klube të gjithë trajnerët kanë vënë kontakte të reja me trajnerët e kategorive të reja në Turqi, që është një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e përvojave të ndërsjella”, është shprehur Kurshumlija.

Duhet theksuar se “New Generation Development Project” ka filluar këtë verë, me kampet e organizuara në të katër shtetet e lartëpërmendura (për djemtë e lindur në vitit 2002 e më të rinj, U-13 dhe U-14), të cilat kanë qenë seleksionuese, ndërsa më pas është organizuar Kampi i Parë Ndërkombëtar i përbashkët, ku kanë marr pjesë 120 fëmijë nga Rumania, Bullgaria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe secila federatë i ka dërguar nga 6 trajnerë dhe nga 1 menaxher.

Tani radhën e ka pasur vizita studimore e trajnerëve në Turqi, ndërsa në mes të muajit dhjetor në planprogram është Turneu i Parë Ndërkombëtar, i cili do të mbahet në Maqedoni.

Qëllimi i këtij projekti të FIBA Europe është shkëmbimi i përvojave të shteteve pjesëmarrëse, bashkëveprimi kulturor, ndërtimi i marrëdhënieve dhe fuqizimi i raporteve ndërmjet partnerëve.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending