Connect with us

Lajme

Ti je kur*ë, s’ke për të punuar më!” Burri tërheq zvarrë nga flokët ish gruan

Published

on

Gjykata e Tiranës ka deklaruar fajtor një 30-vjeçar të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “përndjekjes” në dëm të ish-bashkëshortes së tij.

I pandehuri Sajmir B. i ka krijuar gjendje ankthi ish-partneres, me të cilën kishin rifilluar bashkëjetesën, duke i shkuar në vendin e saj të punës i dehur, duke e kapur nga flokët dhe duke e ofenduar me zë të lartë.

Sipas vendimit, i pandehuri u dënua me 1 vit e 4 muaj burg, dënim të cilit do t’i ulet një e treta për shkak se çështja u gjykua me kohë të shkurtuar. Në vendimin e arsyetuar, Gjykata sqaronte se i pandehuri dhe e dëmtuara kishin qenë të martuar, martesë nga e cila kishte ardhur në jetë një fëmijë. Pas disa vitesh, ata ishin divorcuar, por për hir të fëmijës kanë rivendosur të bashkëjetonin.

Sipas Gjykatës, marrëdhënia e acaruara në çift dhe arsyet e ndarjeve dhe bashkimeve të përsëritura ishin konsumi i alkoolit nga ana e të pandehurit dhe motivet e xhelozisë. Ngjarja për të cilën kishte përfunduar si i pandehur Sajmir B. ka ndodhur në vendin e punës së ish-bashkëshortes së tij.

Sipas vendimit, ai ka shkuar atje në gjendje të dehur, ka komunikuar me shoqet e të dëmtuarës duke i fyer e ofenduar me zë të lartë. “Duke dëgjuar të bërtiturat, e dëmtuara ka dalë nga puna dhe ka takuar të pandehurin.

Ai e ka kapur prej flokësh dhe i është drejtuar me fjalët: ‘Ti je kurvë dhe nuk ke për të punuar më’. Më tej, i pandehuri ka marrë në telefon punëdhënësen e të shoqes. Kjo e fundit ka njoftuar policinë, i pandehuri është larguar dhe ka shkuar në banesën e të ëmës së të dëmtuarës ku ka marrë të birin dhe në këmbë janë drejtuar drejt liqenit. Aty është konstatuar nga mjeti i punonjësve të policisë, të cilët kanë kryer kapjen dhe shoqërimin e tij në komisariat”, thuhej në vendim.

Sipas Gjykatës, i pandehuri edhe gjatë rrugës për në komisariat ka vijuar të fyejë dhe kërcënojë të dëmtuarën në praninë e punonjësve të policisë, duke i shkaktuar asaj gjendje të rëndë ankthi dhe frike për të ardhmen.

Duke vlerësuar provat e paraqitura, Gjykata vlerësonte se i pandehuri, duke kryer veprime të përsëritura ndjekjeje, si dhe kërcënime apo veprime dhune ndaj të dëmtuarës, i ka krijuar asaj një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe frike për sigurinë vetjake me qëllim për ta detyruar të ndryshojë mënyrë jetese.

Gjatë gjykimit të çështjes, i pandehuri ka pranuar akuzën dhe është shprehur i penduar në lidhje me veprimet e kryera prej tij në dëm të ish-bashkëshortes./ Panorama

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending