Connect with us

Lajme

Thirrje prokurorëve: Mos luani me UÇK-në

Faktori ndërkombëtar dhe ai vendor duhet të jetë më syçelë për vlerat e luftës të UCK-së dhe luftëtarëve të saj, përndryshe protestat paqësore do të mund të radikalizohen shumë shpejt. Kështu u tha ndër të tjera në protestën e organizuar në Drenas nga Shoqatat e Dala nga Lufta kundër konfirmimit të dënimit të Gjykatës së Apelit, rreth rastit “Drenica 2”, shkruan sot, gazeta Zeri.

Published

on

Kryetari i degës së OVL-ve në Drenas, Enver Hajdari ka thënë se vendimi i Apelit është i papranueshëm dhe i orkestruar në Beograd. “Kemi dalë për të protestuar, për të shprehur indinjatën tonë për padrejtësinë që po u bëhet çlirimtarëve edhe 16 vite pas përfundimit të luftës. Kjo është e papranueshme dhe tentim për të barazuar çlirimtarin me kriminelin. Akuzat e pabaza janë akuza të orkestruara nga Beogradi fatkeqësisht të zbatuara nga disa gjyqtarë e prokuror ndërkombëtarë”, ka thënë Hajdari.

Sipas tij, kjo situatë nuk e stabilizon vendin, përkundrazi, e çon atë në destabilizim.

“Nga këtu u bëjmë thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të dëmtojnë vlerat e UÇK-së, se siç ditëm të mbrojmë luftën do të dimë të mbrojmë edhe këto vlera sublime”, ka thënë Enver Hajdari. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që kriminelët dhe fajtorët t’i kërkojnë nëpër enklavat serbe.

“Ju, të ashtuquajtur gjykatës dhe prokurorë, adresën e kriminelëve e keni në enklavat serbe që shëtisin lirshëm ndërsa duart i kanë të përgjakura me gjakun e fëmijëve, grave, pleqve dhe të pafajshmëve”, ka përfunduar Hajdari.

Ndërkohë Xhemë Binaku nga komuna e Drenasit ka thënë se ushtarët e dënuar të UÇK-së kanë nevojë sot më shumë se asnjëherë.

“Nevoja e mbështetjes për ish ushtarët e UÇK-së të dënuar pa asnjë bazë është shumë e madhe. Gjykata e Apelit e dominuar nga gjyqtarë diskriminues ndërkombëtarë ka dënuar sakrificën e ushtarëve të UÇK-së. Me këtë janë goditur jo vetëm këta luftëtarë, por edhe reputacioni i shkëlqyeshëm i UÇK-së që kishte fituar përkrahjen e faktorit ndërkombëtar”, ka thënë Binaku.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending