Connect with us

Lajme

Thaçi zemërgjerë: U jep dekorata më shumë se 100 personaliteteve në Maqedoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot mbi 100 personalitete nga Maqedonia për meritat e tyre në fusha të ndryshme për avancimin e shqiptarëve, por edhe të bashkëpunimit të tyre me popujt fqinjë.

Published

on

Qysh në fillim të ceremonisë së dorëzimit të mirënjohjeve, presidenti Thaçi ka theksuar se ndjehet krenar që këto dekorata ndahen në prag të përvjetorit të 108- të të themelimit të Alfabetit të sotëm shqip në Kongresin e Manastirit.

“Sot jam i lumtur dhe i privilegjuar që gjendem në mesin tuaj. 108 vite më herët, shqiptarët ende duke mos qenë të pavarur, vendosën që t’i japin kombit një orientim të qartë politik, historik, kulturor e civilizues. Ata, duke përzgjedhur një alfabet latin, edhe pse ende pjesë e Perandorisë Osmane, vendosën që të jenë me Perëndimin”, ka shtuar ai.

Presidenti ka thënë se atëherë, burra e gra, patriotë e intelektualë nga të gjitha viset që flisnin këtë gjuhë të vjetër indoevropiane, vendosën që ta standardizojnë me një alfabet perëndimor e evropian. Sipas tij, orientimi nga një e ardhme perëndimore, i zgjedhur me guxim e mençuri nga paraardhësit tanë, fatbardhësisht na mban dhe frymëzon edhe tash.

“Ishte kështu edhe 90 vite pas Kongresit të Alfabetit, kur Kosova zgjodhi një rrugë të qartë, të dhimbshme, por edhe krenare duke luftuar për ruajtjen e ekzistencës së saj”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se shumë shpejt do të behën 8 vite qëkur Kosova shpalli pavarësinë e saj, dhe kjo e arritur e madhe e përbashkët nuk ishte e lehtë dhe e thjeshtë. Sipas tij, ajo ishte vazhdimësi përpjekjesh liridashëse e gjeneratave të tëra.

Presidenti Thaçi ka thënë se në fund të mijëvjeçarit që shkoi, Kosova arriti ta krijojë organizatën politiko-ushtarake më të suksesshme të shekullit XX, projektin më të rëndësishëm kombëtar- Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sipas tij, falë pikërisht orientimit të qartë perëndimor, arriti përkrahjen e merituar të Perëndimit dhe u bë bazament i lirisë, i çlirimit dhe i pavarësisë së Kosovës. Para më shumë se 100 personaliteteve në Maqedoni, ai ka thënë se kjo e arritur e madhe jona nuk do të ishte fare e mundur pa ju, pa sakrificën dhe pa ndihmën tuaj të pakursyer vëllazërore.

“Ceremonia e sotshme e dhënies së urdhrave dhe medaljeve nga institucioni më i lartë i Republikës së Kosovës, në fakt është vetëm një shënim i kësaj kujtese falënderimi dhe mirënjohjeje. Ceremonia e sotme është shenjë falënderimi për luftëtarët dhe ushtarët që dhanë jetën në betejat e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ata që e bënë luftën dhe rezistencën në radhët e saj”, ka shtuar ai.

Në fjalën e tij, presidenti ka falënderuar edhe ata që me vite të tëra kaluan në burgjet jugosllave duke kërkuar liri, emancipim dhe të drejta për shqiptarët kudo që janë. Ai ka thënë se është mirënjohje për veprimtarë e politikanë që me kohë patën vizionin e duhur, sensin dhe gatishmërinë që të orientohen drejt për mbrojtjen e interesave kombëtare.

“Ceremonia e sotshme këtu është edhe një akt falënderimi për të gjithë atë gjeneratë të hershme mësimdhënësish, intelektualësh, veprimtarësh kulturorë e shkencorë, që kontribuuan në institucionet tona akademike, shkencore e kulturore. Për intelektualët që u rreshtuan me fatin e kombit të tyre. Për gazetarë, shkrimtarë dhe artistë”, ka theksuar ai.

Thaçi ka shtuar se ky është një kthim borxhi edhe ndaj institucioneve akademike të Kosovës, ku për decenie të tëra janë formësuar elitat intelektuale të shqiptarëve të Maqedonisë. Ai kë thënë se në këtë listë gjenden edhe ata maqedonas që me kontributin e tyre profesional e intelektual, mbajtën gjallë komunikimin tonë shpirtëror e kulturor, për çka ne i respektojmë posaçërisht.

“Sot nderojmë edhe disa nga biznesmenët dhe ndërmarrësit që me kontributin e tyre u shquan para e gjatë luftës, por shquhen edhe sot për punën e mirë që bëjnë drejt zhvillimit ekonomik të shoqërisë shqiptare me rritjen e mirëqenies sociale dhe krijimin e vendeve të punës. Edhe sot shfrytëzojmë rastin për t’i falënderuar”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka pasur një mesazh edhe bashkëluftëtarët e tij, që me guxim, trimëri, iniciativë e përkushtim na ndihmuan në çastet më të vështira, në çdo moment të përpjekjes sonë të përbashkët liridashëse.

“Shumë nga ta më strehuan, përcollën, rrezikuan së bashku me mua dhe shokët e mi, në një përpjekje fisnike për të qenë të lirë. Lista me personalitete që ne nderojmë këtu është simbolike. Në fakt, përmes jush nderojmë qindra e mijëra vëllezër, pa të cilët ne nuk do të ishim ku jemi sot si Kosovë. Me këtë ceremoni sot, unë personalisht, por edhe i gjithë populli i Kosovës, dëshiron të ju falënderoj dhe nderoj nga zemra”, ka thënë presidenti Thaçi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending