Connect with us

Lajme

Thaçi merr premtime për investime nga Kanada

Published

on

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përmbyllur vizitën disa ditore në Kanada, ku ishte panelist në edicionin e 10-të jubilar të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik “Toronto Global Forum”, që i zhvilloi punimet nën patronazhin e Forumit Ndërkombëtar të kontinentit të Amerikës (IEFA).

Në forumin e titulluar “Udhëheqja në kohë të pasigurta”, para mbi 100 folësve dhe 2600 delegatëve nga mbi 40 shtete, presidenti Thaçi prezantoi të arriturat e Kosovës si shtet i ri me mundësi të mëdha ekonomike dhe të ardhme të sigurt euroatlantike, si dhe theksoi se rasti i Kosovës është shumë specifik për shkak se zhvillimi i shtresës së mesme është shoqëruar me sfida të shumta.

Ai është shprehur i kënaqur me interesimin e kompanive kanadeze për interesimin e tyre për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë në sektorët e minierave, energjisë, turizmit dimëror, etj.

Kreu i vendit ka zhvilluar edhe disa takime me krerë të lartë të shtetit kanadez.

Edhe në takimet me Guvernatorin e Përgjithshëm të Kanadasë, David Johnston, dhe me Kryeministren e Ontarios, Kathleen Ëynne, konfirmuam thellimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të shtetit të Kosovës dhe Kanadasë, në të gjitha nivelet”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi falënderoi përzemërsisht miqtë kanadezë për mbështetjen e tyre të pakursyer për Kosovën, para gjatë dhe pas luftës, duke shtuar se është dakorduar me ata për një agjendë dinamike të bashkëpunimit në ekonomi, tregti, edukim, si dhe për investime të reja”, shtoi presidenti Thaçi.

Gjatë vizitës në Kanada, presidenti Thaçi është takuar edhe me Kryeministrin e Republikës së Guinesë, Mamady Youla, themeluesin e Forumit Ekonomik Global të Torontos, Gil Rémillard, Ministren e Ontarios për Shtetësi dhe Imigrim, Laura Albanese, dhe Kryetaren e Bashkisë së Mississaugas, Bonnie Crombie.

“Gjithashtu, pata rastin të takoj bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Kanada. U inkurajova nga niveli i integrimit të tyre në jetën sociale, kulturore, politike dhe ekonomike në Kanada”, ka përfunduar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending