Thaçi falënderon Trumpin: Angazhimi i drejtpërdrejtë amerikan ka sjellë dinamikë të re në dialog

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi e ka falëndëruar presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen që po i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në Twitter ka thënë se angazhimi i drejtpërdrejtë i SHBA-ve përmes Këshilltarit për Siguri Kombëtare Robert  O’Brien dhe të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Richard Grenell ka sjellë dinamikë të re në këtë proces.

“Falemnderit sërish Donald Trump për mbështetjen që po i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Angazhimi i drejtpërdrejtë përmes Robert O’Brien dhe Richard Grenell ka sjellë një dinamikë të re në këtë proces. Ne presim që ky proces të përmbyllet me njohje reciproke së shpejti”, ka shkruar ai kur e ka ripostuar ‘cicërimën’ e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

 

 

Shpërndaje në: