Tetovarja përdhunohet nga dyqanxhiu, pasi shkoi të kërkojë çakmak

Periskopi.com Lajme

Një 32-vjeçare nga Tetova dje ka denoncuar se më 9 korrik rreth orës 22:30 në Tetovë është sulmuar dhe është përdhunuar.

Policia kumtoi se dje në orën 6:00, në Stacionin Policor Tetovë, një banore 32-vjeçare e qytetit ka denoncuar se më 9 korrik rreth orës 22:30, në rr. “Ilindenska” në Tetovë, para një dyqani për fruta, ka kërkuar shkrepës nga i punësuari B.F. (31) nga Reçica e Vogël për të ndezur cigaren. Ai i ka thënë të hyjë brenda për ta marrë shkrepësen me ç’rast e ka mbyllur derën dhe duke e kanosur me bisturi dhe thikë është drejtuar nga ajo dhe ka goditur në pjesën e kokës. Ajo është shtrirë në dysheme dhe ka filluar të bërtasë për ndihmë. Më pas autori e ka kapur për flokësh dhe ka filluar ta tërheqë zvarrë, duke i shkaktuar lëndime me thikë nëpër trup, ndërsa më pas e ka përdhunuar.

Të dëmtuarës, siç kumtoi policia, i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik – Tetovë, ku i janë konstatuar lëndime trupore. Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë masa për pastrimin e plotë të rastit.

Shpërndaje në: