Connect with us

Showbiz

Teoria Kuantike provon që Vetëdija migron në tjetër Univers pas Vdekjes

Published

on

Një libër i titulluar “Biocentrism: How Life and Consciousness Are the Keys to Understanding the Nature of the Universe,” publikuar në SHBA kohët e fundit, është bërë viral në internet për shkak të konceptit se jeta nuk përfundon kur trupi vdes dhe se mund të zgjasë përgjithmonë. Autori i këtij libri, Robert Lanza nuk ka dyshime për këtë.

Përtej kohës dhe hapësirës

Lenza është një ekspert në mjekësinë përtëritëse dhe drejtor shkencorë në Advanced Cell Technology Company. Ai veçse është i njohur mbi kërkimet e tij në burimin e qelizave, është gjithashtu i famshëm për disa eksperimente të suksesshme mbi klonimin e kafshëve të rrezikuara nga zhdukja.

Shkencëtari së fundi është fokusuar në fizikë, mekanikën kuantike dhe astrofizikën. Kjo përzierje eksploduese ka lindur teorinë e “biocentrizmit”, të cilën profesori po e predikon prej disa kohësh.

Kjo teori nënkupton se vdekja thjeshtë nuk ekziston. Është një iluzion i ngritur në mendjet e njerëzve. Ekziston sepse njerëzit e identifikojnë veten me trupin e tyre. Besojnë se trupi do të zhduket, herët apo vonë, duke menduar se edhe vetëdija do të zhduket po ashtu. Në fakt vetëdija ekziston përtej limiteve të kohës dhe hapësirës. Është në gjendje të ndodhet në çdo vend: në trupin e njeriut dhe jashtë tij. Ky aspekt i shkon plotësisht përshtat mekanikës kuantike, sipas të cilës një grimcë e caktuar mund të jetë prezente në çdo vend dhe një ngjarje mund të ndodhë në mënyra të panumërta.

Lanza beson se një sërë universesh mund të ekzistojnë njëkohësisht. Këto universe përmbajnë shumë mënyra për skenarët e mundshëm që të ndodhin. Në një univers trupi mund të jetë i vdekur. Në një tjetër univers trupi vazhdon të ekzistojë duke absorbuar vetëdijen e cila migroi në këtë univers.

Kjo do të thotë se një person i vdekur, ndërsa udhëton “përmes tunelit”, përfundon në një botë të ngjashme në të cilën ka banuar më parë, por këtë herë i gjallë. Dhe kështu me rradhë, pafundësisht.

Botë të shumëfishta

Kjo teori e Lanzas ka bërë për vete një sërë mbështetësish, jo vetëm njerëz të thjeshtë të vdekshëm që duan të jetojnë përgjithmonë, por edhe një sërë shkencëtarësh. Të cilët janë fizikantë dhe astrofizikantë që priren të dakortësohen me ekzistencën e botëve paralele dhe që sugjerojnë mundësinë e universeve të shumëfishtë, e njohur si teorie e multiuniverseve.

Shkrimtari fantastikoshkencorë H.G. Wells ishte i pari që nxorri në pah këtë koncept, të cilin e ka proppozuar në teorinë e tij “The Door in the Wall” në vitin 1895. 62 vjet pas këtij publikimi kjo ide u zhvillua nga Hugh Everett në tezën e tij të diplomimit në Univesitetin Princeton. E cila në thelb thekson se në çdo moment të dhënë universi ndahet në universe të panumërt që janë të ngjashëm. Dhe momentin tjetër, këto universe të “sapolindur” ndahen në të njëjtën mënyrë. Mund të jemi prezent në disa nga këto botë – mund të jeshë duke lexuar këtë artikull në një univers apo duke parë televizor në një tjetër univers.

Faktori nxitës i këtyre botëve të shumëfishta janë veprimet tona, shpjegon Everett. Kur bëjmë disa zgjedhje të caktuara, një univers ndahet në çast në dy versione të tjera.

Në vitet 80′ të shekullit të kaluar Andrei Linde, shkencëtarë nga Instituti i Fizikës Lebedev në Rusi zhvilloi teorinë e universeve të shumëfishta.

Ai shpjegoi: “Hapësira konsiston në shumë sfera që zmadhohen, të cilat gjenerojnë sfera të ngjashme, dhe këto prodhojnë sfera në numër më të madh, dhe kështu ndodh pafundësisht. Në univers, këto sfera distancohen. Nuk janë në dijeni të ekzistencës së secilës, por përfaqësojnë pjesë të të njëjtit univers fizik.

Fakti që universi ynë nuk është i vetëm suportohet nga të dhënat e teleskopit hapësinorë “Planck. Pasi analizuan të dhënat, shkencëtarët krijuan hartën më të saktë të hapësirës së mikrovalës, e quajtur rrezatimi kozmik i hapësirës së mikrovalës, i cili ekziston që nga zanafilla e universit tonë. Ata gjetën gjithashtu se universi ka një sërë anomalishë që përfaqësohen nga gropat e zeza dhe boshllëqet e mëdha.

Kuantet e shpirtit

Pra ekzistojnë një sërë vendesh apo universesh të tjerë ku shpirti ynë mund të migrojë pas vdekjes, sipas teorisë së neo-biocentrismit. Por a ekziston shpirti?

Profesori Stuart Hameroff nga Universiteti i Arizonës nuk ka dyshime për ekzistencën e përjetshme të shpirtit. Vitin e shkuar ai bëri me dije se ka gjetur të dhëna se vetëdija nuk zhduket pas vdekjes.

Sipas Hameroff, truri i njeriut është kompjuteri perfekt i kuantit, dhe shpirti apo vetëdija, është thjeshtë informacion që është ruajtur në nivelin kuantik. Mund të transferohet pas vdekjes së trupit; informacioni kuantik i ruajtur nga vetëdija shkrihet me universin tonë dhe ekziston në pafundësi. Këtu Lanza provon se shpirti migron në një tjetër univers.

Roger Penrose, një shkencëtarë i njohur dhe ekspert i matematikës nga Oksfordi e suporton këtë teori dhe pretendon se ekzistojnë shenja të kontaktit me universet e tjerë. Së bashku shkencëtarët po zhvillojnë një teori kuantike për të shpjeguar fenomenin e vetëdijes. Besojnë se kanë gjetur bartësit e vetëdijes, elementët që akumulojnë infromacione gjatë jetës dhe e “zbrazin” vetëdijen në tjetër vend pas vdekjes. Këto elemente janë të lokalizuara brenda mikrotubulave me bazë proteinike (mikrotubulat neuronal), të cilave më parë i atribuohej roli i thjeshtë i transportit dhe kanalizimit brenda qelizave. Bazuar në këtë strukturë, mikrotubulat më të përshtatshme pasi bartin veti kuantike brenda trurit. Kjo për shkak se janë të afta ta mbajnë gjendjen kuantike për një kohë të gjatë, që do të thotë se mund të funksionojnë si elemente të komjuterit kuantik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Showbiz

Mbretëresha Elizabeth nuk do të festojë 95 vjetorin e saj të lindjes pas vdekjes së Princit Philip

Published

on

Mbretëresha po feston ditëlindjen e saj të parë në dekada pa burrin e saj Princin Philip të mërkurën

Këtë vit 95-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Elizabeth do të jetë një rast i heshtur pas vdekjes së burrit të saj prej 73 vjetësh, Princit Philip, shkruan People.

Ditëlindja e shënuar e monarkut të Mërkurën nuk do të festohet si zakonisht – ndërsa Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të familjes shpesh shënojnë ditëlindjet e tyre duke ndarë portrete të reja me publikun, nuk do të ketë një foto të lëshuar këtë vit.

Kjo do të jetë ditëlindja e parë e Mbretëreshës Elizabeth pas vdekjes së burrit të saj, i cili u varros në Shën George’s Chapel në Kalanë Windsor të Shtunën. Ai vdiq në 9 Prill në moshën 99 vjeç, vetëm dy muaj larg 100 vjetorit të lindjes.

Mbretëresha është e rrethuar nga stafi i saj besnik dhe tre qentë e saj (të cilët ajo është parë në Kopshtet Frogmore gjatë javës së kaluar) në Windsor Castle, dhe anëtarët e familjes me gjasë do të vizitojnë monarken në ditët në vijim.

Continue Reading

Trending