The Telegraph: Rusia organizoi komplotin për të mos lejuar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Madje edhe sipas standardeve të intrigës së Ballkanit, konspiracioni që Mirko Velimirovic e ka zbuluar para policisë malazeze pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, u duk i rrezikshëm, shkruan e përditshmja britanike "The Telegraph"

Periskopi.com Lajme

Në tre muajt pas puçit të parandaluar, dëshmitë e Velimirovicit dhe një dëshmitari tjetër, Aleksandar Sindjelic – të dy puçistë të kthyer në dëshmitarë pro-prokurorisë – e kanë zbuluar planin e konspiracionit, transmeton Express.

Velimitovic, ish polic, kishte kërkuar që të fliste me shefin e policisë për t’u rrëfyer rreth komplotit që rrezikonte ta çonte Malin e Zi drejt rrëmujës disa muaj para se t’i bashkohej NATO-s.

Dyzet e pesë vjeçari u kishte thënë zyrtarëve se ai ishte punësuar për të blerë armë dhe për ta marrë me qira një vend të fshehtë për një grup kriminal të nacionalistëve serbë, të cilët do të kryenin sulm të përgjakshëm ndaj Parlamentit.

Tash, burime brenda Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe NATO-s kanë thënë për “The Telegraph” se jo vetëm që komploti i parandaluar duket të ketë qenë i vërtetë, por ishte orkestruar nga zyrtarë të inteligjencës ruse me përkrahjen e Moskës.

Tentim puçi do ta kishte vrarë kryeministrin e atëhershëm pro-Perëndimor, Milo Djukanovic, për ta zëvendësuar atë me një qeveri pro-ruse, pas plot viteve paralajmërime nga Kremlini se Mali i Zi nuk duhet të anëtarësohet në NATO.

Ky tentim puç është duke u parë si njëri prej tentim agresioneve të Rusisë për ta minuar Perëndimin.

Mali i Zi është i vendosur për t’iu bashkuar NATO-s si anëtarja e 29-t.

Por, kjo e ka zemëruar Rusinë. Kremlini e sheh veten të rrethuar nga një NATO-ja që po zgjerohet, si dhe kishte shpresuar se do ta siguronte për vete qasjen në portin e Adriatikut, Bar.

Me pranimin e Malit të Zi në aleancën ushtarake, anëtarët e NATO-s do të shtrihen përgjatë veriut të Mesdheut, nga Portugalia te Siria.

Liderët e Rusisë po ashtu nuk shohin ndonjë arsye pse një vend sovjetik që i ndan vlerat e fesë ortodokse do të zgjidhte Perëndimin e jo ata.

Shpërndaje në: