Connect with us

Lajme

Të karikosh celularin një herë në javë … është e mundur!

Të karikosh smartfonin vetëm një herë në javë dhe për pak sekonda, tashmë është e mundur falë super kondesatorëve fleksibël të zhvilluar nga ekspertët e nanoteknologjisë në Universitetin Florida Centrale.

Published

on

Këto pajisje janë në gjendje të grumbullojnë shumë shpejt më shumë energji se sa bateritë tradicionale me litium, duke ruajtur qëndrueshmërinë për më shumë se 30 000 cikle karikimi, sipas publikimit të këtij zbulimi në revistën “ACS Nano”, që mund të revolucionojë krejtësisht sektorin e produkteve që përdorin bateri dhe të veturave elektrike.

Sekreti i këtyre super kondesatorëve qëndron në përdorimin e materialeve të reja dydimensionale që kanë madhësinë e një atomi. Shumë grupe shkencëtarësh janë përpjekur t’i përdorin në të kaluarën por asnjë nuk kishte arritur të shfrytëzonte potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.

Grupi i shkencëtarëve amerikanë të drejtuar nga Yeonëoong Eric Jung fitoi këtë sfidë të teknologjisë duke përdorur një metodë të re kimike, që mundësoi realizimin e super kondesatorëve të përbërë nga miliona fije mikroskopike (me diametër që arrin një të mijtën e milimetrit) të veshur nga materiale dydimensionale.

Në këtë mënyrë “zemra” me përcjellshmëri shumë të lartë lehtëson transferimin e elektroneve për të përshpejtuar karikimin, ndërsa izolimi me nano materiale të reja mundëson që të ketë më shumë densitet të energjisë dhe fuqi.

Madje avantazhet nuk përfundojnë me kaq. Nëse bateritë me litium të një smartfoni të zakonshëm fillojnë të humbasin efektshmërinë pas 1 500 ciklesh karikimi, këta super përçues të rinj ruajnë qëndrueshmërinë e tyer në më shumë se 30 000 cikle karikimi.

“Procesi i prodhimit të këtyre pajisjeve ende nuk është përfunduar dhe për shumë kohë nuk do të jetë gati për tregtim”, deklaron Jung. “Por kjo përfaqëson një provë shumë të rëndësishme të potencialit që këto teknologji të reja ofrojnë”, theksoi ai.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending