Të izoluar dhe pa aktivitete: Trajnerët zbulojnë për Periskopin si po i mbajnë në formë lojtarët

Periskopi.com Sporti

Pandemia e koronavirusit që për një kohë shumë të shkurtër përfshiu të gjithë botën, pasojat e saj e kanë ndikuar edhe në boten sportit, duke bërë kështu të ndërpriten të gjitha aktivtetet.

Futbollistët nga klube të mëdha evropiane po tregojnë se po punojnë nga shtëpia në palestrat e tyre personale, në menyrë që të mbajnë formen e tyre sa më solide.

Por, si po ia bëjnë futbollistët kosovarë gjatë kohës kur po qëndrojnë të izoluar? A po shërbehen ata me ndonjë  udhëzues për ushtrime  dhe dieta?

Redaksia e Periskopit ka kontaktuar me disa nga trajnerët e klubeve të kosovare duke i pyetur  lidhur me atë cili është modusi i tyre ne kuadër te vazhdimit te aktiviteteve brenda botës së karantinës.

Gani Sejdiu, trajner i Drenicës, tregoi për Periskopin se ai iu ka dërguar lojtarëve të Drenicës, një udhëzues përmes grupit, në mënyrë që ata të informohen çka duhet të punojnë.

“Po, ju kam dërguar dy programe, në mënyrë që lojtarët të informohen, se cka duhe të punojnë gjatë izolmit”, tha Sejdiu.

Njësoj ka vepruar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili edhe e dërgoi planprogramit, duke thënë se as një ditë të vetme nuk i ka lënë lojtarët pa planprogram.

“Asnjë ditë nuk i kam lënë lojtarët pa planprogram”, ka thënë Batatina.

Skënder Shengyli, trajneri i Lirisë, konfirmoi se një udhëzues për dietë nuk ua ka dhënë. Mirëpo ua ka dhënë udhëzuesin për ushtrime dhe, të jenë individuale sipas mundësive pasi situata është jonormale.

Se lojtarët janë duke u stërvitur individualisht, ka treguar edhe ndihmës trajneri  i Ballkanit, Agim Maliqi, i cili poashtu shprehu dëshirën që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt.

Ndërsa, Arbnor Morina, trajner i Famurtarit poashtu ka treguar se futbollistët po i kryejnë ushtrimet dhe po përcillen përmes një aplikacioni.

Për ta bërë edhe më të bindshme këtë çka e thanë trajnerët e klubeve, Redaksia ka kontaktuar edhe sulmuesin e Dritës, Kastriot Rexha, i cili tregoi se planet stërvtire u shkojnë çdo mbrëmje.

“Për çdo mbrëmjë na dërgojnë planin stërvitorë”, ka thënë ai.

“Sa u përket dietave, është  ditur se çka duhet të konsumohet para dhe pas ushtrimeve”, ka thënë trajneri i Flamurtarit.

Megjithatë, opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj ka një këkesë për të gjithë futbollistët.

“Një gjë e di sigurt që futbollistët tonë furrën e bukës nuk bon me vizitu assesi, buka në kuptimin e plotë të fjalës në menynë e këtyre ditëve te futbollistët nuk bënë të figurojë, ëmbëlsira shumë pak, tjerat tolerohen, mishi i viqit në veçanti, përndryshe Superliga jonë do të duket xhirim i ngadalësuar kur të rikthehet në skenë”, ka thënë ai. /Perikopi.com/

 

Shpërndaje në: