Të gjeturat e fundit në lidhje me depresionin…

Periskopi.com Shëndeti

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjen në pjesën qendrore të trurit që mund të shkaktojë depresionin dhe që mund të trajtohet. 

Depresioni prek më shumë se 300 milionë njerëz në vit në mbarë botën, e që është vazhdimisht në rritje.

Me këtë shkallë në ngritje, ka një nxitim global për të siguruar burime për pacientë, dhe në anën tjetër hulumtime të pandërprera për pacientë për të kuptuar sëmundjen mendore, transmeton Periskopi.

Tani, hulumtuesit në Fakultetin e  Mjekësisë të Universitetit të Maryland kanë identifikuar një gjen në minj dhe njerëz që mund ose të rrisë ankthin ose të mbrojë nga stresi, varësisht nga nivelet.

Ata gjetën se mund të shkaktojnë depresion në minj, ose ti bëjnë ata më fleksibilë, thjesht duke shndërruar  nivelet e shprehjes së këtij gjeni në trurin e tyre.

Hulumtuesit e Universitetit të Marilandit analizojnë trurin e minjve dhe të njerëzve për të parë se cila zonë e trurit aktivizohet kur ka depresion. Ata gjetën se ky gjen është evidentuar te qendra e shpërblimit i njohur edhe si ‘nucleus accumbens’.

 

Studimet kanë shfaqur një lidhje mes këtij gjenit dhe depresionit në fushën e hipokampusit –  fushë e cila kontrollon emocionet dhe kujtesën, dhe është fokus i hulmtimeve që e studiojnë depresionin, transmeton Periskopi.

Mary Kay Lobo, asistente në Departamentin e Anatomisë dhe Neurobiologjisë, thotë se ‘Ka shumë zona të trurit të cilat e afektojnë direkt depresionin’./Periskopi/

Shpërndaje në: