Connect with us

Lajme

Të burgosurat në Lipjan shpresojnë lirinë në ditën e Pavarësisë

Në Qendrën e vetme Korrektuese për femra dhe të mitur janë 94 të burgosur. 25 prej tyre i kanë dërguar kërkesë për lirim presidentit Hashim Thaçi.

Published

on

Ndërsa, Heset Loku, drejtor i kësaj Qendre, thotë se për dallim nga vitet e kaluara sivjet nuk do të organizohet ndonjë koncert.

“Sa i përket festimeve për nder të Ditës së Pavarësisë, 17 Shkurtit, ne viteve tjera kemi organizuar edhe koncerte me përfaqësuesit e estradës së Kosovës mirëpo këtë vit nuk kemi arritë të kontaktojmë me dikë që ka qenë i gatshëm për shkak të angazhimeve që i kanë në prag të festës”, tha Loku.

E burgosura, Valentina Tufina, e njohur si “Tezja e Kokainës”, për shkak të pamundësisë që të aplikojë vetë, shpreson se Presidenti do të falë ndonjë të burgosur tjetër.

“Shumë mësim merr nga burgu. Unë s’e kam ditë. Ky është universitet për mua. I them Presidentit se çdo njeri gabon në jetë por duhet me fal dikush që të mësojnë dhe të tjerat”, tha Tufina.

Ndërkaq, Doruntina, e burgosura që në Qendër hyri si e mitur, konsideron që kjo kohë i ka shërbyer për të reflektuar mbi veprimet që do t’i bëjë në të ardhmen.

“Çdo njeri gabon, unë jam 20 vjeçare dhe kam marrë shumë shkollë këtu që kurrë më nuk mundem me gabu”, u shpreh Doruntina.

Në kohën kur ishte presidente, Atifete Jahjaga, nuk e kishte falur asnjë prej femrave dhe të miturve të kësaj Qendre.

Këtë e konsideron diskriminim Adelina, e dënuara me 18 vjet burgim për vrasje.

Ajo shpreson se këtë vit do ndryshojë vullneti i Presidentit për këtë kategori.

“Unë po shpresoj që Presidenti kësaj here ka me bo diçka. Nuk është e rëndësishme kush falet, është me rëndësi që është fillim i mbarë nëse veç ndërmerr diçka në këtë drejtim. Ju uroj festën gjithë shqiptarëve”, tha Adelina.

Në Zyrën e Presidentit sivjet kanë shkuar 694 kërkesa për falje nga të burgosurit e të gjitha qendrave korrektuese. /kallxo.com/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending