Connect with us

Lajme

Tahiri – Selimit: Dilni në opozitë dhe ta rrëzojmë këtë Qeveri

Published

on

Deputetët në seancën e sotme të Kuvendit kanë diskutuar edhe për Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës. Kjo çështje e ka përplasur ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirin, i cili ka kërkuar që AAK-ja të dalë në opozitë për ta mundësuar rrëzimin e Qeverisë.

Selimi fillimisht tha se miratimi i këtij Projektligji është obligim që vjen nga marrëveshja e MSA-së dhe se është e rëndësishme që të respektohet marrëveshja e parë kontraktuale që Kosova e ka me BE-në.

“Sa i përket shqetësimeve që u ngritën për blerjen e pronave nga shtetet jo mike si Rusia, Kina, Serbia, etj., unë po ju siguroj që kemi mekanizma të mjaftueshëm shtetërore që t’i kontrollojnë transaksionet e tilla e kemi inteligjencën financiare, rregulloret e BE-së. Ajo që duhet ta shohim me sy tjetër është mundësia që ky ligj i jep diasporës shqiptare që të ketë prona këtu”, tha Selimi, duke shtuar se diaspora nga Gjermania do të ketë më shumë mundësi që të përfshihet në Kosovë edhe duke blerë pronë.

Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se kjo Qeveri është e painteresuar që ta mbështesë këtë nismë.

“Vërtet ju përgëzoj për angazhimin tuaj personal për me çu një nismë të tillë përpara. Në anën tjetër sesa kjo mazhorancë dhe ky kryeministër është i interesuar për me i mbështet ato kategori që i përmendet ju po e shihni edhe ju sot në Kuvendin e Kosovës. Mazhoranca sot nuk ka krijuar kushte për me kalua një politikë e tillë, po del e parëndësishme për ju”, u shpreh Tahiri.

Ai tha që kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi dhe vendi të shkojë në zgjedhje sa më parë.

“Këtu po e shohim jo seriozitetin tuaj dhe të kësaj qeverie në raport me një politikë me një obligim tonin në raport me BE që e kemi marrë dhe është dashur të kryhet para 5 viteve. Vendi duhet të shkoj në zgjedhje sa ma shpejt dhe ju duheni me ju bashku opozitës me i bo votat bashkë me e çu këtë qeveri në shtëpi sepse nuk keni potencial me kalu as edhe një ligj të vetëm, dhe ekzistenca ma tutje e kësaj qeverie nuk ka kuptim”, u shpreh Tahiri.

Në kundër-replikë, ministri Selimi shtoi se obligimet që dalin nga MSA-ja duhet t’i shohin si obligime të përbashkëta, të pozitës dhe opozitës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending