Zidane shumë i mllefosur në konferencën për media, u pyet rreth kontratës së Ramosit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane në konferencën për media, kur u pyet rreth të ardhmen së kapitenit të skuadrës, Sergio Ramos, ka reaguar shumë ashpër, përcjell Periskopi.

“Ju gjithmonë më pyesni për të njëjtën gjë, mahnitëse”, u përgjigj Zidane kur u pyet për Ramosin.

“Po e përsëris, dua ta zgjidhë këtë çështje. Por ne e kemi një ndeshje nesër dhe po mendojmë për këtë ndeshje”, shtoi ai.

Kontrata e Ramos është njëra prej temave më të përfolura në Real Madrid, pasi spanjollit i skadon ‘ujdia’ më 30 qershor. /Periskopi

Videoja tregon se Zidane kishte prekjen më të mirë të topit në histori të futbollit

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane ishte sinonim i magjisë.

Karriera e francezit përfundoi me një shije të hidhur, pasi u përjashtua në finalen e Kupës së Botës kundër Italisë.

Por, derisa ky përjashtim dëmtoi rëndë reputacionin e tij, ai duhet të mbahet mend për brilancën që dhuronte në fushë ndër vite, para çmendurisë së 2006-tës, transmeton Periskopi.

Zidane luajti për Juventusin dhe Real Madridin gjatë karrierës së tij.

Ai fitoi tre tituj nacional, poashtu edhe një herë Champions Leaguen.

Zinedine Zidane in action for Real Madrid

Ai gjithashtu bëri 108 paraqitje për Kombëtaren e Francës, duke ndihmuar atë në triumfin e vitit 1998 dhe Kampionatin Evropian më 2000.

Deri në kohën kur u pensionua më 2006, ai konsiderohej si një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve.

Por çka e bënte Zidanen kaq të veçantë? Epo, ai ishte një futbollist që bënte magji me topin në këmbë.

Zinedine Zidane in action for Real Madrid

Ishte i mirë në ajër dhe gjithmonë kishte sens për pozitën e portës.

Mirëpo, vetia e tij më e mirë padyshim ishte prekja e parë e topit. Në fakt, Zidane mund ta ketë pasur prekjen më të mirë të topit në histori.

Një video që e nënvizon këtë po shpërndahet në Twitter. Për dy minuta, shihet Zidane duke dhuruar prekje të jashtëzakonshme.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Zidane shpjegon arsyen pse Isco zhvilloi vetëm 15 minuta ndaj Getafes

Periskopi.com Sporti

Skuadra madrilene, Real Madridi mposhti mbrëmë Getafen me rezultat 2 – 0, transmeton Periskopi. 

Ajo që ngriti spekulime është se pse Zidane vendosi që përkundër mungesave, mesfushorin spanjoll, Iscon të linte në stol dhe të zhvillonte vetëm 15 minuta.

I pyetur lidhur me situatën e spanjollit, tekniku francez tha se lojtari nuk ishte i gatshëm.

“Isco nuk mund të niste. Ai ka stërvitur vetëm një herë me skuadrën”.

 

“Për këtë arsye i kam dhënë vetëm 15 minuta. Kjo është e gjitha”, tha ai.

 

Real Madridi momentalisht është në pozitën e dytë, pesë pikë prapa Atleticos që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi

 

Zidane i frustruar: Pse ta lë Realin? Unë bëj çfarë të dua

Periskopi.com Sporti

Trajneri spanjoll i Real Madridit, Zinedine Zidane ka reaaguar ashpër në pyejtet që i janë bërë lidhur me një largim të mundshëm nga skuadra mbretërore, shkruan Periskopi

Gazetarët spanjoll e pyetën Zizunë për mbështetjen e klubit dhe a ndihej i rrezikuar se do e humbte punën e tij si trajner i “Los Blancos”.

“Jo nuk jam marrë në pyetje nga klubi asnjëherë, përse! Unë ndjej mbështetjen e tyre në këtë aspekt”, shtoi ai.

“Përse ta braktis Realin? Unë bëj atë që dua dhe më pëlqen”, tha Zidane.

Ai u pyet edhe për vazhdimin e kontratës.

“Vazhdimi i kontratës? Me rëndësi është që nesër kemi ndeshje për të zhvilluar”, u përgjigj me dinakëri Zinedine Zidane.

E konfirmon Real Madridi: Zidane është shëruar nga Covid-19

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është shëruar nga COVID-19 dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Tekniku francez ishte pozitiv me COVID-19, andaj humbi dy ndeshjet e fundit, mirëpo tani është shëruar plotësisht, meqenëse ka dal dy herë negativ.

Reali përmes një komunikate bëri të ditur se Zidane i është ribashkuar skuadrës në vikend.

Nga ana tjetër, në stërvitje janë rikthyer edhe treshja si Lucas Vazquez, Dani Carvajal dhe Sergio Ramos që vuanin nga lëndimet.

Ndërkohë, presidenti i klubit Florentino Perez ka dal pozitiv me COVID-19.

U turpërua mbrëmë nga skuadra e divisionit të tretë, Zidane drejt shkarakimit – ja kush pritet ta zëvendësojë

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Real Madridit është mposhtur nga skuadra e divisonit të tretë, Alcoyano mbrëmë në kuadër të Copa del Rey, shkruan Periskopi.

Pas humbjes ‘turpëruese’ po vazhdon të ketë spekulime rreth një largimi të mundshëm të timonierit, Zinedine Zidane.

Dhe kjo do të thotë që vetëm gjashtë ditëve, Real Madridi i humbi dy trofe të ndryshmë, pasi javën e kaluar u mposht në gjysmëfinale të SuperKupës së Spanjës nga klubi i Athleticos.

Sipas ESPN Argentina, Real Madridi e ka zgjedhur tashmë trajnerin e River Plate, Marcelo Gallardo, për ta pasur Zidanin.

Megjithatë, pas ndeshjes, Zizu e mori mbi supe përgjegjësine e humbjes, duke i mbrojtur lojtarër e vet.

Zidane pas humbjes së mbrëmshme: Nuk është turp …

Periskopi.com Sporti

lcoyano ishte surpriza e natës së mbrëmshme, e cila arriti që të eliminojë Real Madridin nga Copa del Rey pas fitores 2-1.

 

Këtë fitore klubi i ligës së tretë spanjolle, e mori pasi ndeshja shkoi në vazhdime.

Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane në një deklaratë tha se është e gjithë përgjegjësia e tij për humbjen dhe eliminimin nga kjo garë.

“Unë jam trajneri dhe përgjegjësia është e gjitha e imja. Unë mendoj se lojtarët akoma besojnë tek unë, por ju duhet t’i pyesni ata”, u shpreh ai.

Francezi më pas tha se nuk është ndonjë turp i madh ose diçka e ngjashme pasi ndodhi ky eliminim. “Këto gjëra ndodhin në futboll. Një ditë tjetër ku ndjejmë dhimbje, nuk na pëlqen të humbasim. Ne do të vazhdojmë të luftojmë përpara për trofetë e mbetur”, përfundoi ai.

Zidane jep premtimin e madh për të ‘harruarin’, Odegaard

Periskopi.com Sporti

Të gjithë janë të njëjtit mendim se trajneri i Real Madridit, Martin Odegaard e ka lënë në harresë mesfushorin norvegjez, Martin Odegaard, shkruan Periskopi.

Mirëpo, siç duket Zinedine Zidane ende beson fuqishëm Odegaard.

Sipas francezit, koha e Odegaardit do të vijë.

“Është shumë lojtar popullor gjatë dhomës së zhveshjes, do jetë në këtë klub për shumë viti”.

“Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë, ka shumë për t’i ofruar klubit shumë shpejtë”, deklaroi ai.

Që nga viti 2019 mesfushori norvegjez ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 31 paraqitje me klubin madrilen. /Periskopi

 

Probleme serioze për Zidanen, 150 milionë euro qëndrojnë në bankën rezervë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke hasur në probleme serioze.

Tekniku francez ka bërë ndryshime të shumta në formacion, derisa lojtarët që kanë kushtuar shumë janë duke qëndruar në stol.

Eder Militao, Alvaro Odriozola, Martin Odegaard dhe Luka Jovic mezi kanë luajtur në ndeshjet e fundit, vlera e të cilëve në total është 150 milionë euro.

Asnjëri nga ta nuk ka më shumë se 25 vjeç që nënkupton që mosha mesatare është 23 dhe të gjithë janë duke konsideruar të ardhmen në klub, por kërkojnë minuta që deri me tani nuk i kanë.

Nacho ka kaluar Militaon në zgjedhjet e Zidanes që qëndron prapa Ramosit dhe Varane, derisa tekniku francez është duke e vendosur Lucas Vazquez si mbrojtës i krahut të djathtë në vend të Odriozolas.

Odegaard nuk është duke arritur të përformojë para Luka Modric, Casemiro dhe Toni Kroos.

Ndërsa, Jovic që nuk ia doli të zë vendin e Karim Benzema është edhe pas Mariano Diazit.

Kjo është duke i shkaktuar probleme të mëdha Zidanes, derisa klubi do konsiderojë të flas me trajnerin në ditët në vijim.

Zidane ua mbyllë derën lojtarëve që duan të largohen në janar

Periskopi.com Sporti

Në përgatitjen e ndeshjes së Real Madridit në LaLiga Santander kundër Elche, Zinedine Zidane  deklaroi si i kënaqur me skuadrën e tij dhe duket se përjashton çdo largim të janarit.

Los Blancos përballen me Elche të mërkurën në Estadio Martinez Valero dhe me një orar të ngjeshur që vjen, francezi pret të vazhdojë me grupin që aktualisht ka në dispozicion, pa asnjë arritje ose largim.

“Ata janë shumë të përqendruar,” ka thënë Zidane pas pushimit të lojtarëve në Krishtlindje.

“Të gjithë janë në planet e mia”, shtoi francezi.

Zidane kështu mbajti një qëndrim përpara afatit kalimtar të janarit, në të cilin nuk pritet të ketë shumë lëvizje në Real Madrid.

Lojtarë të tillë si Isco , Marcelo , Luka Jovic dhe Mariano Diaz , të cilët nuk po marrin shumë minuta për të luajtur, janë ata për të cilët është folur në lidhje me largimet.

Megjithatë, Zidane është i kujdesshëm ndaj kërkesave të lojtarëve dhe duket se dëshiron të mbajë skuadrën e tij të plotë ndërsa përgatitet të bëjë rotacionet e nevojshme për të vazhduar garat në të katër frontet: LaLiga Santander, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit.

Zinedine Zidane injoron Ronald Koemanin

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane ka thënë se është ndier i bezdisur nga deklaratat e trajnerit të Barcelonës, Ronaldo Koeman, i cili kishte folur haptazi për paraqitjen e gjyqtarit në fitoren e Real Madridit 3:1 kundër Eibarit të dielën mbrëma.

Gjatë asaj ndeshje ndodhi një incident kontrovers, kur goditja e topit me kokë nga Yoshinori Muto u devijua nga bërryli i Sergio Ramosit brenda zonës.

Duke folur në një konferencë për media të nesërmen, Koeman kishte thënë se gjyqtari është dashur të jepte penallti në favor të Eibarit për prekje të topit me dorë nga Ramos

Trajneri i Realit Zidane është pyetur për këtë dhe nuk e ka fshehur pakënaqësinë me deklaratën e homologut të vet.

“Më pengon kjo sepse unë kurrë nuk përfshihem në debat për gjyqtarët”, tha Zidane të martën kur u pyet për komentet e Koemanit.

“Gjyqtarët janë pjesë të lojës. Ata mund të bëjnë gabime, si lojtarët dhe të gjithë ne në jetë. Për shkak të respektit për deklaratat e Koeman, nuk po them asgjë. Po mendoj për lojën e nesërme (kundër Granada)”, shtoi ai.

“Është e bezdisshme të flasësh për këtë. Ne jemi të interesuar në ndeshjen e nesërme. Duhet të përqendrohemi”.

Ky është reagimi i Zidanes pas fitores 31 – 0 të Real Madridit U9

Periskopi.com Sporti

Gjatë vikendit skuadra U9 e Real Madridit mposhti Villaverde San Andres, me rezultat të ‘çmendur’ 31 – 0.

Ky rezultat është tejet i thellë, andaj trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane ka reaguar duke kërkuar nga lojtarët të mos e përsërisin prapë dhe të kenë respekt për kundërshtarët.

“Lojtarët janë aty dhe mund të luajnë, por fatkeqësisht mund të ndodh në fushë”.

“Është e shëmtuar të pranosh 31 gola, por është garë kur trajneri nuk mund të thotë mos sulmoni”.

“Varet nga federata. Në basketboll kur je plus 50 pikë, ndeshja ndalon, duhet të shikosh për zgjedhje”, tha ai.

Ndërkohë, kujtojmë se Reali sonte (e martë) do përballet me Athletic Bilbaon

Zidane zbulon skuadrën favorite në CL këtë sezon

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane ka parashikuar se Atletico Madridi është favoritë për të fituar titullin e La Ligës në këtë edicion.


Real Madridi dhe Los Rojiblancos takohen sonte në kuadër të javës së 13-të, e që do të jetë një takim për t’u mos humbur.

Atletico aktualisht është lider në ligë me 26 pikë, derisa Real Madridi që është kampion në fuqi gjendet në vendin e katërt me gjashtë pikë më pak.

“Është Atletico favorit për ta fituar titullin? Natyrisht se po. Kjo është e pakta që ata po tregojnë”, ka thënë Zidane.

“Ata po tregojnë lojë të mirë në fushë, ata po fitojnë. Ata gjithmonë kanë qenë skuadër garuese, për një kohë të gjatë tashmë”.

Zidane me deklaratë të fortë: Nuk do të jem kurrë Alex Ferguson i Real Madridit

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e Zinedine Zidane te ‘Los Blancos’ po vjen duke u bërë gjithnjë e më e pasigurt, e ajo që ka bërë bujë të madhe është deklarata e tij pas fitores së Real Madridit ndaj skuadrës gjermane, Monchengladbach, përcjell Periskopi.

Zizu tha se ai nuk do të jetë kurrë Alex Ferguson i Real Madridit pas fitores së skuadrës së tij 2-0 ndaj Borussia Mönchengladbach.

“Unë kurrë nuk do të jem Ferguson [Sir Alex] i Madridit, kjo është e sigurt,” u tha ai gazetarëve.

Dhe këto dyshime u shtuan edhe më shumë kur francezi iu referua Sir Alex Ferguson, i cili kaloi më shumë se 20 vjet në Old Trafford. /Periskopi

Kjo ndeshje është ‘treni i fundit’, Zidane rrezikon shkarkimin nga Real Madrid

Periskopi.com Sporti

Real Madrid nuk po kalon aspak një moment të mirë. Humbja ndaj Shakhtar në Champions dhe 3 ndeshje pa fitore në kampionat kanë bërë që pankina e Zidane të lëkundet. Trajneri francez rrezikon të shkarkohet duke parë që nuk po arrin te fitoret, madje rrezikon që Reali të ngelet jashtë Championsit e ndaj Munchegladbach kërkohet me çdo kusht fitorja.

“Treni i fundit” për Zidane do të jetë në fundjavë ndaj Sevillias. Në rast se madrilenët nuk do të fitojnë as në këtë takim me shumë mundësi drejtuesit e klubit do të shkarkojnë francezin për të emrëuar një tjetër trajner në krye të stolit. Dy emrat më të lakuar janë Raul dhe Pochetino.

Tallje brutale me Real Madridin në internet, pas formës katastrofale në CL

Periskopi.com Sporti

Real Madrid u mposht nga Shakhtari me rezultat 2-0 në Ligën e Kampionëve duke rrezikuar seriozisht kualifikimin në fazën tjetër.

Në rrjetet sociale kanë filluar talljet me skuadrën spanjolle duke realizuar fotografi të ndryshme që u bënë virale në rrjetet sociale.

 

Këta janë katër futbollistët e Real Madridit që po e kërkojnë shkarkimin e Zidane

Periskopi.com Sporti

Kampioni i Spanjës, Real Madrid, vazhdon të përballet me një situatë aspak të këndshme.

Madrilenët në Ligën e Kampionëve e në veçanti La Ligan nuk po kalon mirë, ku mban vendin e katërt pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Alaves.

Një situatë që duket se ka krijuar shumë pakënaqësi brenda ekipit, me disa lojtarë që kanë arritur deri në atë pikë, sa kanë kërkuar largimin e Zinedine Zidane.

Sipas Don Balon, mes armiqve më të mëdhenj të trajnerit francez është Vinicius Junior. Braziliani nuk është zgjedhja e parë e Zizou, por luan më rregullisht falë formës jo shumë të mirë të Eden Hazard.

Përveç Vinicius, edhe dy brazilianë të tjerë shpresojnë që të vijë një ndryshim në stol. Një nga këta është Rodrygo Goes, i cili është i pakënaqur me trajnerin për aktivizimin e pakët.

Braziliani tjetër i zemëruar është Eder Militao, por aktivizimi me pikatore i këtij të fundit ka ardhur për shkak të paraqitjeve të këqija të bëra nga lojtari kur i është dhënë mundësia.

I katërti është norvegjezi Odegaard, që aktivizohet shumë pak, pasi është gënjyer në ndeshjen e parë të kampionatit.

 

Fjalët e Zizou pas humbjes shokuese kundër Shakhtarit

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane ka insistuar se ai nuk do të largohet nga Real Madridi, edhe pse pësoi humbje 2-0 në takimin e dytë në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos ishin mposhtur edhe në shtëpi nga skuadra katalunase, derisa mbrëmë rrezikuan kalimin e fazës së grupeve.

Kampioni i La Ligës nuk po kalon nëpër një formë të mirë as në kampionat e as në Evropë, mirëpo Zidane ka bërë të ditur se ai nuk e mendon dorëheqjen.

“Nuk do të jap dorëheqje”, ka thënë strategu francez. “Ne ishim shumë më të mirë në pjesën e parë, por na munguan golat”.

“Kemi bërë presion të mirë, kemi luajtur mirë. Topi nuk hynte brenda në portë. Kishim shanse dhe kemi goditur shtylla, mirëpo gjërat më pas u komplikua”.

“Jam i fortë dhe do jap gjithçka nga vetja. Mendoj se e kemi merituar të fitojmë. Kishim shanse. Nuk duhet t’i ulim kokat. Nëse keni një ecuri të keqe, ju duhet të vazhdoni”, ka shtuar më tej Zidane.

Real Madridit tani i duhet të mposhtë Borussia Monchegaldbachun, në mënyrë që të ketë mundësi që të kalojë fazën e grupeve.

Zidane tregohet poetik: Dielli del gjithmonë pas stuhisë

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka pasur problemet e tyre këtë sezon, por Zinedine Zidane është i bindur se ata do të gjejnë ritmin e tyre herët a vonë dhe nuk shqetësohet shumë nga forma e luhatshme e tyre në fillim të sezonit.

Fitorja në Ligën e Kampionëve kundër Interit i ka pozicionuar bukur për t’u kualifikuar nga grupi i tyre tani, por kampionët spanjollë qëndrojnë të katërt në La Liga përpara se të luajnë kundër Alavesit këtë të shtunë.

Zidane, i ftohtë si kurrë më parë, u pyet për qasjen e tij dhe mënyrën se si ai arrin të qëndrojë pozitiv gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes të premten.

“Ju duhet të besoni në veten tuaj dhe në punën tuaj. Lojtarët besojnë në të gjithashtu. Unë jam shumë pozitiv. Jam në një pozicion të privilegjuar dhe, në fund, dielli del gjithmonë pas një stuhie. Kjo është jeta”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Me cilësinë që kemi, ne do të kemi rezultate të mira. Do të kemi momente më të vështira, por do të përpiqemi të vazhdojmë tutje”.

Zidane e di që skuadrat e rrisin nivelin e tyre kur dalin kundër Real Madridit dhe, rrjedhimisht, ata gjithmonë duhet të jenë më të mirët për të garuar.

“Skuadrat vijnë më shumë se të ngarkuara kundër Real Madridit. Ne duhet të jemi në 150 për qind për të pasur një shans për të fituar. Por, nëse jemi në të njëjtin nivel me ata , atëherë cilësia jonë mund të bëjë një ndryshim”.

Sipas francezit, uljet dhe ngritjet e Los Blancos nuk kanë asgjë të bëjnë me një problem qëndrimi. Në vend të kësaj, ai i sheh ata si të barabartë për kursin në futbollin elitar.

“Nuk është një problem qëndrimi. Ky është futboll, dhe nganjëherë mund të kemi vështirësi që nuk mund t’i kuptojmë. Por, qëndrueshmëria në futboll është gjëja më e vështirë dhe ne duhet të punojmë për ta arritur atë çdo ditë. Nuk ka shumë kohë, por kjo është ajo që ne dëshirojmë”.

Nga pamja e jashtme, fitorja më e fundit ndaj Interit është parë si diçka që mund të heqë presionin anash, por francezi nuk e sheh atë në atë mënyrë.

“Nuk është kjo [një çlirim]. Nuk do të ndryshojë fakti që gjërat do të thuhen në lidhje me ekipin. Ne duhet ta durojmë këtë dhe duhet të vazhdojmë të japim më të mirën deri në fund”, përfundoi trajneri i Realit.

Sa larg nivelit të babait: Djali i Zidanes përfundon në Bundesliga 2

Periskopi.com Sporti

Djali i trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidanes, Enzo Zidane është futbollist i lirë dhe mund të nënshkruaj për ndonjërin nga klubet e Bundesliga 2, transmeton Periskopi.

Enzo mund të luajë në ekipin e Erzgebirge Aue, pasi gjermanët po e kërkojnë me ngulm dhe bisedimet po shkojnë në mënyrën e duhur.

Enzo nuk ka patur hapësira në klubin e parë të Realit dhe është shumë larg nivelit të babait të tij, ai me ish- klubin e tij, Almerias në sezonin e fundit ka bërë vetëm 4 paraqitje. /Periskopi