Fjalët e para të Xherdan Shaqirit pas rikthimit nga lëndimi (Foto)

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në fushë me bashkëlojtarët e tij te Liverpool, pas një lëndimi të gjatë.

Shaqiri u rikthye sot në stërvitje me skuadrën e Liverpoolit, pas një kohe të gjatë jashtë fushës për shkak të lëndimit, raporton Express.

Anësori nga Kosova i Kombëtares së Zvicrës shpreson se do të mundë të gjejë hapësirë në skuadrën e Jurgen Klopp, pasi është riaftësuar plotësisht nga lëndimi i pulpës së këmbës.

Ai shprehu gëzimin e tij që përsëri është në gjendje të stërvitë dhe luajë më shokët e skuadrës.

“Jam i lumtur që jam kthyer në fushë me djelmoshat!”, shkroi Shaqiri në Instagram.

Shaqiri mbeti jashtë fushës që prej muajt shtator për shkak të dëmtimit të kofshës. Klopp pati sugjeruar se riaftësimi i tij po zgjaste kaq shumë për shkak se ai ka shumë muskujt në këmbë.

Sidoqoftë, 28-vjeçari është rikthyer në stërvitje tamam në kohë për ndeshjen e fundjavës që Liverpooli do ta zhvillojë kundër Crystal Palace në Premierligë.

Shaqiri do të shpresojë se do të grumbullohet nga trajneri gjerman për këtë ndeshje në Londër.

Me Mohamed Salah në dyshim të madh për shkak të lëndimit të vazhdueshëm me nyjën e këmbës, Shaqiri mund të jetë opsion i dobishëm për Liverpoolin, qoftë si titullar apo zëvendësues.

 

Shaqiri befason me deklaratën e fundit për Jurgen Klopp

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri tash e një kohë nuk është duke gjetur hapësirë tek skuadra e Liverpoolit.

Madje, mediet e shumta angleze kanë raportuar se Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë merkatos verore.

Mirëpo në një intervistë për Blick, futbollisti nga  Gjilani, ka pohuar se ka shumë raporte të mira me trajnerin gjerman, Jurgen Klopp.

“E kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ai na e bën punën tonë shumë më argëtuese. Jam i lumtur. Jam relativisht afër të jem në ekipin e parë të Liverpoolit, në fakt jam shumë afër”, ka thënë Shaqiri.

Xherdan Shaqiri, kohët e fundit nuk është përfshirë as në skuadrën kombëtare të Zvicrës nga trajneri Vladimir Petkovic.

Shaqiri me taktikë tjetër për t’i hyrë në qejf Kloppit, mbjell flokët për t’u dukur më i ri

Periskopi.com Sporti

Ka disa javë që mesfushori Xherdan Shaqiri është jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Duket se futbollisti shqiptar e ka shfrytëzuar këtë kohë të lirë për të përmirësuar dukjen.

Mediumet angleze shkruajnë se Shaqiri ka bërë transplant të flokëve.

Ndryshe, anëtari i Liverpoolit pritet të kthehet pritet të rikthehet këtë muaj për të luajtur.

Trajneri Jurgen Klopp, sivjet nuk i ka dhënë shumë hapësirë reprezentuesit të Zvicrës duke e lënë më tepër në bankë rezervë.

Mediat britanike: Xherdan Shaqiri do t’i bashkohet Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli dhe do t’i bashkohet Arsenalit në fund të këtij sezoni, sipas mediave britanike.

Në Emirates, anësori nga Kosova do t’i gjente dy shqiptarë të tjerë, bashkëlojtarin e vet te Kombëtarja e Zvicrës, Granit Xhakën, dhe ish-mbrojtësin e Gjermanisë, Shkodran Mustafin.

28-vjeçari nga Gjilani i ka bërë vetëm katër paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat deri tani këtë sezon.

Një seri lëndimesh dhe gara e fortë për një vend në sulm kanë bërë që mundësitë e Shaqirit për të luajtur në skuadrën e Jurgen Klopp të kufizohen dukshëm këtë sezon.

Sipas Football Insider, Shaqiri do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

Besohet se ai është i vetëdijshëm se është duke e luftuar një betejë të humbur për kundër Roberto Firmino, Sadio Mane dhe Mohamed Salah për vijën e sulmit.

Klopp nuk do ta pranonte largimin e tij në janar, por do të pajtohej la linte të lirë anësorin në verë.

Liverpooli nuk është klub për Shaqirin, largimi i tij në janar është i domosdoshëm

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri vërtet ka qenë një prej futbollistëve më fatkeq te Liverpooli.

Kosovari u transferua në “Anfield” me shpresën se më në fund do të mund ta përmbushte si duhet potencialin e tij, por është lënë vazhdimisht jashtë formacionit nga Jurgen Klopp, raporton Periskopi.

Natyrisht, deri diku është i arsyeshëm vendimi pse gjermani nuk po starton me Shaqën kur marrim parasysh se në sulm ka emra si Roberto Firmino, Mohamed Salah dhe Sadio Mane, por vetëm 25 minuta lojë për të këtë fushatë janë thjesht shumë pak.

Shaqiri ka bërë gjithësej katër paraqitje këtë sezon, dhe ato krejt të vonshme, derisa në total ka qenë në fushë vetëm 25 minuta.

LONDON, ENGLAND - Sunday, August 4, 2019: Liverpool's Xherdan Shaqiri celebrates after scoring the first penalty of the shoot-out during the FA Community Shield match between Manchester City FC and Liverpool FC at Wembley Stadium. Manchester City won 5-4 on penalties after a 1-1 draw. (Pic by David Rawcliffe/Propaganda)

Për një lojtar i cili ka dhënë maksimumin në secilin rast që i është dhënë madje duke u treguar edhe vendimtar në disa momente, kjo shume lehtë mund të quhet si poshtëruese.

Sigurisht, në janar do të ketë klube të interesuara për të dhe urojmë që sa më shpejt të ndryshojë ambient dhe ta gjejë veten diku ku i besohet minutazhi.

Paraqitja e tij e fundit ishte në shtator, disa minuta në fund kundër Napolit, derisa dëmtimi do ta lë atë jashtë edhe për tri javë të tjera.

Më së shpejti, Shaqa mund të kthehet për ndeshjen kundër Crystal Palace, më 23 nëntor, por sigurisht, ai do ta bëjë këtë rikthim pa u vërejtur shumë në bankën rezervë. /Periskopi.com/

Klopp: Shaqiri po ia sheh sherrin muskujve të mëdhenj

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka dhënë detaje rreth gjendjes së Xherdan Shaqirit, i cili po mungon në ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.

Klopp ka potencuar se kosovarit i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar, pasi muskujt e tij të mëdhenj kanë nevojë për më shumë rehabilitim.

“E kam takuar Shaqirin sot në mëngjes dhe kam biseduar me të. Do të nevojitet edhe pak kohë derisa të kthehet,” u shpreh ai.

“Muskujt e mëdhenj, fatkeqësisht, i duhet pak më shumë kohë për t’u shëruar.” /Periskopi.com/

Më në fund zbulohet misteri, Shaqiri: Ja pse e refuzova Zvicrën

Periskopi.com Sporti

Ylli i Kombëtares së Zvicrës në futboll, Xherdan Shaqiri më në fund ka zbuluar misterin rreth situatës kontraverse që u krijua muajin e kaluar.

U raportua se ai refuzoi ftesën e Kombëtares për shkak se nuk u emërua kapiten i reprezentacionit.

E tani, Shaqa ka sqaruar gjithçka duke thënë se ai nuk ishte në nivelin e duhur të lojës andaj vendosi të mos i bashkohej grupit.

“Nuk u ndjeva i aftë ta ndihmoja kombëtaren në muajin shtator,” u shpreh ai.

“Në konsultim me drejtuesit e Kombëtares hoqa dorë nga ftesa për t’u përqendruar te klubi. Doja të kthehesha në nivelin maksimal për të mundur t’i ndihmoj shokët e kombëtares. Më duhej pushim”, ka deklaruar Shaqiri, i cili do të mungojë edhe në ndeshjet e tetorit, këtë herë për shkak të lëndimit. /Periskopi.com/

Shaqiri është shëndrruar në problem të madh për Zvicrën, kontaktohet edhe Jurgen Klopp

Periskopi.com Sporti

Eleminatoret e Kampionatin Evropian ristartojë brenda dy javësh, me Kombëtaren e Zvicrës që zhvillon dy ndeshje, kundër Danimarkës dhe Irlandës.

Mirëpo, helvetikët po përballen me probleme serioze të brendshme, derisa të gjithë fansat janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e ndeshjeve, raporton Periskopi.

Djretori i Kombëtares e ka njoftuar trajnerin, Vladimir Petkovic se duhet të zgjidhë disa probleme e një ndër ta është edhe Xherdan Shaqiri.

Shaqa refuzoi të luante në përballjet kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.

Të hënën u diskutua kjo temë mes palëve, megjithatë nuk kishte asnjë marrëveshje, derisa raportet e Shaqirit me Petkovic mbeten të këqija.

Nga Zvicra kontaktuan edhe me trajnerin e Shaqirit, Jurgen Klopp, por që ky i fundit u tregua profesional duke mos dashur të përzihet në këtë çështje.

Sipas mediave në Zvicër, Shaqiri dëshiron shiritin e kapitenit, të cilin momentalisht e mban Granit Xhaka. /Periskopi.com/

Klopp gati për ndryshime të mëdha në formacion – Shansi për Shaqirin

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp është i gatshëm që të bëjë disa ndryshime të mëdha në formacionin e Liverpool.

Liverpool e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme edicionin e ri të Premierligës, duke shënuar gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e para.

Pas këtij starti fantastik, ‘Reds’ do të luajnë në kuadër të Kupës së Ligës, ku përballë do të kenë skuadrën e MK Dons.

Klopp pritet që në këtë ndeshje të bëjë ndryshime të mëdha në formacion, në mënyrë që t’i pushojë lojtarët kryesorë të skuadrës, përcjell lajmi.net.

Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për yllin kosovar, Xherdan Shaqiri, për të fituar hapësira.

Minuta pritet të ketë edhe për Oxlade Chamberlain, Lallana e Dejan Lovren. Liverpool konsiderohet favorit absolut për të kaluar tutje.

Fansat e Liverpoolit do ta duan edhe më shumë Xherdan Shaqirin pas deklaratës së fundit

Periskopi.com Sporti

Ylli kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka thënë se dëshiron të qëndrojë në “Anfield” dhe se dëshiron ta kthejë titullin në “Merseyside” pas 30 vjetësh.

Reprezentuesi i Kombëtares së Zvicrës triumfoi në garën për në Champions League edicionin e kaluar, por ai tani e kërkon edhe trofeun e Premier Leagues me skuadrën.

“Ndihem shumë rehat këtu. Kemi një trajner të shkëlqyeshëm, një klub të shkëlqyeshëm. Ndjehemi si një familje”, ka thënë Shaqiri.

“Shpresoj se mund ta sjellim Ligën Premier në Liverpool pas 30 vjetësh”, ka shtuar ai për Telefoot. /Periskopi.com/

Shaqiri: Jam i mërzitur që s’po luaj

Periskopi.com Lajme

Xherdan Shaqiri e ka pranuar se po vuan nga mos aktivizimi në ndeshjet e Liverpoolit këtë sezon, duke thënë se nuk mund t’i kërkojë çdo herë trajnerit Jurgen Klopp ta fusë në lojë.

Superylli shqiptar i Zvicrës i ka bërë vetëm dy paraqitje nga stoli për të kuqtë deri tani këtë sezon. Edhe sezoni i tij debutoi me kampionin e Evropës shkoi ngjashëm, pasi shumicën e kohës nuk luajti, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari luajti pesë minutat e fundit në fitoren e Liverpoolit kundër Newcastle United të shtunën dhe u la në bankën rezervë edhe kundër Napolit për ndeshjen e parë të skuadrës së Kloppit në Ligën e Kampionëve sonte në Sao Paolo.

Por, Shaqiri këmbëngul se është i përkushtuar ndaj kauzës në Anfield, me gjithë mundësitë e pakta për të luajtur.

“Nuk është e lehtë për mua, natyrisht se jam i mërzitur”, tha Shaqiri për Teleclub.

“Por duhet të jesh në gjendje ta përballosh këtë dhe duhet ta pranosh po ashtu. Nuk mund t’i kërkosh trajnerit të fusë në çdo ndeshje”, shtoi ai.

Shaqiri pohon se është i lumtur në Liverpool dhe se dëshiron ta mbyllë këtë sezon si fitues i Premierligës.

“Ndihem shumë rehatshëm këtu. Ne kemi një trajner të madh dhe një klub të madh. Është një njësi familjare. Shpresoj se mund ta fitojmë Premierligën pas 30 vjetëve”, theksoi shqiptari.

Ja me çfarë note u vlerësua Shaqiri pas paraqitjes së shkurtër në humbjen kundër Napolit

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri u inkuadrua vetëm në minutën e 87-të në humbjen e Liverpoolit kundër Napolit me rezultat 2-0, në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.

Golat nga Dries Mertens dhe Fernando Llorente ia siguruan një fitore të madhe napolitanëve në terren të vetë, raporton Periskopi.

I çuditshëm është fakti se Jurgen Klopp, përkundër që ishte duke u mposhtur në 10 minutat e fundit, reagoi me vetëm një zëvendësim.

Pasi e kishte kompletuar një në minutën e 66-të duke e futuru Gini ëijnaldumin në vend të James Milnerit, tekniku gjerman i dha mundësi Shaqirit për tre minuta, me kosovarin që u fut në vend të Jordan Hendersonit.

E Shaqa, për aq pak minuta sa luajti, është vlerësuar me notën 5.9 nga “Whoscored”.

Sadio Mane (7.4) pati notën më të lartë te “Të Kuqtë”.

Portieri i Napolit, Alex Meret ishte më i vlerësuar duke marrë notën 7.6. /Periskopi.com/

Ish-trajneri i Zvicrës: Shaqiri është artist, për të duhet të kujdesesh si për lule

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e ka komentuar mungesën e Xherdan Shaqirit në Kombëtaren zvicerane për dy ndeshjet e shtatorit, duke thënë se Shaqiri duhet të mbahet si lule.

Së fundi, Shaqiri ishte në qendër të vëmendjes pasi që nuk e pranoi ftesën e Zvicrës për të marrë pjesë në dy ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 – kundër Irlandës dhe Gjibraltarit, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht, Kombëtarja e Zvicrës njoftoi se Shaqiri s’e ka pranuar ftesën pasi që dëshiron të përqendrohet te Liverpooli. Megjithatë, gazeta zvicerane Blick zbuloi se Liverpooli nuk është duke mbajtur stërvitje pasi që trajneri Jurgen Klopp u ka dhënë të gjithëve pushim.

“Xherdani gjithmonë ka luajtur duke synuar zemrat e shikuesve pasi që ai e ka gjallëruar lojën dhe ka pasur çapkënllëkun e vet. Nga natyra. Ai ka një karakter të mirë dhe është i ndërgjegjshëm. Ndonëse fare në fillim ka qenë pothuajse i turpshëm, që nga fillimi është integruar mirë në ekip. Është një lojtar ekipor, i cili mund t`i aktivizojë të tjerët”, tha Hitzfeld.

Kur u pyet se a i duhet Shaqirit përkujdesje më e madhe, në krahasim me lojtarët e tjerë, Shaqiri tha: “Lojtarët ofansivë si Shaqiri duan më shumë afërsi. Ata janë si bimët. Si lulet të cilat duhesh t`i kultivosh, t`i mirëmbash. Ata janë artistë, të cilët do të të japin gjithçka në fushë, nëse ti di t`iu qasesh ashtu si duhet. Mbrojtësit, për shembull, janë disi më brutë, të shumtën edhe për nga vetë karakteri”.

“Shaqiri ka nevojë për mbështetjen e trajnerit. Që ai ndonjëherë edhe t`ia hedhë krahun që t`i japë atij forcë. Kjo gjë për mua ka qenë e vetëkuptueshme”.

Mediat zvicerane raportuan se arsyeja e vërtetë prapa mungesës së Shaqirit është emërimi i Granit Xhakës si kapiten i skuadrës, pasi që pretendohet se Shaqiri kishte dashur të jetë ai kapiten. Mirëpo, Hitzelf thotë se ai i ka parë ata të dy vetëm si shokë ndërmjet vete.

“Ata kanë pasur tek unë vlerë të barabartë. Inler dhe Benaglio kanë qenë kapitenët e mi. Se si mund të ndikojë një vendim i tillë, i cili e vendos njërin mbi tjetrin, nuk mund ta vlerësoj pasi që nuk e kam përjetuar”, shtoi Hitzfeld.

“Por, në kujtim më mbetet loja e parë e Granitit. Kjo, për faktin se para lojës në Ëembley kundër Anglisë unë e pata pyetur: “Dhe, a ke besim se e bën?”. Ai, posa kishte mbushur 18 vjeç, më tha, pothuajse i fyer: “E pse jo?”. Kjo më pati impresionuar shumë, se sa i pjekur ishte ai për moshën e tij. Dhe unë jam i bindur se ai, së bashku me Xherdanin ka meritat për një të ardhme të madhe të Nati-t”.

Teknikisht, ish-mbrojtësi i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner, është ende kapiteni i parë i Zvicrës, mirëpo ai nuk është ftuar për këto ndeshje pasi që nuk e dëshmoi veten gjatë turneut parasezonal.

Lichtsteiner do të mbetet kapiten i parë i Zvicrës deri sa të pensionohet nga Kombëtarja ose vetë Kombëtarja të bëjë të ditur se ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Deri atëherë, Xhaka do ta ketë përgjegjësinë e kapitenit.

Salahu tallet me Shaqirin në Instagram

Periskopi.com Sporti

Vetëm disa minuta pasi Xherdan Shaqiri e postoi një fotografi të re në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram, Mohamed Salahu i komentoi duke e përqeshur atë që kishte postuar fotografi të vjetër të tij.

Të enjten, Xherdan Shaqiri vendosi ta publikojë një fotografi të tij duke qeshur, e cila ishte shkrepur para finales së edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve, kundër Tottenhamit.

Tifozët nuk e vërejtën që fotografia ishte e vjetër, deri në momentin kur këtë gjë e vërejti bashkëlojtari i Shaqirit në Liverpool, Mohamed Salah.

“@shaqirixherdan vëlla, kjo foto është nga finalja e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar. @dejanlovren06”, komentoi Salahu në fotografinë e Shaqirit.

Së fundi, Shaqiri ishte në qendër të vëmendjes pasi që nuk e pranoi ftesën e Zvicrës për të marrë pjesë në dy ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 – kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.

Fillimisht, Kombëtarja e Zvicrës njoftoi se Shaqiri s’e ka pranuar ftesën pasi që dëshiron të përqendrohet te Liverpooli. Megjithatë, gazeta zvicerane Blick zbuloi se Liverpooli nuk është duke mbajtur stërvitje pasi që trajneri Jurgen Klopp u ka dhënë të gjithëve pushim.

Pas këtij lajmi të Blickut, mediat zvicerane raportuan se arsyeja e vërtetë prapa mungesës së Shaqirit është emërimi i Granit Xhakës si kapiten i skuadrës, pasi që pretendohet se Shaqiri kishte dashur të jetë ai kapiten.

Teknikisht, ish-mbrojtësi i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner, është ende kapiteni i parë i Zvicrës, mirëpo ai nuk është ftuar për këto ndeshje pasi që nuk e dëshmoi veten gjatë turneut parasezonal.

Lichtsteiner do të mbetet kapiten i parë i Zvicrës deri sa të pensionohet nga Kombëtarja ose vetë Kombëtarja të bëjë të ditur se ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Deri atëherë, Xhaka do ta ketë përgjegjësinë e kapitenit.

Ajo që është në gjendje të bëjë Xhaka për ta rikthyer Shaqirin në Kombëtare është klas absolut

Periskopi.com Sporti

Habiti jo pak mungesa e Xherdan Shaqirit në këtë grumbullim të Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit.

Fillimisht u njoftua se sulmuesi kishte preferuar të qëndronte dhe të stërvitej te Liverpuli me trajnerin Klop, si një mënyrë për të fituar më shumë hapësira me kampionët e Europës. Megjithatë, së fundmi siç raportohet nga mediat zvicerane, mungesa e vërtetë e Xherdan Shaqirit është shiriti i kapitenit.

Kapiteni i parë është Stefan Likshtajner, mirëpo me mungesën e mbrojtësit, shiriti kaloi në krahun e Granit Xhakës. Shaqiri preferon të ishte ai kapiteni, ndaj refuzoi thirrjen nga Zvicra.

Ndërkohë, pas këtyre zërave ka reaguar edhe Xhaka, i cili shprehet se të dy janë të rritur dhe mund të flasin për këtë temë. Nëse sulmuesi është i pakënaqur prej shiritit, atëherë ai mund ta marrë atë, pasi për mesfushorin e Arsenalit kjo çështje nuk përbën problem.

“ Nëse shiriti i kapitenit është problemi, atëherë mund të ulemi bashkë dhe të bisedojmë. Jemi mjaftueshëm të rritur për të folur. Nëse është i pakënaqur prej shiritit të kapitenit, atëherë mund ta marrë. Shiriti nuk është i rëndësishëm për mua, dua të jap gjithçka për skuadrën, si me shiritin kapitenit si pa atë”, u shpreh Xhaka.

U tha se Shaqiri refuzoi Zvicrën sepse i mbeti hatri që nuk u emërua kapiten para Xhakës, ja çka thotë ylli i Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka i ka hedhur poshtë thashethemet në mediat zvicerane se bashkatdhetari i tij, Xherdan Shaqiri, e braktisi Kombëtaren e Zvicrës nga pakënaqësia se atij s’iu dha shiriti i kapitenit në vend të yllit të Arsenalit.

Gjatë ditëve të fundit, mediat zvicerane sugjeruan se vendimi i Xherdan Shaqirit për ta refuzuar Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Irlandës dhe Gjibraltarit nuk ka të bëjë me arsyetimin e tij se dëshiron të fokusohet në klubin e tij Liverpool, por është burim i pakënaqësinë së tij me vendimin e trajnerit Vladimir Petkovic për ta emëruar Granit Xhakën kapiten dhe jo atë.

Petkovic nuk e ka ftuar fare kapitenin Stephan Lichtsteiner, i cili s’po mendon të heqë dorë nga Kombëtarja përkundër moshës dhe rënies së formës, dhe në mungesë të tij e ka emëruar kapiten mesfushorin e Arsenalit, shqiptarin Granit Xhaka.

Shaqiri tronditi ditë më parë kur e njoftoi Federatën e Futbollit të Zvicrës së nuk do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar helvetik për dy ndeshjet e shtatorit, me arsyetimin se dëshiron të përqendrohet në klubin e tij Liverpool.

Megjithatë, Xhaka i ka hedhur poshtë thashethemet se ka përçarje në rritje në kampin zviceran.

“Unë mund vetëm të flas për atë sesa i rëndësishëm është ai për këtë ekip. Ai është lojtar i madh, me cilësi të mëdha. Ai mund të na ndihmojë në çdo ndeshje dhe ne jemi shumë të zhgënjyer që ai nuk është këtu me ne”, tha Xhaka në një konferencë për media të mërkurën, në prag të ndeshjes së Zvicrës kundër Irlandës.

“Por ne kemi edhe futbollistë të tjerë, të cilët janë cilësorë, po ashtu. Nuk dua të flas për atë sesi ka ndodhur dhe çfarë ka ndodhur, sepse nuk i di arsyet e sakta, ama e di që për këto ndeshje e kemi humbur një lojtar të madh”, përfundoi ai.

Shaqiri në luftë kundër Xhakës: Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Shaqa nuk pranoi të luante për Zvicrën

Periskopi.com Sporti

Ylli më i madh i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, bëri bujë para disa ditësh kur refuzoi ftesën për të luajtur me kombëtaren e Zvicrës në ndeshjet kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.

Ai ka deklaruar se donte të rrinte në Liverpool për të rikthyer besimin e trajnerit Jurgen Klopp, edhe pse nuk e ka asnjë paraqitje këtë sezon. Nëse do të donte ta bindte, ai sigurisht se do të shkonte të luante me Zvicrën për të treguar formë të lartë, shkruan Periskopi.

Megjithatë, problemi del të jetë edhe më i madh se që është menduar fillimisht. Shaqiri ka marrëdhënie të prishura me trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkoviq, dhe bashkëlojtarin e tij Granit Xhaka.

Blick kishte raportuar se Shaqiri nuk ka raporte të mira me trajnerin, dhe se shiriti i kapitenit mund të jetë arsyeja kryesore. Dhe, a e dini se kush e mban atë shirit? Granit Xhaka.

Shaqiri para se të shkonte në Euro 2016-shin e vitit të kaluar i ishte drejtuar medieve: ““Po sikur Kosova të më dojë si kapiten. Të gjithë duan të jenë kapitenë. Unë jam në krye të hierarkisë. Do të duhej t’isha me kapitenët. Unë jam padyshim i zhgënjyer”./Periskopi

Mendjemadhësia është bërë problemi kryesor i Kosovës: Rastet e turpshme të futbollistëve tanë

Periskopi.com Uncategorized

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e meshkujve, është në momentin më të mirë në historinë e saj katër vjeçare. Por, kushtëzimi i Lirim Kastratit ndaj trajnerit Bernard Challandes, i jep një negativitet të shtuar ekipit që edhe ashtu po përballet me lëndime dhe probleme tjera. Për fat të keq, mendjemadhësia është bërë tepër problematike edhe nga lojtarët e tjerë.

Lirim Kastrati është një futbollist 20 vjeçar i lindur në Kamenicë. Ai luan për Lokomotivën e Zagrebit dhe ka shënuar 15 gola në 53 ndeshje në pozitën e anësorit.

Ai bëri bujë me paraqitjet e mira te Kombëtarja e Kosovës U-21. Sidomos mbresëlënëse ishte ajo ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” që e fituam me rezultat 3-1.

Stadiumi i Kikës

 

Por, kësaj here futbollisti nga Kamenica është bërë për marre pasi u pranoi publikisht se i kishte vendosur kusht përzgjedhësit Challandes për ta pranuar ftesën për ndeshjet e rëndësishme të 7 dhe 10 shtatorit, shkruan Periskopi. Z.Kastrati e kishte marrë në pyetje trajnerin Challandes duke dashur ta dinte se a do të luante për Kombëtaren. Meqë Challandes nuk i kishte dhënë përgjigjen, ashtu siç edhe duhet të veprojë një trajner profesionist, atëherë Kastrati kishte refuzuar.

Kastrati më parë luante për ekipin e fshatit të Hogoshtit, Kikën, nga i cili klub u transferua në Shqipëri e më vonë edhe në Kroaci.

Por, për fat të keq, rasti i Kastratit nuk është i vetmi. Edon Zhegrova që luan për Baselin në Zvicër, ka bërë jehonë në opinionin sportiv për shkak të mos-disiplinës dhe jetës së çuditshme që e ekspozon edhe në rrjete sociale.

Zhegrova te Flamurtari

 

Edhe në fushën e lojës, në shumë raste Zhegrova është treguar së tepërmi vetjak duke e prishur shpirtin ekipor të Kosovës.

Karriera e ish lojtarit të Flamurtarit dhe Prishtinës nuk po ecë përpara, pasi ai sërish nuk ia ka nisur mirë kampionatit zviceran.

Një rast tjetër ku lojtari u vendos para ekipit dhe e shpërfilli dashurinë për kombëtaren është edhe ai i Ardian Ismajlit.

 

Ish mbrojtësi i 2 Korrikut luante për Kosovën U-21 dhe po bëhej gati të merrte edhe ftesën nga të rriturit. Por, Ismajli vendosi t’i bënte shantazh trajnerit Challandes, që nëse nuk do ta thirrte do të shkonte te Shqipëria.  Dhe duke marrë parasysh se sa profesional është trajneri ynë, i refuzoi shantazhin dhe mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, braktisi kombëtaren te e cila ishte kapiten, për të shkuar te kombëtarja kuq-e-zi.

Veç yjeve të kombëtares së Kosovës, probleme me mendjemadhësinë kanë pasur edhe yjet e tjerë nga Kosova në kombëtaret e tjera. Xherdan Shaqiri së fundi në mënyrë të papritur ka refuzuar të pranojë ftesën e Zvicrës për dy ndeshje vendimtare, edhe pse nuk ka luajtur asnjë minutë për Liverpoolin. Kjo ka bërë që tifozët helvetik t’i vënë në pikëpyetje karakterin, dhe një pjesë edhe ta ofendojnë.

Po njësoj ishte rasti me Lorik Canën. Cana gjatë kohës sa luante për Paris Saint Germain, kishte refuzuar ftesën e Shqipërisë U-21, duke kërkuar që të ftohej menjëherë në Kombëtaren A. Shqipëria, marrë parasysh mungesat që kishte pasur, e kishte pranuar atë në ekip.

Sidoqoftë, kemi edhe shembuj mjaft të mirë në anën tjetër. Njëri prej tyre është Loret Sadiku. Për shkak të dokumentacionit, Sadiku që luan në elitën turke, nuk ka mundur të paraqitej më për Kosovën, por ai në vazhdimësi ka refuzuar Shqipërinë – të cilën e akuzon që po e pengon t’i bashkohet kombëtares së tij.

Veç këtij, mjaft të përulur e të përkushtuar në kombëtare janë edhe Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe mbrojtësi Amir Rrahmani. /Periskopi

Klopp ka një lajm shumë të mirë për Xherdan Shaqirin

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri thuhet se nuk do të paraqitet për kombëtaren e Zvicrës në kualifikimet për “Euro 2020″, pasi që ai dëshiron të fokusohet 100 për qind tek skuadra e ‘The Reds”.

Para pak çastesh këtë e kanë bërë të ditur edhe gazeta prestigjioze në botë “Goal” , ku thotë se Shaqiri ka refuzuar ftesën nga Zvicra vetëm që të jetë më i përqendruar këtë edicon me Liverpoolin.

Kështu, vendimi i Shaqirit vjen pasi që Klopp i premtoj atij se do të aktivizojë më shumë.

Ndërkaq, skuadra e Liverpolit, pak orë më parë ka publikuar një shkrim ku thotë se Klopp e lavdëron Shaqirin dhe kërkon që ai të jetë në 100 për qindëshin e tij këtë sezon.

Tifozët e Liverpoolit në përkrahje te Shaqirit

Periskopi.com Sporti

Mesfushori ofensiv kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, vazhdon të ketë përkrahjen e tifozëve.

Shaqiri së fundi ka deklaruar se nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale në klub. Ai ka luajtur vetëm 11 minuta me skuadrën e parë këtë stinor, dhe atë në ndeshjen e Superkupës së Anglisë kundër Manchester Cityt, kur realizoi një penallti gjatë ekzekutimit të penalltive.

Shaqiri nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të Liverpoolit që nga atëherë, përfshirë dy në ligë dhe një për Superkupën e Evropës. Spekulimet për të ardhmen e tij në klub po vazhdojnë.

Të mërkurën pasdite Liverpooli në faqen e vet në Twitter postoi një video të Sadio Manes, Joel Matipit dhe Shaqirit duke treguar shkathtësitë e tyre. Video mori një numër të mesazheve të tifozëve të Liverpoolit që kanë treguar përkrahje për Shaqirin. Ata kanë kërkuar që Shaqiri të aktivizohet në fundjavë ndaj Arsenalit. “Lëre Shaqirin të luajë”, ka qenë një nga thirrjet e tifozëve.

Është raportuar më herët se për Shaqirin është duke shprehur interesim skuadra e Ligue 1, Monaco.