Xherdan Shaqiri dhe Dhurata Ahmetaj janë në lidhje tash e një vit, janë njohur nga miqësia e përbashkët

Periskopi.com Sporti

Së fundmi mediat zbuluan se futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është në një lidhje me këngëtaren Dhurata Ahmetaj e cila u bë shumë e njohur prej ngjashmërisë me Jennifer Lopez.

Udhëtimet e shpeshta të Dhuratës drejt Londrës janë pikërisht për të takuar futbollistin.

Ndonëse lidhja e tyre u zbulua tani, burime për “Prive.al” bëjnë me dije se çifti ka gati një vit bashkë dhe janë njohur nga miqësia e përbashkët.

Çifti ende nuk e ka bërë publike lidhjen dhe në rrjete sociale nuk kanë rënë aspak në sy që janë bashkë.

Xhaka dhe Shaqiri heqin dorë nga bonuset që i marrin te Zvicra

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe pjesa tjetër e lojtarëve së bashku me trajnerin e Zvicrës kanë vendosur të heqin dorë nga shpërblimet që do të duheshin të merrnin nga Federata.

Rreth 1 milionë franga do t’i lënë në arkat e Federatës së Zvicrës për të ndihmuar pas krizës që po kalon futbolli pas përhapjes së koronavirusit.

 

 

Në periudha si kjo duam që të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ndeshjet e vështira fitohen të gjithë bashkë”, ka thënë trajneri i helvetikëve, Vladimir Petkovic.

Me këtë gjest kemi dashur që të japim një sinjal solidariteti dhe të tregojmë afirmitetin tonë me Federatën Zviceriane të Futbollit”, ka shtuar kapiteni i Kombëtares, Stephan Lichtsteiner.

Liverpooli i gatshëm ta heqë qafe Shaqiri – ia cakton edhe çmimin

Periskopi.com Sporti

Gazeta italiane Calciomercato, e cituar edhe nga mediat e mëdha britanike, raporton se Liverpooli po i kërkon 16 deri në 18 milionë funte për shitjen e Xherdan Shaqirit në fund të këtij sezoni, kur të hapet afati kalimtar.

Gjatë dy vjetëve në Anfield, anësori nga Gjilani nuk ia ka dalë të zërë vendin e titullarin në skuadrën e Jurgen Klopp, përderisa si ka luajtur vetëm 256 minuta futboll këtë sezon.

Para se ky sezon të pezullohej përkohësisht për shkak të koronavirusit, Shaqiri hasi në vështirësi të mëdha shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme.  28-vjeçari i ka bërë vetëm dy paraqitje si titullar për skuadrën e Kloppit këtë sezon.

Ai gjithashtu ka luajtur disa minuta lojë në Ligën e Kampionëve, mirëpo së fundi u raportua se Liverpooli i ka kërkuar Shaqirit ta gjejë një klub të ri për t’u transferuar sapo të hapet afati kalimtar i verës.

Sipas të përditshmes spanjolle Sport, Liverpooli po i kërkonte 30 milionë euro për Shaqirin, përderisa një numër i klubeve janë të interesuara për t’ia ofruar futbollistët një sfidë të re në karrierën e tij.

Gazeta spanjolle sugjeron se Secilla, Roma dhe CSKA Moska janë të gjitha të interesuara për Shaqirin, mirëpo thekson se Sevilla shpreson që Liverpooli do ta ulë çmimin kërkues për shitjen e futbollistit. E kjo gjë tani duket se është bërë realitet, pasi që tani raportohet se Liverpooli e ka ulur çmimin e Shaqirit në 16 deri në 18 milionë funte.

Shaqirit i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën e tij në Anfield dhe kjo bën që Liverpooli të jetë në pozitë të mirë gjatë negociatave për shitjen e tij, përkundër që edhe vetë klubi e do largimin e tij.

Djokovic ndihmon Serbinë me 1 milion euro – Shaqiri, Xhaka e Rashica në gjumë dimëror

Periskopi.com Sporti

Tenisti i njohur serb, Novak Djokovic ka bërë publik lajmin se ka dhuruar një shumë prej 1 milion eurove për shtetin serb, në kohën e krizës shëndetësore.

“Fillimisht, do ta filloja me një falënderim për stafin mjekësor, i cili ka luftuar për shëndetin e njerëzve dhe janë munduar të ndihmojnë të infektuarit në secilën mënyrë të mundshme,” ka thënë Djokovic përmes një video mesazhi, shkruan Periskopi.

“Donacioni ynë është një milion euro për gjësende mjekësore që janë të nevojshme për shpëtimin e jetëve të njerëzve.”

Djokovic është vetëm sportisti i fundit që ka dhuruar si donacion mjete financiare për të ndihmuar popullin e tij, pas Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.

Sidoqoftë, ende nuk ka asnjë lëvizje sa i përket yjeve shqiptarë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka por edhe Milot Rashica, të cilët janë sportistët më të paguar shqiptarë jashtë vendit.

Madje, Periskopi ka tentuar të kontaktojë me Rashicën për të marrë, asgjë më shumë se, një mesazh prej tij për popullin kosovar në këtë kohë të vështirë, por ai ka refuzuar të kthejë përgjigje deri tani.

Ndërkohë, Xhaka ka një pagë javore prej 120 mijë eurove, por deri tani edhe ai ka qëndruar i heshtur përkrahë dëmeve që po i shkakton pandemia në vend.

Shaqiri poashtu fiton para të majme, me një pagë javore prej 90 mijë eurove te Liverpooli, ai bën një jetë të cilën një kosovar ordiner vetëm mund ta ëndërrojë. /Periskopi.com/

Rivali i përbetuar i Muriqit në Turqi i ofron shpëtim Xherdan Shaqirit

Periskopi.com Sporti

Shaqiri po pritet të largohet nga Liverpooli në verë.

Skuadra e madhe turke, Galatasaray po kërkon huazimin e mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Kampioni turk po kërkon huazimin e Shaqirit, me të drejt blerje pas një viti, shkruan Fotomac, përcjellë Periskopi.

Por, krerët e Liverpoolit po shpresojnë të shesin Shaqirin dhe kërkojnë 30 milionë euro.

Mesfushori kosovar ka pasur probleme të shumta me lëndime këtë stinor. /Periskopi.com/

Klopp jep lajmin që askush nuk dëshiron ta dëgjojë për Shaqirin para ndeshjes me Southamptonin

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri do të mungojë në ndeshjën e Liverpoolit kundër Southampton.

Mungesën e tij e ka konfirumuar edhe trajneri Klopp, i cili kur u pyet nëse do të luajnë Shaqiri e Milneri ai tha se ata ende po rikuperohen nga lëndimet.

“Ata e bëjnë këtë pa Milnerin dhe Shaqirin, dyshja ende po rikuperohet nga dëmtimet”

“Jo për këtë lojë, por më pas, me shpresë,” tha Jurgen Klopp në konferencën e tij për shtyp para-ndeshjes.

“Të kuqtë” janë në krye të tabelës me 70 pikë /Periskopi.com.

Klopp për Shaqirin: Ai është krejt ndryshe nga të tjerët, nuk kam parë ndonjëherë diçka të tillë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur rreth fizikut të Xherdan Shaqirit, duke thënë se fiziku i tij është ndryshe nga i çdo lojtari tjetër.

Shaqiri ka humbur dy ndeshje nga dëmtimi të cilin ka pësuar, ndërsa Kloppi ka thënë se ai me shumë mundësi mund ta humbasë edhe duelin e ditës së diel.

“Dëmtimi nuk ishte i madh, por gjithmonë i mjaftueshëm për ta ndaluar atë. Mund të imagjinoj që është zhgënjyes për të dhe aspak e mirë për ne. Ne punojmë që të mos kemi situata të tilla, vazhdimisht”, tha fillimisht ai.

“Nuk është e lezetshme, absolutisht jo, por ndoshta ka arsye të ndryshme të dëmtimit të tij. Shaqiri është një lojtar i veçantë në pjesë të ndryshme të trupit. Fiziku i tij është ndryshe nga i gjithë të tjerëve që kam parë ndonjëherë. Muskujt e tij janë të pabesueshëm”, përfundoi ai. /Periskopi.com/

Klopp me lëvdata për fizikun e Shaqirit: S’kam parë kurrë si ai

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se trupi i Xherdan Shaqirit është plotësisht i ndryshëm nga trupi i lojtarëve të tjerë që ai i ka parë, duke shtuar se muskujt e përfaqësuesit zviceran me origjinë nga Kosova janë të pabesueshëm.

Xherdan Shaqiri – i njohur edhe për trupin e tij të shkurtër, por me shumë muskuj – e ka luajtur një rol periferik në skuadrën e Liverpoolit këtë sezon, pasi që lëndimet e tij dhe forma e mirë e sulmuesve të tjerë të Liverpoolit ia kanë limituar atij minutat e lojës.

Ish-ylli i Stoke Cityt, i transferuar në Liverpool gjatë verës së vitit 2018, e ka shënuar një gol gjithsej nëntë paraqitjet e tij në të gjitha garat këtë sezon, përderisa në sezoni 2018/19 e kishte luajtur një rol më të rëndësishëm në skuadrën e Kloppit.

Së fundi, Shaqiri e ka pësuar edhe një lëndim tjetër muskulor dhe Kloppi ka bërë të ditur se, sipas të gjitha gjasave, ai do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Shrewsbury Town, që luan në nivelin e tretë të futbollit në Angli, në kuadër të FA Cup.

Kloppi ka thënë se e kupton se Shaqiri mund të jetë i irrituar nga lëndimi i tij i fundit, që nuk është ndonjë lëndim serioz, mirëpo thotë se nuk do ta rrezikojë futbollistin deri sa ta gjejë një zgjidhje që ai të mos përballet më me këtë lëndim.

Deri më tani, lëndimet s’kanë qenë të mëdha, por kanë qenë të mjaftueshme për ta lënë atë jashtë ndeshjeve. Unë mund ta imagjinoj që për të ka qenë shumë irrituese, por s’ka qenë mirë as për ne”.

“Ne po punojmë në këtë gjë. Nuk duam ta sjellim një situatë ku këto gjëra ndodhin vazhdimisht, por deri më tani nuk e kemi gjetur 100 për qind zgjidhjen e duhur. Kështu që, duhet të presim për ta parë”.

Trajneri i Liverpoolit pastaj vazhdoi duke i thënë disa fjalë inkurajimi për Shaqirin në një sezon që ka qenë i vështirë për të, duke sugjeruar me shaka se ndoshta trupi i tij mbresëlënës është përgjegjës për lëndimet.

“Nuk është në rregull, në asnjë mënyrë nuk është në rregull kjo gjë, por ndoshta ka arsye të ndryshme për lëndimet e tij”, shtoi Kloppi.

“Ai është një lojtar shumë i veçantë në disa aspekte të ndryshme. Trupi i tij është i ndryshëm nga kushdo tjetër që e kam parë, muskujt e tij janë të pabesueshëm”.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Roma dhe Sevilla janë interesuar për ta transferuar 28-vjeçarin këtë muaj, mirëpo Liverpooli e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë largimin e tij të paktën para fundit të këtij sezoni.

 

Liverpooli do ta lejojë largimin e Shaqirit në verë për 30 milionë euro

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë verës, pasi klubi i ka refuzuar dy oferta për huazimin e tij në janar.

Sevilla dhe Roma i kishin kërkuar shërbimet e mesfushorit shqiptar këtë muaj, duke dashur ta huazonin deri në verë.

Mirëpo, Redsat i kanë refuzuar ato duke dashur ta mbajnë Shaqirin në skuadër deri në fund të sezonit, në mënyrë që të mos rrezikojnë asgjë në rrugëtimin e tyre drejt titullit.

Ndërkaq, sipas The Mirror, 28-vjeçari do të mund të largohet përgjithmonë në afatin kalimtar veror për afro 30 milionë euro, duke qenë se Liverpooli e ka transferuar japonezin Takumi Minamino.

Futbollisti që e përfaqëson Zvicrën nuk bën pjesë më në planet e Jurgen Klopp, ndërsa është aktivizuar vetëm në dhjetë ndeshje këtë sezon, edhe atë me minutazh shumë të vogël.

Shaqa 58 milionë, shtatë më shumë se Xhaka: Këta janë yjet kosovarë për të cilët gjigantët thyen bankat

Periskopi.com Sporti

Krenohemi së tepërmi për origjinën tonë e kur vjen puna te futbolli, këtë djemtë tanë dinë ta bëjnë më së miri dhe na bëjnë krenarë që jemi shqiptarë.

Vec që luajnë për Kombëtaren tonë e kombëtaret e tjera mike të Kosovës, ata i shohim edhe në skuadrat gjigante evropiane, por sa shpenzuan gjigantët për t’i siguruar shërbimet e tyre, mund ta zbuloni në listën e mëposhtme, shkruan Periskopi.

Listes i prinë Xherdan Shaqiri për te cilin klubet evropiane shpenzuan 58 milionë.

 

Ylli I Liverpool-it kaloi nga Stoke City në Liverpool për 17 milionë, derisa para këtij transferimi, ai ishte bashkuar Bayern Munichut për 12 milionë nga Baseli, e kështu me radhë.

Pas tij renditet Granit Xhaka me një vlerë totale prej 53 milionë eurove në transferimet e tij nëpër klube.

Sigurisht, transferimi më i bujshëm dhe më i vlefshëm i tij ishte nga Borussia Monchengladbachu tek Arsenali për 45 milionë euro.

Shkodran Mustafi, shpenzimet totale në transferimet e tij nëpër klube janë 49 milionë, me lëvizjen më të shtrenjtë që ishte nga Valencia tek Arsenali për 40 milionë.

Për të vazhduar me Valon Behramin për të cilin gjigantët evropian shpenzuan 33 milionë, Admir Rrahmani me 17 milionë, Valon Berisha 10 milionë, Milot Rashica 7 milionë dhe për Vedat Muriqin 4 milionë. /Periskopi.com/

Shaqiri tepricë te Liverpooli por i kërkuar në Evropë: Refuzohen dy oferta për të nga klube të njohura

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka refuzuar ofertën e klubit italian, Roma dhe atij spanjoll, Sevilla për sigurimin e shërbimeve të mesfushorit kosovar, Xherdan Shaqiri në formë huazimi.

“Të Kuqtë” nuk janë të gatshëm ta lejojnë Shaqirin në janar, pasi janë shumë afër triumfit në Prmeier League dhe FA Cup, sipas “BBC”, transmeton Periskopi.

Poashtu, nuk do të konsiderohet as huazimi i tij me opsionin e blerjes.

Klubi thuhet se nuk do ta shes atë deri në verë, derisa shtohet se atij i është vënë një çmim prej 30 milionë eurove.

Liverpooli e transferoi Shaqirin nga Stoke City në korrik të vitit 2018, pasi aktivizoi klauzolën e tij prej 15 milionë eurove. /Periskopi.com/

Liverpool nuk do ta shet Shaqirin te Roma

Periskopi.com Sporti

Liverpool nuk dëshiron që ta largojë këtë muaj Xherdan Shaqirin pavarësisht se ka një interes të vazhdueshëm nga Roma

Sky në Itali ka raportuar se Giallorossi dëshirojnë të nënshkruajnë me zviceranin në huazim derisa po vazhdojnë që të kërkojnë sulmues anësor të ri.

Alternativë tjetër e Romës mbetet sulmuesi anësor i AC Milan, Suso, por sipas Sky në Itali, kuqezinjtë dëshirojnë ta largojnë atë e jo ta huazojnë.

Milan do të dëshironin edhe një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Cengiz Under e ndoshta Juan Jesus, të cilët do të jenin alternativa për Alessia Romagnoli dhe një zëvendësues për Theo Hernandez në rast të lëndimit.

Javën e kaluar, Sky në Itali raportoi se Milan është duke synuar edhe transferin e dy të rinjve anglez, mbrojtësin e majtë të Wiganit, Antonee Robinson dhe atë të Hearts, Aaron Hickey.

Shaqiri ishte afër të përfundonte te Roma gjatë kësaj merkatoje – ja çfarë bllokoi marrëveshjen

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri ishte afër të përfundonte te Roma.

Skuadra e Romës ka shfaqur interesim për shërbimet e Xherdan Shaqirit, gjatë merkatos së janarit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Gianluca Di Marzio në emisionin e tij, duke zbuluar edhe disa detaje të tjera interesante.

Roma kishte kërkuar shërbimet e Shaqirit në formë huazimi për gjashtë muaj.

Krejt kjo kishte ndodhur para se ata të dakordoheshin për shkëmbimin Spinazzola – Politano, që erdhi si pasojë e dëmtimit të Nicolo Zaniolo.

Shaqiri me shumë gjasë do ta vazhdojë aventurën me Liverpool, së paku deri në fund të sezonit. 

Fitore e madhe për Liverpoolin kundër Tottenhamit: Klopp e poshtëron Shaqirin në ndeshjen rikthyese

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka regjistruar një fitore minimale, 1-0, kundër Tottenhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Premier League.

Roberto Firmino shënoi golin e vetëm për “Të Kuqtë” në minutën e 37-të, pas asistimit nga Mohamed Salah në zonë, shkruan Periskopi.

Përkundër rasteve, gola të tjerë deri në fund nuk pati dhe, në rikthimin e tij nga lëndimi, Xherdan Shaqiri u poshtërua keq nga Jurgen Klopp.

Kjo pasi ylli nga Kosova u inkuadrua në minutën e 91-të në ndeshje, derisa ishin vetëm tre minuta lojë shtesë.

Paraqitjet e tilla nuk i shërbejnë aspak Shaqës, as për rikthim të formës nga dëmtimi, e as për vetëbesim.

Përndryshe, Liverpooli vazhdon rrugëtimin e frikshëm drejt titullit derisa ka regjistruar 20 fitore e një barazim nga 21 ndeshje. Kryeson në ligë me 61 pikë.

Në anën tjetër, Tottenhami i Jose Mourinhos pozicionohet në vendin e tetë me 30 pikë. /Periskopi.com/

Ja kur pritet t’i kthehet Shaqiri Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri nuk do të mund të luajë në ndeshjet me Sheffieldin e Evertonin, ndërsa mund të rikthehet në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp pas 10-15 ditësh.

Trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri do të mungojë afro 10 ditë për shkak të lëndimit.

Me këtë rast, mesfushori kosovar nuk do të jetë në dispozicion të “Reds” për ndeshjet e ardhshme ndaj Sheffield Unitedit dhe Evertonit, në Premierligë respektivisht FA Cup.

Reprezentuesi i Zvicrës ishte në plan për të startuar nga minuta e parë në ndeshje me Wolverhamptonin.

Mirëpo, lëndimi i futbollistit nga Zhegra e Gjilanit ia prishi planet trajnerit gjerman.

Duke folur për BBC Sport, Klopp u shpreh se planifikonte ta përdorte Shaqirin fundjavën që shkoi, por nënvizoi se tash nuk do të mund të llogarisë në ish-futbollistin e Bayern Munichut dhe Interit.

Pati një mundësi të rrallë të impresiononte nga minuta e parë, Shaqiri shpallet më i dobëti për Liverpoolin

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri pati një start të rrallë sot për Liverpoolin në ndeshjen kundër ëatfordit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premier League.

“Të Kuqtë” regjistruan një fitore komode, 2-0, me Shaqën që tregoi shumë pak nga aftësitë e tij në fushë, shkruan Periskopi.

Përveç një asistimi për Sadio Manen, i cili shënoi me kokë, por goli u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje, kosovari nuk pati ndonjë moment tjetër eksploziv.

Ai u zëvendësua në minutën e 70-të, me Alex Oxlade-Chamberlainin që u inkuadrua në vend të tij.

E në vlerësimet e “ëhoscored” pas ndeshjes, Shaqa ka marrë notën më të ulët në skuadrën e tij, 6.4.

“Lojtari i Ndeshjes” u shpall, sigurisht, Mohamed Salah i cili realizoi të dy golat e ndeshjes. /Periskopi.com/

Mëkat që u anulua: VAR i mohoi një asistim milimetrik Xherdan Shaqirit për Sadio Manen sot

Periskopi.com Sporti

Nëse do të pyeteshin fansat e futbollit, VAR do të largohej nga përdorimi qysh tani.

Shumica e tifozëve janë të lodhur nga mënyra se si po i drejton gjërat teknologjia kompjuterike, pas shumë vendimeve kontraverse këtë edicion, transmeton Periskopi.

Derisa ka filluar përdorimi i tij në Premier League këtë sezon, nuk ka kaluar as edhe një javë pa parë disa vendime kontraverse nga VAR.

Kemi parë vetëm një ndeshje këtë fundjavë në Premier League dhe, përsëri, VAR ka qenë protagonist.

Liverpool FC v Watford FC - Premier League

Sadio Mane mendoi se kishte dyfishuar epërsinë e “Të Kuqve” me një gol të bukur me kokë pas krosimit të Xherdan Shaqirit kundër Watfordit, por gjyqtari Andre Marriner mohoi golin për shkak të pozitës jashtë loje.


Pastaj në ekran u paraqitën vijat, me senegalezin që u duk se është brenda.

Por goli u anulua për shkak të kofshës së Manes – po, kofsha e tij – u duk se ishte një milimetër jashtë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

p1ds2c2loh1l8s1q39m4ahf115e39.jpg

‘Klopp definitivisht nuk është i lumtur nga ajo që po sheh nga Shaqiri sot kundër Watfordit’

Periskopi.com Sporti

Liverpooli është aktualisht duke u ndeshur me Watfordin, në kuadër të Premier Leagues në “Anfield”.

“Të Kuqtë” po avancojnë 1-0 me anë të një supergoli nga Mohamed Salah në pjesën e parë, por Watfordi ka mundur shumë lehtë të barazonte nëse do të tregohej më i suksesshëm para portës, raporton Periskopi.

Sidoqoftë, përveç golit – i cili, me që ra fjala, ishte absolutisht brilant – Salah nuk tregoi shumë në fushë.

Njejtë edhe Xherdan Shaqiri, i cili pati një start të rrallë nga minuta e parë sot për Liverpoolin.

Gazetari i “Daily Mail”, Dominic King ka reflektuar nga ajo që ka parë në fushë me anë të një postimi në Tëitter.

“Klopp definitivisht nuk është aspak i lumtur me atë që po sheh,” shprehet fillimisht ai.

“Shaqiri dhe Salah nuk kanë qenë kërkah kur u duk se Klopp do të futej në fushë; ata që ishin të ulur prapa gjithashtu u qortuan pasi qeshën me një goditje të gabuar të Ismail Sarr në pjesën e parë.” /Periskopi.com/

Vazhdon mallkimi i Shaqirit: Një herë Mourinhon, tash ‘shkarkon’ një tjetër trajner pasi i shënoi gol

Periskopi.com Sporti

Evertoni e ka shkarkuar trajnerin Marco Silva pasi ra në zonën e rrezikshme me humbjen 5-2 kundër Liverpoolit, në derbin e “Merseyside”.

Silva mori drejtimin e Evertonit në maj të vitit të kaluar, por skuadra e tij ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit, duke marrë 14 pikë në 15 ndeshje, shkruan Periskopi.

Xherdan Shaqiri ishte në mesin e realizatorëve në fitoren e djelmoshave të Jurgen Kloppit.

Për koiçidencë, pikërisht në dhjetor të vitit të kaluar – saktësisht më 16 – Periskopi raporton se Shaqa kishte ‘shkarkuar’ Jose Mourinhon nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit pasi kishte shënuar dy gola në fitoren 3-1 të “Të Kuqve” në “Anfield”.

Vetëm dhjetë ditë më vonë, kosovari kishte realizuar kundër Newcastle Unitedit dhe që nga ajo kohë kishte dështuar të gjente rrugën e golit deri në fundjavë kundër “Toffees”. Impresive, apo jo?

Katër gola, dy trajner të shkarkuar. /Periskopi.com/

Shaqiri i lumtur që u rikthye nga lëndimi i gjatë

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në fushë me bashkëlojtarët e tij te Liverpool, pas një lëndimi të gjatë.

Shaqiri u rikthye sot në stërvitje me skuadrën e Liverpoolit, pas një kohe të gjatë jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Anësori nga Kosova i Kombëtares së Zvicrës shpreson se do të mundë të gjejë hapësirë në skuadrën e Jurgen Klopp, pasi është riaftësuar plotësisht nga lëndimi i pulpës së këmbës.

Ai shprehu gëzimin e tij që përsëri është në gjendje të stërvitë dhe luajë më shokët e skuadrës.

“Jam i lumtur që jam kthyer në fushë me djelmoshat!”, shkroi Shaqiri në Instagram.

Shaqiri mbeti jashtë fushës që prej muajt shtator për shkak të dëmtimit të kofshës. Klopp pati sugjeruar se riaftësimi i tij po zgjaste kaq shumë për shkak se ai ka shumë muskujt në këmbë.

Sidoqoftë, 28-vjeçari është rikthyer në stërvitje tamam në kohë për ndeshjen e fundjavës që Liverpooli do ta zhvillojë kundër Crystal Palace në Premierligë.

Shaqiri do të shpresojë se do të grumbullohet nga trajneri gjerman për këtë ndeshje në Londër.

Me Mohamed Salah në dyshim të madh për shkak të lëndimit të vazhdueshëm me nyjën e këmbës, Shaqiri mund të jetë opsion i dobishëm për Liverpoolin, qoftë si titullar apo zëvendësues.