Xherdan Shaqiri Archives - Page 3 of 23 - Periskopi

Trajneri zvicëran godet rëndë Shaqirin: Ai nuk është kampion, askush nuk do ta mbajë mend pas 10 vitesh

Periskopi.com Sporti

Akuza të rëndë në drejtim të Xherdan Shaqirit nga trajneri zviceran, Arno Rossini, transmeton Insporti.

Xherdan Shaqiri ka luajtur për top klube evropiane pas largimit të tij nga Baseli, duke fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin dhe Liverpoolin, por Rossini mendon se ai nuk është kampion.

“Xherdan Shaqiri nuk është lojtar kampion” – tha ish trajneri i Sionit.

“Ne nuk mund të themi se është vrejtur puna e tij në top klubet në të cilat ka luajtur”.

“Në Basel ishte protagonist po jo edhe në Bayern apo Liverpool”.

“Nuk besoj se pas 10 viteve dikush do të jetë në gjendje të kujtoj se Shaqiri ka luajtur për ato ekipe” – mbylli ai.

Xherdan Shaqiri është duke kaluar një sezon të vështirë me Liverpoolin për shkak të lëndimeve, ku është paraqitur vetëm 10 herë në të gjitha garat.

Trajneri zviceran kritikon ashpër Shaqirin: ‘Xherdani nuk është kampion, po fiton trofe në kurriz të ekipit’

Periskopi.com Sporti

Kur Stoke City ra nga Premierliga, Liverpooli e shfrytëzoi një klauzolë në kontratën e tij për ta transferuar përfaqësuesin zviceran me origjinë shqiptare.

Kështu, Xherdan Shaqiri arriti ta fitojë sezonin e kaluar titullin e Ligës së Kampionëve, ndërsa këtë sezon Premierligën.

Megjithatë, përderisa ai e luajti një rol më të madh në skuadrën e Liverpoolit sezonin e kaluar, Shaqiri i ka bërë vetëm gjashtë paraqitje gjatë gjithë këtij sezoni – së fundi në ndeshjen e janarit kundër Tottenhamit, kur luajti vetëm një minutë. Kjo ka bërë që ish-futbollisti zviceran Arno Rossini ta kritikojë ashpër Shaqirin.

“Sezoni aktual i tij? Mizeri. Duke pasur parasysh gjithçka, kjo më shtyn të besoj që ai s’e jep gjithnjë më të mirën nga vetja. Nëse jo si titullar, ai mund ta kishte fituar një rol të një rezervisti të rëndësishëm, si opsioni i parë nga stoli. Por, në vend të kësaj, s’ka asgjë”, ka thënë zvicerani.

“Vetëm thërrime për një situatë zhgënjyese. Natyrisht, Xherdan po e mbush kabinetin e tij të trofeve dhe po i rritet llogaria në bankë në mënyrë dramatike. Në dhjetë vjet, edhe pse ka luajtur për skuadra të mëdha, s’e di sa njerëz do ta mbajnë mend”.

“Xherdani nuk është kampion. Ai është një lojtar i mirë që ka pasur fatin të jetë ushtar në ekipe fituese. Liverpooli do ta shiste menjëherë po të kishte mundësi. Nuk është e thjeshtë. Paga e lartë, lëndimet e shpeshta dhe fakti që ai s’ka treguar asgjë nga vetja bëjnë që të ketë pak të interesuar për të”.

“Mendoj se Reds do të detyrohen ta mbajnë atë në skuadër për tre vjet. Ndoshta mund ta dërgojnë si huazim në ndonjë klub që do të pranojë ta paguajë një pjesë të pagës së tij. Mirëpo, të transferohet diku tjetër në mënyrë permanente… kjo më duket e vështirë”,

“Ai do t’i festojë sukseset e skuadrave të tij. Por, ai duhet të skuqet dhe të pendohet që e ka jetuar të gjithë karrierën pa qenë protagonist. Ndoshta ai do të kthehet në Basel, ndoshta do t’u afrohet bankave zvicerane, ku i ka siguruar asetet e veta”.

Më të vizituarat

Askush më i lumtur se Shaqa për triumfin e Liverpoolit – shikoni me çfarë gëzimi filloi stërvitjet

Periskopi.com Sporti

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri i cili është pjesë e Liverpoolit tash e dy sezone duket se i ka munguar titulli i Premier Ligës.

Sot faqja zyrtare e Liverpoolit në rrjetin social ‘Twitter’ ka postuar një video ku shihet Shaqiri duke dalë në qendrën stërvitore e ku duket i gëzuar pas triumfit me ‘The Reds’ në Premier Ligë.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit me Liverpoolin ka zhvilluar 5 ndeshje dhe do t’i takojë medalja e Premier Ligës.

Ky është reagimi i futbollistit 28 vjeçar:

Xherdan Shaqiri dhe fiziku i tij i ‘çmendur’, fotografia e pulpave nga festa po shkon viral

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri së bashku me lojtarët e tjerë të Liverpoolit, mbrëmjen e kaluar festuan titullin e Premierliges.

Liverpool u shpall edhe matematikisht kampion pas humbjes që vendi i dytë, Manchester City e pësoi nga Chelsea.

Të gjithë lojtarët u mblodhën të festojnë titullin e parë për “The Reds” në 30 vitet e fundit. Temperaturat ishin të nxehta në Liverpool dhe mesfushori nga Zhegrova e Gjilanit kishte veshur një palë shortse në të cilat dalloheshin pulpat enorm të tij.

Në një fotografi të postuar nga Joe Gomez dhe Virgil Van Dijk, Shaqiri shihet në prapavijë i ulur mbi një tavolinë me pulpat që duken sikur do të shpërthejnë.

Image Credit: LFC

Kujtojmë se Xherdan Shaqiri nuk është paraqitur për Liverpoolin që nga muaji janar për shkak të një lëndimi muskulor.

Ylli zviceran gjithmonë është njohur për fizikun e “çmendur” në të gjitha klubet në të cilat ka luajtur.

Shaqiri zgjedhë një mënyrë mjaft interesante për ta kujtuar golin kundër Serbisë

Periskopi.com Sporti

Dy vjet më parë, futbollistët Shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan gola kundër Serbisë në Botërorin 2018, shkruan Periskopi.

Ylli shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka kujtuar golin e shënuar në ndeshjen ndaj Serbisë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

“Sot dy vitë më parë! Përmende dikë që është çmendur si Andin Lokaj në këtë ditë” ka shkruar ai.

Shihni postimin.

Today 2 years ago ! 🇨🇭👌🏼💪🏼🌪💨🔥tag your friend who went crazy like #andinlokaj on this day 😅😍👌🏼❤️#XS23

Gepostet von Xherdan Shaqiri am Montag, 22. Juni 2020

Dy vite prej ndeshjes kur Xhaka e Shaqa shkundën Serbinë dhe ngritën shqiponjën dykrenare

Periskopi.com Sporti

Dy vjet më parë sot, futbollistët Shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan gola kundër Serbisë në Botërorin 2018, shkruan Periskopi.

Shqiptarët patën shkëlqyer kundër Serbisë, duke ia dhuruar Zvicrës një fitore tejet të rëndësishme në Kupën e Botës.

Zvicra fitoi 2-1 me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, ku ky i fundit u vlerësua nga FIFA si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Ashtu si Xhaka, edhe Shaqiri festoi golin duke bërë shqiponjën me duar, fotografi këto që pastaj u bënë senzacion në rrjetet sociale.

Periskopi më poshtë jua sjell golat kur Xhaka e Shaqiri ‘bombarduan’ portën e serbëve, nën komentimin spektakolar të Andin Lokajt. /Periskopi.com

 

Shaqirin dhe pesë të tjerë Klopp nuk i do më në skuadër, Liverpooli nxjerr në shitje gjashtë lojtarë

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp i ka treguar derën e largimit gjashtë futbollistëve tek të cilët nuk llogarit për sezonin e ardhshëm.

Tekniku gjerman synon që ta përforcojë ekipin për sezonin e ri, pasi objektiv mbeten të gjitha trofetë në vend dhe Evropë.

Kampioni në fuqi i Evropës i ka nxjerr në shitje gjashtë futbollistë, ku nga shitja e tyre shpresojnë të arkëtojnë rreth 120 milionë euro.

Divock Origi, Dejan Lovren dhe Xherdan Shaqiri janë lojtarët aktual të Liverpoolit që do të largohen, ndërsa atyre do t’i bashkohen edhe të huazuarit momentalisht si Harry Wilson, Loris Karius dhe Marko Grujic.

Talenti uellsian Harry Wilson pritet të blihet përfundimisht nga Bournemouth për 30 milionë euro, ndërsa The Reds shpresojnë që të fitojnë 20 milionë edhe nga shitja e Grujic.

Xherdan Shaqiri është një tjetër futbollist që pritet t’i sjell të ardhura klubit, që e vlerëson yllin kosovar 20 milionë euro.

Newcastle United, Sevilla, CSKA Moska, Roma dhe Galatasaray janë skuadrat që po e duan Shaqirin, por duket se favorit mbetet gjiganti turk për të nënshkruar me gjilanasin.

28-vjeçari pati probleme me lëndime dhe këtë edicion ka luajtur në vetëm 10 ndeshje duke shënuar një gol.

Divock Origi dhe Dejan Lovren janë dy lojtarët tjerë që priten të largohen, ku The Reds i vlerëson të dy me shumën e 15 milionë eurove.

Ndërkohë nga huazimi rikthehet portieri gjerman Loris Karius që kaloi dy sezone tek Besiktasi, por që klubi turk nuk e ka aktivizuar klauzolën për blerjen e tij përfundimtare.

26-vjeçari nuk ka vend në Anfield, teksa Liverpool shpreson të fitojë rreth 10 milionë euro nga shitja e tij.

Numri i lojtarëve të larguar nga skuadra mund të rritet gjatë verës, por për Liverpoolin gjashtë të lartpërmendurit janë primar për tu larguar.

Parat e mbledhura nga shitja e tyre, The Reds pritet t’i shpenzojnë për përforcimin e skuadrës me lojtarë të rinj.

 

E konfirmon gazetari anglez, kjo është e ardhmja e Shaqirit

Periskopi.com Sporti

James Pearce është një nga gazetarët më të njohur në Angli, i cili së fundmi ka folur edhe për futbollistin kosovar Xherdan Shaqirin.

Gazetari anglez përveç tjerash tregoi që një ofertë e mirë për skuadrën angleze do të bënte që klubi ta linte të largohej.

Po ashtu Pearce i vuri në fokus edhe problemet e shumta që kishte Shaqiri me lëndime.

“Shaqiri dëshiron të luajë rregullisht dhe Liverpooli e pranon këtë. Nëse ata marrin një ofertë që ata mendojnë se përfaqëson vlerën e tij të tregut, ata do ta lejojnë të largohet. Ai ka pasur shumë probleme lëndimesh këtë sezon”, tha Pearce.

Shaqiri u transferua te Liverpool në korrik të 2018-ës, kurse këtë sezon shkaku i lëndimeve ka arritur të luajtur vetëm 256 minuta.

Kohët e fundit ai është lidhur me një kalim të mundshëm te Newcastle.

 

Shaqiri aspak punëtor, analistët anglezë thonë se është i dobët edhe për një klub si Newcastle

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i “harruar” i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka qenë i lidhur me një transferim te Newcastle Unitedi.

Mirëpo, ai mund të mos e ketë etikën e punës që e kërkon trajneri i kësaj skuadre, Steve Bruce, sipas ish-mesfushorit të Tottenhamit, Michael Brown, transmeton Periskopi.

Kosovari ka qenë i lidhur me një transferim te “Magpies”, klub i cili po planifikon ndryshime të mëdha me ardhjen e miliarderit arab.

Shaqa nuk ka qenë aspak i përfshirë në aksion me “Të Kuqtë” këtë sezon, duke bërë vetëm gjashtë paraqitje në Premier League.

Brown thotë se Shaqa i ka aftësitë të jetë top lojtar, por trajneri aktual i Neëcastle mund të mos e vlerësojë etikën e punës së reprezentuesit zvicëran.

“Mendoj se ai i ka aftësitë X-faktor, sigurisht, por pyetja është ku do të luajë ai dhe etika e punës?” tha Broën.

“Mendoj se ai është përmirësuar nën Jurgen Kloppin, por a do të mjaftojë për Steve Brucen?

“Ai do të kërkojë kreativitet por Bruce sigurisht se është i interesuar për një lojtar me etikë të punës.”

Ndërkohë, ish-mbrojtësi i Leeds United, Danny Mills tha se Shaqiri do të ishte transferim i mirë nëse shuma e parave është e duhura, por gjithashtu ngriti pikëpyetje rreth etikës së punës së tij.

“Qartazi ai është lojtar kualitativ nëse mund ta përgatisni… e pamë atë që ai bëri me Liverpoolin sezonin e kaluar. Ai ka shumë për të ofruar.

“Nëse shuma është e duhur dhe paga nuk është shumë e lartë ai mund të jetë lojtar kualitativ për ta.” /Periskopi.com/

Klubi evropian fillon bisedimet me Liverpoolin për transferimin e Shaqirit

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri duket se karrierën e tij do ta vazhdoj në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi nga Kosova do të largohet nga Liverpooli pas dy viteve qëndrim në Anfield, ku deri më tani ka fituar Ligën e Kampionëve me klubin dhe pritet ta fitojë edhe Ligën Premier.

28-vjeçari nuk ka pasur hapësira të shumta te The Reds këtë edicion dhe kjo është arsyeja që ai pritet të largohet.

Gjiganti turk Galatasaray prej kohësh po e kërkon lojtarin dhe duket që këtë verë do t’ia arrijnë qëllimit që ta transferojnë atë.

Mediat turke kanë raportuar se drejtuesit e Galatas kanë filluar bisedimet me Liverpoolin për afrimin e Shaqirit.

Kampioni në fuqi i Turqisë është gati të bëjë një ofertë për huazimin e Shaqirit prej dy milionë eurove me mundës blerje për 18 milionë të tjera pas një viti.

Fatih Terim e vlerëson jashtëzakonisht shumë Shaqirin dhe e ka bërë transferimin e tij si objektivin kryesor.

Në rast se Galatasaray shpallet kampion në Turqi, atëherë do të ketë gjasa më të mëdha ta marrin Shaqirin, pasi gjilanasi do të mund të luaj përsëri në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi vlen të theksohet se interesim për të kanë shfaqur edhe Roma, Sevilla dhe CSKA Moska.

Kjo pritet të jetë e ardhmja e Xherdan Shaqirit

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga skuadra e Liverpoolit këtë verë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është shprehur e gatshme për ta shitur, futbollistin shqiptar dhe dy futbollistë të tjerë gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Liverpool është e gatshme të shesë,

Shaqirin së bashku me Harry Ëilson dhe Marko Grujic, transmeton KosovaPress. Krejt kjo pritet të ndodh për të siguruar të ardhurat, për të tentuar që të transferojnë sulmuesin e Leipzig, Timo Werner. Tashmë Shaqiri duhet të mendojë për skuadrën e re, dhe desitinacioni më i mundshëm duket të jetë Turqia, atje ku skuadra e Galatasarayt ka shprehur interesim për të./

Te Galatasaray fillojnë të ndërrojnë për Shaqën, kompletojnë formacionin me të në përbërje

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri mund të bëjë një transferim sensacional tek gjiganti turk Galatasaray.

Largimi i kosovarit nga Liverpooli duket i pashmangshëm për shkak të hapësirave të pakta që kishte këtë edicion.

Ylli nga Kosova është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje në Ligën Premier ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.

Edhe përkundër që ka luajtur pak, ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.

Roma, Sevilla, CSKA Moska dhe Galatasaray janë skuadrat që po e duan me çdo kusht transferimin e gjilanasit.

Megjithatë skuadra më e interesuar mbetet gjiganti turk Galatasaray, pasi prej vitesh duan shërbimet e kosovarit.

Tifozët turq kanë filluar të ëndërrojnë për transferimin e Shaqirit në Stamboll dhe në rrjetet sociale tani kanë filluar komentet e tyre nëpër faqet e Galatas.

Për ta transferuar Shaqirin, ekipi i udhëhequr nga legjenda Fatih Terim duhet të shpenzojë rreth 20 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për Galatasarayn.

Por përveç Shaqirit, Galata synon t’i afrojë edhe tre yje të mëdha për ta ndërtuar një skuadër konkurruese edhe në Evropë.

Mbrojtësi anglez i Liverpoolit, Nathaniel Clyne është në listën e dëshirave, ashtu si edhe mesfushorët Bakayoko i Monacos dhe Mert Hakan i Sivaspor.

Me këto katër transferime të mundshme, Fatih Terim do ta ketë një formacion të frikshëm për edicionin e ardhshëm, ku përveç se synon të fitojë dy trofetë në Turqi, ai ëndërron që ta dërgojë larg edhe në Ligën e Kampionëve ose në Ligën e Evropës 22 herë kampionin turk.

Krizë si asnjëherë më parë, asnjë cent donacion nga yjet kosovarë në Evropë

Periskopi.com Sporti

Të shumtë kanë qenë futbollistët që kanë kontribuar në luftën kundër kronavirusit, pandemi e cila ka gjunjëzuar tërë botën.

E drejtë të themi se është shumë e natyrshme që në kriza të tilla, futbollistët dhe sportistët e njohur të kontribojnë me donacione, falë shumave astronomike me të cilat paguhen duke bërë atë që dinë të bëjnë më së miri, shkruan Periskopi.

Novak Djokovic, për shembull, ka dhuruar donacion 1.8 milion dollarë për spitalet e Serbisë, ndërsa emra si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo kanë qenë të gatshëm të kontribojnë për vendet e tyre.

Xherdan Shaqiri: Liverpool's Forgotten Man Who Must Leave Anfield ...

Ata nuk janë të vetmit. Një numër i madh i futbollistëve evropianë nuk kanë heziutar të ndihmojnë në këtë kohë krize të rëndë shëndetësore, shtetet e vendlinjes.

Të heshtur kanë qenë emrat si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe të tjerët.

Në fakt, deri tani – të paktën jo publikisht – asnjë cent nuk është dhuruar nga asnjë futbollist kosovar.

Pavarësisht pagave marramendëse të tyre te klube si Liverpooli, Arsenali, Werder Bremeni, Fenerbahce etj, deri më tani ata kanë vendosur të qëndrojnë të heshtur.

The redemption of Granit Xhaka - The Short Fuse

Se ata duhet të ndihmojnë dhe të kontribojnë në përmirësimin e gjendjes në Kosovë, beson edhe ish-trajneri i Kombëtares “Dardane”, Albert Bunjaki.

I kontaktuar nga Redaksia e sportit të Periskopit, Bunjaki është shprehur rreth çështjes:

“Po, mirë është që të ketë solidarizim nga të gjithë me mundësitë e tyre!.

“Klubet Kosovare, lojtarët në Kosovë kanë nevojë për ndihmë, natyrisht, ngase dihet nuk është që kanë ndonjë buxhet rezervë për të përballuar këtë situatë! Të gjitha ndihmat, qoftë ato nga FFK, ministria, donatorët të ndryshëm, në këtë kohë janë te rëndësishme dhe të mirëseardhuna natyrisht.

“Apeloj në veçanti që lojtaët në diasporë në mundësi të tyre të ndihmojnë klubet e origjinës dhe më gjerë, çdo ndihmë është e mirëseardhur natyrisht.” /Periskopi.com/

Xherdan Shaqiri pritet të rikthehet në Bundesligë

Periskopi.com Sporti

Xherxdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli nga Kosova nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion në urdhrat e Jurgen Klopp dhe po mendon largimin nga Anfiedl.

 

 

Shumë skuadra janë vënë pas Shaqirit, por duket se reprezentuesi i Zvicrës preferon rikthimin në futbollin gjerman.

Sevilla, Roma, Galatasaray dhe CSKA Moska janë skuadrat që kanë shprehur interesim të madh për gjilanasin.

Por lajmet e fundit që vijnë nga Gjermania tregojnë se Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për rikthimin e Shaqirit në Bundesliga.

28-vjeçari kishte kaluar dy vite e gjysmë te Bayerni ku kishte fituar të gjitha trofetë e mundshëm, teksa kishte treguar edhe formë të lartë në futbollin gjerman.

Dortmund pritet ta shes yllin e saj kryesor Jadon Sanchon, dhe Shaqiri shihet si zëvendësuesi adekuat për anglezin.

Për ta transferuar Shaqirin në Signal Iduna Park, Dortmund është gati të shpenzoj 20 milionë euro.

Deri këtu e pat Shaqiri te Liverpooli

Periskopi.com Sporti

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri nuk bën më pjesë në planet e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp.

The Liverpool Echo raportoi se Shaqiri ka frustruar të gjithë tek “Anfield Road” dhe se klubi do ta lejojë të largohet këtë verë.

Për shërbimet e tij interesim pati shfaqur Sevilla disa javë më parë e cila mund ta bëj të vetin lojtarin.

Shaqiri u bashkua me Liverpoolin në vitin 2018, kur Klopp vendosi ta transferojë nga Stoke City.

Tregu i futbollistëve ‘goditet’ nga pandemia – E pëson edhe Shaqiri, i bie vlera dukshëm

Periskopi.com Sporti

Liverpooli do të ul çmimin e Xherdan Shaqirit për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka njoftuar Football Insider të shtunën, duke cituar burime brenda klubit të madh anglez.

Liverpooli fillimisht e ka vlerësuar Shaqirin 32,2 milionë euro. Ai ishte transferuar në Liverpool nga Stoke City për rreth 15 milionë euro, dy vjet më parë.

Te Liverpooli janë të vetëdijshëm që nuk do të jetë e mundur të sigurojnë shumën që fillimisht kanë kërkuar për Shaqirin. Tregu i futbollistëve pritet të goditet rëndë nga pandemia.

Për Shaqirin ka interesim të madh nga skuadra si Sevilla, CSKA Moska dhe Roma. Por asnjëra prej këtyre skuadrave nuk do të paguaj dyfishin e asaj që ka paguar Liverpooli për Shaqirin.

Sevilla po përgatit një ofertë, por tani nuk mund të ofrojë shumën që ka ofruar një muaj më parë. Shaqiri shpreson të largohet nga Liverpooli si kampion. Ai do të largohet vetëm për ndonjë skuadër ku do të luajë rregullisht.

Këtë edicion ka luajtur pak, kryesisht për shkak të lëndimeve.

Xherdan Shaqiri nuk i ndalë stërvitjet, seancë në mal

Periskopi.com Sporti

Ndonëse periudhë izolimi, Xherdan Shaqiri nuk e ka ndërmend t’i ndalë stërvitjet për ta mbajtur veten në formë.

Futbollisti nga Kosova ka pasur probleme të shumta me lëndimet këtë edicion derisa është paraqitur në vetëm pak ndeshje për Liverpoolin.

Tashmë, çdo ngjarje sportive është pezulluar në tërë Evropën shkaku i pandemisë COVID-19 dhe Shaqiri si të tjerët, po stërvitet në shtëpi.

Shaqiri po stërvitet mjaft shumë nga shtëpia e tij, derisa së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një fotografi interesante.

Ai shihet në mal duke vrapuar për ta mbajtur veten në formë optimale.

Shaqiri: Shqiptarët të çmendur pas Liverpoolit, sidomos pas ardhjes time

Periskopi.com Sporti

Në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit, në këto ditë karantine për shkak të virusit COVID-19, Xherdan Shaqiri ka folur për tema të ndryshme.

Sulmuesi shqiptar iu ka treguar anglezëve edhe për tifozët e shumtë që ka Liverpooli në Kosovë dhe Shqipëri.

Shaqiri gëzon një karrierë fantastike me Bayern Muncih që ka fituar disa trofe, nga ku u transferua nga Baseli, pastaj me Interin, Stoke City dhe tani me Liverpoolin që gjithashtu ka fituar trofe. Ai ka zhvilluar 82 paraqitje për Zvicrën, ka shënuar 22 gola.

“Liverpooli ka tifozë në mbarë botën. Veçanërisht në Zvicër ka shumë, po ashtu në Kosovë, në Shqipëri, njerëzit çmenden. Ata kanë qenë mbështetës edhe para ardhjes sime, por me ardhjen time, edhe më shumë”, shtoi Shaqa duke qeshur.

“Kudo që shkoj njerëzit bëjnë si të çmendur për këtë ekip”.

Liverpooli publikon pamje nga ushtrimet në izolim, Shaqiri përsëri në fokus

Periskopi.com Sporti

Imagjinoni sikur ishit lojtar i Liverpoolit aktualisht.

Duhet të jetë e pazakontë ta dinë se nuk mund ta ngrisin titullin për shkak të një virusi pandemik që ka gjunjëzuar tërë botën, transemton Periskopi.

Si mund të gjeni motivimin për të qëndruar në formë kur e ardhmja është shumë e paqartë.

Epo, duket se skuadra është në kontakt edhe në izolim.

Të premten, klubi publikoi një video të skuadrës duke bërë ushtrime të rënda me bicikletë.

Treshja angleze Jordan Henderson, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Adam Lallana u duk absolutisht e dërrmuar, me Xherdan Shaqirin që poashtu paraqitet për pak sekonda.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Klopp i kërkon Shaqirit të këndojë shqip, shikoni çka ndodh pastaj

Periskopi.com Sporti

Diçka e veçantë ka ndodhur ditën e djeshme te skuadrën e Liverpoolit, pikërisht për shkak të ditëlindjes së talentit Harvej Eliot, i cili festoi 17 vjetorin e tij.

Lojtarët nëpërmjet një lidhje online, ia kanë uruar ditëlindjen talentit të ekipit, duke i kënduar edhe “Happy B-Day”.

Megjithatë pas kësaj, trajneri Klop i ka kërkuar të gjithë lojtarëve të këndojnë në gjuhët e tyre për ditëlindjen e futbollistit.

Të njëjtën gjë i kërkoi edhe Shaqirit, i cili ndonëse luan për Zvicrën, Klopp i kërkoi të këndojë shqip.

Këtë bëri edhe sulmuesi nga Gjilani, që e këndoi këngën për ditëlindjen e Eliot edhe në shqip.