Shaqiri ka dy fjalë për Atalantan për ndeshjen e nesërme, në gjuhën italiane edhe atë

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri siç duket pritet të luajë në ndeshjen e nesërme, në Ligën e Kampionëve, ndaj Atalantas, kjo mbase pasi shkëlqeu në ndeshjen e fundit të Liverpoolit, transmeton Periskopi. 

Shaqiri duket se ka paralajmëruar lojtarët e ekipit bergamez, se është duke stërvitur dhe i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

“I gatshëm për nesër”, shkroi sipër fotografisë Shaqiri, në gjuhën italiane.

Shihni postimin.

Federata zvicerane e futbollit ka një kërkesë interesante për Xherdan Shaqirin

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shqiri në ndeshjen e mbrëmshme ia siguroi fitoren Liverpoolit ndaj West Hamit, kjo pas asistit fantastik që bëri, e top të cilin lehtësisht Jota dërgoi në rrjetë, transmeton Periskopi. 

Kështu, Federata zvicerane e futbollit parashtroi një kërkesë interesante për Shaqirin në profilin e tyre në Twitter

Ajo i ka kërkuar Shaqirit të bëj një asist të tillë edhe pas dy javëve, kur të luhen ndeshjet ndërkombëtare.

Shaqiri ‘ua dhuron’ Liverpoolit fitoren, asiston për mrekulli – BIG SHAQ

Periskopi.com Sporti

Kampioni anglez, Liverpool, sonte është mysafir në Londër tek skuadra e West Hamit, përballë së cilës po luan takimin e vlefshëm për xhiron e 7-të, shkruan Periskopi.

Të kuqtë kanë arritur ta shënojnë golin e avantazhit, ku pas asistimit të Xherdan Shaqirit, Jota e pati të lehtë ta shtyej topin drejt rrjetës së West Hamit.

Shihni golin. /Periskopi

Liverpool arrin fitore, shkëlqen Xherdan Shaqiri

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Midtjylland në pjesën e dytë me golin e shënuar nga Diego Jota.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse ‘The Reds’ tentuan disa herë të kalonin në avantazh.

Por goli erdhi në minutën e 55-të të takim, pas një aksioni të bukur të vendasve.

Alexandre Trend Arnold pasoi te Xherdan Shaqiri, i cili vazhdon aksionin me një pasim të bukur pas shpinës së mbrojtjes duke ia vazhduar anglezit, i cili e gjen në zonë Diego Jotan që shënon për 1-0.

Në mesin e pjesën së dytë Jurgen Klopp angazhoi edhe yjet e ekipit si Sadio Mane e Mohamed Salah, që ishin lënë në pushim.

Xherdan Shaqiri në top formë në stërvitje, por Klopp ende nuk ka vendosur

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri ka treguar edhe një herë se ai është në top formë, duke publikuar disa foto nga stërvitjet e Liverpoolit.

Lojtari shqiptar ende nuk është duke marrë minuta të mjaftueshëm te The Reds, pasi Jurgen Klopp nuk ka shumë besim në të.

Nga edicioni i kaluar, Shaqirin është duke e përcjellë ky injorim nga trajneri gjerman, i cili shpesh herë në konferencë për media deklaronte se lojtari ishte i lënduar.

Madje, Klopp e kthente gjendjen që kalon lojtari nga Zhegra e Gjilanit në humor, duke thënë se muskujt e mëdhenj kanë nevojë për t’u shëruar.

Por, Shaqiri është treguar gjithmonë i gatshëm që të ndihmojë Liverpoolin, e atë e ka dëshmuar edhe në përmbysjen që i bënë Barcelonës në vitin 2019 në Ligën e Kampionëve në fitoren 4-0.

Lojtari shqiptar publikoi disa foto në llogarinë e tij në Twitter, e aty mund të shihet se ai është në formë fantastike.

Shaqiri merr dy super lajme gjatë ditës së sotme

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri sot ka pranuar dy lajme të mira.

Ai fillimisht u fut në listën e futbollistëve të Liverpoolit që do të marrin pjesë në fazën e grupeve në Champions League.

Kurse tash, Shaqirit i është dhënë drita jeshile për të udhëtuar me ekipin zviceran në ndeshjen kundër Spanjës.

 

Opsione nga Italia dhe Spanja, këto janë klubet që e dëshirojnë Shaqirin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, po mendon të largohet nga skuadra kampione e Anglisë, pasi hapësirat për të janë thuajse zero.

Ai kërkon të ketë minuta dhe trajneri Jurgen Klopp nuk ia plotëson dot. Futbollisti me origjinë shqiptare ka pas vetes dy ekipe.

28-vjeçari mund të kalojë në Serie A ose La Liga, pasi ka pas vetes Lazion dhe Sevillan.

Drejtori Igli Tare e do me patjetër në skuadër, pasi ka besim se Shaqiri do të ndihmonte shumë lacialët. Në krahun tjetër, spanjollët shohin te Shaqiri një lojtar që mund të bëjë mirë në skuadrën e tyre.

Hitzfeld ia propozon këto tri klube Xherdan Shaqirit

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri nuk po gjen hapësira te Liverpooli dhe ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld e ka këshilluar atë të largohet nga Anfield

Sipas Hitzfeld mesfushori i Kombëtares së Zvicrës do të duhet të largohet nga Liverpooli për të kaluar te një klub tjetër i Premier Ligës ose edhe në Bundesliga të klube si Monchegladbach, Leverkusen, Wolfsburg.

“Një klub i Premier Ligës me një mesfushë solide do të ishte një hap i mirë ose një klub i Bundesligës si Gladbach, Leverkusen ose Wolfsburg”, ka thënë Hitzfeld.

Ndryshe, Shaqiri pritet që të ketë sonte minuta në ndeshjen që Liverpooli do ta luajë në kuadër të Carabao Cup kundër Arsenalit.

Klopp ngrit në qiellin e shtatë Shaqirin pas supergolit të tij mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri është rikthyer nga lëndimi dhe ka luajtur titullar për Liverpoolin në kuadër të EFL Cup.

Sulmuesi kosovar bëri një ndeshje të mirë edhe pse luajti në një pozicion ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim.

Shaqiri u aktivizua si mesfushor, por ai ka lënë të kënaqur trajnerin Jurgen Klopp me paraqitjen e tij.

“Fillimisht ishte një super lojë, një super lojë nga Shaqiri në një pozitë mjaftë të panjohur për të, më thellë në mesfushë. Shaqiri u vendos mjaftë mirë në mesfushë, ai bëri një goditje të mirë dhe shënoi një gol të jashtëzakonshëm”, deklaroi fillimisht Klopp.

Klopp thotë se nuk ka dyshim në cilësitë e kosovarit, në fakt nuk ka pasur asnjëherë dyshim.

“Nuk kam dyshime për cilësinë e Shaq, në fakt nuk kam pasur kurrë dyshime mbi të dhe në këtë moment gjithçka duket vërtetë mirë dhe premtuese për të ardhmen”, vazhdoi tutje trajneri gjerman.

Goli që sapo shënoi Shaqiri për Liverpoolin nga gjuajtja e lirë është absolutisht sensacional

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol thjesht brilant nga gjuajtja e lirë kundër Lincolnit në EFL Cup.

Nga një distancë e konsiderueshme, ylli kosovar qëlloi qoshen e epërme të portierit kundërshtar me një gjuajtje jashtëzakonisht precize.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shaqirit më shumë ia do në stërvitje se gjatë ndeshjes: Shikoni çfarë bëri ai

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri tashmë është rikthyer në stërvitje me klubin e Liverpoolit, ku besohet se këtë sezon do të ketë më shumë minuta në skuadrën e Klopp.

Pas një lëndimi që e kishte me muskuj, Shaqiri është rikthyer për një magji tjetër te “The Reds”.

Mesfushori kosovar në stërvitjen e sotme me Liverpoolin dhuroi spektakël, pas një trajnimi në volejboll me këmbë ai fitoi pikë duke e goditur topin në mënyrë akrobatike.

Momenti në video:

Zbulohet arsyeja pse Liverpooli është kaq i vendosur ta shesë Shaqirin

Periskopi.com Sporti

Liverpooli është i gatshëm për të bërë sakrifica vetëm për të ardhur deri tek Thiago Alcantara.

“Reds” janë të interesuar për mesfushorin spanjoll, të cilin Bayern Munichu e vlerëson 30 milionë euro.

Për këtë, mediat angleze shkruajnë se kampioni aktual anglez po planifikon t’i shesë tre lojtarë, përfshirë këtu Xherdan Shaqirin, Alex Oxlade-Chamberlainin e Nabi Keitan, në mënyrë që të bëjë para për ta blerë ish-futbollistin e Barcelonës.

Për Shaqirin flitet që një kohë se mund të largohet nga “Anfield”, por ende nuk është gjendur një klub që bën ofertë të majme për të.

Liverpooli synon t’i nxjerrë 20 deri në 25 milionë euro nga shitja e përfaqësuesit zviceran.

Shaqiri ka përfunduar në bankinë në dy sezonet e fundit tek ekipi i Jurgen Kloppit duke e pasur parasysh konkurrencën e fortë.

Interesim për ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit e Stoke Cityt ka shfaqur Galatasaray, por atë e duan edhe në Itali.

Sidoqoftë, 28 vjeçari do të preferonte ta vazhdojë karrierën në futbollin anglez.

Askush nuk po interesohet për Shaqirin, Liverpooli mezi pret ta heq qafe

Periskopi.com Sporti

Përkundër faktit se është vënë në shitje tash e disa kohë, ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare për të.

Liverpooli është i gatshëm që ta shesë futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqirin, por që sipas portalit “Liverpool Echo”, deri më tani nuk ka pranuar diçka konkrete.

Disa skuadra janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij, por se nuk dëshirojnë të shpenzojnë 20 milionë euro për të, kur paga e tij është mbi 6 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

Roma, Galatasaray e Sevilla e dëshirojnë përfaqësuesin helvet në radhët e veta, por ia kanë bërë të ditur atij se nuk do ta paguajnë aq shumë.Gjithsesi, ditëve të ardhshme mund të ketë zhvillime të reja rreth kësaj çështjeje.

Kujtojmë se edicionin e kaluar, Shaqiri nuk pati shumë paraqitje me skuadrën e Liverpoolit, por u stolis me medalje të kampionit të Premierligës.

Shaqiri tenton goditjen me shkelëm ndaj Van Dijkit

Periskopi.com Sporti

Intervista e Xherdan Shaqirit për televizionin e Liverpoolit ishte penguar nga bashkëlojtarët që bënin xhiro me biçikleta në prapaskenë.

Në një moment Shaqiri në shaka u kthehet dhe u drejtohet: “Largohuni tash”. Ai tenton ta godas me shkelëm, në shaka, mbrojtësin Virgil van Dijk.

Liverpool është duke zhvilluar fazën përgatitore në pritje të sezonit 2020/2021.

Rrëfehet Shaqa: Flet për të ardhmen, zbulon pse ishte i zemëruar sezonin e kaluar

Periskopi.com Sporti

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se nuk do të largohet duke theksuar se dëshiron të mbrojtë titullin e Premierë Ligës.

Shaqiri gjatë dy viteve me “Reds” arriti të fitojë Premierë Ligën dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa edicionin e kaluar nuk arriti të luajë shumë shkaku edhe i lëndimeve.

Futbollisti nga Gjilani ka thënë se skuadra angleze dëshiron të fitojë edhe shumë trofe dhe ndër to është Premierë Liga.

“Të gjithë janë të emocionuar të luajnë përsëri dhe të mbrojnë titullin e sezonit të kaluar. Kemi kapacitetin, kemi skuadrën e cila është e uritur dhe dëshiron të fitojë trofe të shumtë”.

“Fitimi i titullit pas 30 viteve ishte e pabesueshme për tifozët dhe për ne gjithashtu. Jemi të emocionuar dhe gjithmonë duam të fitojë çdo ndeshje, por mendoj se do të jetë e vështirë”, deklaroi ai për faqen zyrtare të Liverpoolit.

Ndërsa, për sa i përket anës individuale, Shaqiri tha se është i zemëruar ngase i kaloi edicioni i lënduar.

“Gjithmonë nëse je i lënduar ose nuk luan, atëherë je i zemëruar. Por, jam duke shikuar përpara për sezonin dhe do të provoj të ndihmojë gjatë gjithë kohës, andaj do të kem shansin të luaj”.

“Do jap më të mirën që të fitojmë ndeshje, tituj dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, përfundoi ai.

Tabloidi britanik, The Sun përqesh Shaqirin – ja çka shkruan

Periskopi.com Sporti

Mediat angleze kanë “ngacmuar” Xherdan Shaqirin, pasi ai u kap nga paparacët në një jaht luksoz, në pushimet e tij verore në Ibiza.
Mesfushori i Liverpoolit vendosi të relaksohet në një festë, të cilën e ka shijuar në maksimum, me shumë femra.

Në një moment, Shaqiri shihet i rrethuar nga tri femra seksi, të cilat ishin të veshura me rroba banje provokuese, të cilat nuk i lanë shumë vend imagjinatës.

Por, tabloidi britanik “The Sun”, është përkujdesur që të tallet me moskujdesin e futbollistit nga Zhegra.

The Sun shkruan se si Shaqiri ka harruar që të lyejë trupin për t’u mbrojtur nga dielli, transmeton Insporti.

Tabloidi britanik shkruan se futbollisti shqiptar është bërë i kuq, ashtu si ngjyqrat e fanellës së Liverpoolit.

“Shumë i kuq. Shaqiri e harron kremin e rrezitjes teksa tregon se është djegur nga dielli duke pozuar në jahtin luksoz”.

Shaqiri momentalisht është në pushime, pasi me Liverpoolin u shpall kampion i Premierligës.

Shaqiri nuk kursehet për pushime, feston në jaht me femra nën rrezet e diellit

Periskopi.com Sporti

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është kapur “mat” nga paparacët në Ibiza në një jaht me tri femra seksi dhe disa miq.

Mesfushori i Liverpoolit vendosi të relaksohet në një festë, të cilën e ka shijuar në maksimum, me shumë femra.

Në një moment, Shaqiri shihet i rrethuar nga tri femra seksi, të cilat ishin të veshura me rroba banje provokuese, të cilat nuk i lanë shumë vend imagjinatës.

Shaqiri u filmua duke bërë lëvizje provokuese me njëren prej femrave, derisa shokët e tij e kishin edhe më të vështirë për t’u përmbajtur.

Ata janë parë gjithashtu duke konsumuar shampanjë të shtrenjtë në jaht dhe nuk ka dyshim se ky ishte një aheng i “çmendur” dhe me femra të bukura.

Për më shumë, shikoni fotografitë e mëposhtme:

Image

Image

 

Xherdan Shaqiri uron Dritën pasi u shpall kampion i Kosovës

Periskopi.com Sporti

Drita sot është shpallur kampione e re e Superligës së Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra e Ardian Nuhiut përfitoi nga barazimi 2:2 mes Gjilanit dhe Ballkanit në xhiron e parafundit të kampionatit.

Ky është titulli i tretë në histori për gjilanasit.

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka uruar Dritën për këtë sukses.

“Urime”, ka komentuar Shaqiri në faqen zyrtare të Dritës në rrjetin social “Instagram”.

Image

Xhaka vlerësohet lartë, ndërsa Shaqiri me notë të ulët

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Liverpoolit në ndeshjen derbi të javës së 36-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka arritur të fitojë me rikthim ndeshjen derbin ndaj ekipit të Jurgen Kloppit.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexandre Lacazette (32’) dhe Reiss Nelson (44’) për vendasit, ndërsa Sadio Mane (20’) për Reds.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi francez, Lacazette, i cili pas një goli dhe një asistimi u notua me 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Reds, Alisson Becker që u vlerësua me notë 4.8.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe Granit Xhaka te Arsenali duke pasur paraqitje të mirë me notë 7.7, ndërsa Xherdan Shaqiri u vlerësua me 6.2 për pak minuta sa luajti.

Arsenal:

Largohet nga Liverpooli, Xherdan Shaqiri mund të transferohet te ky klub i njohur evropian

Periskopi.com Sporti

Fenerbahçe ka shprehur interesim për transferimin e futbollistit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Futbollisti nga Kosova nuk është në planet e trajnerit Jurgen Klopp për edicionin e ardhshëm, derisa ai pritet të largohet nga “Anfield”, raporton “TivibuSpor”.

Shaqiri u transferua në Liverpool në verën e vitit 2018, por që asnjëherë nuk iu dha minutazhi i duhur për t’i treguar vlerat e tij.

Derisa këtë edicion ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje, e ardhmja e tij ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat botërore.

Ai nuk është as në planet e Kloppit për edicionin e ri, andaj Fenerbahçe ka nisur të interesohet për situatën e tij.

Ish-futbollisti i Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt kërkon kontratë tre-vjeçare dhe me një pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Raportohet se Fenerbahçe është e gatshme t’ia plotësojë dëshirat futbollistit gjilanas vetëm e vetëm për ta transferuar në Stamboll