Arsenal në bisedime për ta rikthyer Wengerin si trajner të skuadrës

Periskopi.com Sporti

Sipas ‘Mirror’ Arsenali është i interesuar që ta rikthej në Emirates ish trajnerin Arsene Wenger.

Madje ky medium ka raportuar që klubi londinez është duke zhvilluar takime që ta bëjnë të mundur këtë rikthim të Wenger.

Sipas drejtuesve të klubit ky do të ishte një veprim i duhur në mënyrë që ta rikthejnë përkrahjen e tifozëve në klub.

Wenger aktualisht është duke punuar për FIFA-n, punë për të cilën kohë më parë u deklarua që është mjaftë i lumtur./Indeksonline/.

Wenger: U munodva ta transferoja Sanchon

Periskopi.com Sporti

Arsene Wenger e ka pranuar që është munduar ta transferoj sulmuesin, Jadon Sancho në Arsenal.

Sancho është në formë të mirë me gjigantin gjerman.

Ish-trajneri i “Topçinjëve” tha se ka provuar gjatë kohës kur lojtari ishte në City.

“U mundova ta blej gjatë kohës kur ishte në City, pasi nuk luante. Provova ta transferoi në Arsenal”, deklaroi ai.

Në vend të kësaj Sancho zgjodhi të transferohet në Dortmund dhe tash shumë klube janë të interesuara për të njeri ndër to edhe United.

Ibrahimovic thumbon Wengerin për kalimin te Milan

Periskopi.com Sporti

Zlatan Ibrahimovic e ka komentuar lajmin për emërimin e mundshëm të Arsene Wenger në krye të Milanit.

Sipas suedezit më shumë gjasa ka që ai të vijë te kuqezinjtë, se sa trajneri francez.

“Mendoj se më e mundshme është që unë të kthehem te Milani, sesa të shoh Arsene Wengerin në stolin kuqezinjve”.

“Nuk mendoj se do ta ndërmarrë këtë sfidë. Sa i përket të ardhmes time, kam patur shumë kërkesa nga Evropa, por duhet diçka që të më stimulojë”.

“Dua të shkoj në një klub ku mund të bëj diferencën”.

Ai e refuzon mundësinë që të shkon te PSG si drejtues.

“Te PSG duan që punoj për klubin. Nëse kthehem, e bëj për të qenë në fushë, nuk ekziston një rol tjetër”.

“Unë jam një futbollist në aktivitet dhe dua të luaj. Kur të vendos se çfarë do të bëj, do ta njoftoj të gjithë botën”, ka thënë Ibrahimovic./Periskopi/

​Ish-lojtari i Arsenalit: Na mungonte vetëbesimi nën menaxhimin e Wengerit

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla, ka pranuar se skuadrës i mungonte vetëbesimi të tentonte ta fitonte titullin e Premierligës gjatë kohës kur në pozitën e trajnerit ishte Arsene Wenger.

Topçinjtë kishin arritur ta fitojnë këtë titull me ish-trajnerin e tyre, Arsene Wenger, për herë të fundit në vitin 2003/2004, kur kishin arritur ta përfundojnë sezonin në Premierligë pa asnjë ndeshje të humbur.

Megjithatë, Wengeri, në përfundim të karrierës, nuk e merrte të njëjtin respekt nga tifozët e klubit, të cilët mendonin se pas 22 vjetëve, klubi kishte nevojë për ndryshime. Në fund të sezonit të kaluar, Wengeri u largua dhe në vend të tij erdhi Unai Emery.

“Ne duhet ta merrnin atë hap dhe të luftonin për titullin e Premierligës. Kishte sezone kur të gjithë mendonin se ne kishim një skuadër shumë të mirë, por pastaj, me kalimin e sezonit, ne nuk e bënim një gjë të tillë”, ka thënë Cazorla.

“Por,  mendoj se i gjithë problemi ishte te vetëbesimi, te mentaliteti i duhur, për të thënë se besojmë në këtë skuadër, e dimë se e kemi një skuadër të mrekullueshme dhe mund të shtyhemi me çdo klub të madh anglez”.

“Unë besoj se ata do ta bëjnë një gjë të tillë dhe do të vazhdojnë të përmirësohen në të ardhmen. Ata do ta kenë një sezon të mrekullueshëm. Kanë një skuadër të mrekullueshme dhe u uroj të gjithë të mirat”. /Gazeta Express/

 

Legjendat e Arsenalit të cilët Wenger i bleu për “pesë pare”

Periskopi.com Sporti

Wenger pa të drejtë njihet si një trajner që nuk shpenzon shumë. Për një kohë të gjatë, ai nuk kishte mundësi të shpenzonte shumë. Klubi e ndërtoi një stadium që i kushtoi klubit mbi 600 milionë euro (dhe merrni parasysh që stadiumi i Juves ka kushtuar vetëm 120).

Por gjendja financiare e klubit – megjithëse pa një pronar miliarder pas – ka ndryshuar falë punës së jashtëzakonshme të trajnerit francez.

Ja disa blerje të lira të lojtarëve që u bënë legjenda të klubit më pas ose që u shitën me shuma marramendëse.

Emmanuel PETIT – i ardhur për 2.5 milion funte i shitur për 30 milion funte (bashkë me Overmars) në Barcelonë. Ai luajti 118 herë dhe i shënoi 11 golla për klubin londinez.

Gilberto SILVA – i ardhur nga Mineiro për vetëm 4,5 milion funte, u bë legjendë e Arsenalit dhe luajti 244 herë duke i shënuar 24 gola për topxhinjtë.

Laurent KOSCIELNY – i ardhur nga Lorient për 10 milion funte, për momentin është lojtari kryesor i mbrojtjes, të cilin kanë provuar ta transferojnë Bayern dhe Real Madrid. Për Arsenalin ka luajtur 253 herë duke i shënuar hiç më pak se 21 gola.

Robert PIRES – erdhi nga Marseille për një shumë qesharake prej vetëm 6 milion funtesh kur dihet se ai ishte ndër lojtarët kryesor në periudhën e artë të Arsenal. I shënoi 284 ndeshje dhe 84 gola. E fitoi dy herë Premier Ligën dhe tri herë FA kupën. Me të drejtë konsiderohet si një ndër legjendat më të mëdha të klubit.

Jens LEHMANN – u transferua nga Dortmund për vetëm 1,5 milion funte. I bëri 200 paraqitje dhe e mbrojti portën në sezonin kur Arsenal u bë kampion duke qenë skuadër e pamposhtshme.

Freddie LJUNGBERG – erdhi nga një ekip si Halmstads për vetëm… 3 milion funte. E pabesueshme por e vërtetë. Mesfushori suedez luajti 328 herë për londinezët dhe i shënoi 72 gola. Ishte ndër kryesorët e fitimit të titujve më 2002 dhe 2004.

Robin VAN PERSIE – njihet si tradhtar në mesin e tifozëve të Arsenal. Por ai ishte lojtar i madh dhe statistikat i ka të mahnitshme. U transferua vetëm për 3 milion funte nga Feyenoord. U transferua në Manchester United për 24 milion funte dhe i kishte bërë 278 ndeshje dhe 132 gola.

Kolo TOURE – erdhi si një anonim nga një klub anonim për 150 mijë funte. Klubi ishte ASEC Mimosas nga Bregu i Fildishtë. Kolo i bëri 211 paraqitje dhe i shënoi 12 gola. Ishte i pakapërcyeshëm në pozitën e mbrojtësit dhe u admirua gjatë nga tifozët e Arsenal derikur kalo në City për 14 milion funte.

Nicolas ANELKA – u transferua në Arsenal nga PSG për vetëm 500 mijë funte. Për Arsenalin luajti 90 herë dhe i shënoi 28 gola. Por a e dini se për sa u transferua në Real Madrid? Për jo më pak se 22.3 milion funte. Pra, më shumë se pesëdhjetë herë më shtrenjtë sesa që ishte blerë.

Cesc FABREGAS – erdhi nga akademia e Barcelonës për vetëm 700 mijë funte. Në Arsenal luajti për tetë vite, duke u bërë edhe kapiten për një kohë dy vjeçare. Ai i bëri 303 ndeshje dhe i shënoi 57 gola për klubin. Tifozët e Arsenal me të drejtë e quajtën legjendë sepse arriti ta ndërronte krejtësisht cilësinë e mesfushës dhe mënyrën sesi luante klubi në atë pozicion. U shit për 25,4 milion te Barcelona. Dhe më pas, nga një lojtar që i tmerronte kundërshtarët u shndërrua në një lojtar të dorës së dytë shkaku i punës së dobët të trajnerëve tjerë.

Patrick VIEIRA – i kaloi në Arsenal nëntë vite. Dhe i bëri 406 ndeshje duke i shënuar 33 gola. Mbahet si legjendë edhe sot e kësaj dite. E fitoi tri herë Premier Ligën dhe katër herë FA kupën me Arsenalin. Njihet si ndër mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave në pozitën e tij.

Thierry HENRY – erdhi nga Juventus për 11 milion funte më 1999. Por çfarë bëri më pas, e di e gjithë bota. Ai i shënoi 228 gola për klubin në 377 paraqitje. Ishte i pakrahasueshëm me ndonjë tjetër. Luante në qendër të sulmit dhe ishte mjaft i shpejtë, mjaft i gjindshëm, dhe sidomos shumë teknik e atraktiv – e pazakontë kjo për shtatin e tij dhe për pozitën ku luante. Statuja e tij gjendet jashtë stadiumit The Emirates Stadium.

Dhe këta lojtarë ndër shumë të tjerë. Mund të përmendim edhe Cazorlën, Alexisin, Ozilin, Campbellin, Overmarsin… në një listë të madhe emrash.

periskopi.com