Zyrtare: Anglia nënçmon Kosovën, nuk luan në Wembley

Periskopi.com Sporti

Kosova ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2020” do ta fillojë më 25 mars, në ndeshjen ndaj Bullgarisë, transmeton Gazeta Metro.


Kosova bën pjesë në grupin A së bashku me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Çekinë.

Kundërshtari më i vështirë padyshim që është Anglia, ndaj të cilëve Kosova ndeshjen e parë e luan si musafirë më 10 shtator, por kjo ndeshje nuk do të zhvillohët në “Wembley Stadium” aty ku zakonisht Kombëtarja angleze i luan ndeshjet.

Kështu ka njoftuar Kombëtarja e Anglisë, kurse për vendin se ku do të zhvillohet kjo ndeshje kanë thenë se do të njoftojn së shpejti.

Stadiumi i Wembley pranë shitjes, ja oferta marramendëse për blerje

Periskopi.com Sporti

Stadiumi kombëtarë i Anglisë është pranë shitjes, ka konfirmuar Federata e Futbollit Angleze(FA), raporton Sky Sports.

Biznismeni amerikano-pakistanez, Shahid Khan është pranë blerjes së stadiumit ikonik për 600 milionë funta derisa konfirmon se është në bisedime nga shkurti i vitit 2017.

Tashmë bordi i FA që përbëhet nga 10 persona do të vendosë përgjigjen përfundimtare.

Nëse bordi vendos ta bëjë këtë, propozimi do t’i paraqitet Këshillit të FA-së prej 127 anëtarësh për muajin e ardhshëm për miratim.

Khan është president i ekipit të Fulham dhe ekipi nga NFL, Jacksonville Jaguars./Periskopi/

Vendi, data, kostoja e biletave… e përballjes Joshua-Povetkin

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua shprehet i gatshëm për të mbrojtur serinë e të pa-mposhturit në kategorinë e peshave të rënda kundër Alexander Povetkin në stadiumin Wembley në shtator.

Joshua (21 fitore, 0 humbje) fitues i IBF, WBA, WBO dhe IBO do të ndeshet me Povetkin (34 fitore, 1 humbje), në atë që pritet rreth 90, 000 njerëz ta ndjekin përballjen gjigande.

Do të jetë herë e tretë ku Anthony Joshua do të ndeshet në Wembley pas një fitore me nokaut kundrejt Wladimir Klitschko vitin e kaluar, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Persikopi.

Kur do të zhvillohet përballja Joshua vs Povetkin?

Lufta do të zhvillohet më 22 shtator të këtij viti në stadiumin e Wembleyt, Londër.

Kostoja e biletave?

Çmimi i tiketave: 40 funta, 60, 80, 100, 150, 200, 400, 800 dhe 2000 funta për VIP./Periskopi/

NEW YORK, NY - JULY 17: Group Managing Director of Mathroom Sports Eddie Hearn (L) and Anthony Joshua on stage at the U.S. launch of DAZN - The Future of Sports Streaming at Industria Studios on July 17, 2018 in New York City. (Photo by Johnny Nunez/Getty Images for DAZN)

Anthony Joshua vs Alexander Povetkin tickets on sale next week - when and where

Anthony Joshua vs Alexander Povetkin tickets on sale next week - when and where

Joshua para përballjes me rusin Povetkin deklarohet rreth dopingut

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua nuk do të dëshironte që kundërshtari i tij Alexander Povetkin të rezultonte me doping.

Povetkin dy herë ka rezultuar pozitiv në testet e dopingut duke përdorur substanca të ndaluara. Por ai do të sfidojë Joshuan për të mbrojtur titullin kampion në Wembley më 22 shtator, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

“Më shumë do të dëshiroja ta humbisja ndeshjen se sa ai të rezultonte pozitiv në testet e dopingut”, tha Joshua.

“Nuk e shoh dopingun si një rrugë për ta bërë veten më të mirë, nëse një person është në gjendje të mirë kjo është arritur falë punës së tij të vështirë, dhe ju nuk do të keni nevojë për doping”, shtoi bokseri britanik.

“Peshojeni atë, doping, të qenët e ndaluar, rreziqet legale ose  dikush që është më i mirë se ju në një mbrëmje, jepini respekt dhe vazhdo”.

Sa për Povetkin, ai hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me të kaluarën e tij dhe tha se ai ishte i pastruar nga çdo veprim i gabuar.

“Kam qenë i justifikuar”, tha Povetkin.

“E di që unë jam i pastër. E di që unë isha i pastër kur u ktheva  që prej atëherë. Nuk e di çfarë ndodhi, por në fund të ditës, të gjithë çfarë mund të them është se unë isha i akuzuar për diçka të bërë gabimisht”.

Ndërsa, Joshua tha se nuk dëshiron që të jetë një zë i luftës kundër dopingut në boks.

“Muhamed Ali ishte një luftëtar për të drejtat e njeriut dhe Vietnamit, ai ishte një luftëtar i pabesueshëm por shkak i kësaj është që ata i erdhën pas e bënë një ikon atë”./Periskopi/

Anthony Joshua on Alexander Povetkin: I would rather take a loss than be done for doping

Anthony Joshua on Alexander Povetkin: I would rather take a loss than be done for doping

Anthony Joshua on Alexander Povetkin: I would rather take a loss than be done for doping

Anthony Joshua on Alexander Povetkin: I would rather take a loss than be done for doping

Anthony Joshua on Alexander Povetkin: I would rather take a loss than be done for doping

Anthony Joshua on Alexander Povetkin: I would rather take a loss than be done for doping

NEW YORK, NY - JULY 17: Anthony Joshua on stage at the U.S. launch of DAZN - The Future of Sports Streaming at Industria Studios on July 17, 2018 in New York City. (Photo by Johnny Nunez/Getty Images for DAZN)

Fillon ‘lufta’ retorike mes Anglisë dhe Suedisë, e nisin Ibrahimoviq me Beckham

Periskopi.com Botërori 2018

Ka filluar një debat miqësor mes David Beckham dhe Zlatan Ibrahimovic për ndeshjen e nesërme, Angli – Suedi.

Futbollisti suedez ka kërkuar nga shoku i tij të lidhin një bast për takimin e nesërme.

Ibra i ka premtuar Beckhamit që nëse Anglia fiton ai do ta çojë atë në një darkë, por nëse fiton Suedia, Beckhami e ka për detyrë t’ia blejë atij disa dhurata.

Menjëherë është kundërpërgjigjur ish-lojtari i PSG-së duke i thënë:

“Nëse Suedia fiton do të të qojë në IKEAsverige dhe ju do të blini gjithcka. Por nëse fiton Anglia, ju do të vini në Wembley me fanellë të Anglisë duke ngrënë peshk dhe qips gjatë pjesës së parë”.

Takimi mes Anglisë dhe Suedisë zhvillohet nesër nga ora 16:00.

Konspiracione kriminale, vrasje, rrëmbime – historia që flet për përballjen futbollistike Angli-Kolumbi

Periskopi.com Botërori 2018

Ndeshja e parë ndërkombëtare e luajtur mes Anglisë dhe Kolumbisë u zhvillua dy ditë pasi Bobby Moore ishte akuzuar për vjedhjen e një byzylyku në Bogota të Kolumbisë.

I kërcënuar me burgosje në burgjet famëkeqe të Amerikës Jugore ku luluëzonin kartelet e drogës  dhe grupet luftarake guerilase, kapiteni i Anglisë i vetmi që e kishte fituar Kupën e Botës, e udhëhoqi ekipin e tij pas një fitore 4-0 kundrejt Kolumbisë në një ndeshje që luhej në lartësi prej 8.675 metra.

Megjithatë, heroi i kombëtares angleze të cilit statuja i qëndron para stadiumit Wembley, u arrestua.

Kombëtarja e Anglisë ishte vendosur në hotelin Tequendama derisa zhvillonte turnin e Kupës Botërorë që mbahej në Meksikë në vitin 1970.

Në hotel ndodhej edhe një dyqan që mbante bizhuteritë nga më të ndryshmet, dhe Moore e kishte shfrytëzuar pasi kishte grabitur një byzylyk që kushtonte rreth 625 funta.

Kidnapimet ishin gjithashtu aktuale në atë kohë. Kështu filloi një histori futbolli anglo-kolumbian i cili për një shekull do të mbështetej nga një konspiracion kriminal dhe vrasjesh.

Derisa ekipi kolumbian luante në Kupën Botërore të vitit 1994 në SHBA, në fazën e grupeve ata u eliminuan nga amerikanët pas një autogoli i shënuar nga Andres Escobar, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Në mbrëmjen e 1 qershorit, katër ditë pasi ishin kthyer  në shtëpi nga një pritje e zymtë që iu bë nga shteti, Escobar del me disa miq për të pirë në qytetin e Medelinit.

Rreth orës 3 të mëngjesit, pasi ishte vendosur në klubin e natës El Indio, ai u qëllua për vdekje nga tre vrasës. Në atë kohë, Escobar ishte 27 vjeç.

Shumë vende kanë kontribuar në themelimin e shoqatave bamirëse në emër të Escobarit. Dy vite më vonë, Anglia do të shënojë një tjetër fitore kundrejt Kolumbisë./Periskopi/

England played Colombia for the first time two days after Bobby Moore was arrested in Bogota

Moore was accused of stealing a £625 bracelet from a jewellery store after their friendly

The defender captained England to a 4-0 victory in Bogota ahead of the World Cup in 1970

 

Sir Alf Ramsey was confident Moore could handle it and didn't explain his captain's absence

Moore was detained but the alleged incident was false and he signed a writ to be released

He was mobbed by fans at Bogota airport before flying out for the 1970 World Cup in Mexico

He led England to victory in their World Cup opener against Romania just days after his release

 

Andres Escober scored his only Colombia goal in their next meeting 13 years later

The equaliser to Gary Lineker's opening goal was not realised for a further six years

Escobar went on to play the 1994 World Cup in the US but was killed days after Colombia's exit

His own goal eliminated them and led to his death after a drugs lord lost money on the game

Rene Higuita pulled off a scorpion kick in a fundraiser game for Escobar against England

Most recently, a Michael Owen hat-trick secured a 3-2 victory during a summer tour in 2005

Tottenham zhvillon ndeshjet në Wembley

Periskopi.com Sporti

Tottenham Hotspur do të zhvillojë ndeshjet në Ligën e kampionëve në stadiumin e Kombëtares angleze, Wembely.

Kjo do të ndodhë, për shkak se  klubi nga Londra e veriut po e rinovon stadiumin e vet, White Hart Lane. /Periskopi.com