Man City ‘stërvitet’ me Watfordin e shkretë, ia dyfishon stresin në kohë pandemie pa pikë nevoje

Periskopi.com Sporti

Manchester City deklasoi Watfordin në ndeshjen e javës së 37-të në Premier League, të martën mbrëma, me rezultat 4-0, por jo që ishte shumë e nevojshme ta bënte këtë.

City tashmë e ka siguruar vendin e dytë dhe sikur të tregohej pak më bujar, sigurisht se do të mund të regjistronte një fitore 1 apo 2 me 0, por jo, djelmoshat e Pep Guardiolas thjesht duhej ta poshtëronin Watfordin e shkretë në një pasdite të bukur.

Rrahimi i Stërllingëve i pari bëri zemrën guri në minutën e 31-të, kur shënoi për 1-0.

Sidoqoftë, ai paksa u tregua më zemërgjërë më vonë, pasi humbi një penallti nëntë minuta më vonë – sigurisht e dinte se edhe një gol do të ishte stres i panevojshëm për kundërshtarin, që as që po mundohej të shënonte.

Mirëpo, anglezi ndërroi mendje menjëherë pas pak sekondave, pasi nga topi i kthyer, drejtoi topin në rrjetë, jo që e fajësojmë shumë këtu, sepse në portën e zbrazët vetëm nëna e portierit nuk do të shënonte.

Pas tij, radha i erdhi Phil Foden të qëllonte cakun, teksa e gjeti rrugën e golit në minutën e 63-të.

Tre minuta më vonë, Aymeric Laporte shënoi edhe një, pastaj “Sheherlitë” hoqën këmbën nga gazi.

City tash ka 78 pikë dhe e ka të pamundur të shkojë më poshtë se pozita e dytë, edhe po të dëshironte – se për të parin mos të flasim. Vetëm nëse nuk keni qenë duke jetuar nën ndonjë shkëmb në vargmalet e Sudanit jugor, sigurisht se e dini që Liverpooli është shpallur tashmë kampion.

Watfordi ndërkohë po përpëlitet për të mbijetuar dhe mund ta sigurojë mbijetesën nëse fiton ndeshjen e ardhshme – ndoshta. /Periskopi.com/

Watford – Man City: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Watfordi dhe Manchester City i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin e javës së 37-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 19:00, do të zhvillohet në stadiumin “Vicarage Road”, me vendasit që cilësohen si favoritë në letër.

Watfordit që i duhet fitorja me çdo kusht që të mbijetojë në ligën angleze, do të jete pa lojtarët si, Gerard Deulofeu, Capoue, Janmaat, Success, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë në Sergio Agueron dhe Claudio Bravon që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Watfordit: Foster, Mariappa, Kabasele, Dawson, Femenia, Cleverley, Hughes, Doucoure, Sarr, Pereyra, Deeney.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Garcia, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (C), Foden, Bernardo, G Jesus, Sterling.

Goli i djeshëm i Welbeckut me gërshërë për Watfordin është thjesht sensacional

Periskopi.com Sporti

Danny Welbeck nuk ka shënuar gol në Premier League që nga gushti i vitit 2018, dhe këtë ecuri negative arriti ta thyejë me një gol sensacional me gërshërë.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Arsenalit i dha epërsinë prej 2-1 ëatfordit në mënyrë spektakolare, transmeton Periskopi.

Dhe në atë që ishte një ndeshje kruciale për mbijetesë, Welbeck ia siguroi pikët e plota ëatfordit me një gol special në minutën e 55-të.

Ai arriti ta zë për mrekulli topin në ajër, duke qëlluar qoshen e anës së djathtë të Tim Krul, i cili nuk pati asnjë gjasë të bënte më shumë. /Periskopi.com/

Chelsea lufton fuqishëm, mposht Watfordin dhe rikthehet në vendin e katërt

Periskopi.com Sporti

Chelsea është rikthyer në vendin e katërt, pasi kaloi disa orë në vendin e pestë, pas fitroes së Manchester Unitedit sot kundër Bournemouthit.

“Të Kaltërit” ishin nën presion të madh para përballjes së sontme kundër Watfordit, pasi një lëshim pikësh do të nënkuptonte humbje e pozitës që dërgon në garat e Champions eagues sezonin e ardhshëm, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, djelmoshat e Frank Lampardit e përballuan shumë mirë situatën, duke triumfuar me rezultat 2-0.

Golat nga Olivier Giroud 28′ dhe Willian nga penalltia 43′, ia siguruan pikët e plota “Të Kaltërve”.

Kështu, Chelsea rikthehet në top katërshe me 57 pikë, dy më shumë se Unitedi në të pestin dhe një më pak se Leicester City në të tretin.

Në anën tjetër, Watfordi vazhdon të jetë i rrezikuar, pasi zë pozitën e 17-të me 28 pikë të grumbulluara, një më shumë se vendi që e dërgon në Championship. /Periskopi.com/

Chelsea ia shënon edhe të dytin Watfordit, luftë e zjarrtë për top katërshe

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka shënuar edhe golin e dytë kundër Watfordit dhe tash po avancon 2-0, shkruan Periskopi.

Willian është ai që ka shënuar nga penalltia, të cilën e nxori Christian Pulisic.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Chelsea nuk lëshon pe për top katërshe, Giroud shënon për mrekulli

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka kaluar në epërsi si nikoqir i Watfordit, të shtunën mbrëma, shkruan Periskopi.

Olivier Giroud ka realizuar në minutën e 28-të, pas asistimit nga Ross Barkley.

Sulmuesi francez qëlloi cakun pasi u shërbye në zonë, duke gjetur rrugën e golit me një goditje dinake.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Chelsea e ka punën ‘pisk’ nëse lëshon pikë sonte kundër Watfordit – formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Asgjë tjetër pos fitores nuk i kryen punë sonte Chelseat kundër Watfordit, nëse dëshiron të rikthehet në vendin e katërt, shkruan Periskopi.

Aktualisht, Manchester Unitedi e zë atë pozitë pas fitores 5-2 sot kundër Bournemouthit.

“Djajtë e Kuq” kanë 55 pikë dhe një ndeshje më shumë të luajtur se Chelsea, që është ka një pikë më pak në pozitën e pestë.

Ndeshja fillon nga ora 21:00.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Chelsea:

Image

Watford:

Image

Lojtari i Premier Leagues: Jam i befasuar, nuk e di si e mora koronavirusin – nuk kam dalë fare nga shtëpia

Periskopi.com Sporti

Adrian Mariapa zbulon se është ai lojtari i infektuar me koronavirus në radhët e Watfordit, por nuk arrin ta kuptojë sesi ka ndodhur kjo gjë duke qenë se nuk ka dalë pothuajse fare nga shtëpia.

adrian

Qendërmbrojtësi xhamajkan shpjegon që e ka lënë shtëpinë gjatë periudhës së karantinës vetëm për ndonjë stërvitje të shkurtër apo shëtitje me fëmijët, prandaj dhe është e çuditshme si mund të jetë infektuar.

“Që kur mora vesh se jam i infektuar, unë kam vrarë mendjen sesi e kam marrë virusin. Ishte një surprizë e madhe, sepse nuk e kam lënë fare shtëpinë, përveçse për disa ushtrime apo për ecje me fëmijët,” tha 33 vjeçari për “The Telegraph”.

Lojtarët e klubit të PL refuzojnë të stërviten pasi tre persona dalin pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Më shumë futbollistë të Watfordit i janë bashkuar Troy Deeneyt, duke refuzuar të rikthehen në stërvitje pasi klubi raportoi se tre persona në klub kanë dalë pozitiv me koronavirus.

Watfordi ishte klubi më i goditur i Premier Leagues, pas rezultateve të publikuara të martën, me një lojtar dhe dy pjestarë të stafit që dolën pozitiv, transmeton Periskopi.

Tre personat do të vetëizolohen për një javë, por “The Athletic” raporton se lojtarët nuk do të stërviten të mërkurën.

Ky lajm vjen pasi gjashtë persona dolën pozitiv gjatë 748 testeve të bëra në lojtarët e Premier Leagues dhe stafin nëpër qendrat stërvitore.

Crystal Palace v Watford FC - Premier League

Në mesin e atyre që dolën pozitiv ishte asistenti i trajnerit të Burnleyt, Ian Woan.

Raportohet se tre lojtarët e ëatfordit që dolën pozitiv janë në gjendje të mirë, dhe po i ndjekin këshillat shëndetësore.

Kapiteni i skuadrës, Deeney e pranoi të martën se nuk ndihej rehat të rikthehej në stërvitje për shkak të rrezikut të shtuar për infektim.

Ai tha se kishte njoftuar Watfordin se nuk do të shkonte në stërvitje. /Periskopi.com/

Premier League gati ‘ta konfirmojë anulimin e sezonit’

Periskopi.com Sporti

Cili do të jetë fati i sezonit 2019/20 në Premier League?

Më 13 mars ishte konfirmuar se të gjitha ndeshjet ishin pezulluar, transmeton Periskopi.

Për ta ruajtur integritetin e sportit, shumica e klubeve preferojnë që të kompletohet edicioni.

Disa kanë interes më të madh se të tjerët, përfshirë Liverpoolin, skuadër e cila ka 25 pikë më shumë se rivali më i përafërt në krye të tabelës.

General Views of Sport Venues after events postponed due to Covid-19

Sado që të gjithë po e presin rikthimin e futbollit së shpejti, thjesht nuk dihet nëse kjo do të materializohet.

Njëri prej pronarëve të Watfordit, Pierpaolo Marino, i cili është gjithashtu drejtor edhe te Udinese, ka thënë se Premier League së shpejti do të anulohet krejtësisht.

“Federata Belge e Futbollit e ka sanksionuar ligën pavarësisht kërcënimeve nga UEFA,” tha Marino.

“Në Angli, Premier League është gati ta publikojë një komunikatë të tillë, sepse situata atje është shumë, shumë serioz. Shpresoj se mund ta shijojmë përsëri futbollin pas koronavirusit.

“Nuk ka rëndësi sa gjatë do të na duhet, së pari duhet të largohemi nga zona e rrezikut. Jam i shqetësuar për sezonet e ardhshme, jo për të vjetrin.” /Periskopi.com/

Luajtën derisa tërë Evropa ishte në izolim: Eskalon situata në Angli, tre lojtarë të tjerë dërgohen në shtëpi

Periskopi.com Sporti

Watford dërgoi në shtëpi tre lojtarë të skuadrës së parë të enjten, pasi treguan shenja koronavirusi.

Leicester dhe një tjetër klub i paemëruar i Premier Leagues dërgoi tre futbollistë në shtëpi, si masë parandaluese, transmeton Periskopi.

Dhe sipas “The Telegraph”, ajo skuadër është Watfordi.

“Hornets” testuan të tre lojtarët, derisa rezultatet do të dalin këtë pasdite.

Futbollistët nuk do të rikthehen në stërvitje derisa të marrin dritën e gjelbër nga autoritetet shëndetësore.

Kujtojmë se deri tani, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe ylli i Chelseat, Callum Hudson-Odoi janë konfirmuar me pandeminë. /Periskopi.com/

Formacionet zyrtare: Watford – Liverpool

Periskopi.com Sporti

Jëna publikuar formacionet zyrtare të duelit mes Liverpoolit dhe Watfordit.

Skuadra e Kloppit do të luaj si mysafir, në kuadër të xhiros së 29-të në Premier ligë.

Ndeshja starton me fillim në orën 18:30. /Periskopi.com/

Ylli i Aston Villës shtrihet në tokë dhe shpërthen në lot kur reporteri i thotë se goli nuk u llogarit si i tij

Periskopi.com Sporti

Aston Villa e ngriti veten mbi zonën e rrezikshme për rënie nga liga, me një fitore 2-1 kundër Watfordit mbrëmë.

“Hornets” kanë treguar formë të mirë nën trajnerin e ri, Nigel Perason, derisa siguruan një epërsi 1-0 para pjesës së parë me anë të një goli nga Troy Deeney.

Mirëpo, Douglas Luiz barazoi për nikoqirët kur kishin mbetur edhe 20 minuta, para se Ezri Konsa të realizonte golin e fitores në minutën e 95-të, duke realizuar të parin e tij në Premier League, transmeton Periskopi.

Ose, të paktën ashtu mendoi se shkuan gjërat.

Konsa ishte i bindur se ai kishte shijuar natën më të mirë të jetës së tij, derisa iu tha në intervistën pas ndeshjes se nuk ishte goli i tij.

Goditja e 22-vjeçarit u devijua nga Tyrone Mings, kështu që goli i takoi këtij të fundit.

Konsa u shtri në tokë, derisa tha: “Më është thyer zemra. Jam absolutisht i thyer.”

Shikoni më poshtë.

Ndeshja Watford-Tottenham për pak të shëndrrohej në ring boksi: Inati pushton lojtarët dhe eskalon gjithçka

Periskopi.com Sporti

Ndeshja mes Watfordit dhe Tottenhamit në kuadër të Premier Leagues u përshkua nga një moment i tensionuar.

Derisa rezultati është ende 0-0, në pjesën e dytë të takimit ndërhyrja e pamatur e Harry Winksit në Doucouren u prit me kundërpërgjigje të ashpër nga ky i fundit.

Më vonë pastaj u përfshin edhe lojtarë të tjerë, derisa Toby Alderweireld mbeti i shtrirë pas një fërkimi në turmë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/


 

Pati një mundësi të rrallë të impresiononte nga minuta e parë, Shaqiri shpallet më i dobëti për Liverpoolin

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri pati një start të rrallë sot për Liverpoolin në ndeshjen kundër ëatfordit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premier League.

“Të Kuqtë” regjistruan një fitore komode, 2-0, me Shaqën që tregoi shumë pak nga aftësitë e tij në fushë, shkruan Periskopi.

Përveç një asistimi për Sadio Manen, i cili shënoi me kokë, por goli u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje, kosovari nuk pati ndonjë moment tjetër eksploziv.

Ai u zëvendësua në minutën e 70-të, me Alex Oxlade-Chamberlainin që u inkuadrua në vend të tij.

E në vlerësimet e “ëhoscored” pas ndeshjes, Shaqa ka marrë notën më të ulët në skuadrën e tij, 6.4.

“Lojtari i Ndeshjes” u shpall, sigurisht, Mohamed Salah i cili realizoi të dy golat e ndeshjes. /Periskopi.com/

Mëkat që u anulua: VAR i mohoi një asistim milimetrik Xherdan Shaqirit për Sadio Manen sot

Periskopi.com Sporti

Nëse do të pyeteshin fansat e futbollit, VAR do të largohej nga përdorimi qysh tani.

Shumica e tifozëve janë të lodhur nga mënyra se si po i drejton gjërat teknologjia kompjuterike, pas shumë vendimeve kontraverse këtë edicion, transmeton Periskopi.

Derisa ka filluar përdorimi i tij në Premier League këtë sezon, nuk ka kaluar as edhe një javë pa parë disa vendime kontraverse nga VAR.

Kemi parë vetëm një ndeshje këtë fundjavë në Premier League dhe, përsëri, VAR ka qenë protagonist.

Liverpool FC v Watford FC - Premier League

Sadio Mane mendoi se kishte dyfishuar epërsinë e “Të Kuqve” me një gol të bukur me kokë pas krosimit të Xherdan Shaqirit kundër Watfordit, por gjyqtari Andre Marriner mohoi golin për shkak të pozitës jashtë loje.


Pastaj në ekran u paraqitën vijat, me senegalezin që u duk se është brenda.

Por goli u anulua për shkak të kofshës së Manes – po, kofsha e tij – u duk se ishte një milimetër jashtë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

p1ds2c2loh1l8s1q39m4ahf115e39.jpg

Dy gjëra janë të sigurta në këtë jetë, vdekja dhe fitorja e Liverpoolit: Watfordi e pësoi kësaj here

Periskopi.com Sporti

Liverpooli e ka vazhduar rrugëtimin e frikshëm drejt titullit, duke mposhtur ëatfordin me rezultat 2-0 në “Anfield”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premier League.

Kjo është ajo që i bënë djelmoshat e Jurgen Kloppit të veçantë këtë sezon. Ata mund të fitojnë edhe kur nuk janë në ditën e tyre më të mirë, shkruan Periskopi.

Përndryshe, ta cekim më shpejt, Xherdan Shaqiri startoi sot çuditërisht, por u zëvendësua në minutën e 70-të nga Alex Oxlade-Chamberlain.

Impakti i tij në ndeshje ishte minimal, e drejtë të themi.

E tash të flasim pak për golin e parë. Mohamed Salah e realizoi në minutën e 38-të dhe është bukuri e vërtetë.

Ai qëlloi cakun për mrekulli, pasi u lirua nga një prej mbrojtësve, derisa goditi me këmbën e tij të dobët.

I njejti lojtar e pati të lehtë të shënonte edhe golin e dytë, pasi Sadio Mane në afërsi të portës nuk qëlloi saktë, me topin që përufundoi tek egjiptiani, i cili nuk gaboi nga afërsia.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli grumbullon 49 pikë dhe prin dukshëm në kampionat, me 11 pikë më shumë se Leicesteri në vendin e dytë, por “Dhelpërat” kanë një ndeshje më pak të luajtur. /Periskopi.com/

‘Klopp definitivisht nuk është i lumtur nga ajo që po sheh nga Shaqiri sot kundër Watfordit’

Periskopi.com Sporti

Liverpooli është aktualisht duke u ndeshur me Watfordin, në kuadër të Premier Leagues në “Anfield”.

“Të Kuqtë” po avancojnë 1-0 me anë të një supergoli nga Mohamed Salah në pjesën e parë, por Watfordi ka mundur shumë lehtë të barazonte nëse do të tregohej më i suksesshëm para portës, raporton Periskopi.

Sidoqoftë, përveç golit – i cili, me që ra fjala, ishte absolutisht brilant – Salah nuk tregoi shumë në fushë.

Njejtë edhe Xherdan Shaqiri, i cili pati një start të rrallë nga minuta e parë sot për Liverpoolin.

Gazetari i “Daily Mail”, Dominic King ka reflektuar nga ajo që ka parë në fushë me anë të një postimi në Tëitter.

“Klopp definitivisht nuk është aspak i lumtur me atë që po sheh,” shprehet fillimisht ai.

“Shaqiri dhe Salah nuk kanë qenë kërkah kur u duk se Klopp do të futej në fushë; ata që ishin të ulur prapa gjithashtu u qortuan pasi qeshën me një goditje të gabuar të Ismail Sarr në pjesën e parë.” /Periskopi.com/

Myslimani më i famshëm në Angli shënon një gol të klasit botëror: Fillon festa e golave të Liverpoolit kundër Watfordit

Periskopi.com Sporti

Mohamed Salah ka shënuar për ta kaluar në epërsi Liverpoolin kundër Watfordin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premier League.

Pasi mori një top në afërsi të zonës, myslimani nga Egjipit filloi një vrapim, duke e liruar për mrekulli këmbën e tij të dobët, para se të lansonte një goditje të jashtëzakonshme që përfundoi në rrjetë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Chelsea vazhdon rrugëtimin e frikshëm drejt pozitave të para, mposht edhe Watfordin

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka regjistruar fitoren e radhës në Premier League, derisa ka mposhtur Watfordin me rezultat 2-1.

Kjo njëherit ishte fitorja e pestë rresht e “Të Kaltërve” në kampionat, raporton Periskopi.

Tammy Abraham kaloi në epërsi djelmoshat e Frank Lampardit në minutën e pestë të ndeshjes, me të riun anglez që shfrytëzoi për mrekulli asistimin gjenial të Jorginhos.

Ardhja e verës, Christian Pulisic realizoi për 2-0 në minutën e 55-të, para se Gerard Deulofeu të shënonte në minutën e 79-të për Watfordin nga penalltia.

Përkundër rasteve, gola të tjerë nuk pati, derisa vlen të ceket një pritje heroike nga Kepa Arrizabalaga i cili i mohoi portierit kundërshtar një gol të sigurt me literalisht prekjen e fundit të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në pozitën e tretë me 23 pikë, dy më pak se Manchester City në të dytin dhe tetë më pak se Liverpooli në të parin. /Periskopi.com/