Delegacioni lartë nga Departamenti Energjisë të SHBA viziton KEK-un

Periskopi.com Lajme

Një delegacion i lartë nga Departamenti Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës.

Delegacioni 15 anëtarësh i udhëhequr nga z. Matthew Zais, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit Kryesor të Departamentit të Energjisë, është pritur dhe shoqëruar nga z. Luigj Imeri, u.d. Kryeshefit Ekzekutiv se bashku me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Imeri informoi delegacionin rreth proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve, investimeve dhe rezultateve të arritura operuese dhe mjedisore përkundër sfidave të moshës së termocentraleve. Gjatë vizitës në Termocentralet “Kosovën A” dhe “Kosova B” delegacioni u njoftua me punët dhe aktivitetet të cilat janë duke u bërë, rezultatet të cilat janë arritur në ngritjen e besueshmërisë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë si dhe përmirësimet mjedisore të bëra duke pasur si objektiva kryesore sigurinë energjetike të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Komisioni për Shëndetësi viziton QKUK-në

Periskopi.com Lajme

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do të vizitojë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar te Kosovës (SHSKUK) ku do të takohet me drejtorin Basri Sejdiu.

Gjithashtu, Komisioni do të vizitojë edhe Klinikën Infektive dhe Barnatoren Qendrore në SHSKUK.

Qëllimi i vizitës është njohja me masat e marra nga SHSKUK, për përballje me rastet e mundshme të të prekurve me koronavirus.

Presidenti i shkon për ngushëllime Sheremet Sejdiu, vdiq nëna e katër dëshmorëve të Qirezit

Periskopi.com Lajme

Historinë e burrit të fortë të Drenicës, siç e quajnë të gjithë Sheremet Sejdiun, pasi që katër djem i ishin vrarë në betejën e Likoshanit dhe Qirezit më 28 shkurt 1998, e dinë të gjithë.

Atij tashmë i ka vdekur edhe bashkëshortja, nëna Abide.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili sot i ka shkruar për ngushëllime në shtëpinë e tij.

“Sot isha në familjen e atdhetarit Sheremet Sejdiu në Qirez të Skenderajt, për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës Abide, bashkëshortes së tij.

Në shkurtin e vitit 1998, kjo familje atdhetare ia dha Kosovës katër djem dëshmorë, Beqirin, Nazmiun, Bedriun dhe Bekimin. Nderime përjetësisht kësaj familjeje patriotike, që sakrifikoi shumë për lirinë dhe pavarësinë tonë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

 

Putin viziton Sirinë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po qëndron për vizitë në Siri ku takoi presidentin, Bashar al-Asad dhe zhvilloi konsultime me zyrtarët ushtarakë rusë në Damask.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve në Moskë, se Putin udhëtoi me një automjet në rrugët e kryeqytetit sirian, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut në selinë e grupit të Forcave të Armatosura Ruse.

Peskov tha se Putin është takuar me Asadin në ndërtesën e selisë.

“Udhëheqësit (Putin dhe Asad) dëgjuan së bashku raportet ushtarake për zhvillimet në rajone të ndryshme të vendit”, tha Peskov.

Vizita e Putinit nuk ishte e paralajmëruar më herët.

Rusia është aleati kryesor i presidentit sirian Bashar al –Asad, forcat ushtarake të të cilit po luftojnë me rebelët që kundërshtojnë regjimin e tij.

Idlib në veri-perëndim të Sirisë është rajoni i fundit i madh i mbajtur nga rebelët që kundërshtojnë presidentin Bashar al-Asad.

Qeveria Siriane e mbështetur nga Rusia e ka bombarduar Idlibin që nga fundi i nëntorit.

Më shumë se 235.000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në provincën Idlib të Sirisë.

Eksodi ndodhi midis 12 dhe 25 dhjetorit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Rusinë, Sirinë dhe Iranin kundër vrasjeve të civilëve në provincën Idlib të Sirisë dhe ka thënë se Turqia është duke punuar shumë që të ndalë “masakrën”.

“Rusia, Siria dhe Irani janë duke vrarë ose janë në drejtim të vrasjes së mijëra civilëve të pafajshëm në provincën Idlib. Mos e bëni këtë! Turqia është duke punuar shumë për të ndalur këtë masakër”, ka thënë Trump në një postim në rrjetin social, Twitter, më 26 dhjetor. /rel

Tërmeti, Rama shkon të verifikojë dëmet në Kombinat përplaset me banorët

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama ndodhet në zonën e Kombinatit dhe po përballet me banorët, apartamentet e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët të shqetësuar ndihen të pasigurtë me atë cfarë do të ndodhë dhe debatuan me kryeministrin

Banorët kërkojnë që të bëhet verifikimi I pallateve dhe kryeministri thotë se do kohë pasi janë shumë ndërtesa.

Ato ankohen se nuk kanë ku të flenë, ndërkohë që kryeministri thotë se janë qendrat sociale të hapura për të pritur banorët.

Edi Rama: “Shyqyr Zotit ju ruajti, përqafo vajzën se dje përcollëm  22 vetë nën dhe.

Banorja: Viktimat e radhë si bie të jemi ne?!

Edi Rama: Edhe unë këtu kam qenë, dhe i kam njerëzit e familjes time në këtë hall.. Pse do jesh viktima të radhës?

Mos u fut në pallat. Shko tek qendra sociale që të mos kesh qiellin mbi kokë.

Banorët: Duam ekspertë për të vlerësuar

Edi Rama: Do më lini ta mbroj se ka të tjerë shumë më keq se ju. Na lini të bëjmë analizën me të gjithë .  Shkoni në ëendrën sociale, mos rrini tek makina se do ju

Në total në zonën e Kombinatit janë 8 pallate të dëmtuara, diku tek 275 familje.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama deklaroi se në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore.

Palmer viziton sot Kosovën

Periskopi.com Lajme

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, sot do të arrijë për vizitë në Kosovë.

Ai me këtë rast do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Pas fjalimit, ai do të përgjigjet në pyetjet nga ky publik, njofton Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Po ashtu, Palmer pritet që sot në mesditë të takojë edhe presidentin Hashim Thaçi. Lajmi është bërë i ditur nga Kabineti i Presidentit, sipas të cilit takimi do të mbahet në ora 13.30.

Ndryshe, vizita e Palmer në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës.

Para ardhjes në Kosovë, Palmer qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, kohë më parë u emërua si Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Veseli nga Valbona: Bukuria e maleve është një burim i pashtershëm energjie për mua

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për fundjavë ka vendosur të shkojë në Bjeshkët e Namuna duke ngjitur Qafën e Valbonës për të bërë kalimin drejt Thethit.

Veseli ka thënë se bukuria magjike e këtyre maleve madhështore, të stolisura me veshjen shumëngjyrëshe të vjeshtës, është një burim i pashtershëm energjie për të.

“Jam i gëzuar që po shoh se sa është shtuar numri i të rinjve tanë që vendosin të largohen nga rutina e qytetit për të eksploruar bjeshkët shqiptare e për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur”.

Ky është postimi i plotë:

Për fundjavë vendosa të shkoj në Bjeshkët e Namuna duke ngjitur Qafën e Valbonës për të bërë kalimin drejt Thethit. Bukuria magjike e këtyre maleve madhështore, të stolisura me veshjen shumëngjyrëshe të vjeshtës, është një burim i pashtershëm energjie për mua. Jam i gëzuar që po shoh se sa është shtuar numri i të rinjve tanë që vendosin të largohen nga rutina e qytetit për të eksploruar bjeshkët shqiptare e për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur.

Image may contain: mountain, sky, outdoor and nature
Image may contain: one or more people, people standing, mountain, sky, nature and outdoor
Image may contain: 5 people, people smiling, people standing, mountain, sky, outdoor and nature

Pas më shumë se dy dekada, presidenti kinez viziton Nepalin

Periskopi.com Lajme

Të shtunën, Xi Jinping u bë presidenti i parë kinez në më shumë se dy dekada që vizitoi Nepalin, ku pritet të nënshkruajë marrëveshje për disa projekte të infrastrukturës.

Xi u takua me Kryeministrin Indian Narendra Modi, transmeton Indeksonline.

India ka ndikim të gjerë në ekonominë dhe politikën e Nepalit, ndërsa Kina dhe Nepal ndajnë një kufi të mbuluar me maja të larta malore.

Jiang Zemin kishte qenë presidenti i fundit kinez që vizitoi Nepalin në vitin 1996.

Xi u prit nga Presidenti Nepalese Bidhya Devi Bhandari dhe Kryeministri PK Sharma Oli në aeroportin Kathmandu.

Narayan Kaji Shreshta, një zëdhënës i Partisë Komuniste në pushtet Nepal, tha se vendet priten të nënshkruajnë një raport projekti mbi ndërtimin e një lidhje hekurudhore midis Kathmandu dhe Keirung në Tibet.

Limaj vizitë fabrikës Meka: Prioritet i imi është vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, sot ka qëndruar në Dragash, ku ka vizituar kompaninë e fuqishme “Meka”, e cila merret me prodhimin e produkteve të mishit.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj gjatë kësaj vizite tha se, kjo kompani është model dhe shembulli më i mirë se edhe në Kosovë ka mundësi të prodhohen produkte cilësore me standarde të Bashkimit Evropian.

 

 

Tutje, i pari i Nismës, e ka falënderuar pronarin e kompanisë “Meka” për mundësinë që ua ka ofruar njerëzve të kësaj zone të punësohen aty dhe në të njëjtën kohë, ka siguruar se nën drejtimin e qeverisë nga ai, një nga prioritetet kryesore do të jetë vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si parakusht për zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Hoxha: Gratë me rol të rëndësishëm në biznes, do të përkushtohemi për fuqizimin e tyre

Periskopi.com Lajme

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vizituar kompaninë e produkteve të qumështit dhe akulloreve “Magic Ice”.

Aty, Hoxha u takua me pronaren e kësaj kompanie, Suzana Kadriu-Aliu, e cila udhëheqë me këtë kompani tash e disa vjet.

Hoxha u shpreh se gratë kanë një rol shumë të fuqishëm në biznes dhe se duhet një përkushtim i madh për fuqizimin e këtyre grave në biznes.

“Suzana është një nga menaxheret më të suksesshme gra dhe me të vërtetë është një motivim për ne gratë që kemi detyra publike apo funksione publike që ti vizitojmë këto kompani për shkak të motivimit që marrim kur i vizitojmë dhe e shohim suksesin e grave dhe këtyre kompanive. Sot vizitova edhe prodhimin ku me të vërtetë është një nder i madh ta vizitojë këtë kompani, por në anën tjetër gjithashtu të jem dëshmitare e një kualiteti të lartë të prodhimeve vendore në këtë kompani”, tha ajo.

Me këtë rast ministrja Hoxha u ka bërë thirrje qytetarëve që të konsumojnë prodhime vendore, pasi që vlerëson se kualiteti i prodhimeve është i standardeve evropiane.

“Bëj thirrje për qytetarët që mos të konsumojnë produkte të huaja, por të konsumojnë produkte vendore, sepse kemi produkte që fare lehtë konkurrojnë me prodhimet e vendeve anëtare të BE-së dhe pse mos t’i fuqizojmë gratë apo kompanitë sikur që edhe zonja Suzana i menaxhon”.

“Gjithashtu edhe t’i promovojmë prodhimet e Republikës së Kosovës. Ishte nder të njoftohem me zonjën Suzana ku në kompaninë që kjo drejton, gruaja ka një rol të fuqishëm jo vetëm kjo si menaxhere që i fuqizon gratë e tjera por gjithashtu edhe e mirë e kësaj është që këtyre grave u janë besuar detyra shumë të rëndësishme”, tha Hoxha.

Ndërsa pronarja e kompanisë “Magic Ice”, Suzana Kadriu-Aliu, tha se ajo si udhëheqëse e këtij biznesi, i jep shumë rëndësi avancimit dhe fuqizimit të grave që punojnë në këtë ndërmarrje, duke shtuar se gruaja është një shtyllë e shtëpisë shoqërisë.

“Magic Ice bën prodhimin e produkteve të gjitha prodhimeve të qumështit dhe akulloreve të gjitha llojeve. Unë si drejtuese e kompanisë i jap shumë rëndësi avancimit dhe fuqizimit të gruas pasi që siç e dimë gruaja është shtyllë e shtëpisë dhe e shoqërisë”.

“Gratë i kryejnë punët me shumë nder dhe përkushtim. Me gra deri sot më ka ra rasti me pas punë në momentin që i kam dhanë grave një detyrë në atë moment nuk kam pas nevojë me u brengos se a ka me u krye ajo punë apo jo”, tha Kadriu-Aliu.

Haradinaj kujton bashkëluftëtarët nga Dukagjini

Periskopi.com Lajme

Ramush Haradiaj, kryeministri në detyrë, thotë se ofensiva e shtatorit në Dukagjin sa e dhembshme aq edhe krenare.

“Kujtoj sot me përulje bashkëluftëtarët e mi, Xhevat Sejfijaj, Sadri Vishaj, Shpëtim Bobi, Burhan Dervishaj dhe Ekrem Lulaj, trima të rrallë që ishin përkrah meje në pozicionet e luftës”.

“Kujtoj gjithashtu eprorin e dalluar të UÇK-së, Mirush Dakaj, hero i luftës kroate e boshnjake, që u përjetësua në Atdhe. Kujtimi për ta është zotim se gjithmonë do të qëndrojmë në mbrojtje të të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme”,ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Veseli: Vepra e luftëtarëve, frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Periskopi.com Lajme

Në nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Komunën e Vushtrrisë, Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me familjarë të dëshmorëve, me veteranë dhe invalidë të UÇK-së kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Stanovc.

Po ashtu, në përkujtim të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit dhe rënies së heroit Xhevat Berisha, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij kanë bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Veseli në një postim në Facebook ka thënë se vepra e tyre do të shërbejë përherë si pishtar ndriçues në rrugëtimin e brezave të rinj.

Postimi i plotë:

Për nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Komunën e Vushtrrisë, bashkë me familjarë të dëshmorëve, me veteranë e invalidë të UÇK-së bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Stanovc. Po ashtu, në përkujtim të 21 vjetorit të Epopesë së Vërrinit dhe rënies së heroit Xhevat Berisha, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij bëmë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Lirinë dhe pavarësinë i kemi arritur falë sakrificës sublime të luftëtarëve të lirisë, që dhanë gjithçka për atdheun tonë. Vepra e tyre do të shërbejë përherë si pishtar ndriçues në rrugëtimin e brezave të rinj dhe si burim frymëzimi në përpjekjet tona për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Kosovë.

Veseli: Ekonomia zhvillohet vetëm nëse sektori privat nuk ballafaqohet me korrupsion

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot kompanitë përpunuese në Vushtrri “Vipa Chips” dhe “Loni Dekor”.

Edhe në këto vizita ai ka përcjellë mesazhin e tij se do të angazhohet që si kryeministër të luftojë korrupsionin.

Ai thekson se vetëm një luftë kundër korrupsionit do të ndikojë qe sektori privat të rritet dhe kështu të hapen edhe vende të reja puna.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kam vazhduar edhe sot me vizita në disa prej bizneseve të sukseshme në rajonin e Vushtrrisë, Vipa Chips dhe Loni Dekor, të cilat megjithë vështirësitë kanë arritur të zhvillohen me sukses. Theksova se një ekonomi e ndershme dhe e zhvilluar mbështetet tek sektorin privat i cili nuk mund të lulëzojë nëse ka korrupsion.

Ne do ta luftojmë korrupsionin në mënyrë që bizneset në Kosovë të zhvillohen edhe më shumë dhe ta ndjejnë përkrahjen e shtetit. Me luftën tonë kundër korrupsionit – gjërat do të bëhen edhe më të lehta për bizneset.

Edhe në planin ekonomik për Kosovën që do të bëhet publik së shpejti, gjithçka fillon me luftën kundër korrupsionit.

Pompeo: Me Vuçiqin diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi – normalizimi i marrëdhënieve forcon stabilitetin në rajon

Periskopi.com Lajme

Në Nju Jork ka përfunduar takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Pas takimit, Pompeo në Twitter ka theksuar se temë kyçe ka qenë dialogu Kosovë-Serbi dhe anëtarësimi i Serbisë në BE. Po ashtu, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve forcon stabilitetin e tërë rajonit.

“Drekë produktive me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi dhe për anëtarësimin e Serbisë në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin për Serbinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për komunitetin trans-atlantik”, ka shkruar Pompeo në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Dreka e punës, që u organizua në margjina të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Lindjen e Mesme, ka qenë i mbyllur për media.

Veseli viziton Alpet Shqiptare, ndalon në stanet e malësorëve për të provuar kos e djath

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës është larguar pak nga “fushata”, por edhe kryeqyteti.

Ai sot ka eksploruar bukuritë përrallore të alpeve shqiptare, madje përmes një shkrimi të postuar në faqen e tij zyrtare Facebook, ka treguar këtë përvojë të rrallë, derisa ka ndaluar nëpër stanet e malësorëve për të provuar kos, qumësht e djath, shkruan Indeksonline.

 

 

Veseli pati edhe një porosi për bashkëatdhetarët, që përveç bregdetit, gjatë pushimeve mos të lënë pa shijuar edhe alpet e mrekullueshme shqiptare.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Vendosa të shkoj në festën “Mirësevini në Alper Shqiptare” që zhvillohet nesër në Guci pikërisht duke udhëtuar nëpër alpet përrallore shqiptare. Pak më herët mbërrita në Vuthaj, duke kapërcyer Qafën e Borit, pasi u nisëm prej Çeremit të Tropojës. Përveç hijeshisë së rrallë të këtyre bjeshkëve, ajo që e bënte edhe më të bukur këtë rrugëtim të sotshëm ishte bujaria e malësorëve zemërgjerë të cilët nuk na linin ta vazhdonim rrugën pa u ndalur nëpër stanet e tyre për të provuar pak nga kosi, qumështi e djathi i tyre. Ftoj bashkatdhetarët e diasporës që kthehen në pushimet e verës, që përveç bregdetit shqiptar, të mos lënë pa shijuar alpet e mrekullueshme shqiptare.

Pas Serbisë, komandanti i NATO’s vjen në Kosovë për vizitë

Periskopi.com Lajme

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjenerali Tod D. Wolters sot do të qëndrojë në Kosovë.

Ai do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes duke filluar nga ora 10:20.

Agjenda e takimeve të tij nis me ministrin Rrustem Berisha në ora 10:30.

Më pas, gjenerali Wolters do të takohet edhe me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Beogradi bëhet gati për pritjen e Macron

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Francës Emmanuel Macron do ta vizitojë Beogradin. Tashmë gjithçka është gati për pritjen e Macronit në Beogradin zyrtarë, dhe më optimistë nga të gjithë duket presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që për analistët, shefi i pallatit Elize nuk do të sjellë asnjë risi sa i takon zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të ketë festë. Më në fund presidenti francez, Emmanuel Macron do të arrijë në Serbi. Këtë pritje në Paris, Vuçiç e ka ndërmend t’ia kthej me nderimet e larta.

Macron kishte anuluar vizitën e tij në Dhjetor për shkak të protestave. Marion Dautry, prej katër vitesh nga Parisi është shpërngulur në Serbi. Gazetarja e lirë shkruan për disa media franceze. Këto ditë është pyetur shumë për porositë e presidentit të saj. Për Ballkanin këto janë më të rëndësishme pasi francezët nuk do të përqendrohen shumë.

Marion Dautry, gazetare: Interesi i aktorëve ndërkombëtarë, Francës dhe BE-së është vazhdimi i dialogut dhe nuk besoj se do të kemi deklarata se cila duhet të jetë zgjidhja e duhur për Kosovën, pasi deklaratat kanë qenë që palët duhet ta gjejnë zgjidhjen dhe jo të jetë e imponuar nga një faktor i tretë. Besoj se nuk do të ketë lëvizje nga kjo linjë.

Kjo është përmendorja e miqësisë serbo-franceze në kalanë e kryeqytetit. Në Luftën e Parë Botërore ishin aleatë dhe Franca ndihmoj serbët pas kalimit nëpër Shqipëri dhe kthimin e tyre nga Selaniku.

Këtë miqësi e la të hidhur 100-vjetori i luftës pasi presidentit serb i ishte ndarë, vend që konsiderohej më i keq se sa të atij të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo kishte bërë që një pjesë e madhe e serbëve si aleat të ndjeheshin të ofenduar. Por, presidenti do ta vizitoj vetëm Serbinë pas Rusisë dhe në Beograd do të qëndroj dy ditë.

Mihailo Çrnobrnja, profesor “Emeritus”: Dyshoj se do të ketë konkluzione të rëndësishme. Macron do të mundohet të bëjë atë për të cilën është angazhuar publikisht, që është të afrojë palët për një dialog vendimtar që duhet të çojë deri tek zgjidhja, raporton Abcnews.

Franca mori rol për Kosovën në organizimin e samitit të Berlinit. Takimi Kosovë-Serbi i 1 korrikut më vonë dështoi. Për francezët si Marion do të ishte mirë nëse Franca sjellë paqe. Por, gjithçka duket e vështirë.

Marion Dautry, gazetare: Kur je i huaj është më lehtë t’i shohësh gjërat me distancë dhe më objektive. Por është më e vështirë të thuash mjaft me këto marrëzira, pasi kjo çështje është e rëndësishme si për Serbinë dhe për Kosovën, pasi zgjidhja do të krijojë një precedent.

Serbia e ka të rëndësishme mbështetjen franceze në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Roli që do të ketë Franca pas largimit të kancelares, Angela Merkel, do të jetë i rëndësishëm të paktën për një kohë. Për presidentin serb është megjithatë arritje që pas dy dekadash personalisht pret homologun nga i cili pret edhe mbështetje për dialogun me Kosovën.

Bërnabiq reagon pas ndalimit për vizitë në Kosovë që iu bë Vulinit: Po i shkelni marrëveshjet

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës që t’ia ndaloj hyrjen ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në Kosovë, është krejtësisht në përputhje me politikën e Prishtinës e cila, siç tha ajo, “është kundër lirisë së transportimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe kundër lirisë së lëvizjes”.

Ajo u ka bërë thirrje institucioneve kompetente, para së gjithash atyre nga Bashkimi Evropian të cilët e ndjekin zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, të reagojnë, raporton “FoNet”.

Sipas fjalëve të saj, “nga Prishtina kanë deklaruar se apriori nuk u është ndaluar hyrja zyrtarëve serbë, por se kërkesat për vizitë në Kosovë do të shqyrtohen individualisht”.

Ministri serb i Mbrojtjes, Vulin, ka deklaruar nga qyteti serb Nish se vendimi i autoriteteve të Kosovës që atij dhe delegacionit të personelit ushtarak mjekësor t’ua ndalojnë hyrjen në Kosovë “është edhe një dëshmi se çfarë gënjeshtari është (kryeministri i Kosovës) Ramush Haradinaj”.

​Kongresmeni Eliot Engel viziton Gjakovën

Periskopi.com Lajme

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë, ai sot do ta vizitojë Gjakovën.

Engel dje mori pjesë në përurimin e ambasadës amerikanë në Prishtinë, ku tha se miqësia mes SHBA-së dhe Kosovës është e përjetshme.

Agjenda e Engelit në Gjakovë:

10:00 – Arritja në Gjakovë,

10:00 – Vizitë në BoneVet,

11:00 – Ceremonia e emërtimit të rrugës Ponoshec – Qafë Morinë me emrin e kongresmenit,

16:15 – Vendosja e kurorave me lule tek Sheshi “Tom Lantos”,

16:30 – Takim me kryetarin e komunës, Ardian Gjini në objektin e Komunës së Gjakovës

Pacolli: S’mund të ndërtohet e ardhmja në Ballkan duke imponuar vendime politike e duke mohuar të kaluarën

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Poloni. Ministri Pacolli po merr pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në qytetin perëndimor polak të Poznań, ku u prit nga ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz.

Siç njofton kumtesa për media, Pacolli tha se Ekonomia, Shoqëria Civile dhe Siguria janë të gjitha tema me rëndësi të madhe për Kosovën dhe për rajonin. Sipas tij, duke pasur parasysh se natyra e marrëdhënieve në rajonin e Ballkanit Perëndimor është komplekse, e ndërtuar mbi mosbesimin dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme, integrimi socio-ekonomik bëhet akoma më i vështirë dhe shumë më i pastrukturuar.

“Ne nuk mund të ndërtojmë marrëdhënie bashkëpunuese në Ballkan përderisa e mohojmë të kaluarën dhe prandaj procesi i pajtimit mbetet i bllokuar. Ne nuk e kemi ndërtuar të ardhmen derisa të vendoset paqja për viktimat e së kaluarës”, tha ministri Pacolli para ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Ai potencoi se nuk mund të ndërtohet e ardhmja në Ballkan duke imponuar vendime politike për qytetarët në vende të tjera dhe duke prishur mirëqenien e tyre.

“Kosova nuk dëshiron të kushtëzoj çdo përpjekje për të gjetur zgjidhje për çështjet e pazgjidhura, por vazhdon të konsiderojë se bashkëpunimi i bazuar në marrëveshje dhe respektimi i ndërsjellë është rruga për të ecur përpara”, tha ministri duke shtuar se besojmë fuqishëm se e ardhmja e përbashkët në Evropë është e mundur dhe vështirësitë e sotme mund të tejkalohen duke ndërtuar perspektivën e së ardhmes për popullin tonë.

Ministri para të pranishmëve tha se ka folur shumë për procesin e Liberalizimit të Vizave gjatë shtatë viteve të fundit, që nga fillimi i udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave në vitin 2012.

“Megjithatë, unë ende duhet të tregoj se pse Kosova meriton liberalizimin e vizave dhe rëndësinë e saj – jo vetëm për Kosovën, por edhe për një perspektivë të qëndrueshme evropiane”, tha Pacolli.

Foli edhe për perspektivat dhe vizionin evropian për vitet e ardhshme.

“Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian – Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila është pika e parë për pranimin në Bashkimin Evropian, por megjithatë Kosova mbetet vetëm “Kandidatë i Mundshëm”.

Pacolli po ashtu tha se perspektiva evropiane mbetet zgjedhja strategjike për Kosovën.​