BMW shkurton 6 mijë vende pune

Periskopi.com Tech & Auto

Drejtori financiar i BMW-së gjermane Nicholas Peter dëshiron të shkurtojë midis 5.000 dhe 6.000 vende pune deri në vitin 2022, kryesisht në selinë e kompanisë në Munih.

Revista gjermane Manager shkruan se Ilka Horstmejer është e preferuara për postin e shefit të departamentit të burimeve njerëzore të BMW.

Kompania, e cila nuk pranoi të komentojë pretendimet e fundit, aktualisht po kalon një proces të riorganizimit të menaxhimit të lartë, transmeton Reuters.

Oliver Zipse zëvendësoi Harald Kruger si kryeshef në gusht, duke lënë postin e shefit të prodhimit.

BMW njoftoi dje se Milagros Kainja Kareiro-Andre, anëtar i Bordit të Drejtorëve përgjegjës për burimet njerëzore, nuk do të kërkojë një mandat të ri.

 

 

Ambasada amerikane: Ka shumë vende për t’i vizituar në Kosovën e bukur (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vlerësuar se ka shumë vende të bukura për t’i vizituar në Kosovë.

Punonjësit e kësaj ambasade në Kosovë, së fundmi kanë vizituar shpellën Radavc në Pejë për të parë se nga buron lumi Drin.

“Ka kaq shumë bukuri për të eksploruar në Kosovën e Bukur – disa prej ekipit të Ambasadës patën fatin ta vizitojnë Shpellën Radavc në Pejë, për të parë se nga buron lumi Drin.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e Ambasadës në gjuhën angleze.

There is so much beauty to explore in #BeautifulKosovo—some of the Embassy team were fortunate to visit Radavc Cave in #Peja and see where the Drini River begins.

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Sunday, 4 August 2019

 

 

Edhe stomatologët po protestojnë, kërkojnë vende pune

Periskopi.com Lajme

Dhjetëra specialistë të Stomatologjisë kanë protestuar para objektit të ministrisë së Shëndetësisë, me ç’rast kanë kërkuar nga kjo ministri të gjejë zgjidhje në aspektin e punësimit.

Mirjeta Berisha, specialiste e Stomatologjisë, tha se është diskriminuese dhe nënçmuese që këta specialistë me 24 vite shkollë të mbesin pa punë e të sillen rrugëve.

Pas një takimi që kishte me këshilltarët politik të ministrit të Shëndetësisë, ajo i bëri thirrje gjithë deputetëve që të përkrahin ndryshimet buxhetore dhe të përkrahin ministrin në gjetjen e një zgjidhje.

Ndërsa, Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, tha se janë duke mundur të gjejë një zgjidhje për gjithë këta specialistë.

Njëra ndër zgjidhjet sipas tij, janë që poliklinikat që janë në kuadër komunalë të barten në kompetencë të ministrisë dhe me anë të kësaj të gjendet një zgjidhje.

Megjithatë, ai shtoi se kjo çështje është e lidhur me buxhetin dhe duhet bashkëpunim më të madh në Parlament.

 

 

 

 

 

A e keni ditur se në këto vende nuk festohet Viti i Ri

Periskopi.com Lajme

Data 1 janar konsiderohet si dita botërore e Vitit të Ri, por gati një e treta e botës nuk e feston Vitin e Ri në këtë datë.

Në Kinë viti i ri festohet sipas kalendari kinez që varion mes 21 janarit dhe 20 shkurtit.

Sipas këtij kalendari çdo viti i ri merr emra kafshësh si viti ‘majmunit të zjarrtë’, Viti i Dragoit, Viti i Gjelit, i Gjarprit e më gjerë.

Viti 2018 për kinezët emërtohet si Viti i qenit.

Në Tajvan, Viti i Ri kinez festohet me një rit më të thjeshtuar duke u lutur tek disa balona që më pas lëshohen në qiell.

Për Kurdët, Viti i Ri festohet në muajin mars me ritin e kapërcimit të zjarrit. Ata besojnë se ky ritual u jepe më shumë forcë dhe largojnë të keqen.

Viti i Ri tibetian është mes muajit janar dhe mars. Data e vitit përcaktohet sipas një kalendari që bëjnë murgjit. Në këtë ditë, murgjit maskohen për të larguar shpirtrat e këqij.

Kufijtë më të çuditshëm mes shteteve në botë

Periskopi.com Video