Ambasada e SHBA-së e krahason Vasfije Krasniqin me Rosa Parks

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e ka krahasuar të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Vasfije Krasniqi Goodman me aktivisten amerikane të drejtave të njeriut Rosa Parks.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA’së thënë se edhe në Kosovë ka njerëz që kanë bërë ndryshimin sikurse Rosa Parks në SHBA.

“Vasfije Krasniqi Goodman vendosi ta kundërshtojë stigmën e padrejtë me të cilën përballen të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës. Ajo mbrojti veten dhe të gjitha të mbijetuarat e tjera të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës”, thuhet në postimin e ambasadës.

Në këtë postim, vlerësohet lart ftimëria e Sparks dhe Goodman.

“Sparks dhe Goodman tregojnë se një person i guximshëm mund të bëjë ndryshime në jetën e shumë njerëzve. Le të festojmë trimërinë në ndryshim të jetës së Rosa Parks gjatë Muajit të Historisë së Zezë dhe të frymëzohemi nga ajo dhe Vasfije Krasniqi Goodman gjatë gjithë vitit. Kosova është shtëpia juaj – si mund të veproni për ta bërë komunitetin tuaj një vend më të mirë për të gjithë”, shkruan në postimin e ambasadës së SHBA’së në Kosovë.

Kujtojmë se Rosa Parks ishte një aktiviste e të drejtave të njeriut e cila është emëruar nga Kongresi Amerikan si “zonja e parë e të drejtave civile”.

Më 1 dhjetor të vitit 1955 në Montgomery të Alabamas, Parks e refuzoi urdhrin e një shoferi të autobusit që ta lirojë ulësen e saj nga “seksioni me ngjyrë” për një pasagjer të bardhë, pasi që ishte plotësuar seksioni ku uleshin vetëm të bardhët.

Fjalë të rënda nga Vasfije Krasniqi pasi gratë e dhunuara gjatë luftës u shpërfillën nga Kurti dhe politikanët tjerë

Periskopi.com Lajme

Vasfije Krasniqi e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftë së fundit në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj udhëheqësve të shtetit, të cilët për 12-vjetorin e Pavarsisë së Kosvës nuk vizituan memorialin “Heroinat”.

Krasniqi-Goodman, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara, ka shkruar në Twitter se disa gjëra nuk ndryshojnë, duke aluduar në ndërrimin e qeverisë e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, por qe edhe këta po veprojnë në mënyrë të njëjtë si ajo e kaluara, duke e anashkaluar krejtësisht homazhet tek memoriali ‘Heroinat’, shkruan Periskopi.

Krasniqi të njetën gjë e kishte shkruar edhe vitin e kaluar kur Kosova udhëheqje nga Ramush Haradianj, ishte lënë anashkaluar.

Memoriali Heroinat, është monument i cili i kushtohet sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të gruas kosovare gjatë luftës së vitit 1998-1999.

Gent Cakaj takohet me Vasfije Krasniqin

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm shqiptar në detyrë, Gent Cakaj ka pritur sot të mbijetuarën e luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman.

“Pajtohem plotësisht me pikëpamjen e tyre Serbia ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe gjenocidit në mënyrë të qëllimshme dhe për arsye politike”, ka theksuar Cakaj.

Postimi Cakajt në Facebook:

Sot pata nderin e veçantë të pres në takim nga Kosova znj. Vasfije Krasniqi-Goodman dhe drejtorin e organizatës joqeveritare “Drejtësi për të Gjithë”, z. Nafi Krasniqi !

Në një takim shumë miqësor dhe përmbajtësor u njoha hollësisht me angazhimin e tyre në shërbim të kauzës madhore të zbardhjes së krimeve të luftës në Kosovë dhe promovimin e vlerave dhe lirive themelore në përgjithësi.

Pajtohem plotësisht me pikëpamjen e tyre Serbia ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe gjenocidit në mënyrë të qëllimshme dhe për arsye politike. Vendosja e drejtësisë së plotë dhe procesi i pajtimit të qëndrueshëm përbëjnë interes jetik për rajonin në tërësi.

Puna në funksion të kësaj kauze na detyron të gjithëve së bashku në përgjithësi dhe secilin prej nesh në veçanti. Mbetem tejet i frymëzuar nga kurajo e tyre për të rrëfyer të vërtetën pavarësisht pasojave dhe për të punuar përmbajtësisht në shërbim të drejtësisë si faktor thelbësor i pajtimit.

Ndaj, do ta mbështesë këtë kauzë në vazhdimësi dhe në mënyrë sistematike, sikundër Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë pakursyer Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare 🇦🇱🇽🇰

Vasfije Krasniqi tregon se cili ishte personi që e kishte të vështirë t’i tregonte për rastin e saj

Periskopi.com Lajme

Vasfije Krasniqi e dhumnuara në kohën e lunftës nga paramilitarët serbë tregoi se kur u ndje më keq pasi i ndodhi rasti.

Ajo tha se kur tregova rastin përballë këtij personi u ndjeva shumë keq.

Mësojeni se nga cili person u ndje keq.

Vasfija dhe Feridja në New York: Të ndëshkohen kriminelët serbë

Periskopi.com Lajme

Të martën, 29 tetor, u organizua një tubim në New York, ku i është bërë thirrje Serbisë që t’i ndëshkojë dhe ndjekë penalisht kriminelët e luftës të cilët ende mund të jetojnë lirshëm në vendin e tyre.

Kujtojmë që luftërat të cilat pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, jo rrallë janë cilësuar si më të egrat dhe të përgjakshmet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Këto luftëra janë karakterizuar nga krimet më mizore kundër njerëzimit, duke përfshi edhe gjenocidin dhe krimet e dhunimit. Numri i përgjithshëm i përdhunimeve të kryera në këto luftëra vlerësohet të jetë 70,000+, pjesa dërmuese e të cilëve të kryera nga forcat serbe.

Deri më sot, vetëm një pjesë e vogël e atyre që kanë kryer këtë lloj të krimit të luftës janë ndjekur peneralisht ose janë sjellë para drejtësisë.

Ky tubim mbështetet nga: Komunitetet Shqiptaro-Amerikane, Boshnjako-Amerikane dhe Kroato-Amerikan.

 

Vasfije Krasniqi: Serbia duhet të dënohet si shtet

Periskopi.com Video

Vasfije Krasniqi: Meshkujt e Kosovës që nuk mujtën me na mbrojtë tash së paku duhet me na përkrah

Periskopi.com Lajme

Të martën e javës që vjen në New York do t’i kujtohen Serbisë, krimet e bëra në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Para konsullatës serbe, komuniteti shqiptaro-amerikane, boshnjako-amerikane dhe ato kroate do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme.

Lidhur me këtë sot u diskutua në emisionin Bon Bon në RTV21. E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman tha se pas kësaj proteste pret që fut UN në listë raportin e Kosovës në listën e tyre. “Me kërku drejtësi internacionale UN me i bo presion Serbisë me pranu fajin, me pranu atë krimin që e kanë bo edhe drejtësia shkon në vend.”, tha Krasniqi Goodman.

Ajo po ashtu bëri thirrje që tema e dhunimeve të mos mbetet tabu por femrat e dhunuara të përkrahen. “Për meshkujt e Kosovës që nuk mujtën me na mbrojtë neve, ata bile sëpaku tash duhet me na përkrahë se na ishim ato femrat, ato nanat edhe ato motrat, vajzat që i larguam meshkujt prej shpije për mos me i ndodh diçka prej serbit, kurse na u ballafaquam, fyt për fyt luftuam me shkaun”, tha ndër tjerash Goodman. Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas luftës së dytë botërore.

Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim./21Media

 

Vasfije Krasniqi: Drejtësi për Astritin

Periskopi.com Lajme

Pas ekspertizës së Institutit zviceran për rastin e Astrit Deharit, i cili nxjerr në përfundim se ‘duket pak e vërtetë që ishte vetvrasje’, ka pasur reagime të shumta.

Ndër to, është edhe ai i Vasfije Krasniqit.

Ajo ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, ku shihet mbishkrimi ‘Drejtësi për Astritin’.

Vasfije Krasniqi – Shyhrete Sylejmanit: Trimnesha ime, do ta kesh përkrahjen time deri në fund!

Periskopi.com Lajme

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale – gruaja e parë që doli publikisht për të dënuar mizoritë e Serbisë i ka dalë në krahë Shyhrete Tahiri- Sylejmanit, e cila njësoj sikurse ajo kërkoi drejtësi për krimin që i është bërë gjatë luftës në Kosovë.

Shkrimi i plotë i Vasfijes

“Drejtësi për të gjithë
E dashur Shyhrete do ta kesh prekrahjen time dhe familjes time deri ne fund! Trimresha ime”

Shyhrete Tahiri –Sylejmani, viktima e dhunës seksuale gjatë luftës sot publikisht të dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.

Tahiri- Sylejmani është gruaja e dytë që del publikisht para botës për të dëshmuar për mizoritë e Serbisë, të cilat ndodhën gjatë luftës së fundit në Kosovë duke kërkuar që dhunuesit të dënohen.

Ajo sot bëri me dije që nuk është lehtë të ndahet dhimbja e shpirtit, por ka dal të kërkojë drejtësinë që i takon asaj dhe mijëra të tjerëve që patën fatin e saj.

​Vëllai i Vasfije Krasniqit: Drejtësia na ka zhgënjyer

Periskopi.com Lajme

Janë 16 gra e tre burra, raste të reja të cilat janë paraqitur për herë të parë për të kërkuar drejtësi në organizatën “Drejtësi për të gjithë”. Derisa po punohet shumë ngadalë për verifikimin e statusit të tyre, dhe për të dënuar kryesit e veprës, familjarët e viktimave i njohin me emër dhe mbiemër dhe ata vazhdojnë të jenë të lirë.

Në intervistën 45/45  për KosovaPress, drejtori  i organizatës “Drejtësi për të gjithë”, Nafi Krasniqi flet për rastin e dhunimit të motrës së tij nga serbët, derisa shpjegon se si arriti ‘ambasadorja e guximit’, Vasfije Krasniqi të flet publikisht për tmerrin e përjetuar.

Vëllai i Vasfijes, Nafiu, 20 vjet më parë ishte prezent kur nën kërcënimin e armëve, motra e tij ishte marrë nga shtëpia e saj nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë, ku edhe i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual.

Ai këmbëngul se këto krime nuk duhet të fshehën më, sepse dëshmitarë të tyre janë familjarë, bashkëshortë, prindër e fëmijë.

Krasniqi rrëfen se lufta për drejtësinë e motrës së tij kishte filluar po atë vit që ishte dhunuar padrejtësisht Vasfija.

Nafiu si vëllai më i vogël i Buqes tregon për KosovaPress, se tashmë i njohin edhe dhunuesit, por të njëjtit vazhdojnë të jenë të lirë.

Derisa familja Krasniqi që nga viti 99’, ka punuar për të arritur drejtësinë, të njëjtit janë zhgënjyer nga organet e drejtësisë, si nga EULEX-i, ashtu edhe nga UNMIK-u.

Pikërisht në atë kohë, Krasniqi tregon se janë fokusuar të gjejnë forma të tjera për t’iu qasur problemit.

Vasfije Krasniqi-Goodman, gjeti forcën për të rrëfyer publikisht tmerrin e përjetuar 20 vjet më parë, për të kërkuar drejtësi jo vetëm për vetën, por për të gjithë viktimat në Kosovë.

Vëllai i saj thotë se paraqitja e saj në publik e ka arritur drejtësinë sociale, megjithatë jo edhe atë juridike. Për atë, në prill të këtij viti, Nafi Krasniqi, me iniciativë të motrës së tij, ka hapur organizatën “Drejtësi për të gjithë”, e cila ka të bëjë me mbështetjen juridike të viktimave. Krasniqi tregon se sa raste janë paraqitur deri më tani.

Derisa viktimat në vazhdimësi ndër vite kanë pasur pakënaqësi për trajtimin që u është bërë, Krasniqi thotë se çështja e krimeve të luftës në përgjithësi duhet të trajtohet në bisedimet me Serbinë.

Ai konsideron se viktimat e dhunës e kanë të drejtë themelore aplikimin në Komisionin për Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, për njohjen e dhimbjes së tyre.

Ai u bën thirrje të gjithë familjarëve që në rend të parë mos të stigmatizojnë vetën e pastaj edhe familjarin, i cili pafajësisht ka përjetuar dhunën seksuale.

Sipas tij, pa mbështetjen familjare nuk mund të ecet tutje për drejtësi juridike.

Jahjaga: Sot në Itali kërkuam ndëshkimin e krimeve serbe në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka treguar se sot gjatë seancës  dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë,  kanë kërkuar ndëshkim të krimeve të luftës të ushtruara nga pala serbe në Kosovë.

Pjesëmarrëse ishin edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, deputetja Mexhide Mjaku-Topalli dhe deputetja Saranda Bugujevci.

Ja njoftimi i plotë:

Sot, në seancën dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, të udhëhequr nga Kryetarja Marta Grande, unë së bashku me Ambasadoren Alma Lama, deputetet Znj. Mexhide Mjaku-Topalli, Znj. Saranda Bugujevci dhe Znj. Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, shpalosëm kërkesën tonë për ndëshkim të krimeve të luftës të ushtruara nga pala serbe në Kosovë, specifikisht, përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte dhe vënien e drejtësisë në vend.

Serbia para 20 vjetesh synoi të na zhvesh nga dinjiteti njerëzor duke kryer një fushatë të egër të dhunimeve seksuale me qëllim të spastrimit etnik të shqiptarëve nga Kosova.

Pasojat e luftës kanë bërë kthimin në normalitet shumë te vështire. Lufta nuk ka ndikuar vetëm në lidhjet ndër-etnike. Ajo ka përçarë komunitete gjithashtu. Përdorimi i përdhunimit si mjet lufte ka pasur për qëllim që të beje luftën të zgjasë përgjithmonë.
Unë kam takuar qindra gra dhe burra të mbijetuar nga dhuna seksuale. Përjetimi i tyre i dhimbshëm është ende i gjallë, prej të cilit ato ende vuajnë nga lëndimet trupore dhe simptomat e rënda të çrregullimit të stresit post-traumatik.

Mënyra e vetme për t’i ndihmuar këto gra dhe burra që te vazhdojnë jetën pas tmerreve të luftës është drejtësia.
Na duhet ndihma e komunitetit ndërkombëtar për të siguruar një paqe afatgjatë./PERISKOPI/

 

Vasfija nesër dëshmon para Senatit dhe Kongresit italian

Periskopi.com Lajme

Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, me inicimin e Ambasadores së Kosovës në Romë, Alma Lama, Krasniqi- Goodman pritet të dëshmojë para Kongresit dhe Senatit Italian për Dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë.

Me datë 26 qershor, Vasfije Krasniqi- Goodman do të pritet nga përfaqësues të Senatit dhe Kongresit të Italisë, ku do të dëshmojë para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.

Në dëshminë e saj para këtyre komisioneve, nesër do të janë prezent edhe ish Presidentja Atifete Jahjaga dhe dy deputete të Kuvendit të Kosovës.

Vlen të përmendet se, tashmë Vasfije Goodman nuk përfaqëson vetëm 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, por me kurajon e saj, po ndihmon në kauzën ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte.

Përjetimi i Vasfijes bën jehonë në forumin më të madh të grave në botë

Periskopi.com Lajme

Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, znj.Vasfije Krasniqi-Goodman, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Globale Women Deliver në Vankuver, ka qenë e ftuar si folëse kryesore në dy evente të rëndësishme.

Në panelin e organizuar nga Save the Children, “Parandalimi i dhunës seksuale në zonat e luftës” ajo ka ndarë historinë e saj dhe betejën 20-vjeçare për drejtësi.

Ndërkaq, sot ajo pati rastin, me prezantimin e saj në Power Stage, të bëjë thirrje për mbështetje ndaj viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, në njohjen e këtij krimi si dhe vendosjen e drejtësisë. siç bën të ditur RTK, Vasfije Krasniqi-Goodman theksoi gjithashtu nevojën që të luftohet stigma dhe të përkrahen viktimat.

Pjesëmarrjen në Konferencën globale Women Deliver, znj.Vasfije Krasniqi-Goodman po e shfrytëzon maksimalisht për t’i vetëdijesuar aktorët globalë mbi rëndësinë e vendosjes së drejtësisë për 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në luftën e Kosovës.

Vlen të përmendet se tashmë znj.Vasfije Goodman nuk përfaqëson vetëm 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, por, me kurajon e saj, po ndihmon në kauzën ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte.

 

Vasfije Krasniqin e mbështet edhe kryeministri i Kanadasë, Çitaku: Falë jush zëri i të dhunuarve në Kosovë do të jetë më i fuqishëm

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka publikuar një fotografi të kryeministrit kanadadez Justin Trudeau me Vasfije Krasniqin – shkruan Periskopi.

Ajo ka falenderuar kryeministrin Trudeau dhe ka thënë se falë tij zëri i të dhunuarve në Kosovë do të jetë më i fuqishëm.

Shkrimi i saj i plotë:

Faleminderit kryeministër, ju jeni mbështetës i shquar i të drejtave të grave. Me mbështetjen tuaj zëri i 20000 grave dhe burrave të përdhunuar gjatë luftës në Kosovë është më i fortë. #powerforgood @Katja_Iversen @KosovoinCanada @lulzimh # WD2019 ???? ”

Vasfije Krasniqi: Unë zgjodha të flas, s’do të vuajmë në heshtje më

Periskopi.com Lajme

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka vazhduar rrëfimin e saj për mediume të ndryshme rreth tmerrit që ajo kishte përjetuar nga forcat serbe.


Ndërsa ka komentuar një moment të paraqitjes së saj në televizion, ajo ka shkruar në Twitter një mesazh të ri mbi çështjen e raportimit të asaj që e vuan.

”Unë zgjodha të flas, ndaj ne nuk do të vuajmë në heshtje më”, shprehet ajo.

 

 

Ambasadorja Çitaku: Vasfije, na fal

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka bërë një kërkim falje për viktimën e dhunës seksuale në luftë, Vasfije Krasniqi Goodman e cila kohë më parë rrëfeu historinë e saj.

“Vasfije Krasniqi Goodman, na fal.”, ka shkruar Vlora Çitaku, në Facebook.

Çitaku këtë kërkim falje e bëri pasi deputetja e PDK-së, Flora Brovina prezantoi dje një fotografi të përdhunimit të një gruaje kosovare në kohë të luftës, nga ushtarët serbë, në sytë e familjes së saj, fotografi kjo të cilën Brovina e cilësoi si dëshmi.

Mirëpo, nuk ishte ashtu, ajo fotografi doli të jetë nga një film pornografik.

Pas zbulimit se fotografia nuk është bërë gjatë luftës në Kosovë, pati reagime të ashpra në drejtim të deputetes Brovina, ku po kërkohet edhe dorëheqja e saj.

Vasfije Krasniqi: Sot jam më e fortë se serbët, e gjithë bota t’i marrë vesh krimet e tyre

Periskopi.com Lajme

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi sërish ka folur për përjetimet e saja gjatë luftës dhe heroizmin që po e tregon tash duke mos ua fshehur serbëve të bëmat dhe krimet,  shkruan Periskopi.

Krasniqi duke folur për Zërin e Amerikës ka thënë se tash ndihet shumë më e fortë se sa serbët dikur para 20 viteve që kishin ushtruar dhunë seksuale mbi trupin e saj.

Tutje ajo kërkon që e gjitha bota të dëgjojë për krimet e kriminelëve serbë.

‘’Ndihem mirë. Ndihem grua e fortë, grua e guximshme, dhe nuk do t’ia fsheh më krimet Serbisë. Të dëgjohet në gjithë botën përmes meje, përmes të tjerave… Por sidoqoftë, kanë me u dëgju krimet se çka ka bë Serbia. Ata po e fshehin, por unë nuk do t’ia fshehi më. Krejt bota me ditë cka ka bë serbi, krimineli. Kështu që mesazhi im është që për sa para 20 viteve ai ka pasë forcë dhe qat fortë e ka përdorur mbi trupin tim, por sot unë jam më  e fortë se ai’’ , ka thënë Vasfija.

Ajo para disa ditësh, bashkë me ish-presidenten Atifete Jahjaga kishin marrë pjesë në diskutimin e Kongresit Amerikan për viktimat e dhunës seksuale.

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga thotë se angazhimi i vazhdueshëm amerikan është i domosdoshme në Kosovë dhe mbarë rajonin për të vendosur drejtësinë e vonuar, 20 vjet pas luftës.

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për politikën e jashtme, Jahjaga u kërkoi ligjvënësve amerikanë krijimin e një gjykate speciale që do të merrej ekskluzivisht me hetimin e krimeve të luftës të bëra nga ana e Serbisë ndaj Kosovës./PERISKOPI/

 

 

Vasfije Krasniqi duke qarë e duke u dridhur rrëfehet para Kongresit amerikan (Foto/Video)

Periskopi.com Lajme

E mbijetuara  e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi sot po raporton para Kongresit Amerikan për përjetimet e tmerrshme që kishte kaluar gjatë luftës.

Ajo me lot në sy, me zë e duar të dridhura ka rrëfyer fije e për pe se si paramilitarët serbë e kishin marrë nga shtëpia dhe e kishin dërguar në një vend tjetër për ta dhunuar, raporton Periskopi.

”Më hodhën në një dysheme, bërtita, ai më dhunoi. Më kujtohet gjithçka. Unë   i kërkova të më vriste. Ai më tha jo, sepse kështu do të vuash më shumë”, është shprehur ajo.

“Më nxori nga automjeti dhe më çoi në një shtëpi ta pameremetuar. Aty më dhunoi një tjetër, ishte plak. Pastaj më çuan në fshatin tim dhe më lanë në rrugë”, ka rrëfyer më tej  Krasniqi.

Ajo tregon se pasi u dhunua, shkoi në shtëpi dhe policët serbë i kishin kërkuar të mos u tregoj familjarëve.

“Nuk doja të shkoja në shtëpi sepse nuk doja të iu tregoja se cka më ka ndodhur. Policët serbë më mësuan që t’iu them kam dëshmuar. Por, kur arrita në shtëpinë e agjit tim nuk kisha nevojë të flisja sepse gjendja ime dihej”, është shprehur Krasniqi.

Ajo pas 20 vitesh, ka kërkuar që drejtësia të bie në vend dhe të dënohen keqbërësit.

“Gjithëçka që unë dua është drejtësia. Sot jam nënë e dy vajzave dhe ua them atë çfarë unë kam kaluar dhe nuk do të jem në paqe deri sa të shoh drejtësinë. Kërkoj përndjekjen e krimineleve duke marre veprime imediate që do të ishte drejtësi për të gjithë të mbijetuarat”, është rrëfimi i Vasfijes në Kongresin Amerikan.

Në anën tjetër, ish presidentja Atifete Jahjaga përmendi qindra-mijëra jetë të shkatërruara nga lufta në Kosovë, duke thënë se ndjen si barrë dhimbjen e gjithë këtyre njerëzve. “Ata kërkojnë drejtësi,” tha ajo.

Zonja Jahjaga përmendi një varg krimesh që i kreu regjimi i Millosheviqit pas intervenimit të NATO-s në Kosovë.

“Për vetëm dy muaj, 1 milion shqiptarë u dëbuan nga vendi i tyre. Brenda Kosovës, kishte një kryqëzatë të vrasjeve.”

“Gjatë kohës së luftës, kishte më shumë se 100 vrasje masive të kryera nga forcat serbe, 74 prej të cilave janë regjistruar mirë.”

Më tej, Jahjaga përmendi edhe dhunën seksuale, për të cilën tha se u përdor si një mjet i luftës nga regjimi i Millosheviqit.

“Unë kam takuar qindra gra të mbijetuara të dhunës seksuale. Përvoja e tyre e frikshme është ende e gjallë. Ato ende vuajnë. Për shumë vite ato u stigmatizuan e u izoluan.”

Deri sot, sipas ish presidentes, askush nuk është dënuar për këto krime.

 

Çitaku takon Vasfije Krasniqin në SHBA: Me heroinën tonë

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka takuar të mbijetuarën e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë Vasfije Krasniqi-Goodman.

Përmes një fotografie të postuar në Twitter, Çitaku ka shkruar se ka takuar heroinën tonë.

Vasfije Krasniqi- Goodman, është e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Krasniqi është gruaja e parë  që ka folur hapur për çështjen më të ndjeshme gjatë luftës, dhunën seksuale. Në Kosovë kjo temë ka qenë tabu dhe rastet e tilla nuk janë raportuar fare ose shumë pak.

Dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës se fundit në Kosovë, nga formacionet ushtarake dhe paramilitare serbe ende nuk janë gjykuar e as dënuar.

Vasfije Krasniqi-Goodman, pritet të flas nesër më 30 prill para kongresit amerikan. Ajo ka pranuar ftesën nga  kongresisti dhe miku i Kosovës Eliot Engel për të rrëfyer të gjitha përjetimet që ka pasur gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

 

 

Vasfije Krasniqi flet për dhunimet në Kosovë në konferencën e organizuar nga Justin Trudeau

Periskopi.com Lajme

Disa ditë para dëshmisë së saj në Kongresin amerikan mbi dhunën seksuale të ushtruar gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman do të flasë në konferencën më të madhe globale ‘Women Deliver’ që do të mbaht në Vankuver të Kanadasë.

Kjo konferencë në të cilën pritet të marrin pjesë rreth 8 mijë delegatë nga e gjithë bota, është e organizuar nën patronazhin e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau dhe zonjës Trudeau.

Falë mbështetjes së pakursyer të organizatorëve të konferencës dhe qeverisë kanadeze në përgjithësi, Vasfija  do të ndajë historinë e saj dhe të rreth 2 mijë grave të tjera të dhunuara në Kosovë gjatë luftës, si dhe të motivojë gratë në të gjithë botën që të ndajnë historitë e tyre dhe të luftojnë stigmatizimin mbi dhunën seksuale.