Real Madrid – Valencia, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Real Madridi do të ketë përballë Valencian në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas.

 

“Los Blancos” kanë grumbulluar vetëm 19 lojtarë, prej tyre katër nga Real Castilla shkaku i mungesave të shumta që po përballet trajneri Zinedine Zidane.

Hazard, Marcelo, Militao, Odriozola, Ramos, Rodrygo dhe Valverde nuk janë të gatshëm dhe do të mungojnë shkaku i lëndimeve.

Mediat spanjolle ditë më parë publikuan një video ku shiheshin lojtarët e Realit duke ngritur pesha me intenzitet të lartë, duke shtuar pyetjen nëse lëndimet e Realit po vijnë nga palestrat.

Sidoqoftë, rikthimi i Kroos dhe Carvajal përbëjnë lajm të mirë për Zidane.

Në anën tjetër, Cheryshev dhe Cilessen mungojnë për Valencian.

Reali kërkon të rikthehet në pozitën e dytë, dhe të vazhdojë ndjekjen e Atletico Madridit.

Valencia këtë sezon nuk ka regjistruar parqitje të mira, ata gjenden në pozitën e 12-të me 24 pikë total

Formacionet zyrtare të klubeve. 

 

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Varane, Nacho, Kroos, Benzema, Modric, Asensio, Casemiro, Vinicius, Mendy.

 

Valencia: Domenech, Thierry, Paulista, Ferro, Guedes, Soler, Gaya, Wass, Racic, Vallejo, Gomez.

 

Konfirmohet një rast pozitiv me koronavirus te klubi nga La Liga

Periskopi.com Sporti

Skuadra spanjolle, Valencia ka konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19 në testimet e fundit.

Valencia ka konfirmuar se lojtari është në izolim, por nuk e ka bërë të qartë se cili është.

“Në testet e fundit të COVID-19, çështja me pozitiv ka dal nga ekipi i parë. Lojtari është në izolim, se bashku me kontaktet e ngushtë dhe protokolli për COVID është aktivizuar”, shkruhej në komunikatë.

Ndeshja e radhës për Valencian është kundër Barcelonës në “Camp Nou”.

 

Valencia shpërfytyron Real Madridin, e mposht thellë në ‘Mestalla Stadium’

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar derbi në kuadër të Ligës spanjolle mes Valencias dhe skuadrës së Real Madridit, sfidë kjo që i takoi vendasëve, transmeton Periskopi.

Stadiumi ‘Mestalla’ i Valencias është shndërruar në një arenë në të cilën sonte klubi i rekordeve, mbretërit Real Madridi janë shpërfytyruar, duke u mposhtur thellë nga skuadra vendase me rezultat 4:1.

Kujtojmë se, kjo është humbja e parë e Realit pas dy ndeshjeve me fitore, kurse Valencia sonte arriti të korrte fitore pas katër ndeshjeve me humbje. /Periskopi

 

Reali nuk po ia del assesi ndaj Valencias, merr edhe golin e tretë

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Valencias ka shënuar golin e radhës në ballafaqimin kundër skuadrës madrilene, Real Madridit, duke e cuar rezultatin e takimit në 3:1, shkruan Periskopi.

Autor i golit për skuadrën vendase është autori i golit të parë, Carlos Soler, i cili realizoi sërish nga 11 metërshi.

Shihni golin. /Periskopi

Çfarë ndodhi te goli, ishte apo nuk ishte autogol nga Varane?

Periskopi.com Sporti

Valencia ka arritur ta përmbysë epërsinë e skuadrës mbretërore, Real Madridit, në 2:1. shkruan Periskopi.
Goditjen e sulmuesit të Valencias në tentativë për ta larguar mbrojtësi i Realit, Varane e ka dërguar topin në portën e vet.

Shihni golin. /Periskopi

Kaos te Valencia, e braktisin trajneri dhe drejtori sportiv

Periskopi.com Sporti

Valencia nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo duket te rezultatet dhe ambjenti, teksa Peter Lim që e bleu në vitin 2014 vetëm sa ka krijuar kaos dhe nuk ka sjellë zhvillimin dhe rritjen që pritej.

Valencia është në vendin e tëtë në La Liga dhe ka humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit. Kështu, trjaneri Albert Celades është shkarkuar pas 9 muajsh (thuhet se do të vijë Valverde, ish i Barcelonas) dhe pas tij ka ikur edhe drejtori sportiv Cesar Sanchez (drejtuesi i gjashtë që ikën në këto vitet e fundit).

Voro Gonzales do zëvendësojë Celadesin e shkarkuar deri në fund të sezonit, dhe kjo ëshrtë hera e 6 që ai merr drejtimin e përkohshëm të Valencias.

Drejtori sportiv dha dorëheqjen menjëherë pasi trajneri u shkarkua, pasi i kishte premtuar ekipit se trajneri do qëndronte deri në ndeshjen e ardhshme.

Zyrtare: Valencia shkarkon trajnerin

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Valencias Albert Celades është shkarkuar nga puna pasi një seri rezultatesh të këqija duke fituar vetëm dy ndeshje nga 13 sosh në të gjitha garat.

Klubi ka konfirmuar se Voro Gonzalez do të marrë përgjegjësinë e përkohshme të skuadrës në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje, vetëm një ditë pas humbjes së tyre ndaj Villarreal të dielën.

Celades u emërua si menaxher pas shkarkimit të Marcelino Garcia Toral, por nuk ka arritur të bëjë atë që pritej nga ai.

Celades gjithashtu u përball me një humbje të sikletshme kur skuadra e tij u eliminua në Ligën e Kampionëve kundër Atalanta, duke humbur 8-4 në total.

Valencia gjithashtu pësoi një humbje të rëndë kundër Granadës në çerekfinalen e Kupës së Mbretit dhe nuk arriti të sigurojë një vend në Ligën e Evropës.

Valencia pozicionohet në vendin e tetë në LaL iga.

Pamjet nga paraqitja e mbrëmshme e Hazardit tregojnë se ai është rikthyer në top formë

Periskopi.com Sporti

Ka qenë një sezon i vështirë ai i pari për Eden Hazardin te Real Madridi.

Pas shtatë viteve te Chelsea, belgu më në fund siguroi transferimin e ëndrrave te Reali verën e kaluar, transmeton Periskopi.

Shumë e konsideronin Hazardin si pasuesin e natyrshëm të Cristiano Ronaldos, por edicioni i pari ishte makth i vërtetë për të.

Forma e dobët fizike në fillim të karrierës në Spanjë u përcoll me lëndime të vazhdueshme.

Eden Hazard grabbed another assist vs Valencia

Por pas një pezullimi të përkohshëm të futbollit spanjoll për shkak të koronavirusit, Hazard është rikthyer në formën më të mirë fizike dhe tash po duket lojtar krejt tjetër.

Pasi shkëlqeu në fitoren 3-1 të Realit kundër Eibarit, belgu startoi kundër Valencias mbrëmë.

Ai tregoi aftësitë e tij në pjesën e dytë, teksa asistoi për golin e parë të ndeshjes, i cili u shënua nga Karim Benzema.

Ai dhuroi edhe disa driblime, gjë që kishte munguar në paraqitjet e tij në fillim të sezonit.

Shikoni përmbledhjen e paraqitjes së Hazardit në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Të rinjtë e Real Madridin e marrin situatën në dorë, superasistim nga Vinicius dhe gol brilant nga Asensio

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka shënuar edhe golin e dytë kundër Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Vinicius Junior pas një vrapimi fantastik nga krahu i majtë, harkoi pak mbi tokë në zonë, ku gjeti Marco Asension i cili devijoi topin për mrekulli në rrjetë – minuta e 74-t.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Real Madridi nuk guxon të gabojë sonte kundër Valencias, publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Real Madridi sonte me fillim nga ora 22:00 pret në shtëpi Valencian, në përballjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

“Los Blancos” janë të pamposhtur në “Santiago Bernabeu” këtë sezon në kampionat, teksa kanë regjistruar 10 fitore dhe katër barazime në 14 ndeshje, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër, Valencia nuk ka fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit.

Reali duhet të fitojë sonte nëse dëshiron të qëndrojë në hap me Barcelonën për titull, me katalunasit që aktualisht kryesojnë me katër pikë më shumë se rivali i përbetuar por me një ndeshje më shumë të luajtur.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Real Madrid:

Image

Valencia:

Image

Shërohen 10 lojtarët dhe trajneri i Valencias nga koronavirusi

Periskopi.com Sporti

Dhjetë lojtarë dhe trajneri i Valencias që kishin rezultuar pozitivisht me coronavirus, janë shëruar plotësisht.

Marca raporton se më 16 mars lojtarët e Los Che ishin infektuar me pandeminë botërore, pasi kishin udhëtuar për në Milan për t’u përballur me Atalantan në Ligën e Kampionëve.

Është bërë e ditur se Ezequeil Garay, Jose Gaya dhe Eliaquim Mangala, ishin në mesin e lojtarëve që kanë rezultuar pozitivisht me virusin corona.

Stadiumi mestala në ndeshjen Valencia – Atalanta . (Photo by UEFA Pool/Getty Images)

Dy të tjerë ishin edhe mjekët e klubit si Juan Aliaga e Paco Camarasa.

Valencia kishte akuzuar Atalantan se nuk i kishte njoftuar me kohë për gjendjen në Itali rreth coronavirusit, pasi nga aty u infektuar lojtarët e tyre.

Udhëtimi kishte ndodhur më 19 shkurt, derisa në ndeshjen e dytë kishte filluar infektimi më masiv.

Lojtarët e Valencias ishin vetë-izoluar, mirëpo që ata tani janë shëruar plotësisht dhe natyrisht se ky është lajm i mirë jo vetëm për futbollin.

Përfundon izolimi për klubin më të prekur nga koronavirusi

Periskopi.com Sporti

Valencia është skuadra e futbollit më e prekur nga Covid-19, teksa burime të mediave spanjolle bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 25% të stafit, përfshi futbollistë, trajnerë dhe drejtues.

Klubi spanjoll ishte në Lombardi në muajin shkurt për t’u përballur me Atalantën në Milano, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ndërsa dyshimet e para janë se pikërisht aty ka ardhur edhe përhapja më masive e virusit.

Sipas mediave spanjolle, në klubin e Valencias janë prekur rreth 10 futbollist dhe 15 të tjerë pjesë e stafit të trajnerëve dhe drejtuesve, por ka edhe një lajm të mirë.

Kjo pasi këtë fundjavë përfundon edhe karantinë 14-ditore e futbollistëve dhe stafit të Valencias, ndërsa asnjë prej të prekurve nuk pati komplikacione, por e kaluan kryesisht pa simptoma virusin që po “gjunjëzon” botën.

14 futbollistë e staf të infektuar me koronavirus te Valencia – klubi i frustruar: E morëm në Milano

Periskopi.com Sporti

Rritet gjithnjë e më shumë numri i të infektuarve me koronavirus te skuadra e Valencias. Pasi rezultuan 5 lojtarë pozitivë.

(Gayà, Garay, Mangala, Camarasa y Juan Aliaga), klubi ka informuar mbrëmjen e djeshme se ka edhe 9 raste të tjera në skuadër dhe në stafin teknik. Valencia nuk e ka dhënë ekzakt numrin e të infektuarve, por bën me dije se janë raste asimptomatike dhe të gjithë po ndjekin këshillat dhe indikacionet e mjekëve.

35% e skuadres- Valencia ka zbuluar se 35% e skuadrës (lojtarë dhe staf) rezultuan pozitiv dhe sipas spanjollëve kjo ka ndodhur prej ndeshjes me Atalantën në Milano dhe Mestaja.

“Klubi mori masa drastike por u detyruam të luajmë më 19 shkurt në Milano, e cila u bë zona më e nxehtë e koronavirusit.

Për këtë arsye rezultatet tregojnë se dy ndeshjet me Atalantën kanë provokuar 35% raste pozitive”, shkruhet në deklaratë. Valencia fajëson UEFA-n dhe Atalantën për këtë situatë.

Jo vetëm Garay, Valencia konfirmon 4 raste të tjera që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në ekip

Periskopi.com Sporti

Ditën e sotme janë konfirmuar dy raste me koronavirus të futbollistëve spanjoll.

Futbollisti i dytë me koronavirus në Spanjë është sulmuesi brazilian i Elches, Jonathas.

Por, mesa duket ai nuk është i vetëm në ekipin spanjoll, teksa janë konfirmuar edhe 4 raste të tjera pozitiv me virus në ekip.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi spanjoll njofton se janë konfirmuar 5 raste me Koronavirus mes lojtarëve dhe stafit teknik të ekipit të parë. /Periskopi.com/

 

Koronavirusi po bën kërrdina në futboll, edhe ndeshja e Champions Leagues prapa dyerve të mbyllura

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e Atalantas në Champions League kundër Valencias në “Mestalla” do të luhet prapa dyerve të mbyllura, është konfirmuar nga autoritetet lokale spanjolle.

“Vendimi është final dhe i parevokueshëm,” shkruhet në njëoftim, transmeton Periskopi.

Ka pasur raporte sot se Valencia do të lejojë fansat me bileta sezonale për ndeshjen e 10 marsit.

Mirëpo, Ministria e Shëndetësisë ka insistuar që kjo të mos ndodh. /Periskopi.com/

Gazetari që udhëtoi drejt Italisë për ndeshjen e CL konfirmohet me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Një gazetar që ka udhëtuar drejt Milanos me skuadrën e Valencias për ndeshjen e spanjollëve kundër Atalantas më 19 shkurt, është diagnostifikuar me koronavirus.

44-vjeçari ishte prezent në qytetin italian për ndeshjen e parë të fazës së eleminimit direkt, transmeton Periskopi.

Lajmi është publikuar nga “Las Porvincias”, e cila raporton se ai ka dalë pozitiv në test dhe se analizat e testit të tij do t’i dërgohen Madridit.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi të enjten rastin e dytë me koronavirus në komunitetin e Valencias i cili, në teori, korespodon me njeriun në fjalë. /Periskopi.com/

 

Barça po thyen rekorde katastrofale me trajnerin e ri: Mposhtet për herë të parë pas 11 vitesh si mysafir i Valencias

Periskopi.com Sporti

Barcelona është mposhtur për herë të parë në të gjitha garat në “Mestalla” pas 11 viteve.

Djelmoshat e Quique Setiénit ishin dukshëm skuadër më e dobët, me aksioni tepër të parashikueshme dhe me intensitet të ulët.

Këtë e shfrytëzoi për mrekulli Valencia, e cila fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 77-të me anë të një goditjeje të Maxi Gomezit, me topin që u devijua nga Jordi Alba dhe përfundoi në rrjetë.

Vlen të ceket se Gomez kishte huqur një penallti në minutën e 12-të për nikoqirët.

xi Gomez dyfishoi shifrat dhe ia dha goditjen përfundimtare Barçës në minutën e 77-të, duke shënuar për 2-0.

Pas kësaj disfateje, Barça mbetet në pozitën e parë me pikë të barabarta me Real Madridin, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Valencia ngritet në pozitën e pestë me 34 pikë. /Periskopi.com/

Valencia fundos Barcelonën: Shënon edhe golin e dytë, Ter Stegen vetëm shikon topin duke u futur në rrjetë

Periskopi.com Sporti

Maxi Gomez ka shënuar edhe golin e dytë personal dhe të dytin për Valencian, në ndeshjen kundër Barcelonës.

Gomez realizoi me një goditje precize në zonë, derisa Marc Ander ter Stegen, as që u hodh në paradë për ta pritur – minuta e 78-të.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Valencia dridh Barcelonën: Gomez ngulitë topin në rrjetën e blaugranëve

Periskopi.com Sporti

Valencia ka kaluar në epërsi në “Mestalla” si nikoqir i Barcelonës.

Maxi Gomez, i cili huqi penallti në pjesën e parë, realizoi me anë të një goditjeje të fuqishme në zonë, e cila pësoi një devijim gjatë rrugëtimit drejt portës – minuta e 47-të.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Si në luftë: Rrahje brutale me shkopinj e karrige mes fansave të Valencias dhe Barcelonës para ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Barcelonës dhe ata të Valencias janë përfshirë në një sherr të madh.

Pak orë para fillimit të ndeshjes kryesore të kësaj xhiroje në La Liga, tifozët kanë shtyrë në maksimum tensionin.

Pamje të publikuara nga e përditshmja spanjolle ‘AS’ tregojnë rrahjen e madhe mes dy tifozerive të skuadrave.

Karrige, flakadane, dhe shumë mjete të tjera janë përdorur për të goditur kundërshtarët.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon ku shihet përleshja e madhe mes dy tifozërive.