​Një vajzë nga fshati Pestovë e Vushtrrisë me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se sonte është konfirmuar rasti i 7 me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë

Ai ka lutur qytetarët e kësaj komune që ta ruajnë vetën, familjen dhe qytetin.

“Rri në shtëpi, mbaje distancën mbaje disciplinën e pastërtinë. Pacientja është rast kontakti, e gjinisë femrore, e lindur më 1988 nga fshati Pestovë. Urojmë që të gjithë të prekurit me Covid-19 të kenë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Vazhdon hakmarrja e Kurtit: Shkarkon vajzën e Migjen Kelmendit nga pozita e këshilltares në Ambasadë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duket se i është hakmarrë publicistit Migjen Kelmendi, njëherësh anëtar i Kryesisë së PDK’së, i cili disa ditë më parë i bëri një portret, duke e kritikuar ashpër për mënyrën se si erdhi në pushtet dhe për mos konsistencën në qëndrime, shkruan Mediafokus.info.

Mbi të gjitha, Kelmendi ka shprehur habinë e tij se si “Kurti e hutoi Prishtinën europiane, duke ua marrë besimin”.

E, u deshën pak ditë për të ardhur hakmarrja e Kurtit.

Vartësi i tij, ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, e ka shkarkuar vajzën e Kelmendit, Tefta Kelmendi Merran, nga pozita e këshilltares në Ambasadën e Kosovës në Paris, shkruan Mediafokus.info.

Ja dokumendi zyrtar i shkarkimit të Tefta Kelmendi Merran, i nënshkruar nga ministri Konjufca, më datë 30.03.2020:

Babë e bijë vdesin nga koronavirusi brenda ditës

Periskopi.com Lajme

E bija e një zyrtari të imigracionit në Aeroportin Heathroë në Britani, i cili ka vdekur nga koronavirusi, gjithashtu vdiq nga shkaku i njëjtë vetëm 24 orë më vonë.

Sudhir Sharma, i cili punonte në Terminalin e Tretë, vdiq të mërkurën para se farmacisjta Pooja ta përjetonte fatin e njëjtë tragjik një ditë më vonë.

Burri 61-vjeçar nga Londra punoi në aeroport deri më 7 janar, prandaj zyrtarët besojnë se ai nuk është infektuar në vendin e punës por dikund tjetër.

Besohet se ai kishte edhe probleme të tjera shëndetësore, që e kishin detyruar të mungonte në punë. Megjithatë, ai së voni ishte kthyer në vendin e punës.

Pooja, 33-vjeçare, punonte si farmaciste në Sussex dhe raportohet se për tri ditë kishte marrë trajtim mjekësor para se të vdiste.

Nuk është e qartë nëse babai dhe e bija ishin në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin para tragjedisë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, 181 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit, duke e shënuar rritjen më të madhe për periudhën njëditore që nga fillimi i përhapjes.

Vajza e presidentit Trump punon nga shtëpia pas kontaktit me politikanin e infektuar

Periskopi.com Lajme

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka, ka filluar të punojë nga shtëpia dhe e ka shmangur shkuarjen në Shtëpinë e Bardhë pas kontaktit me një politikan australian, i cili më vonë u diagnostikua me koronavirus.

Ministri australian i punëve të brendshme, Peter Dutton, i cili është infektuar me virusin Covid-19, ishte javën e kaluar në Uashginton dhe u takua me vajzën e presidentit Trump dhe prokurorin e përgjithshëm amerikan, William Barr.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Drejtësisë u munduan ta qetësojnë situatën, duke thënë se vendimi i zonjës Ivanka ka ardhur si rezultat i kujdesit të shtuar që ajo është duke e treguar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

“Është vlerësuar ekspozimi ndaj rastit dhe njësiti mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, në bashkëpunim me Qendrën për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka vlerësuar se Ivanka nuk ka shfaqur simptoma dhe se nuk ka nevojë që të vendoset në karantinë”, tha zyrtari për komunikim në Shtëpinë e Bardhë, Judd Deere.

Edhe zëdhënësja e prokurorit Barr tha se shefi i prokurorisë nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit. “Ai është duke qëndruar në shtëpi sot dhe është këshilluar nga Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Kjo qendër nuk ka rekomanduar që ai të testohet tash për tash”, tha zëdhënësja Kerri Kupec.

Një femër sulmohet seksualisht në Lipjan

Periskopi.com Lajme

Policia njofton se ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Zhduket një djalë në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Të mërkurën në policinë e Gjilanit është raportuar për një person të zhdukur

Rasti është raportuar mëngjesin e së mërkurës, nga babai i viktimës, i cili ka raportuar në polici se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull K-Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, theksohet në raportin e policisë.

19 vjeçarja nga Gjakova largohet nga shtëpia, familjarët në kërkim të saj

Periskopi.com Lajme

Dje rreth orës 14 e 40 minuta një vajzë 19 vjeçare është larguar nga shtëpia. Babai i vajzës e ka raportuar rastin në policinë e Gjakovës gjatë ditës së sotme.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar drejtori i policisë për regjionin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se ende nuk dihet për vendndodhjen e 19 vjeçarës.

Sipas tij, vajza me vete ka marrë një valixhe me rroba dhe gjera të tjera personale.

“Rasti është raportuar sot rreth orës 15:00 në stacionin policor të Gjakovës. Sipas prindit të viktimës deklaron që dje rreth orës 14 e 40 minuta, vajza e tij 19 vjeçare është larguar nga shtëpia. Ka marr e vete një valixhe me rroba dhe gjera të tjera personale”, ka thënë Graishta për Gazetën Sinjali.

Sipas tij, familjarët kanë pasur dyshim për një person tek i cili mund të ishte 19 vjeçarja, por i njëjti e ka mohuar të ketë pasur lidhje me viktimën.

“Familjarët kanë dhënë një vend dyshimi ku mundet me qenë, polica ka kontaktuar me personin e apostrofuar edhe ai ka mohuar se ka lidhje me të, për momentin nuk dihet vendodhja e saj”, ka thënë Graishta.

Prizren, vajza e zhdukur gjendet në shtëpinë e shoqes së saj

Periskopi.com Lajme

Vajza e mitur nga fshati Atmaxhë i  Prizrenit, e cila dje ishte raportuar e zhdukur, është gjetur sot në shtëpinë e shoqes së saj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Vajza është gjetur te shoqja e saj”, ka treguar tregon Osmanollaj për “PrizrenPress”.

Sipas tij, pas publikimit të lajmit për zhdukjen, nëna e shoqes së vajzës së mitur, ka lajmëruar se ajo gjendet në shtëpinë e saj.

Policia në Prizren raportoi dje për zhdukjen e vajzës së miturës nga fshati Atmaxhë e Prizrenit.

Rasti ishte raportuar nga nëna e së zhdukurës.

 

Pas 13 vjetësh vajza fiton gjyqin për pronën që ia mori xhaxhai

Periskopi.com Lajme

Afërdita Statovci pas 13 vjetëve, duke vrapuar në seanca të njëpasnjëshme në Gjykatë, e ka fituar pronën të cilën ia kishte trashëguar babai i saj.

Këto 13 vite, Afërdita me të ëmën e saj nuk kishin banim të përhershëm për shkak që prona që prindi i Afërditës bashkëposedonte me axhën e saj, nuk iu bart asnjëherë Statovcit.

Afërdita Statovcit i është njohur e drejta për ta trashëguar pronën e babait.

Ora po shënonte 11:45, kur erdhi momenti që Afërdita Statovci e kishte pritur për 13 vite.

Gjykata Themelore në Prishtinë më në fund zyrtarizoi të drejtën e Afërditës për pronë në bazë të trashëgimisë.

Prona që prindi i Afërditës bashkëposedonte me axhën e saj, nuk iu bart asnjëherë Statovcit, pas vdekjes së babait të saj.

Për të kërkuar drejtësi, Afërdita mori rrugën drejt institucioneve përkatëse që nga viti 2006. Por lënda e saj u kthye disa herë në rigjykim.

E këtë javë, Statovci më në fund nënshkruajti marrëveshjen me palën tjetër, në bazë të së cilës ajo do të trashëgojë pronën e babait të saj, i cili vdiq kur Afërdita ishte vetëm 10 vjeç.

Ajo do ta gëzojë pronën ashtu siç kishte kërkuar edhe përmes padisë.

Ndonëse thotë se ka vuajtur shumë deri te kjo ditë, për shkak të procedurave të stërzgjatura, ajo fton të gjitha gratë që të kërkojnë të drejtat e tyre.

Por, Afërdita Statovci do të drejtojë edhe njëherë tjetër një padi. Kësaj radhe për shkelje të të drejtave të njeriut.

Përfaqësuesi i Afërditës, Anton Nrecaj tha se në këtë process ka pasur një mori shkeljes të kornizës ligjore e se gjykata nuk i ka ofruar siguri juridike asaj.

 

MC Kresha martohet nesër, ja vajza që ia rrëmbeu zemrën

Periskopi.com Showbiz

Ka tash e sa kohë që përflitej se reperi i njohur i estradës, MC Kresha, do të martohet.

Pritjes tanimë i ka ardhë fundi. Çifti pritet të martohen më 15 dhjetor në restaurantin ‘Golden’, përcjellë Reporteri.net.

Mc Kresha kishte refuzuar të tregonte se ai është në lidhje me dikë apo se kishte plane të fejohej me dikë, ani pse ishte parë me të dashurën e tij dorë për dore rrugëve të Prishtinës.

Ndryshe në media po qarkullon edhe një fotografi e reperit me të dashurën e tij, Erzina.

Një vajzë me probleme mendore është zhdukur në Pejë

Periskopi.com Lajme

Një vajzë është raportuar si i zhdukur në Pejë.

Rasti e ka raportuar në Polici, dy vëllezërit, sipas së cilëve, motra e tyre mendërisht e pazhvilluar, ka dalë nga shtëpia më 29 nëntor dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Gjendet në Deçan me të dashurin , vajza nga Malisheva që ishte raportuar e zhdukur

Periskopi.com Lajme

Në muajin nëntor të këtij viti një familje nga Malisheva e kishte raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij. Viktima kishte dal nga shtëpia pa lënë gjurmë rreth orës 21:30 të 21 nëntorit të këtij viti.

Policia në bashkëpunim me ekipet e tjera kanë filluar punën hetimore rreth këtij rasti. E pas tre ditëve, vajza në fjalë është gjetur shëndosh e mirë në Deçan. Aty kjo vajzë sipas policisë, kishte shkuar me të dashurin e saj.

“Malishevë, 21.11.2019-21:30. Lidhur me rastin e raportuar, pas një pune operativo hetimore policore si dhe në bashkëpunim me familjarët e viktimës është identifikuar vendndodhja e viktimës e cila është gjendur në Deçan  së bashku me një mashkull K/Shqiptar që ishin në lidhje”, deklarojnë nga policia.

E gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë dhe pas intervistimit në prezencën e familjes ajo është kthyer te familja e saj.

Zhduket një vajzë në Malishevë

Periskopi.com Lajme

Një vajzë është zhdukur në mbrëmjen e 22 nëntorit në Malishevë.

Rastin e ka raportuar në Polici, motra e saj, sipas së cilës ajo nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është duke u hetuar.

 

Dy vajza gjenden të vdekura në një veturë në Australi

Periskopi.com Lajme

Dy vajza të moshës 1 dhe 2-vjeçare janë gjetur të vdekura në një veturë në pjesën jugore të qytetit Brisbane në Australi.

Policia dhe ekipet e emergjencës e morën një telefonatë në Waterford West rreth orës 1 e 35 minuta të pasdites së të shtunës, ku fëmijët u gjetën të vdekur brenda një veture.

“Për fat të keq, të dyja vajzat janë shpallur të vdekura në vendin e ngjarjes. Fëmijët kishin shenja se kanë qenë të ekspozuar ndaj nxehtësisë”, tha zyrtari policor, Mark White.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes pak kohë më vonë dhe aty e gjetën një veturë të parkuar përballë një veture.

“Jemi duke folur me prindërit e këtyre fëmijëve. Ky është një incident shumë, shumë tragjik që ka ndodhur”, shtoi zyrtari policor.

Pjesëtarët e forenzikës janë duke punuar për ta zbuluar shkakun e vdekjes. Policia po përpiqet të kuptojë se për sa kohë kanë qenë të mbyllura në veturë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

E dhunoi 15-vjeçaren para 17 viteve në Vushtrri , dënohet me 1 vit burg me kusht

Periskopi.com Uncategorized

Gjykata Themelore e Mitrovicës me 21 gusht të këtij viti ka nxjerrë një aktgjykim për një rast dhunimi të ndodhur më 27 maj të 2002-ës, ku ka dënuar me 1 vjet burgim me kusht, të akuzuarin e këtij rasti.

Një vajzë e mitur 15 vjeçare nga Vushtrria gjashtë ditë pasi ka ndodhur rasti ka deklaruar në polici se është detyruar me forcë të kryejë marrëdhënie seksuale.

Në deklaratën e saj e mitura ka thënë se N.I i me brisk në dorë e ka kërcënuar të miturën se nëse nuk shkon do ta presë.

Ai më pas e ka detyruar të bëjë marrëdhënie seksuale duke i thënë se “më mirë të bësh marrëdhënie me mua sesa me të gjithë këta të tjerët” duke aluduar edhe në katër shokë të tjerë me të cilit ishte bashkë. E mitura më pas është detyruar të bëjë marrëdhënie seksuale edhe me dy persona të tjerë nën kërcënimin e thikës.

Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi të harruar në Vushtrri.

Gjykata për Krimet të Rënda në Mitrovicë pas shqyrtimit të deklaratës së të miturës pasi ka bërë ekzaminimin e Institutit të Mjekisë Ligjore, foto dokumentacionin si dhe ka dëgjuar dëshmitarët L.R dhe B.M, ka marrë vendim që të akuzuarit F.M dhe F.F të shpallen fajtor për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me Dhunë” duke u bazuar në nenin 74 të Ligjit të Provincës së Kosovës, ligjet e UNMIK-ut, duke e dënuar me një vit burgim me kusht nëse vepra e njëjtë përsëritet në afat prej dy viteve.

Për këtë aktgjykim, nuk është ankuar e dëmtuara, por avokati i të akuzuarit F.M me arsyetimin se ka pasur shkelje të dispozitave të procedurës penale dhe konstatim i gabuar i gjendjes faktike, duke kërkuar që rasti të rikthehet në rigjykim.

Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë këtë ankesë dhe ka konstatuar se vendimi i Gjykatës Themelore ishte i drejtë dhe e ka arsyetuar formën lehtësuese që ka marrë Gjykata e Shkallës së Parë se të akuzuarit ishin shumë të rinj kur e kryen veprën penale ndërsa tani janë martuar kanë fëmijë dhe janë të punësuar dhe të dobishëm për shoqërinë dhe nuk kanë kryer më asnjë vepër penale. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarve nga ana e Gjykatës së shkallës së parë është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale.

Nga neni 74, pika 1 dhe 2 nga e drejta penale e Provincës së Kosovës thuhet:

(1) Kushdo që e detyron në marrëdhënie seksuale një person femër me të cilin nuk jeton në bashkësi martese, me forcë ose me kërcënim për të sulmuar drejtpërdrejt jetën ose trupin e saj, ose jetën ose trupin e një personi afër saj, do të dënohet me një deri në dhjetë vjet burgim.

(2) Nëse vepra nga paragrafi 1 i këtij neni ka rezultuar me dëmtim të rëndë trupor ose vdekje të femrës ose nëse vepra është kryer nga disa persona ose në një mënyrë veçanërisht mizore ose poshtëruese, kryesi dënohet me të paktën tre vjet burgim.

 

Rrëmbehet vajza në mes të dasmës

Periskopi.com Lajme

Teksa është duke vallëzuar me dikë, një vajzë papritmas dikush e rrëmben. Videoja po bën gjiro në rrjete sociale, por nuk dihet ende nëse kjo është një ngjarje e vërtetë.

Sipas videos në mes të një salle të stërmbushur me mysafirë, rrëmbehet vjaza e cila është duke vallëzuar.

Ndërsa, dasmorët pastaj kanë vrapuar pas saj dhe kanë dalur nga salla.

5-vjeçarja nga Prizreni ka nevojë për ndihmë tuaj – Nuk dëgjon dhe nuk flet (Foto)

Periskopi.com Lajme

Aurona Smalaj nga fshati Romaja e Prizrenit e lindur në nëntor të vitit 2013, që nga dita e parë e lindjes qëndrojë për plotë gjashtë muaj në box, në Kliniken e Neonatologjisë në Prishtinë, kjo pasi që ajo nuk gëzonte shëndet të plotë.

Por, me kaq nuk përfundoi qëndrimi i saj në spitale. Brenda pak ditësh ajo mbush 5 vite jetë dhe e ëma e saj thotë se më shumë ditë i ka kaluar në spital duke shpresuar në shërim se sa në shtëpinë e saj.

Aurona e vogël ende nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme, nuk dëgjon dhe disa hapa i bën por me vështirësi.

Ajo vuan nga asthma, RPM, bronchopneonomia, incipiente dhe tonsilloadenoiditis hypertrophica.

E gjendjen e saj me shumë dhimbje po e kalon familja e saj.

“Vajza i ka 5 vite, për çdo ditë i përkeqësohet gjendja shumë. Gjatë frymarrjes nuk dëgjon, nuk flet, bllokohet çdo ditë e më shumë frymë nuk mundet me marr hiç përmes hundëve,  frymë merr vetëm përmes gojës edhe ato duke u ngulfatur dhe pastaj bllokohet totalisht”, tregon nëna e saj Sose Smalaj në një bisedë për Indeksonline.

Gjatë gjithë këtyre viteve, ajo thotë se ka trokitur derë më derë për shërimin e saj, porse deri më tani e ka pasur të pamundur.

“Mjekët i kanë thanë hajt se përmirësohet qe 5 vite, por nuk ka kurrfarë ndryshimi. 5-6 muaj ka qëndru në boks kur ka lind, por s’ka reagu kurgjo. Me sond e kam ushqy 6 javë ditë, unë vet ja kam vendos sonden përmes lukthit, e kam ushqy vetëm me shiring me qumësht pasi që vajza është shumë e lodhur fizikisht. Mjekët më kanë thënë se në zhvillim është sikur t’i kishte 1 vit”, tregon tutje ajo.

Për Auronën e vogël, familja kanë kërkuar shërim edhe në Beograd.

“I kemi rregulluar disa dokumente e kemi dërguar në Beograd, brenda mundësive sa me ja shpëtu jetën, por tash tu u rritë po i përkeqësohet gjendja, sa me fillu me u ushqy pak me shishe. Në Beograd i kanë thanë po e operojmë sa me ja shpëtu jetën,  e kemi operu por i duhet edhe një operim tjetër pas 4 viteve. Atje na thanë që gjithëqysh duhet kur t’i bën vajza 5 vite”, thotë ajo.

Aurona e vogël ka nevojë për operim në vesh dhe hund.

“Operimi nuk kryhet këtu, qe 5 vite kemi qëndru ka 4 javë në pediatri, por nuk e kanë marrë në dorë hiç. Po na thonë që s’kemi shanca me operu këtu. Në zhvillim është shumë e dobët, nuk është e rritne për moshën që e ka, shumë pak han, sekret bllokohet prej frymarrjes, asnjë fjalë nuk e thotë. Qe 5 vite jemi tu u najet në Prishtinë, prej aty na thonë shkoni në ORL, prapë pediatri s’po ka sukses kurgjo, vajza po vuan shumë. Kisha desht sado pak një ndihmë të vogël”, vlerëson ajo.

Familja e saj kërkon nga të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, që sado pak tu ndihmojnë në shërimin e vajzës së tyre, për të cilën dhimbja sa vjen e rëndohet. /Indeksonline/

Nr. Xhirollogarisë: XK051502050002340247

Tel viber: 044 526 332

 

Ende asnjë informacion për Remzie Mustafën, ja çka thotë vajza e saj

Periskopi.com Lajme

Remzie Mustafa, nënë e tre fëmijëve, tash e katër ditë është zhdukur në Prishtinë, saktësisht në lagjen Bregu i Diellit.

Ende nuk dihet asgjë për fatin e saj dhe mënyrën se si është zhdukur.

Indeksonline ka kontaktuar me vajzën e të zhdukurës e cila ka thënë se qytetarët janë duke u ndihmuar për të gjetur nënën e saj, por ende asgjë nuk ka të re.

Anita, vajza e saj, ka thënë se ende nuk kanë informata nëse nëna e tyre ka dal jasht shtetit apo jo.

“Rast është paraqit në Polici, gjithçka është e ditur, me të tregu të drejtën sa më thirri një qytetar me tha se ta kom gjet nanën, me numër privat edhe ma ndali telefonin në Vranjefc, shumë njerëz po na telefonojnë por ende nuk është e sigurt pasi një gru ish te pazari qashtu me një fustan, një tjetër ish në Dardani që krejt e dishin por jo prapë.

Nuk kemi ende informacione se a ka dal jasht shtetit apo jo. Ne nuk  kemi si familje asnjë lloj dyshimi se ku mund të jetë”, ka thënë Anita për Indeksonline.

59 vjeqarja supozohen se në ditën që ka humbur ka pasur të veshur një jelek të zi, trenerka ngjyrë hiri dhe patika të zeza.

Familja Mustafa ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që nesë e hasin ose dinë diçka për Remizje Osmani të lajmërohen në numrin 044226678.

E tmerrshme:14-vjeçarja shqiptare godet 12 herë me thikë nënën e saj në gjumë

Periskopi.com Lajme

Disa ditë më parë në Greqi ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një 14-vjeçare ka sulmuar me thikë të ëmën. Nga raportimet e ditës së sotme të mediave greke mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kaminia.

Ishte ora 02:00 e mëngjesit të së enjtes së kaluar, kur vajza 14-vjeçare shkoi në kuzhinë ku mori një thikë 23 centimetra, për tu drejtuar më pas në dhomën ku flinte mamaja e saj dhe nisi ta godiste me thikë.

E ëma e tmerruar ka bërtitur, britmat e së cilës kanë sjellë reagimin e vajzës tjetër. Kjo e fundit vrapoi drejt sallonit dhe i hoqi thikën nga dora motrës së saj binjake.

Vajza tjetër ka njoftuar menjëhërë policinë e cila ka mbërritur në vendgjarje bashkë më të edhe ambulanca. Gruaja u dërgua me urgjencë në spital. 12 plagë thike; 3 në krahun e majtë, 1 në shpatull, 2 në gjoks, 4 në pjesën e barkut dhe 2 në shpinë, kishte marrë nga plagosja e së bijës.

Ajo qëndroi në spital për disa ditë ku u mbajt në kujdes intensiv, ndërsa aktualisht raportohet se  është jashtë rrezikut për jetën.

Në prani edhe të psikologes, policia shoqëroi vajzën 14-vjeçare për ta marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje të rëndë. E mitura e tronditur ka thënë se nuk mban mend asgjë.

Motra e saj binjake u shpjegoi hetuesve se 14-vjeçarja po luante me video-lojëra deri në orët e vona të natës. Policia e ka lënë të lirë me kusht 14-vjeçaren, ndërsa oficerët e policisë nga Dapartamenti i të Miturve që po hetojnë ngjarje, thonë se janë të shokuar nga ky rast.

Historia e rëndë tronditi opinionin publik në Greqi, kurse 14-vjeçarja vazhdon të insistojë se nuk i kujtohet asgjë nga veprimet e saj. 

Mediat greke bazuar në dëshmitë e fqinjëvë bëjnë të ditur, se familja është shumë e rregullt, nuk ka shkaktuar probleme.

Edhe pse prindërit janë të divorcuar, babai i vajzave mban kontakte të vazhdueshme dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me to. Për më tepër, 14-vjeçarja që goditi me thikë të ëmën, është nxënëse me rezultate të larta në shkollë.

 

MC Kresha drejt martesës, zbulohet më në fund vajza që ia mori zemrën

Periskopi.com Showbiz

Reperi MC Kresha pritet të kurorëzojë dashurinë e tij shumë shpejt.

Se nga MC Kresha ka të reja në jetën private, kjo dihet tash e disa muaj. Përgjatë verës u përfol se reperi do të kurorëzojë dashurinë në Shtator teksa më pas dyshimet u shtuan edhe nga prania e Kreshës krah një bjonde misterioze në një prej restoranteve në Shqipëri me rastin e ditëlindjes.

Por, cila është e vërteta? Prive.al ka arritur të mësojë se reperi i njohur i ‘PINT’ është tash e disa muaj në lidhje me një vajzë të quajtur Erzina dhe shumë shpejt do e çojë lidhjen në një tjetër stad.

‘Kresha është bashkë me Erzinën tash e një kohë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin Dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin’ – i kanë thënë portalit burime tejet të sigurta.

Të njejtat burime të kanë zbuluar se kurorëzimi i dashurisë mes çiftit është planifikuar tejet privat dhe me një rreth të ngushtë.

Teksa për këtë pjesë nuk ka më dyshime, kurreshtja është për vajzën që i ka vjedhur zemrën reperit pas kaq kohësh nga momenti i fundit kur kemi dëgjuar për një lidhje serioze.

Prive.al mëson se Erzina me banim në Kanada një vit më parë është kthyer në Kosovë me punë duke qenë menaxherja kryesore e brendit ‘Zara’ pas një përvoje të dëshmuar menaxheriale përtej oqeanit. Qëndrimi në Kosovë duket të ketë qenë koha kur çifti janë takuar për herë të parë për të nisur një lidhje e cila po shkon drejt kurorëzimit.

Më poshtë ne ju sjellim edhe fotografinë e parë të çiftit të cilën kemi arritur ta sigurojmë së fundmi. /Prive