Bota në hall me koronavirusin, Kim Jong Un lëshon raketa në detin e Japonisë

Periskopi.com Lajme

Ushtria e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër në Detin e Japonisë, në orët e para të së shtunës.

Në fillim të marsit, Koreja e Veriut lëshoi disa raketa, ndërsa SHBA-ja dhe Kina i bënë thirrje Pyongyang-ut që të rikthehet në bisedime për të mbyllur marrëveshjen për programin e saj bërthamor dhe raketor.

 

 

Shefi i Shtabit të Koresë së Jugut tha të shtunën se po monitoronte situatën, në rast se do të kishte të tjera raketa nga Veriu. Ai përshkroi veprimin si “jashtëzakonisht të papërshtatshme”, në një kohë kur bota është përfshirë nga pandemia e Covid-19. Deri tani, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Korenë e Veriut, megjithëse disa ekspertë kanë hedhur dyshime mbi këtë.

​Aktakuzë për krime kundër njerëzimit dhe dhunimit gjatë luftës në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Z.V. për vepër penale Krimet e luftës kundër popullsisë civile dhe Dhunimit gjatë luftës në Kosovë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Z.V. si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marrw pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë.

Sipas gjykatës, me këto veprime i pandehuri Z.V. në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë, ka kryer vepër penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminiuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4, 1.6, dhe 1.7, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Kosnett: Ushtria e Kosovës i ka treguar botës se është e aftë të ofroj ndihmë

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se Kosova i ka treguar botës se ushtria e saj është e aftë të ofrojë ndihmë për të gjithë të tjerët në rast nevoje.

Kosnett ka marrë pjesë në një eveniment të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York, nën moton “Investimi i Diasporës shqiptare në Kosovë”.

Kosnett tha nga aty se Ushtria e Kosovës dhe shteti kosovar po tregojnë gjithmonë e më shumë aftësitë e tyre, duke përmendur rastin e fundit të tërmetit në Shqipëri.

Ai tha se kjo ishte një shembull nga ana e Kosovës se si duhet ngritur partneriteti rajonal mes shteteve të rajonit.

“Kohës së fundit, Kosova i ka treguar botës se kjo forcë e sigurisë është e aftë të ofrojë ndihmë për të tjerët në nevojë. Kur tërmeti tragjik goditi Shqipërinë, korpusi i reagimit ndaj emergjencave punoi krah për krah me ekipin tonë të reagimit ndaj krizave, duke dërguar ndihma orë pasi që ra tërmeti. Unë e shoh këtë si një shembull se si Kosova është ngritur në një partner mbështetës rajonal”, tha Kosnett.

Ambasadori Kosnett, duke folur për prioritetet amerikane në Kosovë, tha se ato, së fundi, i ndajnë në tri sosh: në paqe, në drejtësi dhe në prosperitet

Thaçi me zv/sekretarin e Mbrojtjes së SHBA’së flasin për ushtrinë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, David Norquist.

Siç njofton Zyra e Presidentit, Thaçi u shpreh i kënaqur me mbështetjen e SHBA-së për themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe kërkoi që të rritet bashkëpunimi edhe më shumë.

“Kosova e ka ushtrinë e vet, profesionale dhe me standarde të NATO-s, që është e gatshme të përfshihet në misionet humanitare e paqeruajtëse në botë, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, David Norquist, ka theksuar se është vitale për sigurinë në Evropën Juglindore që Kosova të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, David Norquist, për gjithë mbështetjen e deritashme për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 

Italia dërgon ushtrinë në vatrën e koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Italia vendos të dërgojë ushtrinë në zonën që konsiderohet vatra e infeksionit të koronavirusit në rajonin e Lombardisë.

Në këtë mënyrë autoritetet italiane kanë nisur të vënë në zbatim planin e “mbylljes së zonës së kuqe”.

Janë ngritur ne total 35 pika postblloqe të cilat lidhen me hyrjet dhe daljet nga 10 komunat vater e koronavirusit në Lodigiano.

Qindra policë ishin vendosur në 15 postblloqe në komunat me problematike Castiglione d’Adda, Casalpusterlendo dhe Codogno, mirëpo tani qeveria italia ka vendosur që atje të dërgojë ushtrinë për të pasuri siguri që askush nuk do të thyejë karantinën e detyruar të më shumë se 50 mijë njerëzve.

Bilanci në Itali këtë të martë është rënduar.

Tani kemi 10 viktima dhe 322 të prekur.

Thuajse të gjithë viktimat janë të moshuar me sëmundje kronike.

 

Më e vjetër se vendi të cilit i shërben: Lexoni 6 fakte për ushtrinë amerikane

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara ruajnë dominancën si për fondin ushtarak, ashtu edhe për ushtrinë më të fortë. ‘Army USA’, është ushtria më e fuqishme në botë, nga teknologjia, armatimi dhe mënyra e organizimit.

Sigurisht, në epokën e bombës bërthamore hapja e një konflikti mes fuqive të mëdha do të ishte një çmenduri dhe do të vinte në pikëpyetje të madhe fatin e vetë planetit tonë, por kjo nuk ka penguar shumë vende që të harxhojnë pjesën më të majme të buxheteve për ushtrinë.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur për Ushtrinë e Amerikës:

1.Ushtria Amerikane është më e vjetër se vendi të cilit i shërben.

Amerikanët e festojnë ditëlindjen e kombit të tyre më 4 korrik. Por faktikisht ushtria është ‘vëllai i madh’ i Amerikës. Kjo ka kuptim kur i kemi parasysh këto fakte; ushtria kontinentale e vitit 1775 e udhëhequr nga Gjorgj Uashingtoni (që më vonë do të ishte presidenti i parë i Amerikës) filluan t’a mboshtin ushtrinë Britanike në mënyrë që Tomas Xheferson të kishte kohë dhe hapësirë që të shkruante (deklaratën e pavarësisë).

2. Nëse Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të ishte qytet, do të ishte qyteti i 10’të më i madh në SHBA

Vetëm një milionë ushtarë shërbejnë në ushtri, gjysma e kësaj shifre janë aktive dhe shërbejnë me orar të plotë, kurse pjesa tjetër janë rezervistë të Gardës Kombëtare dhe Ushtrisë Rezerviste. Për ta vendosur në një perspektivë më të qartë; një qytet i mbushur me ushtarë do të ishte më i madh se San Hose, Kaliforni; Austin, Teksas; Jacksonville, Florida; dhe San Francisko.

3. Ushtria Amerikane është punëdhënësi i dytë, më i madh në vend

Me 2.2 milionë njerëz që paguhen, Walmart është punëdhënësi më i madh në Amerikë. Por Ushtria e merr primatin e të dytit në këtë renditje.

Kurse shkurtimet në buxhet që do të bëhen do t’a shkurtojnë numrin e ushtarëve në vitin 2015, por edhe me këto shkurtime përsëri do të mbetet në vend të dytë, pasiqë vendin e tretë e mbanë Yum Brands me 523.000 të punësuar.

4. Ushtria Amerikane shpenzon afërsisht 3.8 miliardë litra karburante çdo vit

Si çdo organizatë tjetër e madhe që i duhet energji për t’i realizuar operacionet e saj, edhe Ushtrisë Amerikane i duhet karburant, madje shumë karburant. Një dokument me fakte të ushtrisë tregonte se Ushtria Amerikane shpenzonte rreth 83 litra karburante në ditë për një ushtar.

5. Shumica e Presidentëve të SHBA’së kanë shërbyer në ushtri.

Prej 44 sa është numri total i presidentëve që ka pasur SHBA, 31 prej tyre kanë shërbyer në ushtri, 24 prej tyre kanë shërbyer në Gardën Kombëtare, edhe pse ky nuk është ndonjë kusht – por presidenti Washington e kishte filluar këtë traditë, e cila është përcjellur më vonë edhe nga shumë presidentë të tjerë.

6. Marinsa, ushtarë dhe forca ajrore

Sipas shifrave të publikuara nga ushtria amerikane, pesë garnizonet aktualisht kanë rreth 29.000 ushtarë. Këtu përfshihet edhe “Korpusi Detar i Evropës dhe Afrikës” me qendër në Böblingen në jugperëndim të Gjermanisë.

Veç kësaj rreth 9600 ushtarakë të Forcave Ajrore të SHBA janë të stacionuar në vende të ndryshme në Gjermani, siç janë dy bazat e Forcave Ajrore të SHBA, Ramstein dhe Spangdahlem.

Qeveria, pa model dhe pa afat për shërbimin ushtarak të detyrueshëm

Periskopi.com Lajme

Ndonëse synojnë ta bëjnë të detyrueshëm shërbimin ushtarak, qeveria “Kurti” ende nuk ka as model e as afat se kur do ta bëjë realitet një gjë të tillë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ky proces fillimisht do të kërkojë ndryshimin e bazës ligjore, mbi të cilën do të parashihen edhe detajet. Ajo zotohet se çdo ndryshim do të bëhet pa krijuar dilema në raport me partnerët strategjikë të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon që shërbimin ushtarak ta bëjë të detyrueshëm. Në planprogamin qeverisës, të harmonizuar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, theksohet se do t’i nisin përgatitjet për shërbimin e obligueshëm ushtarak në përputhje me praktikat dhe me standardet më të mira të vendeve të NATO-s.

Mirëpo procedurat se si planifikon ta bëjë një gjë të tillë qeveria “Kurti” ende nuk i ka bërë të ditura. Nga Ministria e Mbrojtjes kanë theksuar për gazetën “Zëri” se për organizimin e këtij shërbimi duhet fillimisht të bëhet plotësim-ndryshimi i bazës ligjore mbi të cilën pastaj do të krijohen edhe detajet. Se kur synojnë ta jetësojnë këtë plan nga ekzekutivi aktual theksojnë se ende është herët të dihet, për shkak të procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ushtri, shkruan tutje “Zëri”.

Përderisa njohës të çështjeve të sigurisë janë skeptikë se shërbimi i obligueshëm ushtarak mund të fillojë para katër vjetëve të ardhshëm. Me një prioritet të tillë Albin Kurti kishte garuar edhe në zgjedhjet e 6 tetorit, ku jepte disa afate për parapërgatitjet e këtij organizimi.

Eksperti i sigurisë tregon krejt procedurat për kryerjen e shërbimit ushtarak, nëse miratohet ideja e Kurtit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nën qeverisjen e tij, kryerja e shërbimit ushtarak do të jetë e detyrueshme.

Nga foltorja e Kuvendit ky njoftoi disa ndryshime që do ndodhin kur ai të jetë në qeveri, u shpreh se dhe shërbimi ushtarak do jetë i detyruar, në kohëzgjatje për 3 muaj.

Kjo gjë sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, është ide e qëlluar, por që sipas tij kjo merr kohë dhe se mund të ketë implikime financiare.

Ibishi në një prononcim për Periskopin, tha se përfshirja në shërbimin ushtarak do të jetë nga mosha 18-45 vjeç.

“Kjo çka u tha nga Kurti për tre muaj mendoj që është mjaftueshëm që ata të kalojnë një program trajnues për njohjen e elementeve ushtarake. Sa i përket përfshirjeve të grup moshës prej 18 sa edhe hynë rinia në moshë më të pjekur e deri në 45 ose 50 vjeçar, e ku e gjithë kjo ka me pas implikime financiare, mandej programore, stafit të trajnues, infrastruktura etj që kanë me qenë përcjellës të këtij programi”, tha ai.

Eksperti Ibishi për Periskopin ka treguar se i tërë ky proces mund të zgjasë 2-3 vjet.

Ai ka shpjeguar se arsyeja e zgjatjes është për shkak se do të ketë implikime financiare, programore, përgatitja e stafit trajnues e gjëra të tjera që përcjellin këtë program.

“I tërë ky proces do të fillojë në një fazë e cila parashihet të zgjasë 2-3 vjet, ku fillimisht duhet për të parë se si e perceptojnë të rinjtë tanë, por edhe çështje të tjera si raportet ekonomike financiare, shoqërore, mandej edhe përfshirja e aspektit të gjinisë femërore. Mendoj që do të sjellë një trend të ri ushtarak. Në fazën e parë do të jetë fazë vullnetare, ndërkaq fazat tjera pritet të jenë obligim.

Ai tha se shërbimi ushtarak përfshinë edhe të rinjtë që studiojnë ose punojnë, pasi që këte obligim mund ta përmbushin përgjatë kohës që janë në pushim.

“Ekziston pushimi veror në mes të semestrave, ku ata kanë mundësi të shfrytëzojnë kohën e pushimeve për të shkuar, ku ka alternative tjera që ata mos ti ndajnë qoftë nga procesi i shkollimit a po punësimit ”,ka thënë Ibishi. /Periskopi/

Hoti thotë se Kurti s’mund ta përcaktojë periudhën kohore të kryerjes së ushtrisë: Atë e bëjnë njerëzit e fushës

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se rregullat dhe detajet se si do të funksionojë kryerja e ushtrisë në Kosovë, përcaktohen nga njerëzit e fushës, e jo nga kryeministri Albin Kurti, transmeton Periskopi.

‘’Dolëm në konkludim që ta kemi pjesë të programit, e tash edhe pjesë të marrëveshjes së Qeverisë.’’

I pyetur ngsa Adriatik Kelmendi në Rubikon se Albin Kurti e ka përcaktuar afatin tre muajor për kryerjen e ushtrisë nga të rinjtë, Hoti tha:

‘’Detajet nuk mund t’i vendosim mbi baza politike. Duhet të ulen njerëzit e fushës, ministri i Mbrotjes dhe ndërkombëtarët dhe i shohin përvojat më të mira të vendeve të NATO dhe BE. Një periudhë kohore ku cdo i ri duhet ta kalojë si pjesë të ushtrisë së Kosovës’’/PERISKOPI/

 

 

Ekspertët tregojnë nëse mund të bëhet në Kosovë shërbimi ushtarak i obligueshëm

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se me qeverisjen Vetëvendosje-LDK shërbimin ushtarak do ta bëjnë të detyrueshëm.

Sipas tij, një shërbim i tillë do të ndihmojë FSK-në në përmbushjen e detyrave në fushën e mbrojtjes. Por, ish-udhëheqës të FSK-së dhe njohës të sigurisë në vend po konsiderojnë se një gjë e tillë aktualisht është e panevojshme, koston e së cilës buxheti i Kosovës nuk do të mund ta mbulonte. Ndërkohë në Ministrinë e Mbrojtjes thonë se FSK do të zbatojë çdo ligj që miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pak orë para se të votohej Qeveria e re, Albin Kurti foli edhe për planin qeverisës në fushën e sigurisë.

Ai tha se me qeverisjen e tij, do të nisin përgatitjet që shërbimin ushtarak ta bëjnë obligativ, në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-s.

“Me qeverisjen tonë, shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm. Në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-s do t’i fillojmë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak. Ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje tremujore, i cili do t’i ndihmojë FSK-së t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes” deklaroi Kurti gjatë prezantimit të programit qeverisës në seancën e votimit të qeverisë”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Por, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati po konsideron që FSK ende nuk i ka ngritur të gjitha kapacitetet fillestare, dhe një projekt i tillë nuk e ka kohën tani.

Sipas tij, shërbimi ushtarak i detyrueshëm është i panevojshëm në Kosovë dhe shumë i kushtueshëm, meqë sipas tij, duhet fokusuar në ngritjen dhe mbajtjen e kapaciteteve të operacionale të planifikuara në planin 10-vjeçar të tranzicionit.

“Akoma as kapacitetet fillestare Forca e Sigurisë nuk i ka ngritur apo ushtria. Dhe do të duhej edhe disa vite, minimum 7 vjet që Kosova të ketë ushtrinë e vet me kapacitetet operacionale që janë të planifikuara dhe studiuara në atë kohë. Dhe vetëm pas kësaj, ne mund të mendojmë që të studiojmë një projekt të tillë që Kosova të ketë shërbim të detyrueshëm. Nën dy, mendoj që ekonomia e Kosovës për momentin është e pamjaftueshme për t’i përballuar gjitha këto shpenzime për arsye se supozohej që diku 15.016 të rinj çdo vit i mbushin 18 vjeç, Kosova duhet të ndërtojë infrastrukturë, pajisje, uniforma, ushqime dhe të gjitha nevojat përcjellëse për të pasur shërbim të detyrueshëm ushtarak që janë shumë të kushtueshme dhe të panevojshme për momentin”, tha Kastrati.

Njohësi i çështjeve që kanë të bëjnë me ushtrinë Kadri Kastrati thotë se nëse Kosova synon të ecë drejt anëtarësimit në NATO, atëherë nuk duhet të brengoset nëse rrezikohet nga dikush jashtë.

Sipas tij, deklarata e kryeministrit Albin Kurti është politike dhe e pa studiuar mirë.

“Krejt ky buxhet për Kosovën çka është planifikuar në të gjitha ministritë që janë paraparë, nuk do të mjaftonte vetëm për ta përmbushur këtë projekt që zoti Kurti e ka paraparë për arsye se  ushtarët duhet të ketë një krevat, një uniformë, pajisje, armatim, duhet të ketë shumë e shumë pajise të tjera që për momentin nuk janë shumë të nevojshëm sa është e nevojshme ngritja e kapaciteteve që janë planifikuar dhe studiuar për përmbushjen e misionit Ushtria e Kosovës, e misioni kryesor është mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të vendit dhe pjesëmarrja në misione paqeruajtëse”, tha Kastrati.

KosovaPress ka pyetur edhe Ministrinë e Mbrojtjes për një projekt të tillë. Ibrahim Shala, drejtor i Informimit në këtë ministri ka thënë se FSK nuk miraton ligje, veçse i zbaton ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

“Kosova është Republikë Parlamentare. FSK i nënshtrohet kontrollit civil dhe demokratik, FSK nuk miraton ligje, ajo zbaton ligjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Çdo ligj që aprovohet për FSK-në nga Kuvendi, ajo do ta zbatojë”, i ka thënë Shala KosovaPress-it.

Ndërsa, Rrustem Berisha i cili deri sot ka udhëhequr me Ministrinë e Mbrojtjes, ka thënë për KosovaPress se shërbimi obligativ ushtarak tashmë është një sistem i vjetërsuar dhe një çështje e tillë kërkon një studim të veçantë.

“Kjo e do një studim të veçantë, nëse është menduar në aspektin e edukimit qytetar rreth mbrojtjes, sigurisë, është mundësi e mirë që të realizohet, por ne kemi një ligj që përcakton shërbimin në FSK, dhe sigurisht që edhe zotëri Quni edhe qeveria e te do të analizojë, do të studiojë premtimin elektoral të dhënë, dhe nëse vërtet e kanë ndonjë ide, sepse shërbimi ushtarak tash edhe nëpër shumë shtete të NATO-s nuk praktikohet, është sistem pak më i vjetruar, por nëse mendohet qe kjo të shkohet përmes shkollimeve e trajnimeve të ndryshme ka hapësirë edhe me ligjet aktuale, por nëse mendohet diçka tjetër dhe vlerësohet e domosdoshme atëherë duhet patjetër që të ndryshohet ligji në Parlamentin e Kosovës për shërbim në FSK”, tha Berisha.

Ai thotë se premtimi i qeverisë së re duhet të analizohet mirë në mënyrë qe të dihet sa është e nevojshme një gjë e tillë dhe sa mund të mbulohet me buxhet.

Kujtojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kaluar vitin e parë të tranzicionit, bazuar në një plan të paraparë për 10 vjet.

Në vitin e parë drejt transformimit në ushtri, në nëntor të vitit 2019 Forca ka shënuar ditën e saj për herë të parë me mandat të ri, atë ushtarak.

Erdogan: Ushtria turke niset drejt Libisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha sot se njësitë ushtarake turke po shkonin për në Libi për të mbështetur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të unitetit kombëtar të Fayez al-Sarai.

Erdogan tha në një intervistë për CNN Turk, se Turqia po dërgon zyrtarë të lartë ushtarak në Libi, raporton Reuters.

Ankaraja dhe Tripoli nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen në 28 nëntor.

Libia ka dy autoritete ekzekutive aktualisht – qeveria e unitetit kombëtar i njohur ndërkombëtarisht i kryeministrit Fayez al-Sarai në Tripoli dhe qeveria provizore e Abdullah al-Thani në lindje të vendit, të mbështetur nga Ushtria Kombëtare Libiane e Khalif Haftar, transmeton KosovaPress.

Rama: Këtë vit po e përmbyllim me ushtrinë që është pritur me shekuj

Periskopi.com Lajme

Ministria e Mbrojtjes me anë të një konference ka prezantuar aktivitetet dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2019.

Ministri në detyrë  i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se gjatë këtij viti kjo Ministri ka arritur t’i realizojë të gjithë objektivat e saj.

Berisha tha se këtë vit kanë t’i realizojnë tranzicionin e Ministrisë së Mbrojtjes, emblemat, simbolet dhe flamujt e njësive.

“Po ashtu pas rekrutimit të fundit që kemi pasur kemi arritur ta rrisim përqindjen e komunitetit  jo shumicë,  kemi arritur ta rrisim përqindjes e gjinisë femërore në FSK, 11 përqind komuniteti jo shumicë deri 10 përqind. Po ashtu FSK vazhdon që të jetë  institucioni më i besueshëm  më përqindje më të lartë më e theksuar”, tha Berisha.

Berisha në këtë konferencë ka përmendur edhe bashkëpunimit me NATO-n dhe Shtetet e Baskuara të Amerikës.

Ndërsa komandanti  i Forcës së Sigurisë së Kosovës,   Rrahman Rama tha se po e përmbyllin një vit si ushtri e Kosovës që me shekuj  është pritur.

Rama  tha se janë duke punuar që pjesëtarët e ushtrisë të jenë në misione paqeruajtëse  dhe në aktivitete tjera.

Sulmohet baza e ushtrisë në Amerikë, tre persona të vdekur

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë tronditi Amerikën pasditen e sotme. Mediat amerikane raportojnë se një person i armatosur hyri në një bazë të ushtrisë amerikane në Pensakola të Floridas, ku prej aty vrau së paku tre persona dhe plagosi shtatë të tjerë. Autori i ngjarjes është qëlluar për vdekje nga autoritetet.  Emrat e viktimave ende nuk janë identifikuar.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar mbi ngjarjen dhe po monitoron situatën. Baza ushtarake në Pensakola, ka në përbërje të saj më shumë se 16.000 ushtarë dhe 7.000 pjesëtarë të stafit civil.

Amerika regjistron një bilanc negativ për sulmet në bazat ushtarake, kujtojmë që këtë javë ky është rasti i dytë i një sulmi të tillë, shkruan tch. Të mërkurën që lamë pas, një ushtar vrau dy punonjës në Pearal Harbor të Havajtit.

 

Ushtria amerikane në kërkim të Terminatorit të vërtetë për luftë (Video)

Periskopi.com Lajme

Ushtria amerikane dëshiron të shndërrojë pjesëtarët e saj në luftëtarë të stilit Terminator deri në vitin 2050, por ekspertët paralajmërojnë që kërkimet të jenë ligjore dhe etike kur bëhet fjalë për krijimin e ‘cyborgs’.

Në një raport të fundit, Komanda e Zhvillimit të Aftësive Luftuese vuri në dukje se gjymtyrët mund të përmirësohen për të rritur forcën, duke pajisur sytë me rreze të kuqe dhe ultravjollcë dhe teknologji që mund të krijojnë dëgjim subsonik.

Sidoqoftë, ekspertët vënë në dyshim nëse njerëzimi është i gatshëm për përparime të tilla dhe ngjall shqetësimin për atë që u ndodh këtyre anëtarëve të shërbimit pasi të fillojnë jetën si civil, transmeton KosovaPress.

Peter Emanuel, një studiues për ushtrinë amerikane dhe autor udhëheqës i një studimi njëvjeçar të Departamentit të Mbrojtjes, tha për Business Insider se në 30 vjetët e ardhshëm do të përballen me kërkesa ligjore dhe etike për krijimin e këtyre luftëtarëve dhe se ata për momentin nuk janë të përgatitur për këtë.

Termi ‘cyborg’ u krijua për herë të parë në një studim të NASA-s mbi ndikimin afatgjatë të studimit në hapësirë nga Manfred Clynes dhe Nathan Cline.

Bëhet fjalë për një çantë udhëtimi e formuar nga organizmi kibernetik dhe është një organizëm i optimizuar duke krijuar ndërveprime midis mishit dhe makinës.

Dhe megjithëse anëtarëve të shërbimit të dëmtuar u jepet teknologji, siç janë gjymtyrët protetike ose implantet, Emanuel tha që kjo është një fushë krejtësisht e ndryshme sesa krahasuar me atë për t’iu dhënë atyre ‘super-shpejtësinë’.

Ai gjithashtu vë në pikëpyetje se çfarë roli do të shërbenin ‘terminatorët’ në ushtri dhe si do të komunikonin me ushtarët e tjerë.

Xhaçka vlerëson ndihmën e partnerëve: Do të rindërtojmë Durrësin e Thumanën

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vlerësoi reagimin dhe ndihmën e vendeve të BE-së pas tërmetit tragjik në Shqipërisë, ndërsa siguroi se çdo banesë në Durrës apo Thumanë do të rindërtohet.

Në një konference të përbashkët për shtyp me ambasadorin e Delegacionit të BE-së, në Tiranë dhe drejtuesin e Mbrojtjes Civile të BE-së, Xhaçka shprehu besimin se partnerët do të bëjnë çmos për të ndihmuar shqiptarët.

“Miku i mirë njihet në kohë të vështira. Shqipëria nuk është vetëm. Ju do të bëni çmos për të ndihmuar shqiptarët dhe ndihma juaj ka një impakt të madh. Përmes jush dua të falenderoj vendet e BE-së që na u gjenden në një kohë rekord, taksapaguesit europian për bujarinë dhe solidaritetin e tyre dhe mbi të gjitha ekspertët që na kanë ndihmuar aq shumë përgjatë këtyre ditëve tragjike”,- tha Xhaçka.

Vetëm ata që kanë kaluar në një eksperiencë të tillë, vijoi ajo, mund t’a kuptojnë se sa e rëndësishme është që në një kohë traumatike si kjo, ku e ke të pamundur t’i besosh as tokës mbi të cilën ecën, të mos ndihesh vetëm, të dish që nuk je i detyruar të përballesh i vetëm me furinë e natyrës, por mund të mbështetesh te solidariteti i miqve dhe partnerëve shqiptarë.

“Tërmeti ishte shkatërrues, por do ia dalim që të ndërtojmë çdo banesë në Durrës dhe Thumanë. Na lëndojnë jetët e humbura. Duhet të kalojë shumë kohë përpara se plagët të shërohen. Bëmë gjithçka për të ndihmuar për cilindo që kishte nevojë për ndihmë”, theksoi Xhaçka.

Ministrja vuri në dukje se mes zisë edhe dhimbjes, e vetmja gjë e bukur që të jep shpresë është solidariteti i jashtëzakonshëm që vërshoi nga shqiptarët dhe partnerët.

“Ajo që ne na mundon vërtet janë jetët e humbura, është një nga ato fakte që mendja e shpirtit e kanë të vështirë ta pranojnë dhe kuptojnë. Do të duhet të kalojë shumë kohë para se plagët të shërohen nëse do të mund të shërohen.Do të kishim pasur më shumë jetë të humbura, pa 780 ekspertët nga 14 vendet që luftuan për shqiptarët. Do të jenë në mirënjohjen dhe zemrat e shqiptarëve. 400 është numri i objekteve të vlerësuara deri tani. Shifrat flasin për përmasa apokaliptike të dëmtimeve. Sfidë është rimëkëmbja, unë jam optimiste nga mesazhet, gatishmëria dhe ndihmat e vendeve të BE-së që nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë”, – tha Xhaçka.

Sipas ministres së Mbrojtjes, aktivizimi i mekanizmit të mbrojtjes civile tregoi edhe një herë, ashtu si 2 vite më parë gjatë përmbytjeve që preken Vlorën, Fierin apo Shkodrën, apo si dy muaj më parë, gjatë tërmetit që goditi vendin se Shqipëria nuk është vetëm.

“Ka miq, aleatë e partnerë që nxituan të sjellin ekipet më të specializuara të kërkim-shpëtimit, ekspertë të vlerësimit të dëmeve, apo qindra ton ndihma që janë shpërndarë, duke lehtësuar dhimbjen e traumën e jashtëzakonshme që kanë pësuar ata qytetarë.

Tërmeti i 26 nëntorit ishte vërtet shumë i fortë dhe dëmet që ka shkaktuar janë të mëdha dhe sfida për “, shtoi ministrja.

Më tej, ajo theksoi se përballimi i këtyre dëmeve është shumë i vështirë. Por, siguroi ajo, sado e vështirë të jetë, sado punë do të duhet për t’a përballuar, jam e bindur që së bashku do të ja dalim.

“Bëmë gjithçka që mund të bëhet për të ndihmuar këdo që kishte nevojë për ndihmë. Për të shpëtuar jetë. Reaguam me shpejtësi që në minutat e para dhe efektivët e forcave të armatosura, policisë, zjarrfikësit mbërritën në një kohë të shkurtër në zonat e prekura për të ndihmuar çdo banor të mbetur në nevojë. Lan pas familjet e tyre, në një moment ankthi për tu shërbyer atyre që kishin më nevojë, shpesh duke rrezikuar edhe jetët e tyre”, nënvizoi ministrja.

Po ashtu ministrja informoi se grupi i ekspertëve të vlerësimit të banesave, i përbërë nga 70 ekspertë të organizuar në 11 grupe, por dhe dhjetëra të tjerë që priten të vijnë në ditët në vijim, i mbështetur nga mekanizmi i përbashkët i emergjencave të Bashkimit Europian e Kombeve të Bashkuara po vazhdon vlerësimin teknik të banesave, duke e çuar sot në 400 numrin e objekteve të vlerësuara.

Ministrja Xhaçka vlerësoi se duhet paraqitur një plan i qartë për tejkalimin e situatës në mënyrë që të kthehet siguria tek njerëzit.

“Ata mijëra qytetarë që janë strehuar sot kanë nevojë për shpresë, që kjo situatë nuk do të zgjasë pafundësisht. Na duhet të tregojmë dritën në fund të tunelit të dëshpërimit e ankthit që ka shkaktuar kjo tragjedi. E vetmja mënyrë për ta bërë, është duke u treguar një plan të qartë, me angazhime të qarta, qoftë nga shteti shqiptar qoftë nga BE dhe nga vendet anëtare se do të vijojmë t’i mbështesim në sfidën e rimëkëmbjes”, u shpreh Xhaçka.

Berisha thotë se duhet ende shumë kohë për transformimin e FSK-së në ushtri

Periskopi.com Lajme

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Rustem Berisha, ka folur për tranzicionin e FSK-së në Ushtri dhe raportet me faktorin ndërkombëtarë pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë.

Ministri Berisha tha tranzicioni i FSK-së nuk mund të bëhet në një afat më të shkurtët se që është paraparë.

“Janë shumë faktorë që ndikojnë, nuk është vetëm koha. Kemi të bëjmë me personelin, përgatitjen në blerjen e armatimit, ngritjeve të kapaciteteve mbrojtëse. Ky plan që është i paraparë është i analizuar dhe i studiuar mirë, dhe i paraparë në detaje si dhe i harmonizuar në buxhetin që do ta kemi që mos të jemi barrë e buxhetit të Kosovës. Plani i rekrutimit është i paraparë. 2500 aktiv do t’i kem në të ardhmen brenda afatit 10 vjeçar, 5 mijë aktiv nga 800 rezervë do ti kemi 3 mijë rezervë. Gjitha këto edhe për përgatitje për trajnime të ndryshme kërkohet kohë. Ne jemi të përkushtuar tani për tani, duhet të vazhdojmë me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit që çdo aktivitet që përfundohet të jetë mirë i analizuar i studiuar dhe të jetë afatgjatë. Çdo kapacitet që ndërtohet të jetë me standarde të NATO-s”, tha Berisha.

Ai ka hedhur poshtë zërat se marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë janë zbehur pas vendosjes së taksës.

Ministri Berisha ka thënë se kjo ka qenë retorikë e disa liderëve politikë duke përmendur edhe zërat se mosheqja e taksës mund të ndikojnë në mbylljen e Bondsteelit.

“Kjo ka qenë më shumë retorikë politike e disa liderëve të caktuar, kemi qenë dëshmitarë që ka pasur  zëra që edhe Bondsteel do të tërhiqet nga këtu nëse nuk hiqet taksa. Por këto janë garë politike të disa individëve se sa që ka diçka realitet sepse Bondsteel nuk funksionin mbi bazën e politikave ditore, por kanë plane afatgjate. Nuk marrin vendime të analizuara të pamatura. Nuk ka pasur asnjë zbehje në kuptimin e bashkëpunimit. SHBA e kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm sidomos me gardën LOËA-s, mbi 100 aktivitete bilaterale i kemi në bashkëpunim mes FSK-LOËA-s. Ne çdo herë kur kemi biseduar me shtetet tjera e kemi marrë gardën e LOËA-s se duhet të rrisim bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve”, ka thënë Berisha për Ekonomia Online.

Duke folur për tranzicionin e FSK-së, ministri tha se janë në fazën e parë dhe ajo që vlenë të theksohet sipas tij është se të gjitha të arriturat dhe aktivitetet që kanë qenë të planifikuara të realizohen në fazën e parë sidomos në vitin e parë të fazës së parë të planit gjithëpërfshirës të fazës së tranzicionit janë në përfundim e sipër.

“Liderët politikë bënë garë politike, raportet me miqtë ndërkombëtarë nuk janë zbehur dhe Ministria e Mbrojtjes që nga data kur kanë hyrë ligjet në fuqi kanë vazhduar me progresin në ngritjen e kapaciteteve të tyre sidomos në këtë fazë kemi pasur disa të arritura që kanë të bëjnë me akte nënligjore diku prej 28 akteve në rregullore, 11 prej tyre kanë qenë prioritet dhe pothuajse të gjitha janë përfunduar sipas afateve kohore që kanë qenë të parapara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit”.

“Janë miratuar simbolet, gradat e oficerëve, nënoficerëve, flamujt, rregullorja e riorganizimit të brendshëm të ministrisë dhe FSK-së, përshkrimi i detyrave, targat e FSK-së dhe shumë e shumë aktivitete tjera, por tani në përmbyllje të kësaj vlen të theksohet se ne diku 95 për qind edhe strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe FSK-së e kemi riorganizimin sipas organogramit apo strukturës së re që është miratuar nga Qeveria e Kosovës, ditën e Forcës kur do të jetë me 27 besoj që edhe rreshtimi i njësive do të jetë sipas strukturës apo organogramit të ri”.

Rusia ia forcon ushtrinë Serbisë, ja si e falënderon Vuçiqi

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e falënderoi Rusinë për dërgimin e raketave të sofistikuara në stërvitje të përbashkëta për mbrojtjen ajrore.

Vuçiq, gjatë vizitës në një aeroport ushtarak pranë Beogradit, tha se është i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse tokë-ajër.

“U jemi mirënjohës miqve tanë rusë që kanë rritur në mënyrë dramatike kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Vuçiq.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se sistemet e saj raketore S-400 dhe Pantsir-S po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat serbe në Serbi.

Sistemi S-400 do të kthehet në Rusi pas gjashtë ditësh stërvitje, ndërsa Vuçiq tha se qeveria e tij e ka blerë sistemin Pantsir-S.

“Po flasim për sisteme fantastike. Sikur të kishim S-400, askush nuk do të guxonte të fluturonte mbi Serbi”, tha Vuçiq.

NATO-ja e ka bombarduar Serbinë në vitin 1999 për të ndalur dhunën në Kosovë.

Serbia mban lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë, edhe pse thotë se synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Beogradi është zotuar se do të mbetet jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Rusia ka kontribuar në ushtrinë e Serbisë me aeroplanë luftarakë, helikopterë sulmues dhe tanke.

Në një tjetër zhvillim të premten, Serbia nënshkroi marrëveshje për tregti të lirë me Bashkimin Ekonomik Euro-aziatik, të udhëhequr nga Rusia.

 

 

 

 

Vulin s’i ndalë kërcënimet: Ushtria serbe gjithmonë e gatshme t’i tregojë aftësitë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, gjatë një organizimi në aeroportin ushtarak të Batajincës, ka thënë se ushtria serbe është gjithmonë e gatshme që të tregojë aftësitë e saj.

“Ushtria është gjithmonë e gatshme të shfaq aftësitë,” ka thënë Vulin, shkruan tanjug.

Ndryshe Serbia është vendi që investon më së shumti në ushtri. Nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia investon miliona më shumë se të gjitha shtetet tjera bashkë.

 

Dita kur ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare për pavarësi

Periskopi.com Lajme

Më 19 tetor 1781, ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare të luftës për pavarësi.

Gjenerali britanik, Lord Charles Cornwallis, u dorëzua në Yorktown të Virxhinias, pasi ushtria e tij u rrethua nga forcat e Geroge Washingtonit dhe flotës detare franceze.

Gjenerali Cornwallis nënshkroi dokumentet e dorëzimit pas gati dy javësh rrethimi.

Ai mendonte se qëndresa e mëtejshme do të ishte një humbje e kotë e jetës së trupave të tij. Gjenerali i urdhëroi ushtarët e tij të marshonin jashtë qytetit me dinjitet, me flamujt e tyre të pashpalosur në shenjë humbjeje.

Ndërkohë që trupat britanike dorëzonin armët, gjenerali urdhëroi bandën të luante marshin anglez me titull që i përshtatej atij rasti, “Bota është Përmbysur.

Djali i Agim Ramadanit falënderon Haradinajn për Ushtrinë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Djali i Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, është parë sot në tubimin e koalicionit AAK-PSD në Obiliq.

Ai ka marrë edhe fjalën ku ka falënderuar kryeministrin Ramush Haradinaj për vendimet e tij të mëdha.

“Jam i nderuar që sot jam në mesin tuaj dhe në mbështetjen e shokëve të babit. E falënderoj përzemërsisht kryetarin Xhafer Gashi për punën që po e bën për qytetarët e vet. Kryeministrit i falënderohem për vendimet e mëdha për shtetin e Kosovës, në veçanti atë të bërjes së komandantit tonë, të Rrustem Berishës si Ministër i Mbrojtjes të Ushtrisë së Kosovës, ju uroj suksese dhe na priftë e mbara”, deklaroi Jeton Ramadani, njofton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Ramadani erdhi enkas nga Zvicra në përkrahje të kryeministrit Haradinaj.